LYNK™ HMS

SMART Hospitality Display Solutions

LYNK™ HMS

LYNK™ HMS
KENI PYETJE?
KENI PYETJE?
  • none
Televizorët “Hospitality” të integruar më së miri, si dhe teknologjitë me valë ofrojnë kontroll dhe përmbajtje, energji dhe menaxhim optimal të dhomave

Televizorët “Hospitality” të integruar më së miri, si dhe teknologjitë me valë ofrojnë kontroll dhe përmbajtje, energji dhe menaxhim optimal të dhomave

Futja e teknologjisë së fjalës së fundit u mundëson hoteleve dhe resorteve premium të ofrojnë një përvojë krejt ndryshe nga të tjerët për vizitorët e tyre. Një shembull i dalluar i tillë është transformimi i televizorëve të dhomave në hotele në nyja komandimi që mund të komunikojnë me një sërë pajisjesh të integruara kompjuterike. Duke qenë se zhvillimi më i fundit në menaxhimin e hoteleve premium dhe luksoze, zgjidhja  LYNK për menaxhimit e hoteleve (HMS) nga "Samsung” krijon një përvojë më komode dhe të këndshme për vizitorët, duke u dhënë personelit dhe vizitorëve një kontroll më të gjerë mbi aspekte të ndryshme të hotelit dhe të ambienteve në dhoma, duke nisur nga ndriçimi i dhomës dhe konsumi i energjisë deri te shërbimet personale dhe menaxhimi i fluksit të punës.LYNK HMS nga "Samsung” i ngre televizorët e dhomave drejt një portali që lidh pajisjet e dhomave të pritjes me serverin HMS, sistemin ekzistues të menaxhimit të aseteve të hotelit (PMS) dhe aplikacionin e integruar celular të LYNK HMS për zgjidhjet e menaxhimit të dhomave (RMS). Ky integrim optimal i resurseve, arritur përmes protokollit standart të lidhjes me valë, u mundëson hoteleve të kontrollojnë cilësimet e personalizimit të dritës, hijes, temperaturës, sinjalizimit në dyer, përmbajtjes dhe diktimit të lëvizjeve sipas nevojave të vizitorëve. Shfrytëzuar me lehtësi me anë të ekraneve “Hospitality” HD690, HD690U, HD890U dhe HD890W nga "Samsung”, përmes shtimit të një grupi opsional HMS, * zgjidhja e integruar për hotele përmirëson veprimet në përgjithësi me kosto më të ulët totale pronësie (TCO) dhe thjeshton ofrimin e shërbimeve të personalizuara për vizitorët. 

Duke transformuar përjetimin e vizitorëve dhe duke zhvilluar besnikërinë e klientëve, LYNK HMS nga "Samsung" ndihmon hotelet dhe resortet cilësore të diferencojnë ofertat e tyre unike për një bazë më të fuqishme. 

* Kundrejt një pagese shtesë.

Aftësi të konsoliduara kontroll-menaxhimi nëpërmjet një zgjidhjeje të integruar për hotele

Aftësi të konsoliduara kontroll-menaxhimi nëpërmjet një zgjidhjeje të integruar për hotele

Me anë të shërbimeve të zakonshme të kontroll-menaxhimit të dhomave, menaxherët e hoteleve vuajnë kapacitetet e kufizuara, zhgënjimin dhe impaktin në kosto nga pamundësia për t’i bashkuar pajisjet shtesë me serverët HMS të këtyre shërbimeve ose me PMS-të e hoteleve. Platforma novatore LYNK HMS nga "Samsung" transformon televizorët e dhomave në portale plotësisht të integruara kontroll-menaxhimi, duke ndërthurur kapacitetet kritike në një zgjidhje të vetme. Këto shërbime bazë përfshijnë:

 

• Zgjidhje menaxhimi dhomash (RMS) – një mjet tërësor menaxhimi, si dhe zgjidhje aplikacioni celular që njëson flukset e punës të shërbimit të personelit të hotelit nëpërmjet monitorimit në kohë reale të temperaturës, performancës së pajisjeve dhe konsumit të energjisë elektrike 

• Zgjidhje menaxhimi energjie (EMS) – një mjet me sensorë që monitoron për prani të njerëzve në dhoma dhe rregullon cilësimet e ngrohjes dhe të ajrit sipas nevojës për një shfrytëzim më inteligjent të resurseve

• Shërbim i kontrollit në dhomë (IRC) – një shërbim në ekran që u mundëson vizitorëve të kontrollojnë aspekte të ndryshme të ambientit në dhomë nëpërmjet një ndërfaqeje praktike 

• Zgjidhje menaxhimi përmbajtjesh (CMS) – një program interaktiv i dyanshëm që krijon një përjetim më mikpritës në dhomë, pasi hotelet mund të dërgojnë mesazhe të personalizuara, si dhe të japin mundësinë e hapjes së aplikacioneve dhe të shërbimeve në internet

 

LYNK HMS nga "Samsung" ofrohet në dy opsione paketash. Paketa standarte përfshin katër shërbimet bazë, së bashku me grupin me valë dhe një telekomandë inteligjente për lidhje dhe performancë më të shtruar. Një paketë shërbimi të zgjeruar plotëson ofertat standarte me një shërbim të avancuar kontrolli në dhomë (IRC), duke përfshirë ndriçim të përmirësuar, kapacitete mbylljeje dhe kontrolli të perdeve, si dhe cilësimin e modalitetit të shpejtë të IRC.

Njësoni fluksin e punës me monitorim në kohë reale dhe një aplikacion të përshtatshëm për celularë

Njësoni fluksin e punës me monitorim në kohë reale dhe një aplikacion të përshtatshëm për celularë

Zgjidhja e menaxhimit të dhomave (RMS)  LYNK HMS nga "Samsung" ofron informacion për përdorimin në dhomë dhe për sistemin për t’i ndihmuar hotelet të punojnë më me efikasitet, si dhe një funksion menaxhimi të fluksit të punës nëpërmjet celularëve, që përmirëson performancën. Me anë të funksioneve inteligjente RMS, personeli i hotelit mund të kryejë monitorim në kohë reale për të kontrolluar gjendjen e pajisjeve në dhoma, performancën dhe sigurinë, si dhe për të marrë kërkesa shërbimi për vizitorët. Për më tej, personeli mund të vlerësojë dhe të kryejë një analizë të detajuar të shfrytëzimit të energjisë, duke i ndihmuar t’u paraprijnë avarive të mundshme në lidhje me HVAC si dhe të optimizojnë konfigurimin e energjisë. 

Aplikacioni i RMS për celularë gjithashtu automatizon proceset për të përshpejtuar fluksin e punës së personelit dhe reagimin ndaj nevojave të vizitorëve. RMS njëson proceset për caktimin dhe përgatitjen e dhomave (MUR) duke u dhënë dhomave përparësi pastrimi sipas gjendjes së tyre. Personeli mund t’u përgjigjet gjithashtu me shpejtësi kërkesave të vizitorëve të dorëzuara përmes aplikacionit RMS, pasi sistemi ua cakton detyrat mirëmbajtësve, inspektorëve ose menaxherëve. Së bashku me këto kapacitete, menaxherët mund të ndajnë me lehtësi me personelin rregullat dhe procedurat e personalizuara për të përmirësuar produktivitetin dhe përgjegjësinë. Në këtë mënyrë, personeli i hotelit mund të përmirësojë paraprakisht kushtet e dhomave dhe të ofrojë shërbim superior për klientët.

Maksimizoni komoditetin e vizitorëve dhe reduktoni kostot e energjisë përmes komandimit në bazë të sensorëve

Maksimizoni komoditetin e vizitorëve dhe reduktoni kostot e energjisë përmes komandimit në bazë të sensorëve

    Me qarkullimin e vazhdueshëm të ngrohjes apo të kondicionerit në shumë dhoma njëherësh, konsumi i energjisë ka impakt të lartë në shpenzimet e përgjithshme të hoteleve. Me anë të zgjidhjes  LYNK HMS për menaxhimin e energjisë (EMS) nga "Samsung", hotelet mund të përmirësojnë cilësimet e energjisë në dhoma për të reduktuar konsumin e përgjithshëm ndërsa mundësojnë gjithsesi komoditet të pakrahasueshëm. Që me regjistrimin e vizitorëve në recepsion, personeli i hotelit mund të caktojë temperaturën në një dhomë të vetme apo në një grup dhomash në bazë të kushteve të motit dhe pozicionit të tyre në hotel. Me anë të disa sensorëve që ndodhen në çdo dhomë, teknologjia monitoruese me sensorë e shërbimit EMS kupton dhe nëse ka lëvizje të njerëzve. Sipas të dhënave të kombinuara të mbledhura nga sensorët, LYNK HMS nga "Samsung" mund të përcaktojë nëse në dhomë ka njerëz. Ky informacion u mundëson hoteleve të reduktojnë ose të fikin sistemet e ngrohjes dhe të ftohjes gjatë këtyre periudhave të mospërdorimit nëse është nevoja. Ndërsa vizitorët mund t’i rregullojnë vetë cilësimet e temperaturës në dhomat e tyre, duke u paraprirë rasteve për një kontroll më inteligjent të shpërndarjes së energjisë hotelet mund të reduktojnë koston e energjisë, të promovojnë performancën energjetike të sistemit dhe të nxisin kështu efikasitetin në punë.

Përmirësoni përjetimin e vizitorëve me anë të mundësive të kontrollit të njësuar të pajisjeve

Maksimizoni komoditetin e vizitorëve dhe reduktoni kostot e energjisë përmes komandimit në bazë të sensorëve

    Ndërsa hotelet mund të përdorin LYNK HMS  nga "Samsung" për të rregulluar paraprakisht cilësimet e dhomave për performancë koherente dhe komoditetin e vizitorëve, shërbimi i kontrollit në dhomë (IRC) u jep gjithashtu vizitorëve kontroll më të lartë të pajisjeve në dhomë për të krijuar ambientin e tyre ideal në dhomë. Çdo ekran “Hospitality” nga "Samsung" që mbështet IRC vjen me një ndërfaqe intuitive për rregullim të thjeshtë të cilësimeve të temperaturës, ndriçimit dhe pozicionit të perdeve nga një pikë e vetme. Vizitorët mund të kërkojnë privatësi edhe nëpërmjet funksionit mos-shqetëso/përgatit-dhomën (DND/MUR). Për më tej, përdoruesit mund të ruajnë kushtet e tyre të preferuara dhe t’i aktivizojnë me një shtypje të thjeshtë butoni përmes cilësimit “Modalitet i shpejtë” në IRC. Përmes rritjes së mundësive dhe kontrollit optimal, teknologjia e thjeshtuar për menaxhimin e dhomave IRC ofron komoditetin, personalizimin dhe performancën që presin vizitorët nga një hotel i klasit botëror

Maksimizo komoditetin e vizitorëve me anë të një zgjidhje të ndërsjellë menaxhimi përmbajtjeje me bazë IP

Maksimizo komoditetin e vizitorëve me anë të një zgjidhje të ndërsjellë menaxhimi përmbajtjeje me bazë IP

    Përmes zgjidhjes së mirëpajisur, të ndërsjellë dhe interaktive të menaxhimit të përmbajtjes (CMS) LYNK SINC 3.0 nga "Samsung", menaxherët e hoteleve mund të dizenjojnë dhe të ofrojnë përmbajtje të personalizuara për një përjetim më cilësor për vizitorët. I integruar në "Samsung" LYNK HMS, LYNK SINC 3.0 u mundëson hoteleve të krijojnë përmbajtje pa qenë nevoja të blejnë aksesorë të tjerë të jashtëm. I gjithë programimi që kryhet përmes programit LYNC SINC ndodh në rrjetin IP të hotelit, duke eliminuar nevojën për dekoduesit e shtrenjtë (STB) dhe duke reduktuar kompleksitetin e mirëmbajtjes. Përveç thjeshtimit të regjistrimin dhe çregjistrimit të vizitorëve në recepsion, personeli i hotelit mund të programojë në distancë ekranet individuale “Hospitality” ose grupe ekranesh për të paraqitur mesazhe të personalizuara mirëseardhjeje, orare të përditësuara të fluturimeve, kushtet e motit dhe opsione për argëtimin në vend. Ndërfaqja intuitive, e ndërsjellë e përdorimit e bën këtë informacion të gatshëm për vizitorët, ndërsa u ofron atyre mundësi përdorimi të aplikacioneve të tyre të preferuara dhe rrjeteve sociale në internet (SNS).