Informacion për COVID-19

Situata botërore me koronavirusin (COVID-19) është një moment i paprecedent që prek thuajse çdo aspekt të jetës së përditshme. Ne e dimë se situata ka prekur gjithsecilin prej jush në mënyra të ndryshme dhe se COVID-19 do të ketë një ndikim të zgjatur mbi shoqërinë tonë.

 

Jeta ka ndryshuar rrënjësisht, jo vetëm në mënyrën si punojmë, por dhe në mënyrën si ndërveprojmë me të tjerët. Në dritë të këtyre vështirësive të papritura dhe të pahasura më parë, ne në Samsung qëndrojmë pa u lodhur të përqendruar në ripërcaktimin, novatorizimin dhe përmirësimin e komoditetit tonë të klimatizimit të ambienteve të brendshme. Ne besojmë se teknologjia është ura jonë drejt një bote më të madhe dhe do të vijojë të jetë e tillë në realitetin tonë të ndryshuar.

Pavarësisht nga këto kohë të vështira, ne në "Samsung" kemi shumë besim në forcën dhe përkushtimin tonë për të dalë më të fuqishëm së bashku me njerëzit që kanë qenë zemra e biznesit tonë. Ne po përpiqemi të mbrojmë shëndetin dhe sigurinë e të gjithë punonjësve, partnerëve dhe klientëve tanë dhe të minimizojmë ndikimin në aktivitetet tona. Jemi duke i monitoruar nga afër përditësimet mbi situatën nga autoritetet shëndetësore lokale dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Ne jemi duke ndarë së pari me punonjësit dhe partnerët tanë përditësimet në lidhje me ndryshimet e mundshme ndaj aktiviteteve tona teksa situata zhvillohet, duke marrë ndërkohë parasysh edhe informacionin nga organizatat lokale, evropiane dhe botërore të shëndetësisë. Ndërsa ndjekim legjislacionin dhe udhëzimet e autoriteteve shëndetësore lokale dhe ndërkombëtare, ne jemi duke i përshtatur vazhdimisht aktivitetet tona me situatën e re dhe jemi duke shqyrtuar mënyra të reja për t'u shërbyer klientëve e partnerëve tanë dhe për t'i mbështetur ata sa më mirë të jetë e mundur.

 

Në këtë situatë ne në Samsung do të vijojmë të punojmë së bashku me partnerët tanë për të bashkëkrijuar përvoja të reja dhe të çmuara për përdoruesit tanë fundorë. Ne jemi optimistë të bindur dhe besojmë vërtet në mundësitë e reja që na sjell e nesërmja jonë e ndryshuar neve, partnerëve tanë dhe klientëve të tyre. Për të mbështetur ata që planifikojnë dhe instalojnë produktet tona, ne kemi krijuar mënyra alternative pune për të garantuar që të vijojmë ofrimin e mbështetjes dhe të shërbimit të kërkuar brenda realitetit të ndryshuar.

Falënderojmë me sinqeritet gjithsecilin prej punonjësve tanë për gjithçka që po bëjnë dhe, sidomos, për mbështetjen që po i japin njëri-tjetrit, partnerëve dhe klientëve tanë. Klientëve e partnerëve tanë, ju jemi mirënjohës për mbështetjen tuaj besnike.