29" LED për mjedise të jashtme XRB

29" LED për mjedise të jashtme XRB

LH029XRBCRC/EN

  • Sistemi i vetë mbylljes
  • Dizajne fleksibël
  • Shkëlqim i lartë

Zgjidhni madhësinë tuaj

Zgjidhje me qira për të rritur nivelin e çdo eventi

Prezantohuni me serinë XRB, ekranin më të mirë për mjedise të jashtme për çdo lloj eventi. Me dukshmëri të pastër dhe të qartë të mundësuar nga cilësia e shkëlqyer e figurës, ekrani mahnit audiencën ndërsa instalimi dhe mirëmbajtja e thjeshtë përmirësojnë efikasitetin e veprimtarisë së biznesit.

Pamje të qarta, të përsosura për ngjarje të transmetimit të drejtpërdrejtë

Shijoni qartësi të përsosur gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë. Me ndriçim 5,000 nit dhe shpejtësi rifreskimi 3,840 Hz, seria XRB duket qartë, edhe në dritë të drejtpërdrejtë dielli. Ekrani ofron përmbajtje të përsosur pa shtrembërime dhe valë, duke e bërë atë ideal për transmetimin dhe reklamat.

Dizajn i hollë dhe kompakt

Maksimalisht kompakt. Seria XRB e Samsung ka një dizajn të hollë dhe të lehtë që është i përshtatshëm për marrje me qira nga bizneset. Dy kabinetet, të cilët peshojnë vetëm 8 kg ose 14,2 kg janë super të hollë, vetëm 64 mm, duke lejuar menaxhimin nga vetëm një person për një montim më të shpejtë.

* Trashësia bazohet në kabinetin P2.9. Kabineti P3.9 është 64,5 mm i trashë.

Instalim i shpejtë nga një person

Seria XRB e Samsung ofron instalim të thjeshtë nga vetëm një person nëpërmjet aftësisë së saj vetë-kyçëse, duke ofruar montim të shpejtë të zgjidhjes. Përveç kësaj, çdo kënd i ekranit është i pajisur me mbrojtëse të anësoreve, çka ndihmon në parandalimin e dëmit të shkaktuar nga përplasjet.

Instalim fleksibël për çdo vendndodhje

Një shumëllojshmëri opsionesh të instalimit e bëjnë serinë XRB një zgjidhje optimale për çdo event në ambient të jashtëm. Ofrohen disa aksesorë për të mundësuar montimin e thjeshtë në një shumëllojshmëri mjedisesh, duke përfshirë varjen, stivimin dhe instalimin e lakuar.

Mirëmbajtje e thjeshtë dhe praktike

Me të gjitha pjesët përbërëse që mund të shkëputen - që nga kutia e energjisë te modulet - seria XRB mbështet shërbimin e plotë nga të gjitha anët, duke e thjeshtësuar mirëmbajtjen dhe duke e bërë më praktike edhe në hapësira të kufizuara, duke minimizuar kohën joproduktive për biznesin.

Performancë optimale në çdo mjedis

E ndërtuar për të përballuar elementet. Me një dizajn të plotë të vërtetuar IP65/65 për ambiente të jashtme, seria XRB ofron performancë të vazhdueshme pavarësisht mjedisit. Ekrani është gjithashtu i pajisur me materiale rezistente ndaj rrezeve ultravjollcë, duke parandaluar depërtimin e mëtejshëm të dritës ultravjollcë për të ruajtur pamjen e tij.

Specifikimet

{{family.currentModel.displayName}}

{{family.currentModel.modelCode}}

Ngjyra : {{chip.displayName}}
{{model.prices.currentPriceDisplay}}
Nga {{model.prices.monthlyPrice}} / muaj për {{model.prices.months}} muaj
ose {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price without VAT: {{model.prices.vatFreePriceFormatted}}

Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}

Price before: {{model.prices.priceDisplay}}

{{model.prices.priceDisplay}} {{model.prices.savePrice}}
  • {{summary.title}}

    {{summary.value}}{{summary.unit}}

  • {{summary.title}}

Krahasoni modelet

Krahasoni me sende të ngjashme

Shikuar së fundmi