RAC, R32, Wind-Free Wall-Mount, Avant, 2.5kW

RAC, R32, Wind-Free Wall-Mount, Avant, 2.5kW

AR09TXEAAWKNEU

  • Wind-Free
  • Tri-care filter
  • Kontroll Smart

Zgjidhni kapacitetin tuaj

Qëndroni freskët me rehati pa ndjerë ftohje

Ftohja Wind-Free™

Qëndroni freskët me rehati me Ftohjen Wind-Free™. Butësisht* dhe qetësisht** përhap ajrin përmes 23,000 mikro vrimave të ajrit, kështu që nuk ka asnjë ndjesi të erës së ftohtë në lëkurën tuaj. Rrjedha e tij e përparuar e ajrit gjithashtu freskon një zonë më të gjerë dhe më të madhe në mënyrë më konstante. Dhe përdor 77% më pak energji sesa Freskimi i shpejtë***.

* ASHRAE (Shoqëria Amerikane e Inxhinierëve të Ngrohjes, Frigoriferëve dhe Kondicionerëve) e përkufizon “Ajrin e palëvizshëm” si valë të ajrit në shpejtësi nën 0.15m/s, që i mungon prania e rrjedhës së ftohtë.** Analizuar në modelin AR12TXCAAWKNEU. Regjimi Wind-Free™ krijon vetëm 23dB(A) të zhurmës, krahasuar me 26dB(A) modelin konvencional Samsung.*** Analizuar në modelin AR07T9170HA3, bazuar në konsumin e energjisë të regjimit Freskim i shpejtë krahasuar me regjimin Freskimi Wind-Free™.

Pakëson përdorimin e energjisë me 77%* për të kursyer para

Ftohja Wind-Free™ (Kursimi i energjisë)

Kurseni para çdo ditë me Freskimin Wind-Free™ mjaft të efektshëm ndaj energjisë. Kur përdoret në regjimin Wind-Free™, njësia e jashtme konsumon energji minimale – duke përdorur deri në 77% më pak energji elektrike krahasuar me regjimin Ftohja e shpejtë*. Kështu që mund të qëndroni freskët me rehati pa u shqetësuar për faturat tuaja të energjisë elektrike.

* Analizuar në modelin AR07T9170HA3, bazuar në konsumin e energjisë të regjimit Freskim i shpejtë krahasuar me regjimin Freskimi Wind-Free™.

* Analizuar në modelin AR07T9170HA3, bazuar në konsumin e energjisë të regjimit Freskim i shpejtë krahasuar me regjimin Freskimi Wind-Free™.

Gëzojuni një mënyre më inteligjente të jetesës

AI Automatik Rehati

Përjetoni një mënyrë inteligjente të jetesës me AI Auto Rehati*. Optimizon automatikisht regjimet e ndryshme duke analizuar kushtet e dhomës dhe mënyrat e përdorimit**. Mbështetur në temperaturën tuaj të preferuar, kalon automatikisht në regjimin më të përshtatshëm për të ruajtur kushtet optimale.

* Kërkohet një lidhje Wi-Fi dhe një llogari Samsung. ** Ruan të dhënat, preferencat dhe mënyrat e përdorimit të përdoruesit për të sugjeruar opsionet më të dobishme.

Flini shumë më mirë gjatë natës

Gjumë i mirë i Wind-Free™

Regjimi Gjumë i mirë i Wind-Free™ krijon klimën ideale për gjumë – pa një rrjedhë të pakëndshme të ajrit të ftohtë. Kontrolli i tij i temperaturës me Ftohjen Wind-Free™ ju ndihmon të bini në gjumë shpejt, të flini thellë e me rehati dhe të zgjoheni plotësisht të freskët.

Krijuar për të freskuar më shpejt, më gjerë dhe më tej

Ftohje e shpejtë

Freskon dhomat më shpejt nga cepi në cep, që të jeni gjithnjë në rehati. Teknologjia e Nxitjes së Inverterit Dixhital e ftoh ajrin 43% më shpejt*. Dizajni i tij i përparuar gjithashtu ka një ventilator 15% më të madh, hyrje 18% më të gjerë dhe një teh 31% më të gjerë. Kështu që ajri i freskët përhapet më tej dhe më gjerë**, duke arritur deri në 15 metra.

* Analizuar në modelin AR12TXCAAWKEU krahasuar me modelin konvencional Samsung AQ12EASER. ** Analizuar në modelin AR24TXFCAWKNEU.

Kontrollojeni në çdo kohë, kudo

SmartThings

Kontrolloni temperaturën në shtëpinë tuaj kudo dhe kurdoherë. Duke përdorur Aplikacionin SmartThings* mund të kontrolloni nga larg dhe të monitoroni kondicionerin me thjesht një prekje. Ose thjesht tregojini sistemit të inteligjencës artificiale (AI)* se ç’farë dëshironi** dhe ai e bën atë. Madje sugjeron cilësimet më të mira.

* E disponueshme në pajisjet me sistem iOS dhe Android. Kërkohet një lidhje Wi-Fi dhe një llogari Samsung. ** Komandimi me zë i përdorshëm në anglisht (SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Indi), kinezçe, koreançe, frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht. Portugalishtja gjithashtu do të jetë e përdorshme deri në fund të 2019-tës.

* E disponueshme në pajisjet me sistem iOS dhe Android. Kërkohet një lidhje Wi-Fi dhe një llogari Samsung. ** Komandimi me zë i përdorshëm në anglisht (SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Indi), kinezçe, koreançe, frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht. Portugalishtja gjithashtu do të jetë e përdorshme deri në fund të 2019-tës.

Merrni frymë lirshëm me kujdesin e trefishtë për ajrin

Filtri me kujdes të trefishtë

Higjienizoni ajrin dhe ruani rendimentin e Shkëmbyesit të Nxehtësisë me një Filtër me kujdes të trefishtë. 3 shtresat e tij përfshijnë një filtër me dendësi të lartë që heq grimcat e mëdha të pluhurit, fibrat dhe qimet e kafshëve. Gjithashtu ka një Filtër me shtresë zeolite që kap pluhurin e imët dhe ndihmon në pakësimin e viruseve, baktereve dhe alergjenëve*.

*Analizuar nga laboratori korean i analizave (FITI/KRICT) kundër baktereve dhe virusit, laboratori japonez i analizave (ITEA) kundër alergjisë. Të dhënat janë matur sipas kushteve specifike të analizave dhe mund të ndryshojnë në varësi të faktorëve të mjedisit dhe përdorimit individual. Analizuar në modelin AR13TYCABWKNST.

*Analizuar nga laboratori korean i analizave (FITI/KRICT) kundër baktereve dhe virusit, laboratori japonez i analizave (ITEA) kundër alergjisë. Të dhënat janë matur sipas kushteve specifike të analizave dhe mund të ndryshojnë në varësi të faktorëve të mjedisit dhe përdorimit individual. Analizuar në modelin AR13TYCABWKNST.

Thjesht pastron veten – automatikisht

Pastrim automatikisht (3 hapa)

Mbajeni pjesën e brendshme të kondicionerit tuaj higjienike duke mos bërë asgjë! Pasi të ketë punuar, funksioni Pastrim automatikisht than Shkëmbyesin e Nxehtësisë automatikisht duke përdorur një proces me 3 hapa. Heq lagështirën duke dërguar ajër midis 10 deri në 30 minuta. Kështu që parandalon shfaqjen e baktereve dhe të erërave.\

Gëzojuni një shtëpie më të qetë dhe më në paqe

Më pak zhurmë

Freskoni hapësirat tuaja të jetesës me më pak zhurmë, në mënyrë që mos t’ju shqetësojë. Kompresori krijon një rrjedhë të fuqishme të ajrit, por punon vërtet qetësisht pasi përfshin një Silenciator me tub të dyfishtë. Pakëson zhurmën e rrjedhës së ftohësit kur funksionon me shpejtësi të lartë dhe minimizon zhurmën e mjedisit gjatë përdorimit me shpejtësi të ulët*.

* Bazuar në analizën e kryer në një laborator të brendshëm. Krijon një pakësim prej 40% në bandën e zhurmës 1kHz, që është niveli më i ulët i tingullit që mund të dëgjojnë njerëzit.

* Bazuar në analizën e kryer në një laborator të brendshëm. Krijon një pakësim prej 40% në bandën e zhurmës 1kHz, që është niveli më i ulët i tingullit që mund të dëgjojnë njerëzit.

Filtër kundër baktereve i thjeshtë për t’u pastruar

Filtër i lehtë plus

Mbajeni kondicionerin tuaj në punë të efektshme me më pak mundim. Filtri i lehtë plus është i vendosur jashtë, në krye, kështu që mund të hiqet dhe të pastrohet lehtësisht. Rrjeta e tij e dendur e mban Shkëmbyesin e Nxehtësisë të pastër dhe një shtresë kundër baktereve ndihmon në mbrojtjen ndaj papastërtive të rrezikshme në ajër*.

* Analizuar në laboratorin e analizave në Kore. Të dhënat janë matur sipas kushteve specifike të analizave dhe mund të ndryshojnë në varësi të faktorëve të mjedisit dhe përdorimit individual.

* Analizuar në laboratorin e analizave në Kore. Të dhënat janë matur sipas kushteve specifike të analizave dhe mund të ndryshojnë në varësi të faktorëve të mjedisit dhe përdorimit individual.

Parandalon gërryerjen për freski që zgjat

DuraFin™ Plus

Qëndroni fresk me rehati për shumë më gjatë. Ocean Fin është prodhuar me materiale që i rezistojnë gërryerjes për të mbrojtur kondensuesin nga ndryshkju, gjë që ndihmon në ruajtjen e rendimentit optimal të Shkëmbyesit të Nxehtësisë. Rezistenca shkëlqyer ndaj gërryerjes u provua duke përdorur Analizën e Spërkatjes me Kripë (SST) për 480 orë*.

* Analizuar në modelin AR12TXFCAWKNEU.

* Analizuar në modelin AR12TXFCAWKNEU.

Ftohës që nuk dëmton mjedisin

Ftohës R32

Mbroni planetin duke pakësuar ndikimin e ndryshimit të klimës. Kondicioneri përdor gjeneratën e ardhshme të ftohësit R32, që ndihmon në ruajtjen e shtresës së ozonit dhe ka një ndikim të vogël mbi ngrohjen globale në krahasim me ftohësit konvencionalë R22 ose R410A. Kështu që është shumë më pak dëmtues ndaj mjedisit*.

* Analizuar në ftohës R32 në krahasim me ftohës konvencionalë Samsung R410A dhe R22.

* Analizuar në ftohës R32 në krahasim me ftohës konvencionalë Samsung R410A dhe R22.

Kurseni energji, por qëndroni sërisht të freskët.

Regjimi ECO

Kurseni energji, por përsëri qëndroni të freskët. Regjimi ECO përdor më pak kapacitet të kompresorit në krahasim me regjimin Normal, gjë që pakëson konsumin e energjisë*. Ju lejon të freskoheni në mënyrë më të efektshme kur nuk është shumë nxehtë jashtë ose thjesht për të kursyer energji dhe para në çdo kohë, kështu që nuk keni pse të shqetësoheni për faturat e energjisë elektrike.

* Analizuar në AR07T9170HA3 krahasuar me modelet konvencionale Samsung, duke matur konsumin e akumuluar të energjisë të regjimit Freskim i shpejtë krahasuar me regjimin ECO.

* Analizuar në AR07T9170HA3 krahasuar me modelet konvencionale Samsung, duke matur konsumin e akumuluar të energjisë të regjimit Freskim i shpejtë krahasuar me regjimin ECO.

Specifikimet

Suporti

Gjeni përgjigje për pyetjen që keni në lidhje me produktin

Mbёshtetje pёr produktin Shih më shumë përmbajtje
Manuali i përdorimit dhe shkarkimet
  • Manuali i përdorimit
    SHQIP
  • Manuali i përdorimit (User Manual)
    ANGLISHT
  • Manuali i përdorimit
    SHQIP
  • Manuali i përdorimit
    ANGLISHT
Shih më shumë përmbajtje

{{family.currentModel.displayName}}

{{family.currentModel.modelCode}}

Ngjyra : {{chip.displayName}}
{{model.prices.currentPriceDisplay}}
Nga {{model.prices.monthlyPrice}} / muaj për {{model.prices.months}} muaj
ose {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price without VAT: {{model.prices.vatFreePriceFormatted}}

Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}

Price before: {{model.prices.priceDisplay}}

{{model.prices.priceDisplay}} {{model.prices.savePrice}}
  • {{summary.title}}

    {{summary.value}}{{summary.unit}}

  • {{summary.title}}

Krahasoni modelet

Krahasoni me sende të ngjashme

Shikuar së fundmi