Bëj më shumë gjëra me Bixby.
Bixby të lejon të fokusohesh në gjërat më të rëndësishme. Mëson gjërat që të pëlqejnë të bësh, si dhe bashkëpunon me aplikacionet dhe shërbimet e tua të preferuara për të të ndihmuar të bësh më shumë gjëra.

* Imazhet e pajisjes dhe ekranit janë simuluar për qëllime ilustruese.
* Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas vendit.
* Nevojitet identifikim me "Samsung Account" dhe rrjet të dhënash ("Wi-Fi" ose lidhje interneti).
* GPS duhet të aktivizohet për shërbime që kërkojnë informacion të vendndodhjes.
* Aplikacionet e disponueshme mund të ndryshojnë sipas shtetit.
Çfarëdo që të nevojitet, kurdo që të nevojitet.
Me "Bixby", do të marrësh menjëherë atë që të nevojitet, pa pasur nevojë të hapësh një aplikacion të vetëm.
Çfarëdo që të jesh duke kërkuar gjendet vetëm një trokitje ose rrëshqitje larg.

Shiko vetëm me një trokitje ose rrëshqitje.
Rrëshqit djathtas ekranin bazë për ta gjetur shpejt atë që po kërkon. Me një trokitje të vetme do të shohësh takimet e ardhshme, fotografitë e ditës së sotme, motin për nesër dhe të tjera.


Përgatite.
"Bixby" të mëson rutinën, kështu që do të kesh gati përmbajtjen e duhur kur të të nevojitet. Duke kërkuar motivet në përdorimin e aplikacionit sipas kohës dhe vendndodhjes, "Bixby" mund të parashikojë atë çfarë ti mund të jesh duke kërkuar.

Stërvitja e mëngjesit
Stërvitje çdo mëngjes? "Bixby" e di orarin tënd. Kështu, çdo mëngjes kur zgjohesh për të shkuar në palestër, mund të përdoret alarmi, moti, lista e leximeve dhe "Samsung Health".

Pushimi i drekës
Dëshiron të marrësh lajmet gjatë drekës? Ti mund të shikosh çdo ditë kalendarin, të lexosh lajmet dhe të lundrosh në "Facebook" me "Bixby".

Udhëtimi i mbrëmjes
A e përfundon gjithmonë punën në 18:30? Tani mund të porosisësh një "Uber" me një trokitje dhe më pas gjej lehtësisht atë videon në "YouTube" për të cilën ke pritur gjithë ditën për ta parë.

Ditë në plazh
A shkon në plazh çdo të shtunë? "Bixby" i di edhe ritualet e tua të fundjavës, kështu që "Foursquare" dhe "Galeria" do të jenë të dobishme kur të të nevojiten.
Bëje nga një ekran i vetëm.
"Bixby" shkon përtej asaj që mund të bëjë një aplikacion i vetëm duke përdorur disa funksione në aplikacione të ndryshe me një trokitje të vetme.
"Apps" të disponueshme


Kontakto "NDIHMA nga Samsung"
A ke pyetje të tjera?