PlanetFirst: Toka si përparësia jonë

Sistemi i vlerës së menaxhimit mjedisor
Samsung Electronics hodhi themelet e ekomenaxhimit si filozofi e shekullit të 21-të në deklaratën mjedisore të “Samsung” në vitin 1992. Që atëherë, kemi shkuar përtej respektimit të thjeshtë pasiv të rregulloreve dhe të ligjeve për mjedisin. E kemi shndërruar Menaxhimin mjedisor në veprim, duke u ofruar klientëve tanë zgjidhje që ndihmojnë mjedisin dhe hapim rrugën drejt një të ardhme të qëndrueshme. Mjedisi i shëndetshëm është thelbësor për të ardhmen tonë.

Masa klimatike
Ndryshimi i klimës ndikon në çdo pjesë të botës.
Nëpërmjet reduktimeve të gazeve serrë dhe nismave përkatëse, reagimi ynë ndaj ndryshimeve klimatike përqendrohet në ndryshimet për një të ardhme të qëndrueshme dhe jeshile.

Produkte mjedisore
Pajisjet elektronike mund të bëhen më shumë mjedisore.
Tek Samsung Electronics, mbajmë parasysh mjedisin kur krijojmë të gjitha produktet tona, duke filluar me fazën e planifikimit.
Përpiqemi të përdorim teknologji të përparuar për ta bërë jetën më të leverdishme dhe të frymëzuar nga mjedisi.

Efektshmëria e burimeve
Burimet e kufizuara të tokës duhet të ruhen, të përdoren për kohë më të gjatë dhe të riciklohen.
Samsung Electronics vazhdon kërkimet për rritjen në maksimum të efikasitetit të burimeve.

Kantieret mjedisore
Kantieret ku prodhohen produktet nuk përjashtohen nga shqetësimet mjedisore.
Njerëzit dhe natyra bashkëjetojnë në kantieret ekologjike të Samsung Electronics.

Të dhëna për mjedisin
Samsung Electronics publikon politikat dhe performancën mjedisore në mënyrë transparente.
Për të ruajtur mjedisin, ekomenaxhimi merr në konsideratë edhe opinionet në dukje të parëndësishme, duke e bërë kështu komunikimin dhe angazhimin të hapur për të gjithë.
