Komoditet gjatë të gjithë vitit
Sistemet klimatike të tubacioneve "Samsung" janë krijuar për funksionuar më së miri në çdo lloj moti, duke ju ofruar komoditet gjatë katër sezoneve.
Qarkullim optimal ajri, dizajn i lehtë në peshë
Tubi i hollë "Samsung" vendoset prapa tavanit, duke i siguruar dhomës kontroll klimatik të qëndrueshëm dhe efikas në mënyrë diskrete. Montimi dhe mirëmbajtja realizohen lehtë falë përmasave dhe peshës së tij kompakte - më e lehta në industri.

Mbulim i gjerë në hapësira më të mëdha
Tubacioni MSP i "Samsung" siguron operim të fuqishëm dhe njëkohësisht pa zhurmë me kontrollin statik të presionit të jashtëm. Presioni i tij i jashtëzakonshëm statik mundëson një mbulim të gjerë, duke sjellë rritje të qarkullimit ajrit në zona të gjera.

Performancë e fuqishme dhe e adaptueshme
Me kapacitetin për të trajtuar presionin e lartë statik të jashtëm deri në 25 mmAq, tubacioni HSP mundëson performancë të shkëlqyeshme të ftohjes dhe ngrohjes. Mbulimi i gjerë i ajrit të njësisë dhe instalimi fleksibël e bëjnë atë të jetë një përshtatje ideale për hapësira me tavane të larta.

Kategoritë Tona të Produkteve