Si i përmirëson fotot e mia Optimizuesi i skenës?

Optimizuesi i Skenës bën edhe një hap më tej në rritjen automatike të efektit dhe cilësisë së imazheve tuaja.

Duke përdorur optimizim automatik të skenës

Kur kamera njeh një subjekt ose skenë, në ekran shfaqet një ikonë dhe automatikisht do të përdoret ngjyra e optimizuar. 

Optimizimi automatik i skenës, ikona e optimizuesit të skenës e ndezur

Mbani parasysh: Pamja e mësipërme e ekranit tregon pozicionin e ikonës duke përdorur Android versioni 9.0. Nëse përdorni një version më të hershëm, atëherë ikona do të jetë në mes dhe jo në të djathtë.

Cilat janë skenat e ndryshme?

Kamera e pasme arrin të zgjedhë mes njëzet regjimeve të ndryshme dhe përdor atë që i përshtatet më mirë çdo situate.

  • Ushqim
  • Portrete
  • Lule
  • Skena brenda
  • Kafshë
  • Peizazhe
  • Gjelbërim
  • Pemë
  • Qiell
  • Male
  • Plazhe
  • Agime dhe perëndime
  • Brigje ujore
  • Skena rruge
  • Skena nate
  • Ujëvara
  • Borë
  • Zogj
  • Ndriçuar
  • Tekst

Në telefonat S10, disponohen edhe dhjetë skena të tjera:

  • Rroba
  • Automjet
  • Këpucë
  • Qen
  • Fytyra
  • Pija
  • Skenë
  • foshnja
  • Njerëzit
  • Mace

Mbani parasysh: Saktësia e Optimizuesit të Skenës mund të ndryshojë në varësi të kushteve të shkrepjes përfshirë subjektet e shumta, dalja nga fokusi ose subjektet në lëvizje.

Heqja e optimizimit automatik të skenës

Këtë funksion mund ta fikni duke prekur thjesht ikonën lëvizëse në ekran. Ikona do të ndryshojë ngjyrë në gri kur Optimizuesi i skenës të jetë çaktivizuar.

Optimizimi automatik i skenës, ikona e optimizuesit të skenës e fikur

Mbani parasysh: Pamja e mësipërme e ekranit tregon hapat e sakta për Android versioni 9.0. Nëse përdorni një version më të hershëm, duhet të çaktivizoni ikonën cilësimet në faqen e shikimit paraprak të kamerës, pastaj të rrëshqitni çelësin “Optimizuesi i skenës”.

Faleminderit për komentin tuaj