AC140MNMDKH/EU

CAC, Presion i mesëm statik Duct, Pompë ngrohëse, 14.0 kW

Kapaciteti 14.0 kW

I vogël dhe me peshë të lehtë

Kondicioneri "DUCT S" nga "Samsung" është i lehtë dhe i përshtatshëm për t'u montuar dhe mirëmbajtur. Dizajni i tij jashtëzakonisht kompakt zvogëlon vëllimin dhe peshën e tij me 30%; krahasuar me kondicionerët tradicionalë. Pra, është shumë më i lehtë për tu trajtuar dhe montuar, madje edhe në hapësira të vogla.

I vogël dhe me peshë të lehtë

Automatikisht më shumë rehati dhe performancë

Kondicionerët DUCT S nga "Samsung" me rregullim automatik ESP funksionojnë në mënyrë efikase dhe pavarësisht gjatësisë së tubit, e ndjejnë automatikisht presionin e jashtëm statik (ESP). Më pas, për të optimizuar vëllimin dhe presionin e ajrit, si dhe për të minimizuar zhurmën për komfort maksimal në çdo situatë, ai rregullon shpejt perfomancën. ESP mund të rregullohet lehtësisht përmes një telekomande, e cila redukton kohën e instalimit.

Automatikisht më shumë rehati dhe performancë

Shërbime në 3 mënyra për mirëmbajtje të lehtë

Shumica e kondicionerëve me tubacion montohen në një shumëllojshmëri vendesh, prandaj duhet të hapen në mënyra të ndryshme për mirëmbajtjen. Kondicionerët DUCT S janë krijuar që të hapen në tri drejtime - lart, anash dhe poshtë - duke përdorur një kapak të rrëshqitshëm që mund të hiqet lehtësisht. Në këtë mënyrë, mirëmbajtja bëhet shumë më e lehtë kudo që është montuar - duke ju kursyer kohë dhe para.

Shërbime në 3 mënyra për mirëmbajtje të lehtë

Komfort i optimizuar

Konfigurimi i lehtë i kondicionerëve DUCT S nga "Samsung" ofron kontrollin delikat të nevojshëm për të siguruar performancë optimale për çdo rast. Fuqinë e operimit të tij mund ta konfiguroni lehtë për ta përshtatur sipas shkallës së aktivitetit tuaj. Pra, nëse jeni duke u stërvitur apo duke lexuar një libër, këtë mund ta bëni në komoditet maksimal, duke minimizuar njëkohësisht zhurmën dhe kursyer energjinë përmes cilësimeve më efikase.

Komfort i optimizuar

Efikasitet i lartë energjetik dhe kursime

Teknologjitë e avancuara të kondicionerëve DUCT S nga "Samsung" ofrojnë efikasitet energjetik të jashtëzakonshëm për t'ju kursyer para, duke fituar kështu "SEER" të nivelit të lartë global (raporti sezonal i efikasitetit energjetik). Ventilatori i madh "Sirocco" përmban fletë aerodinamike, duke gjeneruar më shumë ajër, me më pak zhurmë. Shkëmbyesi i nxehtësisë i sheshtë dhe kompakt është gjithashtu jashtëzakonisht efikas, ndërsa kompresori rrotullues i dyfishtë BLDC redukton dridhjet, duke e bërë më të qetë dhe më të besueshëm.

Efikasitet i lartë energjetik dhe kursime

Kontrollojeni kurdo dhe kudo

"Duke përdorur aplikacionin* në celularin tuaj inteligjent, funksioni opsional ""Smart Wi-Fi"" ju lejon të kontrolloni në distancë funksionet e kondicionerit ""Samsung"" DUCT S, si dhe të programoni operimin e tij. Mund ta aktivizoni apo çaktivizoni menjëherë dhe të zgjidhni modalitetin dhe temperaturën e operimit në çdo vend ku ka rrjet me valë. * Ofrohet për pajisjet iPhone dhe Android."

Kontrollojeni kurdo dhe kudo
  • Inverter dixhital

    Inverter dixhital

    Motori dixhital i inverterit "Samsung" është pa zhurmë dhe shumë më i qëndrueshëm dhe efikas në energji. Ndryshe nga motorët tradicionalë, duke qenë se ka më pak pjesë të lëvizshme, operimi i tij elektrik eliminon fërkimin.

  • Pompa e shkarkimit EZ

    Pompa e shkarkimit EZ

    Pompa e shkarkimit opsionale dhe e lehtë në instalim EZ pengon prapavajtjen e ujit gjatë shkarkimit dhe përhapjen e baktereve dhe mikrobeve që shkaktojë erë të rëndë në ujë të ndenjur. Thjesht futeni në prizë dhe lidheni pasi përshtatet me të gjitha llojet e njësive të jashtme.

  • Mikro kanal i sheshtë

    Mikro kanal i sheshtë

    FME/FMC (mikro kanali i sheshtë avullues/kondensator) është shumë efikas, duke siguruar rritje efikasiteti prej 30%; në krahasim me makinat tradicionale Fin & Tube. Kanalet e saj të sheshta ndihmojnë edhe në krijimin e një dizajni tejet kompakt dhe të lehtë në peshë që është 25%; më i vogël se normalja.

  • Easy Filter

    Easy Filter

    Ndryshe nga filterat tradicionalë që janë të vështirë të aksesohen, "Easy Filter" i kondicionerit "Samsung" DUCT S gjendet jashtë, në krye. Pra, mund të hiqet, të pastrohet dhe të rivendoset lehtësisht - pa pasur nevojë të hapet kapaku ose të tërhiqet fort për ta hequr. Gjithashtu, veshja e tij antibakteriale filtron pluhurin, ndotësit e rrezikshëm të ajrit dhe alergjenët.

Specifikimi
  • Veçoritë
    • Lloji 14.0kW-1Φ-MSP DUCT
  • Emri i modelit
    • Njësia e brendshme AC140MNMDKH/EU
    • Njësia e jashtme AC140MXADKH/EU
  • Sistemi
    • Regjimi HEAT PUMP
  • Kapaciteti
    • Ftohje [kW] 3.50/13.40/15.50 kW
    • Ftohje [Btu/orë] -
    • Ngrohje [kW] 3.50/15.50/18.00 kW
    • Ngrohje [Btu/orë] -
  • Hyrja e energjisë (nominale)
    • Ftohje 1) 0.80/4.45/6.44 kW
    • Ngrohje 2) 0.70/4.54/7.36 kW
  • Hyrja aktuale (nominale)
    • Ftohje 1) 3.7/20.0/28.0 A
    • Ngrohje 2) 3.5/19.5/32.0 A
  • Ushqyesi
    • MCA [A] 34.5 A
    • MFA [A] 40.0 A
  • Efikasiteti energjisë
    • EER (ftohja nominale) 3.01
    • COP (ngohja nominale) 3.41
    • Shkalla e Energjisë (Ftohja) -
    • Shkalla energjisë (Ngrohja) -
  • Lidhjet e tubacioneve
    • Tubi për rrjedhjet e lëngshme (Φ, mm) 9.52 mm
    • Tubi për rrjedhjet e lëngshme (Φ, inç) 3/8"
    • Tub gazi (Φ, mm) 15.88 mm
    • Tub gazi (Φ, inç) 5/8"
    • Instalimi Maks. Gjatësia [m] 75 m
    • Instalimi Maks. lartësia [m] 30 m
  • Kablli togëzimit
    • Kabllo transmetuese VCTF0.75~1.5
  • Agjenti ftohës
    • Lloji R410A(Fluorinated greenhouse gas, GWP=2,088)
    • Metoda e kontrollit EEV
    • Mbushja nga fabrika (kg) 3.40 kg
    • Mbushja nga fabrika (tCO2e) 7.10 tCO2e
  • Furnizimi me energji elektrike (Njësia e brendshme) [Φ, #, V, Hz]
    • 1, 2, 220-240, 50
  • Ventilator
    • Lloji Sirocco
    • Motor (dalje) [W] 244 W
    • Numri i Njësisë (EA) 3 EA
    • Shkalla e rrjedhjes së ajrit (e lartë/e mesme/e ulët) [m3/min.] (C) 33.0/28.0/23.0 (H) 33.0/28.0/23.0 CMM
    • Shkalla e rrjedhjes së ajrit (e lartë/e mesme/e ulët) [l/s] -
    • Presioni i jashtëm statik (minimal/standart/maksimal) [mmAq] 0/5.2/15 mmAq
    • Presioni i jashtëm statik (minimal/standart/maksimal) [Pa] -
  • Shkarkimi
    • Rrjedhja e tubit (Φ, mm) VP25(OD32/ID25)
  • Tingulli
    • Presioni i tingullit (i lartë/i mesëm/i ulët) [dB(A)] 37/34/30 dBA
    • Fuqia e tingullit (Ftohja) [dB(A)] 62 dBA
  • Dimensioni i jashtëm (Njësia e brendshme)
    • Pesha neto (kg) 38.6 kg
    • Pesha e Transportit (kg) 44.8 kg
    • Pesha neto (GJxLxTh)) (mm) 1300 x 300 x 700 mm
    • Dimensionet e transportit (GJxLxTh) (mm) 1529 x 370 x 779 mm
  • Madhësia e panelit
    • Modeli i panelit -
    • Pesha neto e Panelit (kg) -
    • Pesha e Transportit (kg) -
    • Pesha neto (GJxLxTh)) (mm) -
    • Dimensionet e transportit (GJxLxTh) (mm) -
  • Aksesorë shtesë
    • Pompa e shkarkimit MDP-G075SP(External), MDP-G075SQ(Internal)
    • Pompë shkarkimi Max. Lartësia e Ngritjes / Zhvendosja -
    • Filtër ajri -
  • Furnizimi me energji elektrike (njësia e jashtme) [Φ, #, V, Hz]
    • 1, 2, 220-240, 50
  • Kompresori
    • Lloji Twin BLDC
    • Modeli UG5TK1450FJX
    • Dalje (kW) 4.19 kW
    • (Lloji i ) Vajit PVE
    • Vaji (ngarkesa fillestare) [cm3] 1700 cc
  • Ventilator (njësia e jashtme)
    • Shkalla e rrjedhjes së ajrit (Ftohja) [m3/min.] 111 CMM
    • Shkalla e rrjedhjes së ajrit (Ftohja) [l/s] -
  • Tingulli (njësia e jashtme)
    • Presioni i tingullit (ftohjes / ngrohjes) [dB(A)] 53/54 dBA
    • Fuqia e tingullit (Ftohja) [dB(A)] 69 dBA
  • Dimensioni i Jashtëm (Njësia e jashtme)
    • Pesha neto (kg) 87.0 kg
    • Pesha e Transportit (kg) 97.0 kg
    • Pesha neto (GJxLxTh)) (mm) 940 x 1210 x 330 mm
    • Dimensionet e transportit (GJxLxTh) (mm) 995 x 1388 x 426 mm
  • Temperatura operative. Shkalla
    • Ftohje (℃) -15 ~ 50 ℃
    • Ngrohje (℃) -20 ~ 24 ℃

Mbështetje teknike

Shkarkim manual

CAC, Presion i mesëm statik Duct, Pompë ngrohëse, 14.0 kW
(AC140MNMDKH/EU)

Manualet

2019.01.12

Manuali i përdorimit versioni 02

(ANGLISHT)