Të punosh tek Samsung

Të jesh pjesë e novacionit kuptimplotë

 

Prano sfida të mëdha

Imazhi përfaqëson prano sfida të mëdha te karriera duke punuar tek Samsung

Gjatë gjithë viteve kemi marrë përsipër sfida të mëdha dhe përpiqemi fort për të qenë më të mirët në atë që bëjmë. Kjo frymë është forca shtytëse që na ka bërë një lider botëror dhe mbështet ambicien tonë për të zhvilluar teknologji moderne që zgjerojnë kufijtë e së mundurës. Eja me ne ndërsa marrim përsipër sfidat e madha të radhës në të ardhmen.

Imazhi përfaqëson prano sfida të mëdha te karriera duke punuar tek Samsung

Modelo të ardhmen

Imazhi përfaqëson modelo të ardhmen te karriera duke punuar tek Samsung

Është kreativiteti dhe diversiteti i njerëzve që punojnë tek Samsung, që na ka bërë një nga kompanitë më novatore në botë, dhe njerëzit tanë vazhdojnë ta çojnë përpara novacionin. Kemi pasion për atë që bëjmë dhe ambienti i punës është i hapur dhe bashkëpunues, gjë që lehtëson bashkëndarjen e njohurive dhe mjeshtërinë unike që sjell çdo individ. Ky është një vend ku mund të punosh me njerëz të shkëlqyer dhe idetë e tua mund të realizohen në produkte dhe zgjidhje të reja që po i japin formë mënyrës se si ne jetojmë.

Imazhi përfaqëson modelo të ardhmen te karriera duke punuar tek Samsung

Ndiko

Imazhi përfaqëson ndiko te karriera duke punuar tek Samsung

Ajo që e bën punën tek Samsung kuptimplotë, është dijenia se po luani një rol të rëndësishëm në sjelljen në jetë të teknologjive të reja që po përmirësojnë jetët e njerëzve. Novacionet tona i mundësojnë dhe i fuqizojnë njerëzit në rrugë të reja, dhe ne vëmë në punë teknologjinë tonë për të kontribuar në rritjen dhe zhvillimin në vendet ku ne operojmë dhe në të gjithë botën. Këtu tek Samsung keni mundësinë të bëni me të vërtetë punë domethënëse që ka një ndikim pozitiv në botë.

Imazhi përfaqëson ndiko te karriera duke punuar tek Samsung
Zbulo mundësi emocionuese dhe apliko tani për të qenë pjesë e jona.