Zinxhiri i furnizimit

Menaxhim i përgjegjshëm i zinxhirit të furnizimit

Ne sigurohemi që furnizuesit tanë të kenë avantazh konkurrues përmes mbështetjes dhe bashkëpunimit për të krijuar një ekosistem të qëndrueshëm korporativ, si dhe një zinxhir furnizimi të qëndrueshëm.

Duke u nisur nga filozofia e paanësisë, sinqeritetit dhe bashkëpunimit të favorshëm, zinxhiri ynë i furnizimit operon me afërsisht 2500 furnizues nga i gjithë globi. Ne i ndihmojmë furnizuesit tanë të pajtohen me "kodin e sjelljes së furnizuesit në Samsung", si dhe të operojnë në përputhje me rregulloret lokale vendore dhe standardet ndërkombëtare. Nëpërmjet vlerësimit të furnizuesve tanë, ne menaxhojmë rreziqet e zinxhirit të furnizimit lidhur me aspektet e qëndrueshmërisë, të tilla si mjedisi, të drejtat e njeriut, financat etj. Për më të tepër, ne i mbështesim vazhdimisht furnizuesit të krijojnë avantazh dhe rritje të përbashkët konkurruese.

Strategjia dhe pesë kriteret e menaxhimit të zinxhirit të furnizimit

Ekonomik

Ne sigurojmë një avantazh konkurrues gjithëpërfshirës në kosto, shpërndarje, cilësi, teknologji dhe burime njerëzore për të rritur bashkëveprimin, shpejtësinë dhe efikasitetin me furnizuesit tanë dhe, si dhe për të krijuar një ekosistem korporativ që mundëson rritje të qëndrueshme.

Social

Ne kërkojmë që standardet dhe rregulloret ndërkombëtare në fushat e menaxhimit të të drejtave të njeriut, ambientit të punës, etikës dhe çështjeve minerare të konfliktit të respektohen me qëllim krijimin e një sistemi përgjegjësie të hapur dhe transparente të menaxhimit, ku të gjithë aksionarët të jenë të angazhuar përgjatë zinxhirit të furnizimit.

Mjedisor

Ne punojmë vetëm me furnizuesit e certifikuar të "Eco Partner", në mënyrë që të vlerësojmë dhe menaxhojmë ndikimin mjedisor që mund të ketë te përbërësit, lëndët e para dhe te procesi i tyre i prodhimit.

Krijimi i vlerave përmes grafikut të të dhënave të menaxhimit të qëndrueshëm

Creating value through Sustainable management info-graph

List 1) Konkurrenca e kostos (ekonomike)

List 2) Shpërndarje në kohë (ekonomik)

List 3) Konkurrencë e furnizuesve (ekonomike, sociale, ekonomike)

List 4) Përgjigje ndaj rreziqeve (ekonomike, sociale, ekonomike)

List 5) Kapaciteti i burimeve njerëzore (ekonomik)

Imazhi përshkruan strategjinë e menaxhimit të zinxhirit të furnizimit dhe shpjegimin plotësues përmes grafikut të të dhënave me pesë kriteret e zinxhirit të furnizimit të qëndrueshmërisë.

Operimi i furnizuesit

Në "Samsung", ne përpiqemi të krijojmë partneritete strategjike me furnizues me performancë më të mirë të bazuar në besimin reciprok. Kjo është arsyeja pse ne zbatojmë një proces të drejtë dhe transparent në operimin e sistemit të regjistrimit të furnizuesve për furnizuesit e rinj gjatë kryerjes së vlerësimeve vjetore për t'u ardhur në ndihmë furnizuesve në përforcimin e avantazheve konkurruese dhe në pakësimin e rreziqeve përkatëse.
Çdo kompani e gatshme që të ofrojë aftësitë e veta dalluese teknologjike dhe që dëshiron të bëjë biznes me Samsung mund t'i publikojë propozimet e veta të biznesit në portalin tonë të ofrimit (www.secbuy.com) në çdo kohë. (IPC)International Procurement Center shërben si qendër prokurimi dhe IPC na mundëson përcaktimin e furnizuesve të dalluar në rajonet e rëndësishme nga pikëpamja strategjike përreth globit.

Artikuj kyç të vlerësimit të programit të regjistrimit të furnizuesve të rinj

Mjedisi dhe siguria
U kërkon furnizuesve t'u përmbahen kritereve të caktuara në 22 artikuj, të cilat përfshijnë sigurinë në punë, pajisjet për parandalimin e zjarrit, shëndetin në punë, substancat e rrezikshme dhe strukturat mjedisore.
Tetë artikujt e detyrueshëm të pajtueshmërisë: Pajisje për parandalimin e zjarrit, rreziqet dhe mbetjet, strukturat e ujërave të zeza dhe të ndotura etj.

Puna dhe të drejtat e njeriut
Kryen kontrolle financiare të detyrueshme të vendit në 20 artikuj, duke përfshirë punën vullnetare, pajtueshmërinë me rregulloret e orarit të punës dhe ndalimin e diskriminimit.
Tre artikujt e detyrueshëm të pajtueshmërisë: Ndalimi i punës së fëmijëve, garantimi i pagës minimale dhe ndalimi i trajtimit çnjerëzor.

Eco-Partner
Kryerja e rishikimeve mbi politikën e mjedisit të produktit, edukimin, trajnimin dhe përdorimin e substancave të rrezikshme.
Drejtimi i biznesit vetëm me furnizues të certifikuar të "Eco-Partner".

Procesi i vlerësimit gjithëpërfshirës

Imazhi i procesit të vlerësimit gjithëpërfshirës (vlerësimi për gjithë vitin, vetëpërmirësim, vlerësim, menaxhim vijues) i grafikut të të dhënave në zinxhirin e furnizimit.

Programe bashkëpunimi për partnerë

Për të ndjekur filozofinë tonë të biznesit, ku "avantazhi ynë konkurrues në Samsung Electronics vjen nga avantazhet konkurruese të furnizuesve tanë", ne e shtyjmë më tej kufirin e nismave tona të menaxhimit të favorshëm për të përfshirë furnizuesit vendas dhe të huaj. Ne ofrojmë një gamë të gjerë programesh për mbështetjen e financimit, arsimit dhe novacionit për t'u siguruar që furnizuesit tanë të bëhen konkurrues në shkallë globale.

• Imazhi pasqyron fondin në programet e bashkëpunimit me partnerë Imazhi pasqyron fondin në programet e bashkëpunimit me partnerë
• 822,8 bilion uon koreanë
• Investime në fondin e rritjes së përbashkët

Fondi

Krijon fonde me vlerë 1 trilion uon koreanë me bankat tregtare

• Imazhi pasqyron krijimin e kapacitetit të punonjësve në programet e bashkëpunimit me partnerë Imazhi pasqyron krijimin e kapacitetit të punonjësve në programet e bashkëpunimit me partnerë
• 16,209 Persons
• Pjesëmarrësit në trajnimin e furnizuesve

Krijimi i kapacitetit të punonjësve

Sigurimi i udhëheqjes, ekspertizës së punës, kurseve globale dhe të tjera duke përdorur objektin tonë të trajnimit vetëm për furnizues

• Imazhi pasqyron nismat novatore në programet e bashkëpunimit me partnerë Imazhi pasqyron nismat novatore në programet e bashkëpunimit me partnerë
• 487 kompani
• Furnizuesit që morën mbështetje nga "Smart Factory"

Nisma novatore

Ndihmojmë 1,000 furnitorë dhe kompani të vogla e të mesme pa marrëdhënie biznesi me Samsung anembanë vendit

[Rezultatet e 2017-ës të Programeve Tona Kryesore të Gjithë Fitojnë]

* Ne i ndihmojmë furnizuesit tanë të shkallës së 1-rë dhe të 2-të të shprehin ankesat e tyre nëpërmjet linjës sonë të drejtpërdrejtë telefonike (+82-80-200-3300), nëpërmjet emailit (ssvoc@samsung.com), nëpërmjet një sistemi online të denoncimit të parregullsive në portalin e bashkëpunimit "Portal bashkëpunimi" (www.secbuy.com), me konsultime të menjëhershme të furnizuesve, si dhe përmes takimeve të ndryshme të bursës.

Mjedisi i punës së furnizuesit

Tek Samsung, marrim përsipër plotësisht përgjegjësinë tonë në avancimin e menaxhimit të të drejtave të njeriut përgjatë të gjithë zinxhirit të furnizimit, respektojmë marrëveshjet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për të garantuar sigurinë në vendin e punës dhe veprojmë në përputhje me kodin e sjelljes të vendosur nga Aleanca Përgjegjëse e Biznesit(RBA). Monitorojmë rregullisht furnitorët tanë në përputhje me standartet e verifikimit të EICC-së për të idenfikuar shqetësime dhe për të bërë përmirësimet e nevojshme. Ndërsa inkurajojmë furnitorët tanë të nivelit të parë që të krijojnë një vend të sigurtë të punës, një angazhim i tillë ndaj sigurisë në vendin e punës shtrihet tek furnitorët tanë të nivelit të tyre përmes furnitorëve tanë të nivelit të parë. Duke e bërë këtë, kontribuojmë ndaj krijimit të një ekosistemi të shëndetshëm anembanë zinxhirit tonë të furnizimit.

Supplier Work Environment

Suuplier Work Environment

self-assessment

All 1st-tier supplier conduct annual self-assessments.

On-site audits

Critical suppliers are selected in consideration of transaction volume and self-assessment outcomes, and they receive on-site audits

Year-round and special audits are performed on the employment of apprentices and student workers during the vacation period

Third-party audits

An EICC0certified auditor performs verifications on suppliers selected randomly

Improvement tasks identified as a resdlt of audit outcomes are implemented within three months

Menaxhimi i Mineraleve të Konfliktit

Samsung Electronics ndalon përdorimin e mineraleve të konfliktit – përfshirë tantal, kallaj, tungsten dhe ar – që nxirren në mënyrë joetike në rajone të konfliktit në 10 vende afrikane, përfshirë Republikën Demokratike të Kongos (RD e Kongos). E menaxhojmë zinxhirn tonë të furnizimit mbështetur në parimin e një procesi etik të shpërndarjes. Për të siguruar se furnitorët tanë u përmbahen standarteve më të larta, kryejmë ekzaminime tërësore të mineraleve të përdorura në produktet e tyre. Për të krijuar një sistem pa konflikt, kemi zbatuar një proces të kujdesit të duhur për mineralet e konfliktit në përputhje me ‘Udhëzimin e kujdesit të duhur të OECD-së’.
Përveç kësaj, inkurajojmë furnitorët që të krijojnë partneritete me partnerë të shkrirjeve të çertifikuar nga RMAP (Procesi i sigurisë së mineraleve të përgjegjëshme) dhe të kërkojnë që shkrirësit e paçertifikuar në zinxhirin tonë të furnizimit të çertifikohen nga RMAP.

Certifikim i shkrirësve në lidhje me mineralet e konfliktit në zinxhirin e furnizimit

(fundi i dhjetorit 2017)

Certifikimi i CFSP përfundoi Certifikimi i CFSP në proces Totali
Tantal (Ta) 42 - 42
Kallaj (Sn) 69 2 71
Tungsten (W) 41 - 41
Ar (Au) 98 3 101