Ruaj, përdor më gjatë dhe ripërdor

- Menaxhimi mjedisor
- Masa klimatike
- Produktet mjedisore
- Efektshmëria e burimeve
- Kantieret mjedisore
- Të dhënat mjedisore
Që nga Revolucioni industrial, zhvillimi ekonomik shoqëroi gërmimin dhe shfrytëzimin pa kujdes të burimeve natyrore. Ekspertët kanë paralajmëruar për problemet mjedisore nga gërmimi i tillë dhe shterimin e ardhshëm të burimeve. Samsung Electronics është i ndërgjegjshëm për këto paralajmërime dhe po zbaton një sferë të gjërë të masave reaguese.
Në procesin e krijimit dhe prodhimit të produkteve, përdorim me efektshmëri burime përmes novacionit teknologjik dhe gjejmë mënyra që mbeturat e paevitueshme dhe produktet në fundin e jetës të përdoren përsëri. Do të vazhdojmë përpjekjet për të bërë produkte më të mira me më pak burime dhe të konvertojmë mbeturinat elektronike në burime të përdorëshme.
KPI për Efektshmërinë e Burimeve

Synojmë për një ekonomi rrethore në të cilën burimet ripërdoren vazhdimisht
Për të mbrojtur një mjedis në krizë dhe për të përdorur burimet me më shumë efektshmëri, Samsung Electronics është i përfshirë në përpjekje për t’u përqendruar në një ekonomi rrethore. Duke shtuar përtej praktikës tradicionale të përdorimit të burimeve një herë dhe hedhjes së tyre, Samsung është duke punuar për të siguruar se burimet mund të ripërdoren duke u rimarrë, ripërdorur dhe ricikluar pas jetës së produktit. Duke minimizuar llojin e materialeve të përdorura dhe duke optimizuar metodën e montimit, kemi krijuar metoda të prodhimit që minimizojnë përdorimin e burimeve. Duke grumbulluar produktet që kanë arritur fundin e jetës së tyre, rimarrin materiale të vlefshme. Përmes kësaj ekonomie rrethore, Samsung është duke pakësuar sasinë e burimeve natyrore të nevojshme për prodhim, duke pakësuar gazin e serrës dhe ndotësit nga djegia e mbeturinave dhe duke parandaluar ndotjen e tokës dhe ujit nëntokësor të shkaktuar nga vendet e hedhjes së mbeturinave.
Mbi të gjitha, mënyra më e mirë për të ruajtur burimet është duke prodhuar produkte me cilësi që kanë jetë të gjatë. Duke forcuar qëndrueshmërinë e produkteve përpara hedhjes së treg përmes një sërë analizash mjaft të besueshme dhe duke siguruar shërbime të leverdishme të riparimit përmes vendndodhjeve të shërbimit të tij anembanë botës, përfshirë azhurnime të vazhdueshme të softuerit.
Samsung është duke zgjeruar jetën e produkteve tona për të kontribuar më tej ndaj ekonomisë rrethore dhe ruajtjes së burimeve.
Struktura e ekonomisë rrethore e adaptuar
nga Samsung Electronics

U japim një jetë të re produkteve në fundin e jetës
Krijimi i një sistemi të ekonomisë rrethore është një faktor kryesor dhe thelbësor në minimizimin e mbeturinave dhe përdorimin e burimeve me efektshmëri.
Prandaj, Samsung Electronics anembanë globit përdor Programin Re+, programi i grumbullimit të mbeturinave elektronike. Produktet në fundin e jetës grumbullohen përmes qendrave tona të shërbimit të kompanive të riciklimit dhe mbeturinat elektronike të grumbulluara riciklohen duke përdorur një metodë mjedisore dhe ripërdoren si burime të dobishme. Ishim në gjendje të mblidhnim gjithsej 4.03 milionë tonë të produkteve mbeturina ndërmjet 2009 dhe 2019.

Pasi një burim përdoret, ai rimerret, riciklohet dhe ripërdoret.
Për të shkuar përtej konsumit dhe hedhjes lineare të burimeve, Samsung është duke kryher veprimtari të ndryshme për të krijuar një sistem të riciklimit me rreth të mbyllur që e bën të mundur të përdoren, të rimerren, të riciklohen dhe të ripërdoren burimet. Për t’a bërë këtë, analizojmë përbërjen e produkteve që bëjmë, analizojmë rreziqet nga këndvështrime të ndryshme, përfshirë vazhdimësinë e furnizimit, ndikimin mjedisor, ndikimin ekonomik dhe social për të përmirësuar nivelin e riciklimit të burimeve.

Një nga rastet përfaqësuese të përpjekjeve të riciklimit të Samsung është Qendra Aziatike e Riciklimit, e cila u krijua dhe përdoret nga Samsung. Të gjitha metalet dhe plastika kryesore që dalin nga qendra e riciklimit ripërdoren për të prodhuar pajisje elektronike. Që kur u themelua më 1998, Qendra Aziatike e Riciklimit ka ricikluar mbeturina elektronike. Vetëm më 2019, ajo përpunoi 338,000 njësi të frigoriferëve, lavatriçeve, kondicionerëve dhe pajisjeve të teknologjisë së informacionit, duke seleksionuar 24.524 tonë të metaleve kryesore (hekur, bakër, alumin, etj.) dhe plastikë për t’u ricikluar. Plastika nga mbeturinat elektronike, e seleksionuar nga Qendra Aziatike e Riciklimit, u jepet prodhuesve të plastikës që i ripërshtasin për ripërdorim. Duke përdorur një teknologji të krijuar në bashkëpunim, Qendra Aziatike e Riciklimit ka krijuar një sistem të riciklimit me rreth të mbyllur që bën të mundur përdorimin e plastikës së rinovuar në produktet e Samsung. 1,882 tonët e plastikës së rinovuar të prodhuar përmes këtij sistemi të riciklimit me rreth të mbyllur më 2019 u përdorën në frigoriferët, kondicionerët dhe lavatriçet Samsung. Dhe kur mbani parasysh plastikën e rinovuar të siguruar nga burime të tjera, afërsisht 30,753 tonë u përdorën për prodhimin e elektroshtëpiakeve, TV, ekraneve dhe karikuesve të telefonave celularë. Bakri ndahet nga elementët përbërës kryesorë (kabllo, kompresorë, etj.), riciklohet dhe përdoret për të prodhuar pajisje elektronike të tjera. Një shembull tjetër është kobalti, që është një nga burimet kryesore të përdorura në bateritë e telefonave celularë.

Promovojmë dërgimin e asnjë mbeturine për groposje dhe riqarkullimin e burimeve
Sipas qëllimit të rigjallërimit të sistemit të qarkullimit të burimeve, Samsung Electronics është duke punuar për krijimin e teknologjive të përpunimit të mbeturinave dhe zgjerimin e ndarjes së mbeturinave në mënyrë që të sigurohet se asnjë mbeturinë nuk shkon në groposje. Më 2019, rritëm nivelin e riciklimit duke ricikluar bakrin duke përdorur teknologjinë për përdorimin e bakrit bruto (97% bakër) me bakër të nxjerrë nga llumi i mbeturinave dhe duke hedhur veç rrëshirën e mbeturinave sintetike, që më parë digjej. Duke u vlerësuar për përpjekjet e tilla, kantierit Hwaseong iu dha “Çmimi Presidencial si Ndërmarrje Udhëheqëse në riqarkullimin e burimeve” në shtator 2019 nga Ministria koreane e Mjedisit. Për më tepër, jemi duke punuar tani për marrjen e certifikimit “Asnjë mbeturinë në groposje” për kantieret në Kore dhe përpjekjet së shpejti do të zgjerohen në kantieret jashtë Koresë.

Kemi zëvendësuar materialet plastike të paketimit me një përdorim me materiale mjedisore.
Që prej krijimit të praktikës së paketimit mjedisor më 2018, Samsung Electronics ka zëvendësuar materialet plastike të paketimit me një përdorim me materiale miqësore ndaj mjedisit si letër e materiale bio-plastike dhe planifikon të zëvendësojë 100% të letrës së përdorur në paketimet dhe manualet tona me letër që morri certifikimin pylli i qëndrueshëm deri më 2020. Për më tepër, për produktet tona të stilit të jetesës së TV-së, “The Frame”, “The Serif”, dhe “The Sero”, prezantuam “paketimin ekologjik” duke zbatuar konceptin e përmirësimit të materialeve të paketimit. Kartona të valëzuar përdoren zakonisht në paketime të TV për të mbrojtur produktin. Samsung Electronics krejtësisht e ri-interpretoi vlerën e materialeve të paketimit duke krijuar kartona të valëzuar me një dizajn të matriksit me pikë. Si rezultat, konsumatorët mund t’i ndajnë lehtësisht dhe t’i ribashkojnë për përdorime të tjera me ndihmën e një manuali që tregon sesi të krijohen gjëra të ndryshme si artikuj për kafshë shtëpiake dhe mobilie të vogla.

Zgjatja e jetës së produktit
Samsung Electronics përpiqet të përmirësojë qëndrueshmërinë e produkteve të tij duke kryher analiza të ndryshme si fortësia, rënia dhe analiza të jetëgjatësisë në fazën e krijimit të produktit në mënyrë që konsumatorët tanë të mund të shijojnë performancë të qëndrueshme më gjatë. Duke shkuar përtej përmbushjes së standarteve ndërkombëtarë, gjithashtu kryhejmë analiza si rënia e lirë nga kënde dhe në material të ndryshëm të dyshemese dhe analiza të qëndrueshmërisë ndaj ujit në kushte të ndryshme.
Samsung gjithashtu përpiqet të minimizojë zëvendësimin e pjesëve dhe riparimet për shkak të mosfunksionimit të produktit. Më tej, jemi duke përqëndruar përpjekjet tona për të zgjatur jetën e produkteve duke siguruar diagnostifikime të produktit dhe riparime të shpejta nga ekspertë të riparimit. Për këtë qëllim, jemi duke siguruar opsione të leverdisshme të marrjes së produktit dhe shërbime pa caktim të takimit dhe jemi duke zgjeruar vazhdimit rrjetin e autorizuar të Samsung të Qendrave të kujdesit për riparimin për të siguruar diagnostifikime dhe shërbime të riparimit më të sakta dhe më të shpejta.

Reduktimi, ripërdorimi dhe riciklimi i burimeve të vlefshme të ujit
Për funksionimin e qëndrueshëm të biznesit, Samsung Electronics është duke përqendruar përpjekjet në strategjinë 3R (Riduktim, Ripërdorim, Riciklim) për burimet e ujit bazuar në besimin se mbrojtja mjedisore fillon me menaxhimin e rreptë të burimeve të ujit. Jemi duke u përpjekur të ripërdorim ujë sa më shumë që është e mundur përmes përpjekjeve rutinë të ruajtjes, si optimizimi i përdorimit në kantier, zëvendësimi i mjediseve të vjetruara e përmirësimi i udhëzimeve operacionale dhe përmes përpjekjeve të përmirësimit strukturor si përmirësimi i proceseve të prodhimit dhe krijimi i sistemeve të riciklimit. Si rezultat, më 2019, sasia gjithsej e ujit të ripërdorur u rrit me 10% krahasuar me vitin më parë në 68,555,000 tonë. Veçanërisht, kantieri i gjysmë-përçuesit, që përdor sasi të madhe të burimeve të ujit, tejkaloi synimin e tij të ruajtjes së ujit duke modifikuar ndryshoret e kontrollit të procesit, duke ndryshuar metodën e përpunimit të ujërave të ndotura dhe duke optimizuar funksionimin. Për të tepër, kantieri Pyeongtaek, që instaloi së fundmi mjedise të mëdha për ujin gjatë viteve të fundit, krijoi synime afat-mesme dhe afat-gjata të ruajtjes së ujit që reflektojnë synimet ekzistuese të ruajtjes dhe funksionimin e efektshëm të mjedisit. Samsung Electronics iu akordua certifikimi “Water Footprint” nga Trusti i Karbonit i akredituar globalisht në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë në industrinë e gjysmë-përçuesve duke vlerësuar përpjekjet tona të menaxhimit dhe ruajtjes së qëndrueshme të ujit.

