Komunikim dhe angazhim

Ne punojmë me komunikim transparent dhe të hapur

Figurë thelbësore për faqen "Komunikim dhe angazhim"

Çdo vit, "Samsung Electronics" përcakton strategji dhe objektiva për ekomenaxhimin. Ne publikojmë në detaje nismat tona për ekomenaxhimin, duke përfshirë emetimet e gazeve serrë, të dhënat për produktet miqësore me ambientin, aktivitetet miqësore me ambientin CSR, si dhe programet e komunikimit të aksionarëve. Për më tepër, ofrojmë një gamë kanalesh komunikimi përmes të cilave personat e përfshirë mund të gjejnë shpejt dhe ta kuptojnë me lehtësi informacionin që kërkojnë. Seksioni "Mjedisi" në adresën "Samsung.com" është një tjetër mënyrë përmes së cilës ne komunikojmë me specialistë të shumtë duke u bazuar në një metodologji (materiality analysis)që përcakton prioritetet lidhur me çështjet mjedisore dhe të qëndrueshmërisë.

Ne zhvillojmë fushata për të promovuar rëndësinë e mjedisit

Duke filluar nga edukimi mjedisor për brezat e ardhshëm e deri tek aktivitetet pjesëmarrëse për konsumatorët, "Samsung Electronics" drejton një sërë fushatash miqësore me ambientin për të rritur ndërgjegjësimin shoqëror rreth rëndësisë së mjedisit, si dhe për të krijuar mirëkuptim më të gjerë.

Fushata arsimore e ndërgjegjësimit ndaj mjedisit të përfaqësuesve të Samsung që më 2012, “Shkolla Planeti i Pari” rilindi si "Sfida e Gjelbërt", e cila filloi në internet më 2017. Sfida e Gjelbërt, në të cilën mund të marrin pjesë nxënës të shkollës fillore anembanë Koresë, inkurajon fëmijët të kryhejnë veprimtari të përditëshme që mbrojnë planetin tonë përmes misioneve të ndryshme të orientuara ndaj mjedisit. Duke vazhduar fushatën arsimore të ndërgjegjësimit mjedisor për brezat e ardhshëm, Samsung do të ndihmojë fëmijët tanë të kuptojnë më mirë rëndësinë e mbrojtjes dhe ruajtjes.

Një fotografi e fëmijëve që marrin pjesë në Shkollën e Gjelbërt PlanetFirst

Për të 3-tin vit rresht, Samsung Electronics America ka sponsorizuar Superstars të Sfidës së Klimës, në partneritet me Klubin Djemtë dhe Vajzat e Amerikës (BCGA) dhe programin USEPA ENERGY STAR për të rritur ndërgjegjësimin rreth çështjeve të efektshmërisë së energjisë dhe atyre mjedisore dhe për t’u dhënë mundësi të rinjve që të ndërmarrin veprime të thjeshta për të mbrojtur klimën. Më 2017, 162 klube morrën pjesë anembanë SHBA-së (një rritje prej 8% në krahasim me 2016) dhe 1499 sfida mjedisore u ndërmorën nga fëmijët e moshës 11-13 vjeç.

Një fotografi e të rinjve që marrin pjesë në Superstars të Sfidës së Klimës në Amerikën e Veriut

Ndani dritën- Një moment errësire do të krijojë dritën e shpresës për të tjerët dhe planetin tonë.

Në 21 mars, 2018, Kompleksi Suwon i Samsung, si dhe 44 degë të prodhimit dhe shitjes, morrën pjesë në fushatën “Fshati Botëror me Drita të Fikura” për t’u bashkuar me përpjekjen për të pakësuar gazin e serrës dhe për të ndarë një dritë shprese me rajonet që përballen me mungesa të energjisë.

Duke përdorur kostot e energjisë të kursyera nga fushata e dritave të fikura dhe dhurimeve nga punonjësit, përgatitëm 1,000 pajisje LED me energji diellore. Këto pajisje u montuan nga punonjësit e Samsung
dhe iu dhuruan popullit të Ishullit Maktan në Filipine dhe Fitsanulok në Tailandë
në mënyrë që fshatarët dhe nxënësit të mund të shijojnë rehatinë e patjes së një drite natën.

Një fotografi e vendeve të punës në Kore që marrin pjesë në "Fikni dritat"

Ne angazhohemi aktivisht në nisma globale

Nismat po përhapen në të gjithë botën për të kërkuar qëndrueshmëri mes ndryshimeve të shpejta në tokën dhe mjedisin tonë. “Samsung Electronics" i mbështet këto lëvizje dhe angazhohet në mbrojtjen e vlerave të ndryshme që ata përkrahin. Disa prej nismave ku ne jemi pjesëmarrës vijojnë si më poshtë:

Figurë e stemës së CDP, RBA dhe CEM

Projekti për zbulimin e karbonit(CDP)
CDP mbledh dhe publikon aktivitetet e kompanive për ndryshimet klimatike. “Samsung Electronics" është njohur për ndarjen e informacionit mbi qëndrimin e tij ndaj ndryshimeve klimatike, duke fituar vlerësimin më të lartë, udhëheqje e kategorisë “A”, për shtatë vite rresht për periudhën 2010-2016.


Aleanca e kushteve të përgjegjshme (RBA)
Si anëtar i RBA, "Samsung Electronics" pajtohet me kodin e sjelljes së RBA dhe me standardet e tij në lidhje me mjedisin, shëndetin dhe sigurinë, si dhe punës si pjesë e menaxhimit të kantiereve dhe të furnizuesve. Të gjithë furnizuesit që bëjnë biznes me "Samsung Electronics" vëzhgojnë vazhdimisht praktikat e tyre sipas kritereve të RBApër identifikimin e problemeve dhe përmirësimin të tyre.


Takim ndërministror për energji të pastër (CEM)
Si nënshkrues i "Takimit ndërministror për energji të pastër", një forum global për promovimin e politikave dhe shpërndarjen e praktikave më të mira për të përshpejtuar tranzicionin global drejt energjisë së pastër, "Samsung" ka premtuar të reduktojë intensitetin e emisioneve të gazeve serrë (GHG) (normalizuar nga shitjet ) nga objektet tona globale me 70 për qind në bazë të nivelit të vitit 2008, si dhe të ruajë certifikimin ISO 50001 të të gjitha kantiereve prodhuese botërore.


Asnjë opinion nuk kalon pa u vënë re kur është fjala për mbrojtjen e mjedisit.
Për pyetje ose komente rreth politikave mjedisore të "Samsung Electronics",
na dërgoni email (eco.sec@samsung.com).

Foto e përdorimit të telefonit inteligjent nga "Samsung Electronics"