Filozofia

Çfarë kemi premtuar

Premtimi ynë për të vepruar me përgjegjësi si një kompani kryesuese e rangut botëror

 

Samsung është e përkushtuar në pajtimin me ligjet dhe rregulloret lokale, si dhe në zbatimin e një kodi të rreptë sjelljeje për të gjithë punonjësit. Kompania beson se menaxhimi etik nuk është vetëm një formë për t’iu përgjigjur ndryshimeve marramendëse në mjedisin botëror të biznesit, por dhe një mënyrë për të ngritur besimin me palët e ndryshme të interesuara, duke përfshirë klientët, aksionarët, punonjësit, partnerët e biznesit dhe komunitetet lokale. Me synimin për t’u bërë një nga kompanitë më etike në botë, Samsung vijon t’i trajnojë punonjësit dhe të kontrollojë sistemet e monitorimit, ndërsa ushtron një menaxhim të ndershëm dhe transparent në nivel korporate.

Vlerat që përcaktojnë frymën e Samsung

Samsung beson se jetesa sipas vlerave të forta është parimi kyç i një pune të mire. Prandaj dhe këto vlera themelore, së bashku me një kod rigoroz sjelljeje, janë në zemër të çdo vendimi që merr kompania.

"Samsung" beson se jetesa sipas vlerave të forta është parimi kyç i një biznesi të mirë. Prandaj dhe këto vlera themelore, së bashku me një kod rigoroz sjelljeje, janë në zemër të çdo vendimi që merr kompania. Njerëzit, përsosmëria, ndryshimi, integriteti dhe bashkëprosperiteti janë fryma e "Samsung" "Samsung" beson se jetesa sipas vlerave të forta është parimi kyç i një biznesi të mirë. Prandaj dhe këto vlera themelore, së bashku me një kod rigoroz sjelljeje, janë në zemër të çdo vendimi që merr kompania. Njerëzit, përsosmëria, ndryshimi, integriteti dhe bashkëprosperiteti janë fryma e "Samsung"

Njerëzit

Shumë thjesht, kompania përbëhet nga njerëzit që mban në gji. Ne në Samsung, jemi të përkushtuar t’u japim njerëzve tanë një sërë shansesh për të arritur potencialin e tyre të plotë.

Ekselencë

Çdo gjë që bëjmë në Samsung orientohet nga një pasion i pashtershëm për ekselencë dhe një përkushtim i pakrahasueshëm për zhvillimin produkteve dhe të shërbimeve më të mira të mundshme në treg.

Ndryshim

Ashtu siç kemi vepruar që në themelimin tonë, ne i hedhim sytë drejt së ardhmes, u paraprijmë nevojave dhe kërkesave të tregut që të mund ta drejtojmë kompaninë drejt një suksesi afatgjatë.

Integritet

Puna në forma etike është baza e biznesit tonë. Çdo gjë që bëjmë orientohet nga një busull morale që siguron ndershmëri, respekt për të gjitha palët e interesuara dhe transparencë të plotë.

Bashkëprosperitet

Samsung është e përkushtuar në qenien qytetar korporativ i përgjegjshëm nga ana shoqërore dhe mjedisore, në të gjitha komunitetet e saj anembanë botës.