Ndihmë për akses

Udhëzuesi për Navigimin Global

Përdorimi i shiritit të Navigimit Global në websitin tonë

1. Si të gjeni nën-menutë në shiritin tonë të Navigimit Global

sub menus area on global navigation bar

1.1. Për të gjetur nën-menutë e një artikulli në shiritin tonë të Navigimit Global, shtypni butonin Tab derisa të arrini tek artikulli përkatës. Nën-menutë do të shfaqen automatikisht sapo të shtypni butonin Enter në artikull. Për shembull, për të gjetur nën-menutë e "Mobile", shtypni Tab derisa të arrini tek artikulli.  Do të gjeni shumë nën-menu si “Smartfonë, Tabletë, Pajisje Wear, Aksesorë” kur shtypni butonin Enter në artikull.

1.2. Për të shfletuar nënartikujt e një grupi në shiritin tonë të Navigimit Global, shtypni butonin Tab kur artikulli kryesor është në fokus. 

Për shembull, për të hapur nënartikujt e “Smartfonë”, shtypni Tab kur tastiera juaj të ketë fokusuar pikërisht këtë artikull.

1.3 Për të kaluar në grupin vijues në shiritin tonë të Navigimit Global, shtypni butonin Tab derisa t’i kaloni të gjithë nënartikujt në grupin aktual. Elementi i fokusuar në vazhdim do të jetë grupi vijues.

Për shembull, për të kaluar në grupin vijues pas “Smartfonë, Tabletë, Pajisje Wear, Aksesorë”, shtypni butonin Tab derisa t’i kaloni të gjithë nënartikujt e grupit aktual. Kur shtypni Tab nga nënartikulli i fundit i grupit, tastiera juaj do të fokusojë grupin vijues (“Display”).

1.4 Për t’u kthyer tek artikulli i mëparshëm në shiritin tonë të Navigimit Global, mbani të shtypur butonin Shift dhe shtypni butonin Tab një herë. Kjo do të fokusojë tastierën tuaj në artikullin e mëparshëm. Mund të shtypni kombinimin Shift+Tab disa herë për t’u kthyer mbrapa sipas nevojës.

Për shembull, për t’u kthyer te “Smartfonë” ndërsa tastiera është e fokusuar në “Tabletë” shtypni Shift+Tab një herë.    

2. Si të përdorni kërkimin në shiritin tonë të Navigimit Global

 sub menus area on global navigation bar

2.1. Për t’u përqendruar në kërkimin në shiritin tonë të Navigimit Global, shtypni butonin Tab derisa të kaloni nëpër të gjitha opsionet e disponueshme të menysë dhe tastiera të fokusohet në ikonën "Kërko", më pas shtypni butonin Enter.

2.2. Për të futur një term në fushën e kërkimit në shiritin tonë të Navigimit Global, shtypni butonin Tab një herë kur fokusi i tastierës është në ikonën “Kërko”. Kjo do të zhvendosë fokusin nga ikona “Kërko” në fushën e hyrjes së kërkimit. Tanimë, mund të shtypni fjalën kyçe që dëshironi të gjeni.

2.3. Për të shfletuar nëpër sugjerimet e kërkimit në shiritin tonë të Navigimit Global, shtypni butonin Tab pasi të keni futur fjalën kyçe në fushën e hyrjes së kërkimit derisa tastiera juaj të fokusohet në sugjerimin e parë të listës.

Tanimë, mund të kaloni në sugjerimin tjetër duke shtypur butonin Tab përsëri.

2.4 Për të kërkuar një term të sugjeruar në shiritin tonë të Navigimit Global, shtypni butonin Enter kur fokusi i tastierës suaj është në termin e sugjeruar të kërkimit.

Kjo do t'ju çojë në faqen e rezultateve të kërkimit, me produkte dhe përmbajtje që i përputhen fjalës së sugjeruar kyçe.

2.5. Për të kërkuar fjalën ekzakte që keni futur në shiritin tonë të Navigimit Global, shtypni butonin Enter pas përfundimit të shtypjes së fjalës kyçe në fushën e hyrjes së kërkimit.

Kjo do t'ju çojë në faqen e rezultateve të kërkimit, me produkte dhe përmbajtje që i përputhen fjalës së dhënë kyçe.

3. Si të hyni dhe të përdorni Shportën e blerjeve në shiritin tonë të Navigimit Global (Për vendet që ofrojnë opsionin e blerjeve në internet)

3.1. Për të parë artikujt e Shportës suaj të blerjeve në shiritin tonë të Navigimit Global, shtypni butonin Tab për të lëvizur nëpër artikujt e menusë derisa tastiera të fokusojë Shportën e blerjeve. Në atë moment, shtypni butonin Enter për të zgjeruar përmbajtjen e Shportës së blerjeve dhe për të zbuluar produktet në shportë. Kini parasysh se lidhja e Shportës së blerjeve do të jetë e disponueshme në shiritin tonë të Navigimit Global vetëm pasi të keni shtuar produkte në të.

3.2. Për të hequr një artikull nga Shporta e blerjeve në shiritin tonë të Navigimit Global, shtypni butonin Tab disa herë ndërsa Shporta e blerjeve është e zgjeruar derisa fokusi i tastierës suaj të jetë në opsionin "Hiq nga shporta". Në këtë moment, shtypni butonin Enter për të hequr artikullin nga shporta juaj.

Kini parasysh se lidhja e Shportës së blerjeve do të jetë e disponueshme në shiritin tonë të Navigimit Global vetëm pasi të keni shtuar produkte në të.

3.3. Për të kaluar nga shiriti ynë i Navigimit Global te përfundimi i blerjes, shtypni butonin Tab disa herë kur Shporta e blerjeve është e zgjeruar derisa të kaloni të gjitha produktet e shportës. Kur fokusi i tastierës suaj është në artikullin e fundit, shtypni butonin Tab për të lëvizur fokusin e tastierës në opsionin "Shko në përfundimin e blerjes".

Kini parasysh se lidhja e Shportës së blerjeve do të jetë e disponueshme në shiritin tonë të Navigimit Global vetëm pasi të keni shtuar produkte në të.

Udhëzuesi për Menunë e filtrit

Përdorimi i Menusë së filtrit në websitin tonë

1. Si të hapni ose të anashkaloni Menunë e filtrit

 sub menus area on global navigation bar

1.1. Për të hapur Menunë e filtrit, shtypni butonin Tab derisa fokusi i tastierës të jetë në artikullin e filtrit. Nga këtu, mund të shtypni butonin Tab përsëri për të kaluar në opsionin e parë të menusë.

1.2. Për të anashkaluar Menunë e filtrit shtypni butonin Tab disa herë kur fokusi i tastierës është në artikullin e filtrit.

Kjo do të lëvizë fokusin e tastierës nëpër grupet e filtrit. Kur fokusi të jetë në grupin e fundit të filtrit, shtypni butonin Tab edhe një herë për t’u larguar nga Menuja e filtrit dhe për të vazhduar me elementin vijues në faqe.

2. Si të shfletoni dhe zgjidhni opsionet e filtrit

 sub menus area on global navigation bar

2.1. Për të zgjeruar një grup filtri dhe për të zbuluar opsionet e filtrit në Menunë tonë të filtrit, shtypni butonin Enter kur fokusi i tastierës suaj të jetë në grupin e filtrit.

Kështu do të zgjerohet grupi i filtrit dhe të zbulohen opsionet e filtrit.

2.2. Për të kaluar në opsionin e parë të filtrit të një grupi filtri në Menunë tonë të filtrit, shtypni butonin Tab kur fokusi i tastierës suaj të jetë në grupin e filtrit.

Kështu fokusi do të lëvizë në opsionin e parë të filtrit në atë grup.

2.3. Për të kaluar në grupin tjetër të filtrit në Menunë tonë të filtrit, shtypni butonin Tab kur fokusi i tastierës suaj të jetë në grupin e mëparshëm të filtrit. Nëse grupi i filtrit është i zgjeruar, duhet të shtypni butonin Tab disa herë derisa së pari t’i kaloni të gjitha opsionet e disponueshme të filtrit brenda atij grupi.

2.4. Për të kaluar në grupin tjetër të filtrit në Menunë tonë të filtrit, shtypni butonin Tab kur fokusi i tastierës suaj të jetë në grupin e mëparshëm të filtrit. Nëse grupi i filtrit është i zgjeruar, duhet të shtypni butonin Tab disa herë derisa së pari t’i kaloni të gjitha opsionet e disponueshme të filtrit brenda atij grupi.

2.5. Për të kaluar në opsionin ose grupin e mëparshëm të filtrit në Menunë tonë të filtrit, mbajeni të shtypur butonin Shift dhe shtypni butonin Tab një herë. Kjo do të fokusojë tastierën tuaj në artikullin e mëparshëm. Mund të shtypni kombinimin Shift+Tab disa herë për t’u kthyer mbrapa sipas nevojës.

2.6. Për të zgjedhur një opsion filtri, shtypni tastin Space një herë. Për të çzgjedhur një opsion filtri, shtypni tastin Space edhe një herë.

3. Si t’i hiqni të gjithë filtrat e zgjedhur

 sub menus area on global navigation bar

3.1. Për të hyrë në ospionin "RIVENDOS FILTRAT” (RESET FILTERS) në Menunë tonë të filtrit, shtypni butonin Tab disa herë derisa të kaloni nëpër të gjithë filtrat e disponueshëm. Kur fokusi i tastierës suaj është në filtrin e fundit, shtypni butonin Tab për të lëvizur fokusin e tastierës në opsionin "RIVENDOS FILTRAT".

3.2.  Për të fshirë të gjithë filtrat e përzgjedhur në Menunë e filtrit, shtypni butonin Enter kur fokusi i tastierës suaj të jetë në opsionin “RIVENDOS FILTRAT”. Kështu do të fshihen të gjitha opsionet e filtrave të zgjedhur më parë.

Udhëzuesi për lidhjet e kapërcimit

Përdorimi i lidhjeve të kapërcimit në websitin tonë

1. Aksesimi dhe përdorimi i lidhjeve të kapërcimit

 sub menus area on global navigation bar

1.1. Kapërce te përmbajtja. Kjo lidhje kapërcimi është lidhja e parë që hasni në të gjitha faqet tona kur shtypni butonin Tab. Nëse dëshironi të kapërceni shiritin tonë të navigimit global dhe të shkoni direkt në seksionin e përmbajtjes së faqes, shtypni butonin Enter kur fokusi i tastierës suaj është në lidhjen "Kapërce te përmbajtja".

1.2. Kapërce te ndihma e aksesueshmërisë. Kjo lidhje kapërcimi është lidhja e dytë që hasni në të gjitha faqet tona kur shfletoni me butonin Tab. Nëse dëshironi të kapërceni të gjithë faqen dhe të shkoni direkt në ndihmën e aksesueshmërisë në Menunë Footer, shtypni butonin Enter kur fokusi i tastierës suaj të jetë në lidhjen "Kapërce te  ndihma e aksesueshmërisë".