Zbulim
Ëndrrat janë pa kufij. Samsung Electronics rizbulon vazhdimisht të nesërmen për të zhvilluar jetë më të lumtura e të pasura. Ne eksplorojmë territorin e panjohur për të zbuluar potencialin dhe për të përmbushur premtime më të mëdha.

- Pajisje Elektroshtëpiake
- IT dhe Komunikacionet Celulare
- Zgjidhje për Pajisje
Ne zhvillojmë dhe zgjerojmë produktet strategjike në divizionin tonë të pajisjeve elektroshtëpiake.
Që kur fituam kryesimin e tregut në vitin 2006, teknologjia e jashtëzakonshme dhe disenjimi novator kanë përforcuar drejtimin tonë në televizorët dhe monitorët e sheshtë.
Në sektorin e Digital Appliances, kemi arritur një rritje të shënuar duke u prezantuar me produkte të shpikura rishtas dhe disenjim të diferencuar në tregun e cilësisë së lartë.
Sektori i Digital Appliance
Brilliance to rely on - Novacion i jashtëzakonshëm që nuk e keni pritur kurrë, por mbi të cilin mbështeteni në shtëpi, çdo ditë.Samsung Electronics është i palodhur në përpjekjet tona për të ofruar produkte novatore dhe përjetime që maksimizojnë komoditetin e përdoruesve dhe përmirësojnë jetën e konsumatorëve. Në vitin 2016, kemi parë një rritje në shtije anembanë Azisë, përveç rritjes në të ardhura në tregjet e pajisjeve cilësore në Amerikën e veriut, Evropë dhe Kore. Mbi të gjitha, pjesa e Samsung në treg arriti vendin e parë në SHBA, një nga tregjet kryesore për markat e pajisjeve elektroshtëpiake. Sivjet, kemi qarkulluar produkte novatore që kanë ndryshuar orientimin e tregut, si p.sh. frigoriferin Family Hub, makinën larëse AddWash dhe kondicionerin Wind- free. Ato vazhdojnë të marrin komente pozitive nga konsumatorët tanë. Jermi fokusuar gjithashtu në fuqizimin dhe zgjerimin e aktivitetit tonë tregtar me kondicionerët e rinj të integruar të linjës dhe të sistemeve. Në vitin 2017 do të vazhdojmë të sjellim vlerë reale për konsumatorët tanë duke hedhur në treg produkte dhe teknologji të diferencuara. Produktet tona revolucionare dhe me fokus te klienti do të sfidojnë rutinat dhe stereotipet, duke kryesuar tregun në ofrimin e novacioneve të vërtet dhe komoditetit për konsumatorët tanë të çmuar. Ne do të ruajmë pozitat kryesuese në treg me produkte të cilësisë së lartë dhe novatore, si p.sh. frigoriferi Family Hub me teknologji të avancuar njohjeje të zërit që garanton një përmirësimin e komunikimit në familje, makinën larëse FlexWash që mund të mbështesë dy larje të njëhershme apo të veçuara të kapaciteteve të ndryshme rrobash dhe llojesh tekstili, si dhe kondicionerin Wind-free për ruajtjen e freskisë pa rryma të drejtpërdrejta ajri. Për më tej, po vazhdojmë të investojmë në revolucionarizimin e produkteve dhe të mënyrave të shpërndarjes për sektorin tonë me zhvillim dhe fitime të larta B2B.


Pajisjet shëndetësore dhe mjekësore
Përvoja e re e Samsung Healthcare përmes "Aksesit, saktësisë dhe efikasitetit".Samsung Healthcare zhvillon dhe u shet sisteme me ultratinguj, radiografi dixhitale dhe CT të lëvizshme institucioneve të ndryshme mjekësore nëpër botë, duke u fokusuar në pajisjet e imazherisë në shkallë të gjerë.
Sistemi premium i radiografisë dixhitale të lëvizshme GM85 ofron prakticitet të shkëlqyeshëm me dizajnin e vet të lehtë dhe kompakt, dhe ka përmirësuar së tepërmi saktësinë diagnostikuese dhe përdorimin duke prezantuar aplikacione të reja inovative dhe teknologjinë AI.
Samsung Healthcare ka zhvilluar funksionin ALND (Auto Lung Nodule Detection) që kombinon teknologjinë e përparuar të përpunimit të sinjaleve dhe teknologjinë AI me pajisjet diagnostikuese të imazherisë. ALND është e licencuar si funksion mjekësor AI.
HERA I10, një faktor i ri forme* që lejon një mjedis më komod me teknologjitë e përmirësuara të imazherisë për konfidencë të përmirësuar diagnostikuese, fitoi Çmimin e Produktit më të Mirë nga Konkursi i 19-të i Çmimeve të Dizajnit Ergonomik, të sponsorizuar nga Shoqata Koreane e Ergonomisë për dizajnin e vet inovativ ergonomik.
* Një kombinim i sistemit me ultratinguj, Built-in Chair dhe Transducer Station.