Njihni Drejtorin Ekzekutiv

Drejtor i Përgjithshëm, Samsung Electronics

 
This image is Samsung Electronics' chairman. Kwon, Oh Hyun profile picture.

Dr. Oh-Hyun Kwon

Kryetar dhe drejtor i përgjithshëm
Kryetar dhe drejtor i Institutit të avancuar të teknologjisë

Këshilli drejtues e ka emëruar zyrtarisht Dr. Oh-Hyun Kwonin si drejtor të përgjithshëm ekzekutiv të kompanisë Samsung Electronics Co. në 8 qershor 2012.
Që nga dita e parë kur Dr. Kwon i është bashkuar kompanisë Samsung Electronics në vitin 1985 kur kompania ishte shumë e fokusuar tek gjysëmpërçuesit, ai ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e shpejtë të kompanisë në këtë veprimtari. Ai ka drejtuar me sukses zhvillimin e DRAM-it të parë prej 64 MB në vitin 1992 dhe është promovuar në detyrën e nënkryetarit të njësisë Samsung Memory Device Technology ku ka punuar me përkushtim për 3 vjet. Në vitin 1998. Dr. Kwon është promovuar në rolin e nënkryetarit dhe kryesuesin e sektorit të biznesit në divizionin System LSI, i cili merret me veprimtaritë ASIC. Në vitin 2000 është bërë nënkryetar ekzekutiv dhe drejtues i degës LSI Technology, ndërsa në janar 2004 Dr. Kwon bëhet kryetar dhe drejtor i përgjithshëm i divizionit System LSI. Gjatë 10 viteve të tij të karrierës në System LSI Dr. Kwon ka fituar vlerësime të veçanta për fitimin e pjesës më të madhe të tregut në fushën e drivers IC për ekrane, procesorë për aplikacione dhe sensorëve CMOS për imazhet. Në maj të vitit 2008 Dr. Kwon emërohet kryetar i segmentit Semiconductor Buisiness (tani është Device Solutions). Në dhjetor të vitit 2011 ai bëhet nënkryetar i kompanisë Samsung Electronics.
Dr. Kwon ka publikuar një numër veprash në konferenca dhe simpoziume përfshirë edhe ISSCC, VLSI Symposium dhe IEDM. Ekpertizën e tij e ka vënë në dispozicion të revistave të shumta teknike lidhur me temat që kanë të bëjnë me gjysëmpërçuesit.
Dr. Kwon është diplomuar në fakultetin e elektronikës së Universitetit Kombëtar të Seulit, ka edhe diplomë master në këtë fushë nga KAIST (Korea Advanced Institute of Science and Technology), kurse doktoraturën e ka mbrojtur në fakultetin elektroteknik të Universitetit të Stanfordit.