Në këtë videoklip pasqyrohet ekomenaxhimi nga "Samsung Electronics". “ne kemi shkuar përtej respektimit të thjeshtë pasiv të rregulloreve dhe ligjeve për mjedisin. Kemi vënë ekomenaxhimin në lëvizje, duke u ofruar klientëve tanë zgjidhje miqësore me mjedisin dhe duke i drejtuar drejt një të ardhmeje të qëndrueshme. Mjedisi i shëndetshëm është thelbësor për të ardhmen tonë".

“PlanetFirst”

Slogani ynë që përfshin vendosmërinë dhe veprimet e “Samsung Electronics” për të vënë Tokën dhe mjedisin përpara gjithçkaje. “Samsung Electronics" hodhi themelet e ekomenaxhimit si filozofi e shekullit të 21-të në deklaratën mjedisore të "Samsung" në vitin 1992. Që atëherë, kemi shkuar përtej respektimit të thjeshtë pasiv të rregulloreve dhe të ligjeve për mjedisin. Kemi vënë ekomenaxhimin në lëvizje, duke u ofruar klientëve tanë zgjidhje miqësore me mjedisin dhe duke i drejtuar drejt një të ardhmeje të qëndrueshme. Mjedisi i shëndetshëm është thelbësor për të ardhmen tonë.

Sistemi i ekomenaxhimit

Figura përmban filozofinë themelore të ekomenaxhimit. Ajo është “Kontributi në begatinë e njerëzimit dhe ruajtjen e mjedisit duke bërë biznes në mënyrë të atillë që respekton si njerëzimin, ashtu edhe natyrën duke u bazuar në respektin për jetën”.


Figura përmban vizionin sipas sistemit të ekomenaxhimit. Vizioni është “Ofrojuni klientëve përvoja të reja miqësore me mjedisin dhe drejtojini në një të ardhme të qëndrueshme për komunitetin global përmes produkteve dhe teknologjisë novatore dhe miqësore me mjedisin”.

Figura përmban sloganin e ekomenaxhimit. Slogani është “PlanetFirst”, që nënkupton “Përmbushjen e përgjegjësive sociale korporative dhe menaxhimin e qëndrueshëm përmes aktiviteteve tregtare që e vendosin tokën përpara gjithçkaje”.

2020 KPI: Ekomenaxhimi

"Samsung Electronics" ka ndjekur një grup të qartë objektivash për menaxhimin e mjedisit, të cilat janë përcaktuar për përmbushje deri në vitin 2020. Në këtë seksion, mund të mësoni rreth përpjekjeve tona për të pakësuar gazet serrë, për të krijuar produkte miqësore me mjedisin me ndikim minimal mjedisor, për të ripërdorur materialet dhe produktet mbetje për të krijuar një ekonomi qarkulluese, si dhe përpjekjet tona për të komunikuar me komunitetet lokale.

Reduktimet e gazeve serrë në fazën e përdorimit të produktit

Infografiku përmban 2020 KPI: Ekomenaxhimi. Synon të reduktojë 250 000 000 tonë gaze serrë në sasi kumulative për periudhën 2009-2020 gjatë fazës së përdorimit të produktit.

Përputhshmëria e produkteve të zhvilluara rishtas me standarde “Eco-Label”

Infografiku përmban 2020 KPI: Ekomenaxhimi, përmbushja e synimit për pajtueshmërinë e produkteve të zhvilluara rishtas me standardet “Eco-Label” është 90%.

Produkte mbetje të grumbulluara në nivel global

Infografiku përmban 2020 KPI: Ekomenaxhimi, synimi i sasisë kumulative për grumbullimin e mbetjeve të produkteve është 3 080 000 tonë për periudhën 2009-2020.

Intensiteti i emetimeve GHG

Infografiku përmban 2020 KPI: Ekomenaxhimi, intensiteti i synuar për emetimet GHG në kantieret botërore është 1,55 tonë CO2e/100 milionë uonë koreanë.

Raporti i riciklimit të mbetjeve nga prodhimet

Infografiku përmban 2020 KPI: Ekomenaxhimi i mjedisit, përqindja e synuar për riciklimin e mbetjeve nga prodhimet është 95%.

Intensiteti i përdorimit të ujit

Infografiku përmban 2020 KPI: Ekomenaxhimi, intensiteti i synuar për përdorimin e ujit është 50 tonë/100 milionë uonë koreanë.

Masa klimatike

Ndryshimet klimatike prekin çdo pjesë të botës.
Nëpërmjet reduktimeve të gazeve serrë dhe nismave përkatëse, reagimi ynë ndaj ndryshimeve klimatike përqendrohet në ndryshimet për një të ardhme të qëndrueshme dhe të gjelbër.

Figurë thelbësore për faqen "Ndryshimet klimatike"

Produkte ekologjike

Elektronika mund të bëhet më ekologjik me mjedisin.
Në "Samsung Electronics” e marrim në konsideratë mjedisin kur zhvillojmë të gjitha produktet tona, duke filluar që nga faza e planifikimit. Përpiqemi të përdorim teknologji të përparuar për ta bërë jetën më të përshtatshme dhe të frymëzuar nga ana ekologjike.

A key visual image of Eco-conscious Products page

Efikasiteti i burimeve

Burimet e kufizuara të tokës duhet të ruhen, të përdoren për kohë më të gjatë dhe të riciklohen.
“Samsung Electronics" vazhdon kërkimet për rritjen e efikasitetit të burimeve.

Figurë thelbësore për faqen "Efikasiteti i burimeve"

Kantiere ekologjike

Kantieret ku prodhohen produktet nuk përjashtohen nga shqetësimet mjedisore.
Njerëzit dhe natyra bashkëjetojnë në kantieret ekologjike të "Samsung Electronics".

Figurë thelbësore për faqen "Kantiere ekologjike"

Zinxhiri i furnizimit për qëndrueshmërinë

Duke ndarë vlerën e ekomenaxhimit me partnerët tanë,
ne ndërtojmë një zinxhir furnizimi më të sigurt dhe më ekologjik.

Figurë thelbësore për faqen "Zinxhiri i furnizimit për qëndrueshmërinë"

Komunikim dhe angazhim

“Samsung Electronics" publikon politikat dhe performancën mjedisore në mënyrë transparente.
Për të ruajtur mjedisin, ekomenaxhimi merr në konsideratë edhe opinionet në dukje të parëndësishme, duke e bërë kështu komunikimin dhe angazhimin të hapur për të gjithë.

Figurë thelbësore për faqen "Komunikim dhe angazhim"