Baza për fëmijët e Samsung-ut

Hapat e parë të fëmijëve drejt botës dixhitale

"Baza për fëmijët e Samsung-ut" të lejon të krijosh një ambient të sigurt në mënyrë që fëmija yt të mund të eksplorojë i lumtur dhe të lidhet me botën. Me aktivitete të përshtatshme për familjen për t'i argëtuar fëmijët, si dhe për t'i nxitur ata për të mësuar, për t'u zhvilluar dhe rritur, "Baza për fëmijët" ndihmon fëmijën të shijojë mbretërinë dixhitale në kushte të sigurta.

Telefoni inteligjent përpara një sfondi të ilustruar me imazhin e simuluar të ndërfaqes së "Bazës për fëmijët" dhe aplikacioneve "Fshati i miqve të Crocro-së", "Kanavaca e Bobby-t", "Grupi muzikor i Lisa-s", "Videoja e Cooki-t", "Zëri im magjik", "Aventura e Crocro-së" në ekran. Së bashku me personazhet e fshatit të "Bazës për fëmijët", siç janë Cooki, Crocro, Booby dhe Lisa, fëmijët mund të mësojnë duke luajtur.

Hapet lehtë

Fëmija yt mund të udhëtojë brenda pak sekondave. Thjesht trokit mbi Bazën për fëmijët në panelin e shpejtë dhe përdor të njëjtin PIN ose biometrika të vendosura për pajisjen për të hyrë dhe dalë nga aplikacioni. Nuk ke nevojë të mbash mend edhe një fjalëkalim tjetër. Nëse të duhet të rregullosh cilësimet, shtyp gjatë butonin e Bazës për fëmijët.

Imazhi i simuluar i një gruaje me fëmijën e saj në dhomën e tyre të ndenjes. Gruaja mban në dorë një telefon inteligjent ku shfaqet një mbivendosje e simuluar e ekranit me ikonën e zmadhuar të bazës së "Kids", ku tregohet se si mund të hapet lehtësisht "Baza për fëmijët" në panelin e shpejtë.

Qetëso mendjen

Ndihmo fëmijën të zhvillojë zakonet e duhura dixhitale me Bazën për fëmijët. Kufizo kohën e lojës, si dhe jep akses për kontakte dhe aplikacione specifike. Ndiq raportet e përdorimit për të parë se çfarë bën fëmija ose për t'u siguruar se ai shikon vetëm gjëra të përshtatshme. Baza për fëmijët është një mjedis i sigurt ku fëmija mund të mësojë dhe të luajë.

Imazh i simuluar i ekranit të bllokimit me kodin PIN në "Bazën për fëmijët" që tregon se si mund të vendoset një bllokim për sigurinë. Më poshtë shfaqet butoni i thirrjeve të emergjencës.

Bllokim me kodin PIN

Imazh i simuluar i ekranit të kontrollit prindëror në "Bazën për fëmijët" që tregon se si mund të caktohet kufiri i kohës së lojës.

Kufiri i kohës së lojës

Imazh i simuluar i ekranit të raportit të përdorimit në "Bazën për fëmijët"", në të cilin shfaqen gjurmuesit e veprimtarisë që të lejojnë të shikosh se si fëmija e përdor telefonin.

Raporti i përdorimit

Imazh i simuluar i ekranit të kontrollit prindëror në "Bazën për fëmijët" që shfaq kufijtë që mund të caktosh për aplikacionet, kontaktet dhe median.

Leje për aplikacionet/
kontaktet/median

Njihu me grupin

Lëre fëmijën të shprehë krijimtarinë me miqtë e tij të rinj. I pajisur me kamera të përshtatshme për fëmijë dhe internet, fëmija mund të ndjekë Crokro-n elegant, kuzhinierin ambicioz Cooki, të apasionuarën pas muzikës Lisa-n, si dhe ndërtuesin Bobby në një argëtim të pafund në Bazën për fëmijët.

Imazh i simuluar i krokodilit Crocro nga fshati i "Bazës për fëmijët" me ikonën për aplikacionin "Fshati i miqve të Crocro-së".

Crocro

Përshëndet udhëheqësin e grupit, i dhënë pas modës dhe projektimit! I vogli yt mund ta ndihmojë Crocro-n dhe miqtë e tij që të krijojnë shtëpinë e tyre në Fshati i miqve të Crocro-s.

Imazh i simuluar i majmunit dembel Cooki nga fshati i "Bazës për fëmijët" me ikonën për aplikacionin "Videoja e Cooki-t".

Cooki

Cooki është shumë i dhënë pas gatimit, i gatshëm për të ngrënë dhe për të bërë një sy gjumë në çdo kohë. Mendo se si ta ushqesh atë për një dietë të shëndetshme. (por petullat janë ushqimi i tij i preferuar.)

Imazh i simuluar i zogut Lisa nga fshati i "Bazës për fëmijët" me ikonën për aplikacionin "Grupi muzikor i Lisa-s".

Lisa

Je gati për të kënduar dhe për të kërcyer? Atëherë të duhet vetëm Lisa. Këndo dhe regjistro këngë me zërin e të gjithë miqve, madje mund të luash edhe me instrumente të ndryshme.

Imazh i simuluar i kastorit Bobby nga fshati i "Bazës për fëmijët" me ikonën për aplikacionin "Kanavaca e Bobby-t".

Bobby

Artisti i grupit! Bobby adhuron të krijojë kryevepra në kanavace të ndryshme, pavarësisht nëse punon në rërë apo në letër. Është hobi i tij i preferuar.

Botë të tjera për t'u zbuluar me LEGO

Fëmija yt mund të zbulojë edhe më shumë sfida për t'u përballuar nga një sërë lojërash direkt në pajisje. Rrëshqit djathtas dhe lëre imagjinatën e tij të shfrenohet. Përmes argëtimit me tema LEGO, fëmija yt mund të zhvillojë, krijojë dhe përdorë aftësi të reja me projektet e përshtatshme për moshën, nëpërmjet të cilave argëtohet, madje edhe mëson shkencë dhe matematikë.

Imazh i simuluar i tabletës në një tavolinë të rrethuar nga letra dhe kuba "LEGO". Duart e një fëmijë ndodhen pranë dhe dora e tij e djathtë prek ekranin e tabletës. Në ekran shfaqet ndërfaqja e aplikacionit "LEGO", ku tregohen lloje të ndryshme mënyrash argëtimi që ofrohen për fëmijën tënd.

Si të konfigurohet Baza për fëmijët

Imazhi i simuluar i një ekrani që tregon se si të hapni Quick panel.

Hapi 1.
Prezantim i Panelit të shpejtë

Zvarrit poshtë për të hapur Panelin e shpejtë.

Imazh i simuluar i ekranit të panelit të shpejtë që tregon se si mund të kesh akses në "Bazën për fëmijët".

Hapi 2.
Paneli i shpejtë

Hap Bazën për fëmijët nga Paneli i shpejtë.


* Rrëshqit poshtë për të hapur panelin e shpejtë. Vendndodhja e butonit të Bazës për fëmijët mund të rregullohet përmes cilësimeve të panelit të shpejtë në këndin lart djathtas.

Imazh i simuluar i ekranit të mirëseardhjes për "Bazën për fëmijët" me butonin "Tjetër" për të përpunuar hapin tjetër.

Hapi 3.
Mirë se vjen në Bazën për fëmijët

Trokit "Tjetër" në faqen e mirëseardhjes të Bazës për fëmijët.

Imazh i simuluar i ekranit të sigurisë në "Bazën për fëmijët" që të kërkon të vendosësh kodin PIN me katër shifra.

Hapi 4.
Siguria

Konfiguro kodin PIN dhe konfirmoje atë. Më pas, mund të hapësh Bazën për fëmijët.


* Nuk do të të kërkohet të konfigurosh kodin PIN nëse ke vendosur bllokimin e pajisjes. Mënyra ekzistuese e bllokimit do të përdoret për akses në Bazën për fëmijët.

Imazh i simuluar i ekranit të "Bazës për fëmijët" që tregon se mund të trokasësh ikonën lart djathtas për të rregulluar kontrollin prindëror.

Hapi 5.
Cilësimet prindërore

Trokit butonin e menusë lart djathtas për të caktuar kufijtë për kohën e lojës ditore, si dhe aplikacionet dhe kontaktet që fëmija mund të përdorë - dhe je plotësisht gati.

Imazh i ilustruar i Crocro-s duke përdorur një tabletë.

Faqja e regjimit Fëmijë

Për përdoruesit e regjimit aktual "Fëmijë".

Imazh i ilustruar i Cooki-t duke kënduar me mikrofon.

Pyetje të shpeshta rreth Bazës për fëmijët

Pyetjet e tua më të shpeshta kanë marrë përgjigje.

Programin për përmirësimet e Baza për fëmijët e Samsung-ut mund ta gjesh te Njoftimet (njoftimet për përditësim të P OS) në aplikacionin Samsung Members.
Samsung Members mund të shkarkohet dhe të instalohet nga Galaxy Store.

Samsung Members

Galaxy Store

* Disponueshmëria e funksioneve të "Bazës për fëmijët" mund të ndryshojë në varësi të shtetit, pajisjes dhe vazhdimësisë së mirëmbajtjes.
** Përdoruesit që kanë pajisje me versionet Android më të vjetra se Android 9.0, mund të shkarkojnë ose të përditësojnë regjimin "Fëmijë" përmes Galaxy Store.
Pajisjet me versionet Android 9.0 ose më të reja, do ta kenë tashmë "Bazën për fëmijët" në panelin e shpejtë dhe mund të hapet duke shtypur butonin e "Bazës për fëmijët".
*** Përdoruesit me pajisjet e përditësuara nga Android 8.0 në 9.0, mund të përdorin "Bazën për fëmijët".
**** Imazhet e pajisjes dhe ekranit janë simuluar për qëllime ilustruese.