Zgjidhje për pajisje

Mundësi

Duke garantuar funksionimin e rregullt të zgjidhjeve tuaja kompjuterike, sigurojmë që një gamë e tërë pajisjesh elektronike të disenjohen në mënyrë të atillë që të ofrojnë performancë, qëndrueshmëri dhe jetëgjatësi maksimale

 

Samsung Electronics po zgjeron kryesimin e tregut në sektorin e memorieve kompjuterike, duke u prezantuar me teknologji superiore dhe kursime dramatike në kosto. Kjo po krijon perspektive interesante. Po zgjerojmë produktet tona me fitime të larta, kryesisht për pajisje celulare dhe po përshpejtojmë konvertimin e proceseve ndërsa jemi të fokusuar në zhvillimin e produkteve të gjeneratës së re. Mbështetur nga kërkesa në rritje për sensorë AP dhe CIS, sektori i integrimit të sistemeve në shkallë të gjerë ka shfaqur një kryesim të fortë në rritje dhe kosto, gjë në ka lejuar t’i hedhim më shpejt në treg produktet e gjeneratës së re.

Sektori i memorieve

Krijojmë një botë më të lehtë përmes memorieve të gjelbra të fjalës së fundit me performancën më të lartë në botë.
Figurë që përfaqëson sektorin e memorieve

Që nga viti 1993, kemi ruajtur fuqishëm numrin 1 në krye të tregut botëror të gjysmëpërçuesve për memoriet, ndërsa kemi kontribuar në zhvillimin e tregut botëror kompjuterik duke ruajtur dhe frymën e lartë të konkurrencës. Në vitin 2016, kemi shtyrë edhe më tej kufijtë e teknologjisë së gjysmëpërçuesve të memorieve, duke prezantuar një sërë produktesh të nivelit industrial: çipet e klasit 10-nanometërsh 16GB LPDDR4 DRAM mundësojnë paketa 8 GB DRAM për celularë inteligjentë dhe tabletat e cilësisë së lartë, dhe 15,36 TB SAS SSD në bazë të teknologjisë 48-shtresore 256 GB V-NAND mundëson kapacitetin më të lartë ruajtës të industrisë për korporata klientë që kryesojnë tregjet. Gjithashtu, kemi përshpejtuar edhe më zhvillimin e segmentit të memorieve të avancuara duke hedhur në treg zgjidhje të fjalës së fundit DRAM dhe NAND me bazë flash. Mes tyre, HBM2 DRAM 8 GB dhe LPDDR4/4X 8 GB DRAM për celularë ofrojnë shpejtësi jashtëzakonisht të lartë dhe brezgjerësinë e kërkuar për grafikën dhe aplikacionet celulare të gjeneratës së re. Në sektorin e memorieve flash NAND, SSD për konsumatorë si p.sh. 960 PRO (M.2 NVMe SSD) 2 TB dhe T3 (SSD portative) 2 TB kanë ndihmuar tregun të lëvizë drejt zgjidhjeve me dendësi më të lartë për ruajtjen e të dhënave për konsumatorë. BGA NVMe SSD 512 GB integron të gjithë komponentët thelbësorë të SSD në një paketë të vetme, njëgramëshe, duke mundësuar fleksibilitet maksimal gjatë disenjimit të pajisjeve kompjuterike. Në vitin 2017, u jemi përgjigjur paraprakisht nevojave të tregut më të gjerë nga celularë, kompjuterë, ndërmarrje dhe shërbime reje kompjuterike deri te realiteti i zgjeruar (AR), realiteti virtual (VR) dhe aplikacionet për industrinë automobilistike. Drejt këtij synimi, planifikojmë të prezantojmë një seri më të gjerë produktesh memorieje që ofrojnë nivele të pakrahasueshme performance dhe kapaciteti, duke përfshirë SSD 64-shtresorë me bazë V-NAND për konsumatorë dhe ndërmarrje, eUFS ultrakompaktë dhe Z-SSD të shpejtësisë së lartë. Do të vazhdojmë gjithashtu përparimet në teknologjinë e procesimit 10-nanometërsh për zgjidhjet DRAM dhe teknologjitë V-NAND të gjeneratës së re, për të ruajtur kryesimin tonë dhe për të kontribuar në zhvillimin e tregut botëror të memorieve.

Sektori i integrimit të sistemeve (LSI)

Risi udhëheqëse të tregut në pajisjet elektronike, me kërkim-zhvillim konkurrues dhe teknologji revolucionare procesimi.
Figurë që përfaqëson sektorin e integrimit të sistemeve (LSI)

Sektori ynë i integrimit të sistemeve (LSI) fokusohet në zhvillimin e produkteve të gjeneratës së re për të forcuar avantazhin tonë konkurrues në segmentin e gjysmëpërçuesve dhe duke forcuar pozitat tona në tregun botëror. Në vitin 2016, sektori i integrimit të sistemeve në shkallë të gjerë prezantoi një seri të plotë System-on-Chip (SoC) për celularë me teknologji procesimi FinFET 14-nanometërshe (nm), duke përfshirë “Exynos 8 Octa” për pajisje celulare të cilësisë së lartë, “Exynos 7 Quad”, një zgjidhje me mundësi të plota lidhjeje të integruara për pajisje të klasit ekonomik, deri te “Exynos 7 Dual”, i cili ishte dhe qarku i parë SoC i industrisë në 14 nm për pajisje që mbahen në trup. Kompania ka prezantuar gjithashtu sensorin e saj imazherik me dopjopiksel që ofron autofokus fazëdiktues DSLR të nivelit të aparateve fotografike për platformat celulare, duke u mundësuar kështu përdoruesve të këtyre pajisjeve shkrepje të shpejta të fotove dhe cilësi të lartë figure, edhe në ambiente me ndriçim të ulët. Në 2017, sektori ynë integrimit të sistemeve (LSI) pret të katalizojë zhvillimin e produkteve novatore, si p.sh. celularëve inteligjentë të gjeneratës së re, pajisjet VR dhe AR, me anë të “Exynos 9” më të fundit të bazuar mbi teknologjinë e procesimit FinFET 10 nm. Përparësia numër një për sektorin e integrimit të sistemeve në shkallë të gjerë gjatë viteve të ardhshme do të jetë avancimi i portofolit të produkteve duke krijuar kapacitete më të forta disenjimi bazë në sektorë të ndryshëm – modemin 5G, sensorë imazherie të gjeneratës së re dhe IC për menaxhimin e energjisë (PMIC) – përveç sektorëve të saj të mirënjohur aktualë.

Sektori i fonderisë

Ofrim i një game të plotë zgjidhjes fonderie, nga teknologjia e avancuar e procesimit deri në ekosisteme të provuara IP dhe disenjimi.

Figurë që përfaqëson sektorin e fonderisë

Në janar 2016, sektori i fonderisë i Samsung demonstroi me sukses kryesimin e tij teknologjik me prodhimin masiv të çipeve SoCs (System-on-Chips) për celularë me FinFET të gjeneratës së 2-të 14-nanometërshe (nm). Sektori i fonderisë nisi gjithashtu prodhimin masiv të SoC të parë të industrisë për celularë me teknologji procesimi FinFET 10 nm në tetor 2016. Në bazë të këtyre arritjeve teknologjike, po zgjerojmë bashkëpunimin tonë strategjik të fonderive me klientë kryesorë të nivelit botëror duke ofruar çipe SoC të gjeneratës së re për celularë me të cilat pajisjen një sërë pajisjesh të avancuara celulare dhe produkte të internetit të pajisjeve (IoT). Që nga ngritja në vitin 2005, sektori i fonderive të Samsung u ka ofruar klientëve produkte dhe shërbime të optimizuara. Në maj 2017, njësia e fonderive u nda nga sektori i integrimit të sistemeve (LSI) me qëllim përforcimin e ekspertizës së biznesit dhe përshpejtimin e rritjes së pranisë së saj në treg. Sektori i fonderisë planifikon të nisë prodhimin masiv të procesit FinFET të gjeneratës së 2-të 10 nm deri në fund të vitit 2017 dhe do të zgjerojë kapacitetin prodhues 10 nm për t’iu përgjigjur kërkesës në rritje. Për më tej, do të vazhdojë të bëjë zhvillim në kohë të teknologjive të fjalës së fundit, duke përfshirë nyjat e disenjimit të gjeneratës së re përtej 8 nm dhe 18 nm FD-SOI (Fully Depleted Silicon on Insulator), për t’iu përgjigjur më mirë nevojave të klientëve për zgjidhje logjike.