AM300KXWANR/EU

DVM, Water outdoor

Kapaciteti 88.2 kW

Më efikas, më miqësor me mjedisin

Sistemi i kondicionimit "DVM S WATER" kursen para dhe mbron mjedisin, duke ofruar një performancë të fuqishme. Kompresori me inverter dysh me sistem mbushjeje me avull me efikasitet të lartë siguron ftohje dhe ngrohje të fuqishme me konsum minimal energjetik, prandaj është dhe kaq miqësor me ambientin. Për më tepër, shkëmbyesi i nxehtësisë me pllakë përmirëson efikasitetin e shkëmbimit të nxehtësisë, si dhe siguron performanca të qëndrueshme të ftohjes dhe të ngrohjes.

More efficient, more eco-friendly

Montim fleksibël pothuajse kudo

Sistemi i kondicionimit "DVM S WATER" mund të instalohet pothuajse kudo, pavarësisht vendndodhjes ose distancës nga ndërtesa. Ai ka një gjatësi maksimale tubacionesh deri në 170 metra (558 këmbë) ndërmjet njësive të jashtme dhe të brendshme, duke siguruar siguri të plotë. Mund të arrijë deri në një lartësi prej 50 metrash (164 këmbë), e cila është e barabartë me 10 kate.

Flexible installation almost anywhere

Ftohje dhe ngrohje e pavarur

Me anë të njësisë opsionale të kontrollit të modalitetit (MCU) të sistemit të kondicionimit "DVM S WATER", mund të ftohni të ngrohni në mënyrë të pavarur hapësira të ndryshme njëkohësisht. Në vend të ngrohjes apo ftohjes së thjeshtë të të gjitha hapësirave njëkohësisht, me MCU çdo njësi e brendshme mund të operohet veç, pra ndërsa ftohni disa dhoma ose zona të ndërtesës, mund të ngrohni të tjerat në të njëjtën kohë.

Independently cool and heat

Kontrollues optimal i rrjedhës së ujit

Kontrolluesi i integruar i rrjedhës së ujit të sistemit të kondicionimit "DVM S WATER" ndihmon në kontrollin e sasisë së ujit që përdoret për të ftohur dhe për të ngrohur njësinë e jashtme. Ai përcakton rrjedhjen optimale të ujit bazuar në temperaturën e brendshme të hapësirave, duke optimizuar konsumin energjetik të pompës së qarkullimit, si dhe duke pakësuar kostot. Dhe për shkak se ofrohet si standart, nuk ka nevojë të blini një paketë të veçantë të kontrollit të rrjedhës së ujit.

Kontrollues optimal i rrjedhës së ujit

Montim pa grilë ajrimi

Sistemi i instalimit pa grilë ajrimi i "DVM S WATER" siguron rregullsinë dhe pastërtinë e pjesës së jashtme të ndërtesën. Duke qenë se ftohet me ujë, nuk është e nevojshme që të montoni grila të pakëndshme për të lejuar qarkullimin e ajrit dhe për të eliminuar nxehtësinë e tepër. Mund të montohet lehtësisht brenda ndërtesës, pa ndikuar në integritetin e dizajnit arkitekturor të saj.

Montim pa grilë ajrimi

Zhurmë minimale për komoditet maksimal

Sistemi i kondicionimit "DVM S WATER" ka nivel të ulët zhurme, në këtë mënyrë nuk ka se si të ndikojë në mjedisin e ndërtesës apo t'i krijojë dikujt shqetësime në punë. Vlen për t'u përmendur se, për shkak të përdorimit të një shkëmbyesi nxehtësie me pllakë ftohëse uji, ventilatori i njësisë së jashtme nuk bën zhurmë, si dhe kasa e njësisë së jashtme e mbyllur hermetikisht dhe rripi i transmisionit i kompresorit reduktojnë çdo zhurmë të mundshme.

Zhurmë minimale për komoditet maksimal
Specifikimi
  • Veçoritë
    • Lloji DVM S Water
  • Emri i modelit
    • Njësia e jashtme AM300KXWANR/EU
  • Furnizimi me energji elektrike (njësia e jashtme) [Φ, #, V, Hz]
    • N(3Ф, 380~415V, 50/60Hz)
  • Sistemi
    • Regjimi HEAT RECOVERY
  • Performanca (nominale)
    • 30 HP
  • Kapaciteti
    • Ftohje [kW] 84.0 kW
    • Ngrohje [kW] 94.5 kW
  • Hyrja e energjisë (nominale)
    • Ftohje 1) 16.80 kW
    • Ngrohje 2) 16.88 kW
  • Hyrja aktuale (nominale)
    • Ftohje 1) 26.4 A
    • Ngrohje 2) 26.5 A
  • Ushqyesi
    • MCA [A] 48 A
    • MFA [A] 63 A
  • Efikasiteti energjisë
    • EER (ftohja nominale) 5.0
    • COP (ngohja nominale) 5.6
  • Kompresori
    • Lloji SSC Scroll x 2
    • Modeli DS-GB070FAVASG
  • Lidhjet e tubacioneve
    • Tubi për rrjedhjet e lëngshme (Φ, mm) 19.05 mm
    • Tubi për rrjedhjet e lëngshme (Φ, inç) 3/4
    • Tub gazi (Φ, mm) 34.92 mm
    • Tub gazi (Φ, inç) 1-3/8
    • Tub i shkarkimit të gazit (Φ, mm) 28.58 mm
    • Tub i shkarkimit të gazit (Φ, inç) 1-1/8
    • Instalimi Maks. Gjatësia [m] 170 m
    • Instalimi Maks. lartësia [m] 50 m
  • Kablli togëzimit
    • Kabllo transmetuese 0.75~1.5
  • Agjenti ftohës
    • Lloji R410A(Fluorinated greenhouse gas, GWP=2,088)
    • Mbushja nga fabrika (kg) 11.0 kg
    • Mbushja nga fabrika (tCO2e) 22.96 tCO2e
  • Tingulli
    • Presioni i tingullit 56 dBA
  • Dimensioni i Jashtëm (Njësia e jashtme)
    • Pesha neto (kg) 280 kg
    • Pesha e Transportit (kg) 290 kg
    • Pesha neto (GJxLxTh)) (mm) 1100x1000x545 mm
    • Dimensionet e transportit (GJxLxTh) (mm) 1170x1200x620 mm
  • Temperatura operative. Shkalla
    • Ftohje (℃) 10.0 ~ 45.0 ℃
    • Ngrohje (℃) 10.0 ~ 45.0 ℃

Mbështetje teknike