Së bashku për të nesërmen!
U japim fuqi njerëzve

Shkollë inteligjente
Ne i përkushtohemi përmirësimit të përdorimit të teknologjisë së IT-së në arsim, duke siguruar kështu qasje në mjedise më të zgjuara të mësimit për të mbështetur kreativitetin e studentëve, si dhe për të zvogëluar hendekun dixhital.
Që prej vitit 2018, më shumë se 2,8 milionë studentë kanë përfituar nga Samsung Smart School

Ne përpiqemi të reduktojmë boshllëqet e arsimit lokal dhe të mbështesim edukimin e talenteve krijuese duke iu ofruar një mjedis të zgjuar arsimor të drejtuar nga teknologjia më e fundit e IT-së. "Samsung" u ofron studentëve të paprivilegjuar me mundësi të kufizuara teknologji për trajnimin e programimit të softuerëve, në mënyrë ata që të marrin edukim të njëjtë dhe për më tepërm programet tona synojnë të krijojnë një ambient pozitiv edukimi me pajisje dhe përmbajtje të IT-së të përshtatura sipas nevojave lokale.

Programi i shkollës inteligjente


-
Klasë interaktive
Monitorimi dhe ndarja në kohë reale përmes tabletave dhe kompjuterëve tanë, mundëson komunikimin e hapur dhe angazhimin në ambientet e të nxënit.
-
Veprimtari bashkëpunuese
Veprimtaritë, detyrat dhe diskutimet në grup mbështeten lehtësisht nga tabletat, duke ndihmuar në krijimin e shpirtit të punës në grup ndërmjet nxënësve.
-
Ambient motivues
Shpesh, mësuesit masin nivelin e të kuptuarit të leksioneve dhe performancën e studentëve përmes testeve dhe pyetësorëve. Për më tepër, ata ofrojnë mundësi individuale të të nxënit kur shikohet e nevojshme.
-
Përmbajtje dixhitale
Studentët mund të shkarkojnë kurrikulën, tekste shkollore dhe materiale të ndryshme (dokumente, foto, regjistrime zanore, video, aplikacione dhe URL) për çdo kurs, që në fund të fundit ndihmojnë në përmirësimin e efikasitetit të të nxënit.