HG28EE690ABXEN

Ekran i avancuar seria HE690, 69"

Ngjyra I zi

Krijoni Shërbimet Interaktivë Premium të Disponueshme për Mysafirët nëpërmjet Ekraneve Samsung HE69X të Mikpritjes

Ndërsa mysafirët kërkojnë mundësinë e përdorimit të një game më të gjerë opsionesh argëtuese si pjesë e përvojës së tyre të qëndrimit, hotelet bashkëkohore mund të shfrytëzojnë paraqitjet më të fundit për të ofruar këtë shërbim të diferencuar, duke arritur në të njëjtën kohë efikasitetin operacional të përmirësuar. Ekranet e reja të mikpritjes premium të Samsung HE69X transformojnë TV standart të hotelit në një qendër përmbajtje dhe argëtimi të gjitha në një përmes një sërë veçorish të përshtatshme. Duke ofruar zgjidhjen e menaxhimit të përmbajtjes së LYNK REACH 4.0 të Samsung, ekranet HE69X u mundësojnë menaxherëve të mikpritjes që të ofrojnë mesazhe të personalizuara mikpritje, oferta promocionale dhe informacione rreth gjërave tërheqëse te zonës për dhoma specifike. Përveç kësaj, mysafirët përfitojnë mundësinë e përdorimit të një gamë më të gjerë të opsioneve argëtuese nëpërmjet ofrimit të shërbimeve IPTV pa u lodhur dhe me kosto të ulët. Këto përfitime gjithpërfshirëse bëjnë që ekranet e HE69X të jenë shtojca ideale për cilëndo mjedis mikpritës që kërkon të përmirësojë përvojën e mysafirëve pa kërkuar zëvendësim të plotë të sistemit ose ndërprerje operative afatgjatë.

Krijoni Shërbimet Interaktivë Premium të Disponueshme për Mysafirët nëpërmjet Ekraneve Samsung HE69X të Mikpritjes

Tipari kryesor dhe përfitimet 1: SISTEMI / ARKITEKTURA E DEFINICIONIT

Hotelet mund të përdorin teknologjinë e fundit të menaxhimit të mikpritjes për të ofruar një eksperiencë të ndryshme të mysafirëve. LYNK REACH 4.0 i Samsung bashkon përfitimet e teknologjive mikpritëse SINC dhe REACH për të ofruar një zgjidhje gjithëpërfshirëse të menaxhimit të përmbajtjes. LYNK REACH 4.0 rrit teknologjinë për avancimin e efikasitetit të mysafirëve dhe avantazhet që shkojnë nga kanalet e shpërndarjes së informacionit, mundësitë e komunikimit të përshtatshëm dhe menaxhimin efikas të dhomave. Si një zgjidhje e unifikuar e menaxhimit të përmbajtjes, LYNK REACH 4.0 strehon LAN, WIFI dhe infrastrukturat koaksiale për të përforcuar menaxhimin e hoteleve, funksionet e mbikqyrjes dhe shërbimit të mysafirëve. Transferuar nga serveri i menaxhimit të pronës (PMS) dhe modele të personalizuara, përdoruesit mund të krijojnë dhe dorëzojnë shërbime të personalizuara për një eksperiencë më të paharrueshme. Kjo përfshin mundësinë e përdorimit të një sërë kanalesh, aplikacionesh dhe shërbimesh IPTV dhe RF, që pasqyrojnë atë që vizitorët presin në shtëpi dhe në pajisjet e tyre portative. LYNK REACH 4.0 gjithashtu mundëson komunikimin me dy drejtime të menaxhimit të hoteleve dhe mysafirëve. Kapaciteti efikas i telekomandës së zgjidhjes për ekranin në dhomë siguron ofrimin e shërbimeve cilësore në kohë reale pa punë dhe mirëmbajtje në dhome. Me mbështetjen e rrjetit të optimizuar për një shumëllojshmëri kanalesh, LYNK Reach 4.0 i Samsung ndihmon hotelet të përmirësojnë proceset e komunikimit të brendshëm, të cilat nga ana e tyre ofrojnë mundësi për të personalizuar përvojën e mysafirëve.

Tipari kryesor dhe përfitimet 1: SISTEMI / ARKITEKTURA E DEFINICIONIT

Rritja e Dukshmërisë së Ofertave të Markës së hotelit dhe ofertave në një Kanal me anë të një Videoje të Mirëseardhjes

LYNK REACH 4.0 u lejon hoteleve të përdorin Kanalet e Videos së Mirëseardhjes për të dhënë informacion të dobishëm mysafirëve në një mënyrë më gjithëpërfshirëse. Përmes ngarkimit të lehtë të videos ose futjes së URL-ve, menaxherët e hoteleve mund të personalizojnë një listë të kanaleve të videove që tregojnë objekte hoteliere ose oferta speciale reklamimi, ngjarje vendore ose gjëra tërheqëse. Si rezultat, hotelet mund të përdorin deri në katër kanale për të shfaqur video të personalizuara në zonat specifike publike të hotelit, siç janë shfaqja në salla dhe restorante, si dhe në dhomat e mysafirëve. Aftësia për të transmetuar këto promovime siguron një rrymë të ardhurash shtesë për hotele dhe rrit njohjen e markës.

Rritja e Dukshmërisë së Ofertave të Markës së hotelit dhe ofertave në një Kanal me anë të një Videoje të Mirëseardhjes

Maksimalizimi i Mundësisë për Argëtim dhe Informacion të Mysafirëve

Zgjedhja e Samsung LYNK REACH 4.0 u jep menaxherëve të hoteleve mundësinë e një përzierje të kanaleve IP (IPTV) dhe RF, duke krijuar kësisoj një hartë hibride të kanaleve të aftë për t'u ofruar mysafirëve më shumë opsione argëtime dhe informacioni sesa ç'ofrohet në ekranet standarte të mikpritjes. Përmes kësaj metode të përmirësuar, menaxherët e hoteleve mund të krijojnë dhe aktivizojnë lehtësisht një listë kanalesh për të përmbushur nevojat unike të mysafirëve. Lista e gjerë e kanaleve LYNK REACH 4.0 u mundëson gjithashtu hoteleve që të ofrojnë përmbajtje të specializuara me çmim premium për mysafirë të përzgjedhur, duke krijuar kësisoj një burim të ardhurash potencialisht fitimprurëse, ndërkohë që mysafirëve u ofrohen opsione më të personalizuara shikueshmërie.

Maksimalizimi i Mundësisë për Argëtim dhe Informacion të Mysafirëve

Ofron Shërbim të Personalizuar nga Regjistrim-Çregjistrimi

Platforma LYNK REACH 4.0 e Samsung garanton që mysafirët të marrin vëmendje të personalizuar dhe përdorim të përshtatshëm në komoditetet dhe shërbimet e hotelit gjatë gjithë kohëzgjatjes së qëndrimit të tyre. Gjatë rregjistrimit: Serveri LYNK REACH 4.0 përdor serverin privat të menaxhimit të hotelit (PMS) për të vlerësuar informacionin unik të mysafirëve dhe për t'i përshëndetur ato me mesazhe të personalizuara mikpritjeje. Gjatë qëndrimit të mysafirëve: Menaxherët e hotelit mund të përdorin të dhënat e ruajtura brenda serverit LYNK REACH 4.0 për t'u dërguar mysafirëve mesazhe të personalizuara që lidhen me qëndrimin e tyre, duke filluar nga portalet e rezervimeve të restoranteve deri tek oraret e shërbimeve të tjera të hotelit. Çrregjistrim ekspres: LYNK REACH 4.0 nxjerr në pah dhe organizon të gjitha shpenzimet e mysafirëve brenda një ekrani të vetëm, duke mundësuar në këtë mënyrë një proces më të shpejtë çrregjistrimi për mysafirët i cili nuk kërkon që të paraqitesh tek sporteli.

Ofron Shërbim të Personalizuar nga Regjistrim-Çregjistrimi

Përmirëso eksperiencën e vizitorëve me mundësinë e përdorimit të lehtë në informacion të vlefshëm, në kohë reale

Me LYNK REACH 4.0, hotelet mund t'u ofrojnë vizitorëve një eksperiencë të specializuar të ndërtuar rreth orareve të tyre ose arsyeve për qëndrim. Mysafirët mund të përdorim lehtësisht internetin, videot dhe përmbajtje të aplikacioneve, duke përfshirë shërbimet e hoteleve, informacionin turistik, raportet e motit, informacionin e fluturimit dhe më shumë me mbështetjen e shumë gjuhëve në TV-të e tyre në dhomë. Për shembull, TV-të në sallat e kongreseve mund të shfaqin një UI me porosi dhe menu specifike për konventën, duke përfshirë vendndodhjet e ngjarjeve, njoftimet e mbledhjes dhe opsionet e argëtimit. Përveç kësaj, videot dhe imazhet që promovojnë ngjarjet në vend dhe informacion turistik, zbritjet e disponueshme dhe akoma më shumë mund të shfaqen për mundësi të përdorimit të shpejtë dhe të lehtë të mysafirëve.

Përmirëso eksperiencën e vizitorëve me mundësinë e përdorimit të lehtë në informacion të vlefshëm, në kohë reale

Trajtojini mysafirët me një menu kryesore të personalizuar, me kosto të efektshme

Jepni një koleksion të gjerë përmbajtjesh për mysafirët me një Menu Kryesore të përmirësuar që nuk kërkon blerjen shtesë të një zgjidhje ose instalimin e një infrastrukture rrjeti. Funksione të reja të përmirësuara u mundësojnë hoteleve të mirëpresin mysafirët me një video hyrje të shkurtër së bashku me logon e hotelit para se të shfaqin TV të drejtpërdrejtë. Në këtë mënyrë, hotelet mund të përmirësojnë markën e tyre pa pasur nevojë për një zgjidhje shtesë. Mysafirët mund të shikojnë me lehtësi burime të tilla si koha, data dhe informacioni i hotelit dhe të përdorin tiparet më të shpeshta në TV në modalitetin e përdoruesit. Menuja Kryesore e personalizuar zvogëlon ngarkesën e kostos për hotelet që nuk kanë buxhet për një zgjidhje shtesë duke thjeshtuar krijimin e Menuje Kryesore me një TV mikpritës që jep zgjidhje të përfshirë.

Trajtojini mysafirët me një menu kryesore të personalizuar, me kosto të efektshme

Mbroni përmbajtjen me teknologji DRM të avancuar

Teknologjia DRM e Samsung LYNK siguron një alternativë të sigurtë dhe me kosto efektive ndaj sistemeve tradicionale të mbrojtjes së përmbajtjes me bazë të produktit. Zgjidhja lejon që kanali i koduar i drejtpërdrejtë dhe përmbajtja VoD të kalojnë në mënyrë të sigurtë dhe të shfaqen në TV të hotelit. Me një zbatim të vetëm të programit, teknologjia LYNK DRM zvogëlon nevojën për pajisje shtesë dhe siguron rekuperim më të shpejtë për Sistemin e Përdorimit së Kondicionuar (CAS). Për të ndihmuar në sigurimin e besueshmërisë së sistemit, mbulimi shtrihet në zgjerimin e pajisjeve fundore për operatorët kabllorë.

Mbroni përmbajtjen me teknologji DRM të avancuar

Gëzoni instalimin më efikas përmes kapaciteteve të përmirësuara gati për përdorim

Në një mjedis të zënë të mikpritjes, koha e shpenzuar për instalimin dhe mirëmbajtjen e ekranit është koha që përndryshe mund t'i kushtohet aktiviteteve më të rëndësishme të rritjes. Përmes parametrave të avancuar gati për përdorim, menaxherët e hoteleve mund të aktivizojnë qindra ekranë në dhomë me përpjekje minimale të nevojshme. Ekipet e operacioneve thjesht duhet të lundrojnë në tre parametrat e nisjes bazë për të sinkronizuar ekranet e shumtë dhe serverat, duke përcaktuar gjithashtu lidhjen dhe nevojat gjuhësore: Setup Bazë: Një ndërfaqe e lehtë për përdoruesin lejon menaxherët e mikpritjes të përcaktojnë gjuhën, figurën dhe akordimin, dhe përcatimet e orës. Modaliteti i Klonimit: Për të përmirësuar më tej kontrollin e shumë ekraneve, menaxherët e hoteleve mund të përsërisin funksionet e komunikimit dhe shpërndarjes së përmbajtjeve në të gjitha ekranet në vend. Pasi të përfundojë procesi i klonimit, përdoruesit mund të aktivizojnë ekranet e tyre pa kërkuar instalime të mëtejshme ose konfirmim të përputhshmërisë. Modaliteti i Fabrikës: Menaxherët e hoteleve gjithashtu mund të personalizojnë operacione të avancuara të ekraneve, siç janë parametrat e audios dhe cilësimet e lidhjes, përmes një portali të lehtë mbi produktet në modelitetin e fabrikës. Funksionalitetet gati për përdorim gjithashtu mundësojnë mjedise të caktuara jo-mikpritëse për të gëzuar të njëjtën përmbajtje dhe përfitimet e menaxhimit të sistemit . Një regjim unik i Modalitetit Tregtar i plotëson kërkesat e specializuara të përdoruesve tregtarë, të tillë si qeveria dhe njësitë arsimore, pa kompromentuar rendimentin.

Gëzoni instalimin më efikas përmes kapaciteteve të përmirësuara gati për përdorim

Ndikimi i shfletuesit H. me mbështetje të fuqishme nga Samsung për zgjidhje të personalizuara dhe interaktive

Shfletuesi H. ofron shërbime të shkëlqyera argëtuese brenda dhomës si edhe shërbime të personalizuara për menaxhimin e përmbajtjes që presin mysafirëte sotëm të hotelit, së bashku me shërbimet interaktive të internetit. Nëpërmjet Shfletuesit H. hotelet nuk kanë nevojë për të blerë, instaluar apo mirëmbajtur pajisje të tjera të tilla si paketa 'set-top VoD' (STB). Si një platformë e hapur me bazë IP, Shfletuesi H. mundëson Integruesit e Sistemit(SIs) të ofrojnë zgjidhje të personalizueshme të shfletuesve të internetit që ofrojnë shërbime interaktive premium dhe veçoritë për të dyja përmbajtjet falas dhe VoD. Për shkak se Shfletuesi H. është i bazuar në gjuhët e programimit në internet të tilla si HTML5 dhe Java Script®, SIs mund të zhvillojnë dhe shpejt të vendosin zgjidhje të qëndrueshme dhe të përshtatura për hotelin. Zhvillimi i zgjidhjes është bërë i mundur nga përkrahja teknike e Samsung, nga pajisja me ekran paraprak Samsung dhe nga bashkëpunimi Samsung me SIs.

Ndikimi i shfletuesit H. me mbështetje të fuqishme nga Samsung për zgjidhje të personalizuara dhe interaktive

Zgjero Përmbajtjen Duke Shikuar Arenat përmes Lidhjes me Valë në Ekran të Pajisjes

Shfaqjet e mikpritjes Samsung rrisin përvojën e mysafirëve duke shërbyer si një shpërndarës argëtimi multimedial në vend, i pajisur me një sërë veçorish të shikimit të personalizuar. Shfaqja e fuksionalitetit në Pikën e Hyrjes në 'Software' të integruar (Soft AP) garanton lidhje të sigurta private 'wireless' midis TV dhe deri në 4 pajisje celulare në dhomë. Pasi të jenë lidhur, mysafirët mund të transferojnë përmbajtje personale, duke përfshirë muzikë, filma dhe foto, nga pajisjet e tyre celulare për t'i shfaqur në ekranin më të madh DLNA™. Ata gjithashtu mund të transferojnë ekranin e një pajisje celulare në TV me anë të 'Screen Mirroring' pa kufizim të llojit të përmbajtjes. Kur aplikacioni 'Samsung Smart View' përdoret në pajisjen celulare, mysafirët mund të transferojnë më lehtë përmbajtjen multimediale në TV. DLNA, Screen Mirroring dhe Smart View garantojnë që përmbajtja e celularit të konfigurohet pa probleme në ekran pa shtrembërim ose kufizim.

Zgjero Përmbajtjen Duke Shikuar Arenat përmes Lidhjes me Valë në Ekran të Pajisjes

Përputhshmëria e integratorit të sistemit (SI)

Kurseni kohë dhe përpjekje kur vendosni protokollet e shumëfishta në mes kutive të përcaktuara nga SI dhe ekraneve. Ekranet e Mikpritjes SMART të Samsung janë në përputhje me protokollet e ndryshme të SI gjatë blerjes.

Përputhshmëria e integratorit të sistemit (SI)

Përputhshmëria e kufjeve ID

Jepuni mysafirëve luksin e dëgjimit të TV në shtrat pa nevojën e bezdisshme për të zgjatuar telin e kufjeve. ID-ja e përfshirë e Kufjeve zbulon kufjet e lidhura me priza shtesë pranë një shtrati ku mysafirët mund thjesht të vendosin kufjet për të dëgjuar TVpa shqetësime të të tjerëve në dhomë. Përshtatshmëria e ID-ve të Kufjeve mund të ndryshojë sipas rajonit/vendit.

Përputhshmëria e kufjeve ID

Modaliteti i Sigurisë

Fito menaxhimin e përmbajtjes unike dhe të fortë të ekranit me Modalitetin e Sigurisë në ekranet e serisë HD470. Duke përdorur këtë funksion, mund të çaktivizoni funksionet e rëndësishme të ekraneve për të parandaluar lehtësisht ndryshimet në cilësimet e ekranit. Gjithashtu mund të bllokoni përmbajtjen jo të pajtueshme ose transmetimin e teletekstit të padëshiruar (TTX) me një sinjal për të mbajtur kontrollin e plotë të përmbajtjes në ekranet e dhomave të mysafirëve, duke përfshirë hyrjen përmes portave HDMI® dhe USB. Ky tipar gjithashtu është shumë i dobishëm për të kontrolluar ekranet në mjedise që kërkojnë siguri të rreptë, siç janë burgje.

Modaliteti i Sigurisë

Mikrofoni Variabel i Jashtëm

Rritje e mobilitetit dhe kënaqësisë së mysafirëve brenda dhomës duke lidhur zërin e televizorit me pajisje të tjera të dhomës me postën e jashtme të altoparlantit. Mysafirët mund të dëgjojnë programet e tyre televizive nga kudo në dhomë ose në banjo nëpërmjet altoparlantëve të instaluar në vende të largëta.

Mikrofoni Variabel i Jashtëm

Përputhshmëria e paketës së tingujve

Bashkoni një TV mikpritës Samsung me një Paketë Tingujsh për të lejuar vizitorët të kënaqen me të vërtetë duke dëgjuar programet e tyre. Lidhur me një kabllo Multimedia High Interface®, cilësimet aplikohen automatikisht, duke e bërë instalimin mjaft të lehtë. Një pult i vetëm lejon mysafirët të kenë kontroll të plotë mbi TV dhe Paketën e Tingujve.

Përputhshmëria e paketës së tingujve

Telekomanda me shumë kode

Rritni kënaqësinë e shikueshmërisë së TV duke eliminuar ndërhyrje të bezdisshme nga sinjale të tjera të largëta në aplikacione, siç janë qendrat e palestrave të hoteleve, ku TV të shumtë janë në afërsi. Telekomanda me shumë kode mund të kontrollojë deri në 10 TV në të njëjtën dhomë.

Telekomanda me shumë kode

Kanali im

U lejoni mysafirëve që të gjejnë lehtësisht dhe të kënaqen me programimin e zgjedhjes së tyre pa pasur nevojë të lëvizin manualisht përmes qindra kanaleve të TV-së. Funksioni i shpejtë i kërkimit të Kanalit Tim lejon mysafirët të gjejnë kanale të përshtatshme për shijet e tyre, sipas vendit dhe zhanrit.

Kanali im

Ora e Jashtme

Përmirëso komoditetin e mysafirëve me një pajisje shtesë të orës së jashtme që u mundëson atyre të dallojnë me lehtësi kohën e tanishme vetëm me një shikim. Me formatet 12 orëshe ose 24 orëshe, cilësimet e kontrollit me 7 faza (5 hapa në ekranin Normal dhe 2 hapa në ekranin e Standby) dhe një lidhje të thjeshtë RJ12 në pjesën e pasme të ekranit, pajisja shtesëe kohës është një mënyrë e thjeshtë për të rritur komoditetin e mysafirëve. Pajisja shtesë e orës është e disponueshëm në kuti prej 20 njësive. Disponibiliteti i pajisjes shtesë të Orës së Jashtme mund të ndryshojë sipas rajonit/shtetit.

Ora e Jashtme

Ora e Programit

Lejojni mysarifët tuaj të kontrollojnë kohën e tanishme në televizor sa herë që është e nevojshme. Ora e Programit është një zgjidhje e shfaqjes së orës në TV në dhomë duke përdorur një telekomandë. Mysafirët mund të kontrollojnë me lehtësi kohën me shtypjen e butonit 'Info' duke përdorur telekomandën, edhe kur TV është i fikur.

Ora e Programit

Connect Share

Argëtimet e medias, duke përfshirë filmat, muzikën dhe imazhet, vijnë në jetë në ekran thjesht duke vendosur një USB direkt në TV.

Connect Share

Modaliteti i Sporteve

Tifozët e sporteve nuk duhet të humbasin ndeshjet e tyre të preferuara kur qëndrojnë në hotelin tuaj. Ata mund të shikojnë çdo gol ose pikë të shënuar me foto dhe zë me kualitet të lartë, drejt në dhomat e tyre. Me Modalitetin e Sportive, mysafirët mund të përdorin një lidhje të shkurtër për të aktivizuar cilësinë e përmirësuar të zërit dhe figurës. Tingulli i përmirësuar krijon një efekt më të madh të stadiumit dhe cilësia e pasuruar e figurës tregon fushën e lojës me ngjyra të gjalla. Me këtë funksion, mysafirët mund të kenë një eksperiencë argëtimi të vërtetë në dhomë, të kompletuar me pikat kryesore të lojës dhe përshëndetjet e audiencës. Disponueshmëria e modalitetit sportiv mund të ndryshojë në varësi të krahinës/vendit.

Modaliteti i Sporteve
Specifikimi
  • Ekrani
    • kundër drita LED
    • Madhësia e ekranit 28"
    • Rezolucioni 1,366 x 768
  • Video
    • Motori i figurës HyperReal
    • Raport i kontrastit dinamik Mega Contrast
    • Micro Dimming N/A
    • Active Crystal Color N/A
    • Funksioni i rritjes së ngjyrës në ekranin e gjerë (plus) Po
    • Auto Motion Plus N/A
    • Regjimi i filmit Po
  • Audio
    • Dolby Digital Plus Po
    • Virtual Surround Po
    • Kodek DTS DTS Tingull Premium 5.1
    • Dalja e tingullit (RMS) 10W(L:5W, R:5W)
    • Lloji i altoparlantit 2CH(Down Firing me Refleks Basi)
    • Woofer N/A
    • Regjimi i tingullit të montimit në mur Po
    • TV SoundConnect Jo
    • BT Headset Support Jo
  • Konvergjenca
    • TV në celular - Pasqyrim N/A
    • Celular në TV - Pasqyrim, DLNA Po
    • Pamja Samsung SMART Po
  • Veçori të përgjithshme
    • Samsung 3D N/A
    • Procesori Quad Core
    • Pamje e pastër dixhitale Po
    • Kërkimi automatik i kanaleve Po
    • Shkëputja automatike e energjisë Po
    • BD Wise Plus N/A
    • Titrat Po
    • Connect Share™ (HDD) Po
    • ConnectShare™ (USB 2.0) Po
    • EPG Po
    • Regjimi i lojës Po
    • Gjuha e OSD-së 27 Gjuhë Europiane
    • Figurë brenda figurës Po
    • BT HID i integruar Jo
    • Mbështetje USB HID Po
    • Teletekst (TTX) Po
    • Sporte/Modaliteti futboll Bazike
    • Mbrojtësi i trefishtë N/A
  • Sistemi
    • Transmetimi dixhital DVB-T2/C/S2
    • Sintonizuesi analog Po
    • CI (Common Interface) CI+(1.3)
    • Transmetimi i të dhënave HbbTV(CZ,SK,PL,DE,AT,CH,FR,PT,ES,BE,NL,LU,HU)MHEG 5 (GB,IS,UK)
  • Tipari i mikpritjes
    • Përputhshmëria Samsung LYNK ™ SINC Po
    • Përputhshmëria Samsung LYNK ™ HMS Po
    • Përputhshmëria me motorin e kërkimit të hotelit Po
    • Samsung LYNK™ REACH (IP) REACH4.0
    • Samsung LYNK™ REACH (RF) REACH4.0
    • Përputhshmëria e modulatorit RF REACH të Samsung LYNK ™ Po
    • Faqja kryesore e menusë së hotelit Menuja Kryesore 2015
    • Bluetooth Music Player (Mobile → TV) Jo
    • Hotel Plug & Play (i lehtë për t'u konfiguruar) Po
    • Regjimi i përzgjedhjes së burimit automatik Po
    • Regjimi Power On Po
    • Lista e Kanaleve të Hotelit Po
    • Channel Menu Display Po
    • Lista e kombinuar e kanaleve (ATSC, DVB-T / T2 / C / S2, analoge) Po
    • Kanali im Po
    • Modaliteti i Ruajtjes së Energjisë (Kontrolli BLU) Po
    • Logo e ekranit me impostacionin Time Out (BMP / film) Po
    • Mesazhi i mirëseardhjes Po
    • RJ12 / funksioni i kontrollit përmes kalimit IR Po
    • Përputhshmëria e orës së jashtme Po
    • Sigurimi i rezervimit të orës Po
    • Kontrollimi i jashtëm i orës Po
    • Ora e softuerit Po
    • Multi Code Remote Control Po
    • Mbulesa e baterisë së telekomandës është e lidhur me një vidë Po
    • Përputhshmëria e Soundbar Po
    • Modaliteti i muzikës (Input: PC / AV / Komponent / HDMI) Po
    • Ndriçimi në modalitetin muzikor ndezur / fikur Po
    • Përditësimi i orës TTX (analog) Po
    • Klonimi USB Po
    • Përputhshmëria me Smoovie Po
    • Soft AP (pika e qasjes e aktivizuar nga softueri) Po
    • Kohëmatësi i ndezur / fikur (orari) Po
    • Wake-up Timer (Alarm) Po
    • Samsung LYNK™ DRM Po
    • Pro: Idiom Jo
    • bLAN Jo
    • Modaliteti i Sigurisë Po
    • S/W EPG (Solution EPG) Po
    • Wake on LAN (WOL) Po
    • IP Over Coax N/A
  • Input & Output
    • HDMI (anësore / e pasme) 1/2
    • USB (anësore / e pasme) 2/0
    • Komponent hyrës (Y / Pb / Pr) (anësore / e pasme) Jo
    • Komponenti hyrës (AV) (anësore / e pasme) 1/0
    • Ethernet (LAN) (anësore / e pasme) 1/0
    • Kufje (anësore / e pasme) 0/1
    • Audio Out (Mini Jack / LR) (Side/Rear) Jo
    • Dalja dixhitale audio (optike) (anësore / e pasme) 0/1
    • Hyrja RF (hyrja në tokë / kabllo) (anësore / e pasme) 1/0
    • Ex-Link ( RS-232C ) N/A
    • CI slot (anësore / e pasme) 0/1
    • Scart (anësore/ e pasme) N/A
    • Mbështetje HDMI A / Return Ch. Po
    • LAN me valë i integruar Po
    • Anynet+ (HDMI-CEC) Po
    • Lidhës mbështetës i altoparlantëve (anësor / i pasmë) Jo
    • Dalja audio e ndryshueshme (anësore / e pasme) 0/1
    • Kontroll i volumit të ndryshueshëm audio (anësore / e pasme) 0/1
    • Dalja e videos (anësore / e pasme) Jo
    • RJ12 (anësore/e pasme) 0/1
    • RJP (Remote Jackpack) (anësore/e pasme) 0/1
    • ID e kufjeve (anësore / e pasme) 0/1
    • Door-Eye Control (anësore/ e pasme) Jo
    • Door-Eye Video In (anësore/ e pasme) Jo
    • PC In (D-sub) (anësore/ e pasme) 0/1
    • PC/DVI Audio In (Mini Jack) (anësore/ e pasme) 0/1
    • Ethernet Bridge (LAN-Out) Jo
  • Dizajni
    • Ngjyra e përparme I zi
    • Lloji i mbajtëses Katror
    • Rrotullim (majtas/djathtas) Jo
  • Veçoria Eco
    • Sensor Eco N/A
    • Klasifikimi i efikasitetit të energjisë A
  • Ushqyesi
    • Furnizimi me energji (V) AC220-240V 50/60Hz
    • Konsumi i energjisë (Maks.) 57 W
    • Konsumi i energjisë (Regjimi i kursimit të energjisë) 15.4
    • Konsumi i energjisë (Gatishmëri) 0.50 W
    • Konsumi i energjisë (standarte) 33.0 W
  • Përmasat
    • Përmasat e setit pa mbajtësen (GJxLxTh) 643.4 x 396.5 x 62.9 mm
    • Përmasat e setit me mbajtësen (GJxLxTh) 643.4 x 435.0 x 163.4 mm
    • Përmasat e paketës (GjxLxTh) 815 x 463 x 108 mm
  • Pesha
    • Pesha e setit pa mbajtësen 3.8 kg
    • Pesha e setit me mbajtësen 4.2 kg
    • Pesha e paketimit 5.4 kg
  • Aksesor
    • Modeli i telekomandës TM1240A
    • Bateritë (për telekomandën) Po
    • Kontrolli Smart i Samsung (përfshihet) N/A
    • Podrška za ultra tanki zidni nosač N/A
    • Mbështetje për mini wall mount Jo
    • Mbështetje për Vesa Wall Mount Po
    • Manuali i përdorimit Jo
    • Manuali elektronik N/A
    • Kabllo ANT N/A
    • Kablloja elektrike Po
    • Udhëzues i shpejtë për instalim Po
    • Kablloja e të dhënave Po
    • Vendosur për montimin e stendës Jo
    • Vidat e Sigurisë (mbajtësja bazë) Jo
    • Telekomandë PureCare (telekomandë e bardhë me sipërfaqe të lëmuar) Jo
    • Adaptuesi i këndit (për sintonizuesin RF anësor) Po

*Disa funksione të Samsung Smart TV mund të mos jenë të disponueshme nëse nuk pranoni në mënyrë të qartë për mbledhjen dhe përdorimin e informacionit tuaj personal.

Mbështetje teknike