• Home /
  • Mobile Universal Switch | Accessibility

Mobile Universal Switch | Accessibility

Mundësia e hyrjes në telefonat "Galaxy"

Shfaqet menyja 'Aksesibiliteti'. Këtu përfshihen opsione të tilla si 'Lexuesi i ekranit', 'Përmirësime të dukshmërisë', 'Përmirësime të dëgjimit' dhe 'Ndërveprimi & hkathtësia'.

Çelësi universal

Çelësi universal të lejon të krijosh prekje ose gjeste të caktuara për të kontrolluar veprime specifike në telefon. Mund të caktosh një çelës të vetëm ose disa çelësa, përfshirë këtu harduerin "Bluetooth", kamerën e përparme ose ekranin me prekje. Mund të caktosh të gjithë cilësimet e nevojshme të çelësit universal për t'iu përshtatur nevojave të tua.

Shfaqet menyja "Shto çelës". Përmban tri opsione: Aksesorët, kamera dhe ekrani

Çelësi

Çelësi ka 3 lloje opsioni përdorimi. Mund të shtosh disa çelësa për të caktuar veprime specifike për të kontrolluar telefonin.

  • Ekrani

    Trokit ekranin (funksionon si çelës i vetëm)

  • Kamera

    Përdor kamerën e përparme (mund të mbështesë gjashtë çelësa: gojë e hapur, pulitje e syve dhe lëvizja e kokës majta, djathtas, lart dhe poshtë)

  • Çelësi i harduerit të jashtëm

    Zgjidh nga një larmi çelësash për harduerë dhe lidhi ato me pajisjen përmes "Bluetooth" ose një kablloje USB

  • Mund të caktosh deri në dy veprime të ndryshme për çdo çelës.

    Ekrani - trokit ekranin, trokit dhe mbaj ekranin
    Aksesorët - shtyp, shtyp dhe mbaj

Shfaqen seksionet e skanimit të menysë "Cilësimet".

Përzgjedhja e objektit ose vendndodhjes

Çelësi universal ofron dy mënyra të ndryshme për të zgjedhur objektin ose vendndodhjen në ekran: skanim pikësor dhe skanim me rreshta. Skanimi pikësor të lejon të përzgjedhësh një vendndodhje të caktuar në ekran duke zgjedhur pikën e kryqëzimit nga skanimet vertikale dhe horizontale. Skanimi me rreshta zhvendoset rresht pas rreshti, duke theksuar çdo rresht derisa të zgjedhësh njërin prej tyre.

  • Skanimi automatik

    aktivizo ose çaktivizo skanimin automatik (modaliteti i skanimit me rreshta)

  • Intervali i skanimit automatik

    cakto intervalin e skanimit kur skanimi automatik është aktiv (modaliteti i skanimit me rreshta)

  • Numri i skanimeve

    cakto se sa herë përsëritet cikli i skanimit

  • Mënyra e skanimit

    zgjidh ndërmjet skanimit me rreshta dhe skanimit pikësor

  • Drejtimi i skanimit

    cakto drejtimin e skanimit, nga lart poshtë ose nga poshtë lart

  • Shpejtësia e skanimit pikësor

    cakto shpejtësinë e skanimit

  • Trokit për të ngadalësuar skanimin

    redukto përkohësisht shpejtësinë e skanimit pikësor

Shfaqet menyja "Zgjidh veprimin e çelësit".

Veprimi i çelësit

Kur zgjedh një objekt ose vendndodhje specifike në ekran, mund të kryesh veprime të ndryshme të ndërlidhura.

  • Zgjidh objektin

    dritarja kërcyese e menysë së veprimit në lidhje me objektin ose vendndodhjen e zgjedhur

  • Trokit

    aktivizo objektin e zgjedhur

  • Shiko opsionet e menysë

    dritarja kërcyese e menysë së zgjeruar me opsione të tjera në lidhje me objektin e zgjedhur

  • Kalo tek objekti tjetër/i mëparshëm

    zhvendos fokusin e skanimit në objektin tjetër ose të mëparshëm (modaliteti i skanimit me rreshta vetëm me skanim automatik të çaktivizuar)

  • Hap njoftimet

    hap panelin e njoftimeve

  • Ekrani bazë, Prapa, Aplikacionet e përdorura së fundi

    baras me shtypjen e butonave përkatës

  • Rrit/ul volumin

    rrit ose ul volumin e tonit të ziles ose medias

  • Aktivizo/çaktivizo skanimin automatik

    Aktivizo ose çaktivizo skanimin automatik në modalitetin e skanimit me rreshta

Shfaqet seksioni i cilësimeve shtesë të menysë "Cilësimet". Ka cilësime për "Trokitje automatike", "Tastierë me trokitje automatike", "Trokit mbi kohëzgjatjen" dhe "Shpërfill veprime të përsëritura".

Rregullimi i kohës

Cilësimet e kohës së çelësit universal mund të rregullohen në mënyrat e mëposhtme:

  • Bëj pauzë tek objekti i parë

    zgjidh kohëzgjatjen e pauzës për objektin e parë në modalitetin e skanimit me rreshta

  • Trokitja auto

    trokit si zakonisht në vend që të hapësh menynë e veprimeve kur përdor çelësin për të zgjedhur objektin. Më pas mund të hapësh menynë e veprimeve duke e bërë veprimin e çelësit dy herë brenda kohëzgjatjes së caktuar të trokitjes automatike

  • Trokit mbi kohëzgjatjen

    zgjidh se për sa kohë duhet të kryhet veprimi i çelësit që të njihet si çelës (duhet të jetë më pak se kohëzgjatja e trokitjes automatike)

  • Intervali i ndërveprimit të vetëm

    cakto kohëzgjatjen në të cilën disa veprime të çelësit konsiderohen si një gjest i vetëm

Shfaqet menyja kërcyese e veprimeve "Çelësin universal". Fokusi është tek ikonat "Trokit", "Gjestet", "Veprimet", dhe "Cilësimet".

Menyja e veprimeve

Kur zgjedh një objekt ose vendndodhje specifike në ekran, do të shfaqet menyja e veprimeve që të mund të kryesh veprime të ndryshme.

  • Gjestet

    rrëshqit, prek dhe mbaj, zvarrit

  • Veprimet

    zmadho përmbajtjet në ekran, rrotullo ekranin, cakto modalitetin e tingullit, hap aplikacionet e fundit, blloko telefonin, hap njoftimet, bëj foto ekrani

  • Cilësimet

    ndrysho shpejtësinë, modalitetin dhe drejtimin e skanimit, si dhe rregullo komentet

  • Aplikacionet e fundit

    hap ekranin e aplikacioneve të fundit

  • Ekrani bazë

    Shko tek "Ekrani bazë"

  • Prapa

    kthehu në ekranin e mëparshëm

  • Butonat dhe tastet

    rregullo volumin e tonit të ziles dhe medias dhe shiko menytë e tastit "Ndezës" (baras me shtypjen e gjatë të tastit "Ndezës")

  • Redakto tekstin

    kur zgjedh kutinë e hyrjes së tekstit, do të shfaqet kjo meny për të të lejuar të zgjedhësh karakteret, të lëvizësh kursorin, të kopjosh, të ngjisësh dhe të presësh

  • Menyja kontekstuale

    vendose menynë kontekstuale në rreshtin e parë në varësi të aktivitetit

Shfaqet seksioni i ekranit dhe zërit të menysë "Cilësimet". Opsioni "Komenti me zë" është "aktiv".

Komenti

Çelësi universal ofron komente me zë dhe tinguj. Gjithashtu, të lejon të ndryshosh ngjyrën e rrjetës së skanimit (modaliteti i skanimit pikësor) ose ngjyrën e kontureve të fokusit (modaliteti i skanimit me rreshta) për të përmirësuar pamjen

* Figurat e pajisjes të simuluara për qëllime ilustrimi.