IT dhe komunikimet celulare

Novacion

Samsung Electronics po krijon një kulturë me mundësi të pafundme që na pasuron jetën dhe mahnit botën. Besimi dhe përkushtimi i thellë ndaj klientëve tanë na orienton drejt përpjekjeve të vazhdueshme për të sjellë ndryshim dhe risi.

 

Risitë teknologjike në Samsung Electronics janë që kanë sjellë zhvillim tonë dhe performancën e paarritshme. Kjo provohet dhe me shitjet vjetore prej 400 milionë pajisjesh celulare në shkallë bote, të arritura falë teknologjisë sonë mahnitëse për celularët inteligjentë. Pajisjet dhe zgjidhjet tona për telekomunikacione nxisin zgjerimin botëror të 4G. Dhe teknologjia jonë e imazherisë dixhitale pasuron jetën e njerëzve, jo vetëm duke ruajtur momentet, por edhe duke mundësuar bashkëndarjen e menjëhershme të këtyre kujtimeve me të tjerët kudo dhe kurdo.

Tre telefona Galaxy S20 dhe S20 plus, një në rozë të ëmbël, një në blu të ëmbël dhe një në gri kozmike.

Sektori i komunikimeve celulare

Të fokusuar mbi novacionin e frymëzuar nga njerëzit, ne synojmë gjithnjë të thellojmë vlerat dhe komoditetin për klientët tanë.

Si udhëheqësi botëror i tregut të industrisë celular, përpiqemi të sigurojmë përvoja të reja dhe të ndryshme të përdoruesit përmes inovacioneve të qëllimta. Trashëgimia jonë krenare prej më shumë se një dekadë e kërkimeve dhe zhvillimit të Galaxy ka ofruar teknologji inovative si smartfonët tanë të palosshëm, Galaxy 5G, Internetin e Gjërave, si dhe Samsung Knox, Pagesa Samsung, Shëndeti Samsung dhe Bixby. Duke u mbështetur në këto teknologji, smartfonët, pajisjet që mund të vishen, tabletat dhe kompjuterat tanë do të krijojnë kategori të reja të produkteve, duke filluar një ere të re të funksionueshmërisë celulare dhe përvojave të mahnitshme të përdoruesit për t’a çuar industrinë më tej.
Mbështetur në përvojën tonë me smartfonin e parë tregtar në botë 5G, Galaxy S10 5G, diversifikuam ofertën tonë të produktit Galaxy 5G më 2020 për të përfshirë jo vetëm produkte premium, por gjithashtu anembanë sferës më të gjërë të smartfonëve, në mënyrë që të përmbushim nevojat që ndryshojnë gjithnjë të sferës tonë të ndryshme dhe në rritje të konsumatorëve dhe për t’u ofruar teknologjinë më të fundit më shumë njerëzve. Gjithashtu hodhëm në treg Galaxy Fold dhe Galaxy Z Flip me faktorë të formës së palosshme, duke theksuar udhëheqjen tonë në nxjerrjen në treg në mënyrë të vazhdueshme të teknologjisë së parë dhe më të mirë në botë për inovacione kuptimplota. Përmes këtyre përpjekjeve dhe duke shfrytëzuar fuqinë e 5G, IA e sigurisë celulare dhe përmes bashkëpunimit të hapur, do të jemi pionierë të një gjenerate të re të përvojave gjithëpërfshirëse, intelligjente dhe të sigurta që shtrihen anembanë çdo pajisje, platforme dhe marke, duke krijuar një të ardhme të qëndrueshme.

Rrjetet

Duke shtyrë më tej kufijtë e teknologjisë, Samsung Electronics eksploron potencialin e plotë të shërbimeve të telekomunikacionit të gjeneratës së ardhshme

Samsung Electronics ka qenë pioniere në inovacionet teknologjike dhe ka drejtuar shërbimet e telekomunikacionit të gjeneratës së ardhshme prej më shumë se një dekade, duke investuar në teknologjitë e fjalës së fundit, duke ndërtuar ekosistemin industrial, duke përshpejtuar standardet teknike globale dhe duke demonstruar rastet e shërbimit të së ardhmes me operatorë telekomunikacioni liderë globalë.
Me portofolin e plotë të produkteve, që variojnë nga çipet, pajisjet dhe aparaturat e telekomunikacionit, ne jemi në një pozicion unik për të ofruar zgjidhje optimale me shërbimet komerciale 5G duke marrë në konsideratë licencën e spektrit, depërtimin celular dhe modelet e ardhshme të biznesit.
Samsung Electronics u bë pjesë e transformimit revolucionar në industri duke komercializuar me sukses shërbimet e teknologjisë 5G në SHBA dhe Kore dhe duke u pozicionuar si liderë të teknologjisë 5G.
Samsung Electronics luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në përshtatjen e teknologjisë 5G në Japoni në vitin 2020, dhe duke zgjeruar tregun e saj në Oqeani, Amerikën e Veriut, Azinë Lindore dhe Evropë.

Figurë që përfaqëson sektorin e rrjeteve