Zinxhiri i furnizimit për qëndrueshmërinë

Ndërtojmë së bashku të ardhmen: synojmë për një zinxhir furnizimi të qëndrueshëm

Figurë thelbësore për faqen "Zinxhiri i furnizimit për qëndrueshmërinë"

Ne mund të ndërtojmë një botë më të mirë përmes ndarjes së vlerave dhe bashkëpunimit me mirëbesim. E njëjta vlen edhe për menaxhimin ekologjik. Për një bashkëveprim më cilësor, "Samsung Electronics" zbaton menaxhimin ekologjik me furnizuesit e tij - partnerët tanë strategjikë. Ne sigurojmë buxhetin dhe fuqinë punëtore që u nevojitet furnizuesve tanë për të përmbushur standardet ndërkombëtare të menaxhimit ekologjik, si dhe sigurojmë edukimin për të ndihmuar punonjësit tanë të kuptojnë rëndësinë e çështjeve mjedisore. Kjo sepse potenciali i plotë i menaxhimit ekologjik mund të kuptohet vetëm nëse të gjithë marrin pjesë në të.

Strategjitë për menaxhimin e zinxhirit të furnizimit për qëndrueshmërinë

“Samsung Electronics" zotëron një zinxhir të gjerë furnizimi të përbërë nga afro 2500 furnizues nga e gjithë bota. Disa prej tyre furnizojnë lëndë të para ose komponentë, ndërsa të tjerë sigurojnë pajisje, por të gjithë së bashku janë të domosdoshëm. Ne jemi të vetëdijshëm për faktin se nëse të gjithë këta furnizues do të bëheshin pjesë e menaxhimit ekologjik, do të shkaktohej një ndikim më të madh, prandaj u japim furnizuesve mbështetje teknike dhe ekonomike, si dhe u caktojmë atyre konsulentë. Duke vepruar kështu, ne i nxisim të bëhen pjesë e menaxhimit ekologjik në mënyrë aktive, duke na mundësuar krijimin e një zinxhiri furnizimi të qëndrueshëm. Përveç kësaj, kur zgjedhim furnizues të rinj, ne bëjmë një vlerësim të menaxhimit mjedisor përmes programit të certifikimit brenda kompanisë, skema Eco-Partner. Pas vlerësimit merret një vendim përfundimtar, i cili shqyrton vlerat mjedisore të kandidatëve, gatishmërinë e tyre për t'u angazhuar në prodhimin miqësore me mjedisin, si dhe shkallën në të cilën partneri i ardhshëm i vendos këto vlera në praktikë.

Infografiku tregon seksionin e mjedisit në "strategjinë dhe sistemin e menaxhimit të zinxhirit të furnizimit të qëndrueshëm". Në vlerësimin e Eco-Partner shqyrtohen politikat mjedisore të produktit, edukimi dhe trajnimi, si dhe kryhet verifikimi i përmbajtjeve të rrezikshme. Furnizuesit janë të detyruar të përmbushin kërkesat e certifikimit nga Eco-Partner. Për vlerësimin e "EHS", kryhet verifikimi i standardeve për 22 fusha, të tilla si siguria në punë, pajisjet e zjarrfikësve, shëndeti në punë, trajtimi i substancave të rrezikshme dhe objektet mjedisore. Përmbushja e kërkesave për 8 fushat e detyrueshme për pajisjet e zjarrfikësve, trajtimi i substancave dhe mbetjeve të rrezikshme, si dhe pajisjeve për trajtimin e kanalizimeve dhe ujërave të zeza është absolutisht i nevojshëm.

Ne po zbatojmë sistemin e certifikimit të Eco-Partner
për të menaxhuar nga afër zinxhirin e furnizimit

Të gjithë furnizuesit që ofrojnë produkte ose komponentë për shitje nga "Samsung Electronics", u nënshtrohen certifikimit të Eco-Partner. Certifikimi jepet duke vlerësuar pajtueshmërinë e tyre me standardet tona për kontrollin e substancave të përdorura në produkte, si dhe me sistemin e menaxhimit të cilësisë së mjedisit të furnizuesve. Furnizuesit paraqesin një raport mjedisor të produktit që përmban dëshmi të të dhënave për substancat e rrezikshme, së bashku me të dhëna nga kompania e lëndëve të para. Më pas, "Samsung Electronics" kryen një vlerësim tërësor duke vizituar kantieret prodhuese të furnizuesve për të verifikuar dokumentet e paraqitura. Për të ruajtur certifikimin nga Eco-Partner , furnizuesit duhet t'i nënshtrohen një kontrolli financiar çdo dy vite dhe personat që nuk e kalojnë kontrollin me sukses, përjashtohen nga zinxhiri i furnizimit. Përmes këtyre mënyrave, po përpiqemi të përfshijmë furnizuesit tanë në nismat e menaxhimit ekologjik. Në vend të një vlerësimi të vetëm, ne sigurojmë menaxhim dhe vlerësim të vazhdueshëm për të siguruar menaxhimin e qëndrueshëm të zinxhirit të furnizimit.

Infografiku tregon procesin e certifikimit të Eco-Partner. Kur lëndët e para u transportohen furnizuesve, është e detyrueshme të konfirmohen të dhënat e detajuara të analizës, si dhe tabela e përbërjes së lëndës së parë. Kur furnizuesit ia kalojnë "Samsung Electronics", kërkohet letra e garancisë, raporti i analizës për saktësinë (të dhënat ICP/GCMS data), MSDS dhe pjesët e modelit për miratim. Për të kaluar përmes procesit të certifikimit të Eco-partner shqyrtohen tërësisht dokumentet dhe modelet e paraqitura, si dhe vlerësohet me kujdes sistemi i cilësisë së mjedisit.
Një atmosferë konkurrence: vlerësimi i plotë i furnizuesve

Vlerësimi i plotë i furnizuesve zhvillohet çdo vit për të përforcuar konkurrencën e furnizuesve tanë. Vlerësimi klasifikohet në dy fusha, përkatësisht, konkurrenca në biznes dhe rreziqet e qëndrueshmërisë. Kategoria e rreziqeve të biznesit, e cila mbulon sektorin mjedisor, vlerëson përpjekjet e partnerëve në menaxhimin miqësore me ambientin dhe statusin e tyre të certifikimit kundrejt standardeve ndërkombëtare mjedisore. Furnizuesve me rezultate më të mira vlerësimi u jepen më shumë mundësi dhe përfitime, ndërsa furnizuesit që dështojnë duhet të marrin përgjegjësi për defektet e tyre. Kjo do të thotë se furnizuesit që dëshirojnë të punojnë me "Samsung Electronics", duhet të mendojnë jo vetëm për biznesin e tyre, por edhe për ambientin. Nëse një furnizues klasifikohet si "rrezik i lartë" për shkak të performancës së dobët në sektorin mjedisor, ne e trajnojmë veçmas dhe e mbikëqyrim vazhdimisht për të parë nëse po përparon në programin e përcaktuar të përmirësimit. Vlen të përmendet se, që prej vitit 2016, programet mbështetëse për konsulencë mjedisore të ofruara për furnizuesit kryesor, u zgjeruan deri te furnizuesit e shkallës së dytë dhe të tretë për të ndjekur një zinxhir furnizimi më të integruar dhe më të qëndrueshëm.

  • Kodi i sjelljes së furnizuesit "Samsung" 267 KB SHKARKO

Përmes përpjekjeve të furnizuesve për të reduktuar emetimet e gazeve serrë, ne krijuam idenë e efektit të mbjelljes së një milion pishave

Njëherë në vit, "Samsung Electronics" shqyrton konsumin e energjisë të të gjithë furnizuesve tanë, duke përfshirë këtu energjinë elektrike, lëndët djegëse fosile dhe emetimet e gazeve serrë. Gjatë procesit, ne u ofrojmë këshillim të menjëhershëm furnizuesve që nuk arrijnë të menaxhojnë energjinë siç duhet. Këshillimi ndihmon në efikasitetin e konsumit të energjisë ose në kursimin e energjisë duke përmirësuar proceset e tyre duke u ofruar pajisjet e nevojshme. Në vitin 2016, u dhamë 10 furnizuesve 62 detyra për të reduktuar konsumin e energjisë dhe emetimet e gazeve serrë, si dhe u ofruam burimet e nevojshme për trajtimin e problemeve. Si rezultat, emetimet e CO2 u reduktuan me rreth 4920 tonë. Duke marrë parasysh se një pishë thith rreth 5 kg CO2 në vit, kjo sasi është e barasvlershme me mbjelljen e rreth një milion pishave.

pamje nga lart e pyllit me pisha

Rasti Chemtronics vërteton se ajo çfarë është e dobishme për mjedisin, është edhe për biznesin
Chemtronics është furnizues kimikatesh. Kur kontrolluam konsumin e energjisë së kompanisë për vlerësimin tonë të energjisë, zbuluam se "Chemtronics" ishte tepër e varur nga energjia elektrike: Për të qenë të saktë, 95% energji elektrike dhe 5% LPG. “Samsung Electronics" shqyrtoi gjendjen e pajisjeve të kompanisë. U zbulua se kishte humbje energjie në kompresorin e ajrit dhe se aparati tharës konsumonte shumë energji elektrike. E nisëm me detyra të thjeshta, si instalimi i dritave LED me efikasitet të lartë, si dhe përmirësuam pajisjet e komplikuara që shkaktonin humbje energjie. Për më tepër, instaluam një sistem kontrolli në aparatin tharës për të penguar humbjen e energjisë duke ruajtur lagështinë dhe temperaturën konstante, pra duke reduktuar konsumin e energjisë elektrike. Pas këtyre përmirësimeve, bëmë një analizë ekonomike të investimeve në pesë aspekte: sasinë dhe shkallën e reduktimit të konsumit të energjisë, totalin e shpenzimeve të kursyera, sasinë e investimit dhe periudhën e shpagimit. Për të verifikuar kontributin e tyre ndaj mjedisit, llogaritëm edhe sasinë e reduktimit të gazeve serrë. Për pasojë, Chemtronics pësoi jo vetëm rritje të konsiderueshme të efikasitetit të energjisë, duke reduktuar kështu shpenzimet, por edhe rënie të emetimeve të gazit serrë që arrijnë në 432,9 TOE.

Informacione të tjera rreth strategjisë së menaxhimit të furnizuesit/mbështetjes dhe mineraleve konfliktuale
Sfond i bardhë i menaxhimit të qëndrueshëm - zinxhirit të furnizimit
Ne punojmë me komunikim transparent dhe të hapur
Sfond i faqes "Zinxhiri furnizimi"