Më pak fjalë, më shumë vepra.

Bixby të lejon të fokusohesh në gjërat më të rëndësishme. Mëson gjërat që të pëlqejnë të bësh, si dhe bashkëpunon me aplikacionet dhe shërbimet e tua të preferuara për të të ndihmuar të bësh më shumë gjëra.

Në dyqan lulesh për të blerë lule, në pamje ballore e "Galaxy S9 Midnight Black" që merr një njoftim "Më kujto të blej një kartolinë për nënën kur të iki prej këtej", nga "Përkujtesa" e "Bixby".

* Figurat në ekran janë simuluar për qëllime ilustruese.
* Disponohet në "Galaxy S9/S9+/Note8/S8/S8+" dhe në celularë "Samsung" me "Android O 8.0" e lart.
* Ndërfaqja e përdoruesit mund të ndryshojë dhe variojë sipas pajisjes.
* Aplikacionet e disponueshme mund të ndryshojnë sipas shtetit.

Mbaj mend çdo gjë të vogël.

"Bixby" të ndihmon t'i mbash mend të gjitha. Konfiguro përkujtesa inteligjente për të të njoftuar ku dhe kur të nevojitet. Ti mund të lidhësh edhe faqe interneti, video, fotografi dhe të tjera.

Një person që mban "Galaxy S9 Midnight Black" në dorën e tij të majtë, merr njoftimin "Bli biletat e koncertit" nga përkujtesa e "Bixby".

Merr përkujtesë.

Kur krijon një përkujtesë të re me "Bixby", ti mund të caktosh kohën dhe vendndodhjen specifike për dërgesë, kështu do ta marrësh kur të nevojitet.

Një figurë e "Galaxy S9 Midnight Black" që merr njoftim "Pagesë fature uji-drita" nga "Përkujtesa Bixby".

Mbaj mend atë që dëshiron.

"Bixby" sigurohet që të mos harrosh gjërat e rëndësishme.
Shko përtej listave të rëndomta të detyrave me përkujtesa që përfshijnë përmbajtje si emaile, tekste, foto dhe lidhje.
"Bixby" madje mund të të rikujtojë të rifillosh një video në pikën ku e kishe lënë.

Imazh i kryerjes së një thirrjeje telefonike që është një nga funksionet e përkujtesës së "Bixby" nga "Galaxy S9 Midnight Black"

Krijo përkujtesa me lehtësi.

"Bixby" funksion pa problem me aplikacionet në telefonit tënd dhe menynë e përbashkimit në mënyrë që të mund të flasësh, shkruash apo trokasësh për të krijuar një përkujtesë.

Një pamje ballore e "Galaxy S9 Midnight Black" që shfaq në ekran mesazhin "Më kujto të blej qumësht, vezë dhe pelena kur të dal nga puna".

Bixby

Përdor "Bixby" për të krijuar përkujtesa komplekse thjesht duke folur.
Kështu, nëse thua "Bixby, më kujto të marr qumësht, vezë dhe pelena kur të dal nga puna", "Bixby" do të krijojë menjëherë një përkujtesë dhe do të të dërgojë një sinjalizim kur të dalësh nga puna.

* Bixby njeh vetëm thekse dhe dialekte të caktuara të gjuhës angleze (SHBA), koreane dhe kinezishte. Do të mbështeten dhe gjuhë të tjera.

Një imazh i ekranit të "Galaxy S9 Midnight Black" që shpërndan video nëpërmjet përkujtesës së "Bixby".

Shpërndaj përmes

Cakto përkujtesa të "Bixby" për përmbajtje si tekste, foto dhe lidhje direkt nga aplikacioni i zgjedhur përmes menysë së ndarjes.

Pamje ballore e "Galaxy S9 Midnight Black" që ruan telefonatën hyrëse me përkujtesën e "Bixby".

Integruar në aplikacionet e brendshme të "Samsung"

Cakto përkujtesa në aplikacione si "Telefoni" dhe "Lajmëtari" në mënyrë që të mos harrosh atë që të nevojitet ose se nga kush të nevojitet.

Pamje ballore e "Galaxy S9 Midnight Black" që bën listën e blerjeve të ushqimeve me futjen nga tastiera.

Shkruaj përkujtesat

Cakto përkujtesa manualisht duke shkruar direkt në aplikacionin "Përkujtesa".

Praktik.

Përkujtesat e aksesueshme e bëjnë më të thjeshtë mbajtjen mend të gjërave të vogla.

Imazh i "Galaxy S9 Midnight Black" duke kontrolluar përkujtuesit direkt nga ekrani kryesor i "Bixby"

Baza e "Bixby"

Hidhi një sy përkujtesave më të rëndësishme duke rrëshqitur në "Bixby" dhe shënoji si të përfunduara.
Nëse përkujtesa ka materiale të bashkëngjitura, "Bixby" do të të dërgojë menjëherë në atë aplikacion.

Imazh i "Galaxy S9 Midnight Black" duke kontrolluar përkujtuesit lehtësisht nga widget-i

Widget-i

Ruaj widget-in e përkujtesës në ekranin bazë - tregon përkujtesat e ardhshme dhe të dërgon tek ato në aplikacionin "Përkujtesa".

Imazh i "Galaxy S9 Midnight Black" duke shfaqur përkujtesat në ekranin pasiv të celularit

Gjithnjë ndezur

Afishimi "Gjithnjë ndezur" të lejon të shikosh përkujtesat më urgjente pa prekur telefonin.

Imazh i "Galaxy S9 Midnight Black" duke kontrolluar përkujtesat në panelin anësor të ekranit pasiv celularit

Panel anësor

Hidhu një shikim të shpejtë përkujtesave nga çdo ekran duke rrëshqitur në të majtë nga buza e djathtë.

Pamje ballore e "Galaxy S9 Midnight Black" që menaxhon çdo gjë duke filluar nga blerja e artikujve të nevojshëm dhe deri tek telefonat me përkujtesë të "Bixby".

Ji i organizuar.

Duke filluar nga gjërat që duhet të bësh në telefon, si për shembull të kujtosh të shikosh një video dhe deri të gjërat që duhet të bësh, si për shembull blerja e qumështit, ti mund t'i mbash gjërat e rëndësishme për të bërë në një vend.

Kontakto "NDIHMA nga Samsung"

A ke pyetje të tjera?