Ekipi ekzekutiv në Shqipëri

Ekzekutivi në Shqipëri

Njihni ekipin përgjegjës për drejtimin e biznesit të "Samsung" në pjesën tuaj të botës.

 
Ky imazh prezanton ekipin ekzekutiv

Hojun Hwang

Presidenti i njësisë së biznesit të Samsung Electronics Adriatic

Hojun Hwang u emërua President i Njësisë së Biznesit Samsung Adriatic nga Samsung Electronics në dhjetor 2017, duke udhëhequr një ekip prej 146 punonjësish anembanë 8 tregjeve të Adriatikut.

Rajoni i Adriatikut është një prej rajoneve të biznesit me rritje më të shpejtë të Samsung, Hojun Hwang është përgjegjës për drejtimin e zhvillimit në këtë rajon dhe për të siguruar se novacionet e Samsung Electronics vazhdojnë të transformojnë dhe të udhëheqin tregjet e Adriatikut.

Hojun Hwang iu bashkua selisë së Samsung Electronics në janar 1997 dhe ishte përgjegjës për shumë rajone si Amerika e Veriut dhe Latine, Europa dhe CIS në grupin e Shitjeve dhe Marketingut.

Gjatë 2007-2012, ai u emërua Drejtor i Biznesit për Azinë Qëndrore për Sektorin e Biznesit të Konsumatorit me qendër në Kazakistan, duke ndihmuar për të përmirësuar markën e Samsung Electronics përmes dhënies së një sfere të produkteve të reja në atë rajon.

Përpara sesa të bashkohej me ekipin SEAD në 2017, Hojun Hwang ishte Drejtori i Shitjeve & Marketingut për Elektroshtëpiaket Dixhitale në Europë në Mbretërinë e Bashkuar, ku ishte përgjegjës për zbatimin e strategjisë së shitjeve dhe marketingut për Elektroshtëpiaket Dixhitale në Europë që nga maji 2016.