Samsung WindFree™

Me mijëra mikrovrima që përhapin ajër të freskët butësisht dhe barabar anembanë çdo dhome, sfera WindFree™ ju lejon të jetoni, punoni dhe çlodheni në rehati pa përjetuar rryma ajri të pakëndshme.

Si funksionon?

wind free
Video Alternative Text
Ftohja WindFree™
Ftohja WindFree™

Teknologjia WindFree™ përmirëson rehatinë tuaj në mjediset e brendshme duke përdorur mijëra mikrovrima për të shpërndarë ajër të freskët në mënyrë uniforme pa ndonjë erë të ftohtë. Në regjimin WindFree™, ajri përhapet butësisht, duke krijuar një mjedis të ‘Ajrit të qetë’ që siguron mirëqenien tuaj të plotë ditë e natë.

Përdorimi i zgjuar
Përdorimi i zgjuar

Komforti automatik IA ju prezanton një mënyrë inteligjente të jetesës. Analizon kushtet e dhomës tuaj dhe mënyrat e përdorimit dhe pastaj automatikisht rregullon temperaturën. Temperaturat gjithashtu mund të menaxhohen duke përdorur Aplikacionin SmartThings.

Efektshmëria e energjisë
Efektshmëria e energjisë

Kompresori i Samsung-ut me teknologjinë e Nxitësit të inverterit dixhital ju ndihmon të kurseni konsumin e energjisë. Magnetët neodimium të fortë të tij dhe silenciatori rrisin efektshmërinë, duke freskuar shpejt pa humbur energji, ndërsa i mbajnë vibrimet dhe nivelet e zhurmës në minimum.

Sfera WindFree™:
Përjetoni rehatinë më të mirë

Sfera e re WindFree™ e Samsung përdor teknologji inovative për të siguruar nivele të rinj të rehatisë në çdo hapësirë - në mënyrë që të mund të përjetoni mirëqenien më të mirë pavarësisht se ku jeni ose çfarë jeni duke bërë.

AI Automatik Rehati

Komforti automatik IA ju prezanton një mënyrë inteligjente të jetesës. Për ta bërë jetën më të thjeshtë dhe më të efektshme, analizon kushtet e dhomës dhe mënyrat e përdorimit. Mbështetur në preferencën tuaj dhe temperaturat jashtë, rregullon automatikisht temperaturën për të optimizuar kushtet e klimës të dhomës, duke garantuar rehati të plotë gjatë gjithë kohës.

woman is reading

Sensori i Zbulimit të Lëvizjes

Sensori i zbulimit të lëvizjes (MDS) e ftoh shtëpinë në mënyrë të efektshme duke vetërregulluar veprimtarinë e kondicionerit. Nëse nuk zbulohet asnjë lëvizje pas 20 minutash, do të kalojë automatikisht në modalitetin WindFree™ të kursimit të energjisë, por do të kthehet tek normali pasi të rifillojë veprimtari. Gjithashtu lejon drejtimin e personalizuar të rrjedhës së ajrit.

three women

SmartThings

SmartThings të Samsung shton zgjuarsinë në shtëpinë tuaj. Lidhni, automatizoni dhe menaxhoni të gjitha elektroshtëpiaket dhe pajisjet tuaja elektronike të përputhshme me Samsung dhe SmartThings me një Aplikacion të vetëm, të thjeshtë për t’u përdorur. Pasi të keni krijuar profilin tuaj të SmartThings, Aplikacioni gjen automatikisht pajisjet e përputhshme.

SmartThings

Filtri me kujdes të trefishtë

Mbajeni ajrin higjenik me filtrin me kujdes të trefishtë. Tre shtresat e tij përfshijnë një filtër me dendësi të lartë që heq grimcat e mëdha të pluhurit, fibrat dhe qimet e kafshëve të shtëpisë. Gjithashtu ka një Filtër me shtresë zeolite që kap pluhurin e imët dhe ndihmon në pakësimin e viruseve, baktereve dhe alergjenëve.

Tri-Care Filter

Mësoni më shumë për sferën tonë të plotë WindFree™

WindFree™ range

*ASHRAE (Shoqëria Amerikane e Inxhinierëve të Ngrohjes, Frigoriferëve dhe Kondicionerëve) e përkufizon “Ajrin e palëvizshëm” si valë të ajrit në shpejtësi nën 0.15m/s, që i mungon prania e rrjedhës së ftohtë.

*Aplikacioni SmartThings është i disponueshëm në pajisjet Android dhe iOS. Shqyrtoni udhëzuesin/manualin përkatës të përdoruesit për të siguruar përputhshmërinë e produktit me Samsung SmartThings.

*Për funksionalitetin e Komfortit Automatik IA, kërkohet një lidhje me Wi-Fi dhe llogaria e aplikacionit të Samsung SmartThings. Funksionaliteti i Komfortit Automatik IA ruan të dhënat, preferencat dhe mënyrat e përdorimit të përdoruesit për të sugjeruar opsionet më të dobishme.

*Sensori i zbulimit të lëvizjes është i zbatueshëm vetëm në modelin Elite WindFree™.

*Filtri me kujdes të trefishtë është analizuar nga laboratori korean i analizave (FITI/KRICT) kundër baktereve dhe virusit dhe laboratori japonez i analizave (ITEA) kundër alergjisë. Të dhënat janë matur sipas kushteve specifike të analizave dhe mund të ndryshojnë në varësi të faktorëve të mjedisit dhe përdorimit individual. Analizuar në modelin AR13TYCABWKNST. Është i disponueshëm vetëm në modelet Elitë dhe Avant WindFree™.

Gjej partnerin Samsung me te afert

Partnerët e Samsung janë ekspertë te specializuar për sistemet tuaja klimatike. Gjeni më të afërtin.

Rreth zgjidhjeve klimatike të "Sams

"Samsung" po ndryshon rrënjësisht botën e kondicionimit me sistemet më të mira klimatike të njohura anembanë botës për risinë dhe efikasitetin e tyre.