Qasja jonë ndaj qëndrueshmërisë
Si qytetar i një korporate globale, ne përmbushim përgjegjësinë tonë sociale, ofrojmë produkte dhe shërbime të reja, si dhe krijojmë vlera ekonomike, sociale dhe mjedisore.

Në "Samsung", menaxhimi ynë i qëndrueshmërisë synon të krijojë vlera të integruara. Ne jo vetëm që krijojmë vlera ekonomike duke optimizuar përfitimet dhe vlerat e aksionarëve, por gjithashtu marrim përgjegjësi më të madhe si qytetar global për të krijuar vlera sociale. Ndërsa shpërndajmë produkte dhe shërbime të reja përgjatë zinxhirit të vlerave, i cili bazohet në vlerat thelbësore që ndjekim në "Samsung", ne përcjellim vlera në fushat e ekonomisë, shoqërisë dhe mjedisit. Ne monitorojmë ndikimet financiare dhe jo-financiare që kemi në shoqëri përgjatë një procesi të tillë, prandaj ne maksimizojmë ndikimet tona pozitive duke minimizuar ato negative.
Sistemi i menaxhimit të qëndrueshmërisë Samsung


This image describe value of sustainability management.
This image describe economic value and social value.
- The mean is Maximise profits and shareholder values (Products and Services Innovation) of Economic value.
- The mean is contribute to social sustainability (Attainment of the UN SDGs) of social value.
Krijimi i vlerave ekonomike
Përpjekjet tona për të sjellë teknologji dhe produkte novatore u hapin rrugën fitimeve dhe sigurimit të nxitësve të rinj të rritjes. Ne përpiqemi të integrojmë novacionin në fabrikën e kulturës sonë korporative duke krijuar bashkëveprimin përmes përdorimit të burimeve të jashtme për të zhvilluar novacionin e hapur. Duke vepruar kështu, ne bëjmë një hap më pranë krijimit të një ekosistemi për të zhvilluar produkte novatore që u përgjigjen nevojave të ndryshimeve të shpejta të tregut të sotëm.

Krijimi i vlerave sociale
Si qytetar i një korporate globale, ne në "Samsung" krijojmë vlera sociale në mënyrë të tillë që të përputhet me UN Sustainable Development Goals (SDG): Në mënyrë të veçantë, ne përcaktuam synimet më të rëndësishme në drejtimin e biznesit tonë dhe po analizojmë impaktin negativ/pozitiv në përmbushjen e këtyre objektivave. Për më tepër, ne do të zbulojmë dhe do të shqyrtojmë në brendësi mundësitë e biznesit që kontribuojnë në arritjen e UN SDG.


-
Dhënia fund e varfërisë në të gjitha format e saj kudo
-
Dhënia fund e urisë, përmirësimi i sigurisë së ushqimit dhe përkrahja e bujqësisë së qëndrueshme
-
Sigurimi i një jete të shëndetshme dhe përkrahja e mirëqenies për të gjithë në çdo moshë
-
Sigurimi i edukimit cilësor dhe përkrahja e mundësive të të nxënit gjatë gjithë jetës
-
Arritja e barazisë gjinore dhe fuqizimi i të gjitha grave dhe vajzave
-
Sigurimi i aksesit dhe menaxhimit të qëndrueshëm të ujit dhe higjienës për të gjithë
-
Sigurim i aksesit për energji të qëndrueshme për të gjithë
-
Përkrahje për rritjen e qëndrueshme të ekonomisë, punësim të plotë dhe punë të nderme për të gjithë
-
Ndërtimi i infrastrukturës së fortë, promovimi i industrializimit të qëndrueshëm
-
Reduktim i pabarazisë brenda dhe ndërmjet shteteve
-
Përfshirja, përshtatshmëria dhe qëndrueshmëria e qyteteve dhe vendbanimeve të njerëzve
-
Sigurim i konsumit të qëndrueshëm dhe modeleve të prodhimit
-
Marrja e masave urgjente kundër ndryshimeve klimatike dhe pasojat e saj
-
Mbrojtja dhe përdorimi i qëndrueshëm i oqeaneve, deteve dhe burimeve detare
-
Mbrojtja e ekosistemit dhe ruajtja e biodiversitetit (pyje, shkretëtira, toka etj.)
-
Krijimi i një sistemi të drejtë gjyqësor për të gjithë
-
Përforcimi i mjeteve të zbatimit dhe stimulimit të partneritetit global për zhvillim të qëndrueshëm
-
Krijimi i vlerave përmes menaxhimit të qëndrueshëm
Në Samsung, ne përpiqemi të krijojmë vlera sociale dhe mjedisore, si dhe ekonomike përmes menaxhimit të qëndrueshmërisë për të kontribuar në përmirësimin e shoqërisë globale. Duke qenë se vlerat sociale dhe mjedisore janë të vështira të përcaktohen, ne kemi zbatuar qasjen ""cilësia para sasisë"" në krijimin dhe menaxhimin e objektivave të menaxhimit të qëndrueshmërisë. Megjithatë, që prej vitit 201
6, ne kemi zbatuar metodën ""True Value"" të KPMG që përcakton treguesit socialë dhe mjedisorë për të krijuar një përfytyrim të vlerave që krijojmë.
Numrat pozitiv (+) dhe negativ (-) të treguesve përkatës përfaqësojnë vlerat e përgjithshme sociale që ne krijuam ose reduktuam gjatë vitit të kaluar deri më 31 dhjetor të vitit 2019. Kjo qasje na mundëson të shkojmë përtej vlerave të thjeshta financiare të krijuara përmes drejtimit të biznesit, si dhe të përfshijmë vlera sociale-ekonomike dhe sociale për të portretizuar pamjen e plotë të vlerave të vërteta që krijojmë në Samsung.
Njësia (Trilionë KRW)
