HG49EE694DKXEN

Ekran Mikpritës i avancuar, seria HE694, 49"

Madhësi 49"

Njihuni me Kërkesën për Shërbime të Mbështetura me IP me Kosto të Ulët

HE694 ka një zgjidhje të thjeshtë, me kosto të ulët për shpërnguljen e IP-së në hotelet që aktualisht kanë infrastrukturë koaksiale. Për herë të parë që nga kërkesa fillestare për lidhje interneti nga mysafirët e hotelit, infrastruktura IP po bëhet e rëndësishme në mënyrë që hotelet t'u ofrojnë mysafirëve të tyre shërbime të shkëlqyera të argëtimit dhe komunikimit në dhomë. Përveç mbështetjes së 'Wi-Fi', një nga shërbimet më të kërkuara aktualisht nga mysafirët, një rrjet IP-je gjithashtu mundëson kanalet kabllore në HD, komunikimin e unifikuar dhe kontrollet e integruara të dhomave. Për shkak të pritshmërisë së konsumatorëve ndaj këtyre shërbimeve, shpërngulja në një infrastrukturë IP-je e cila mbështet teknologjitë është e nevojshme për të qëndruar konkurrues. Fatmirësisht, HE694 eliminon barrën me kosto të lartë të rindërtimit të infrastrukturës, duke paraqitur një zgjidhje IP-mbi-koaksial e cila mbështet përmbajtjet dhe shërbimet e përmirësuara për mysafirët.

Njihuni me Kërkesën për Shërbime të Mbështetura me IP me Kosto të Ulët

Ofrimi i Shërbimeve të IPTV përmes Infrastrukturave Ekzistuese Koaksiale

Duke shfaqur funksionalitetin IP-mbi-koaksiale, ekrani i Samsung HE694 është një alternativë e jashtëzakonshme e ekspozimit për hotelet që dëshirojnë të zbatojnë IPTV por nuk kanë burime për të rindërtuar infrastrukturën e tyre. Si një ekran i pavarur 'All-IP', HE694 i Samsung përdor një server CMTS * për të konvertuar sinjalet e IP-së në sinjale koaksiale dhe për t'i transmetuar ato nëpërmjet kabllit ekzistues koaksial. Nëpërmjet këtij transformimi, hotelet mund të fuqizojnë dhomat e mysafirëve me IPTV me cilësi të lartë pa qënë nevoja për një investim të konsiderueshëm në pajisje. Përveç kësaj, operatorët e hotelit mund të shtojnë aftësitë IPTV në mënyrë të vazhdueshme dhe të shmangin shkëputjen në disa dhoma apo kate gjatë përmirësimit të sistemeve. Dy karakteristika, modem kabllor DOCSIS 3.0 dhe serveri CMTS mundësojnë komunikim dhe shpërndarje të përmirësuar të përmbajtjes. Serveri i CMTS mund të ofrojë Sinjal Satelitor, Sinjalin e internetit si edhe dhe 'Hotel SW Sever' në dhomën e mysafirëve. Modemi kabllor DOCSIS është një ekran mikpritës i ngulitur, i cili u mundëson hoteleve të ofrojnë përmbajtje interaktive dhe shërbime rreth përmbajtje. *Paketa e ekranit Samsung HE694 nuk përfshin një server CMTS.

Ofrimi i Shërbimeve të IPTV përmes Infrastrukturave Ekzistuese Koaksiale

Maksimalizimi i Mundësisë për Argëtim dhe Informacion të Mysafirëve

Zgjedhja e Samsung LYNK REACH 4.0 u jep menaxherëve të hoteleve mundësinë e një përzierje të kanaleve IP (IPTV) dhe RF, duke krijuar kësisoj një hartë hibride të kanaleve të aftë për t'u ofruar mysafirëve më shumë opsione argëtime dhe informacioni sesa ç'ofrohet në ekranet standarte të mikpritjes. Përmes kësaj metode të përmirësuar, menaxherët e hoteleve mund të krijojnë dhe aktivizojnë lehtësisht një listë kanalesh për të përmbushur nevojat unike të mysafirëve. Lista e gjerë e kanaleve LYNK REACH 4.0 u mundëson gjithashtu hoteleve që të ofrojnë përmbajtje të specializuara me çmim premium për mysafirë të përzgjedhur, duke krijuar kësisoj një burim të ardhurash potencialisht fitimprurëse, ndërkohë që mysafirëve u ofrohen opsione më të personalizuara shikueshmërie.

Maksimalizimi i Mundësisë për Argëtim dhe Informacion të Mysafirëve

Ofron Shërbim të Personalizuar nga Regjistrim-Çregjistrimi

Platforma LYNK REACH 4.0 e Samsung garanton që mysafirët të marrin vëmendje të personalizuar dhe përdorim të përshtatshëm në komoditetet dhe shërbimet e hotelit gjatë gjithë kohëzgjatjes së qëndrimit të tyre. Gjatë rregjistrimit: Serveri LYNK REACH 4.0 përdor serverin privat të menaxhimit të hotelit (PMS) për të vlerësuar informacionin unik të mysafirëve dhe për t'i përshëndetur ato me mesazhe të personalizuara mikpritjeje. Gjatë qëndrimit të mysafirëve: Menaxherët e hotelit mund të përdorin të dhënat e ruajtura brenda serverit LYNK REACH 4.0 për t'u dërguar mysafirëve mesazhe të personalizuara që lidhen me qëndrimin e tyre, duke filluar nga portalet e rezervimeve të restoranteve deri tek oraret e shërbimeve të tjera të hotelit. Çrregjistrim ekspres: LYNK REACH 4.0 nxjerr në pah dhe organizon të gjitha shpenzimet e mysafirëve brenda një ekrani të vetëm, duke mundësuar në këtë mënyrë një proces më të shpejtë çrregjistrimi për mysafirët i cili nuk kërkon që të paraqitesh tek sporteli.

Ofron Shërbim të Personalizuar nga Regjistrim-Çregjistrimi

Zgjeron Aftësitë e Transmetimit të Muzikës Personale dhe Përmbajtjen e Shikimit të Arenave përmes Lidhjes Bluetooth

Përmes lidhjes Bluetooth të përfshirë, ekranet Samsung HE694 shndërrohen në një qendër argëtimi të gjithanshme që sjell një eksperiencë të diferencuar brenda dhomës që ngjan me atë që mysafirët do të prisnin në shtëpi. Funksionaliteti i Pikës së Hyrjes në Programin e integruar të ekranit (Soft AP) siguron 40Mbps të gjerësisë me valë, duke mbështetur kësisoj deri në katër pajisje celulare brenda një hapësire prej dy metrave. Pasi të jetë e lidhur me pajisjet celulare të mysafirëve, ekrani HE694 bëhet një lexues audio i kompletuar me një ekran të lehtë për t'u naviguar dhe altoparlantë të fuqishëm që u japin vizitorëve përdorim të shpejtë për të dëgjuar këngët dhe tingujt e tyre të preferuar. Pasqyrimi i ekranit HE694 dhe aftësitë Digital Living Network Alliance (DLNA) ® garantojnë që përmbajtja e celularëve të konfigurohet lehtësisht në ekran pa shtrembërim ose kufizim. Anasjelltas, transferueshmëria nga Smart View TV - në celular u mundëson mysafirëve të shikojnë qartësisht përmbajtjen e TV në pajisjet e tyre celulare. Dizajni me valë i HE694 u ofron mysafirëve më shumë fleksibilitet të ndërveprimit në përmbajtje pa ulur cilësinë e imazhit ose parametrat e përdorimit, duke u dhënë hoteleve kësisoj një avantazh shtesë.

Zgjeron Aftësitë e Transmetimit të Muzikës Personale dhe Përmbajtjen e Shikimit të Arenave përmes Lidhjes Bluetooth

Mysafirët Qëndrojnë të Lidhur me Mirëmbajtje të Pakësuar

Nëpërmjet një sërë karakteristikash inovative dhe me kosto të ulët, ekranet HE690 dhe HE590 u ofrojnë mysafirëve më shumë mundësi për të arritur lidhjen-plotësisht-funksionale – si për nevojat e punës ashtu edhe për ato të argëtimit – me më pak vështirësi. Mysafirët mund të përdorin një urë Ethernet të integruar për të krijuar një stacion punë brenda dhomës, të kompletuar me një pikë përdorimi të telefonit VoIP dhe lidhje me pajisjet IP për përdorim të vazhdueshme në përmbajtje. Pas një dite të gjatë, mysafirët mund të kenë mundësinë e përdorimit të platformave TV në internet përmes ekraneve për t'u siguruar që ata të mos humbasin programin e tyre të preferuar gjatë rrugës. HE690 dhe HE590 gjithashtu zgjerojnë opsionet e argëtimit në dhomë nëpërmjet lidhjes Bluetooth*, e cila u lejon mysafirëve të transmetojnë muzikë nga pajisjet e tyre personale nëpërmjet altoparlantëve të ekranit. Ky transmetim i pandërprerë ofron një alternativë me kosto efikase ndaj stacioneve të vjedhura apo të dëmtuara të të dhënave dhe ndihmon hotelet për të transformuar më tej dhomat në qëndra argëtimi të gjithanshëm. *Funksioni i lidhjes me Bluetooth nuk është i disponueshëm për ekranet e Serisë HE 590 dhe HE690 me 24 dhe 28 inç.

Mysafirët Qëndrojnë të Lidhur me Mirëmbajtje të Pakësuar

Zgjero Përmbajtjen Duke Shikuar Arenat përmes Lidhjes me Valë në Ekran të Pajisjes

Shfaqjet e mikpritjes Samsung rrisin përvojën e mysafirëve duke shërbyer si një shpërndarës argëtimi multimedial në vend, i pajisur me një sërë veçorish të shikimit të personalizuar. Shfaqja e fuksionalitetit në Pikën e Hyrjes në 'Software' të integruar (Soft AP) garanton lidhje të sigurta private 'wireless' midis TV dhe deri në 4 pajisje celulare në dhomë. Pasi të jenë lidhur, mysafirët mund të transferojnë përmbajtje personale, duke përfshirë muzikë, filma dhe foto, nga pajisjet e tyre celulare për t'i shfaqur në ekranin më të madh DLNA™. Ata gjithashtu mund të transferojnë ekranin e një pajisje celulare në TV me anë të 'Screen Mirroring' pa kufizim të llojit të përmbajtjes. Kur aplikacioni 'Samsung Smart View' përdoret në pajisjen celulare, mysafirët mund të transferojnë më lehtë përmbajtjen multimediale në TV. DLNA, Screen Mirroring dhe Smart View garantojnë që përmbajtja e celularit të konfigurohet pa probleme në ekran pa shtrembërim ose kufizim.

Zgjero Përmbajtjen Duke Shikuar Arenat përmes Lidhjes me Valë në Ekran të Pajisjes

Ndikimi i shfletuesit H. me mbështetje të fuqishme nga Samsung për zgjidhje të personalizuara dhe interaktive

Shfletuesi H. ofron shërbime të shkëlqyera argëtuese brenda dhomës si edhe shërbime të personalizuara për menaxhimin e përmbajtjes që presin mysafirëte sotëm të hotelit, së bashku me shërbimet interaktive të internetit. Nëpërmjet Shfletuesit H. hotelet nuk kanë nevojë për të blerë, instaluar apo mirëmbajtur pajisje të tjera të tilla si paketa 'set-top VoD' (STB). Si një platformë e hapur me bazë IP, Shfletuesi H. mundëson Integruesit e Sistemit(SIs) të ofrojnë zgjidhje të personalizueshme të shfletuesve të internetit që ofrojnë shërbime interaktive premium dhe veçoritë për të dyja përmbajtjet falas dhe VoD. Për shkak se Shfletuesi H. është i bazuar në gjuhët e programimit në internet të tilla si HTML5 dhe Java Script®, SIs mund të zhvillojnë dhe shpejt të vendosin zgjidhje të qëndrueshme dhe të përshtatura për hotelin. Zhvillimi i zgjidhjes është bërë i mundur nga përkrahja teknike e Samsung, nga pajisja me ekran paraprak Samsung dhe nga bashkëpunimi Samsung me SIs.

Ndikimi i shfletuesit H. me mbështetje të fuqishme nga Samsung për zgjidhje të personalizuara dhe interaktive

Gëzoni instalimin më efikas përmes kapaciteteve të përmirësuara gati për përdorim

Në një mjedis të zënë të mikpritjes, koha e shpenzuar për instalimin dhe mirëmbajtjen e ekranit është koha që përndryshe mund t'i kushtohet aktiviteteve më të rëndësishme të rritjes. Përmes parametrave të avancuar gati për përdorim, menaxherët e hoteleve mund të aktivizojnë qindra ekranë në dhomë me përpjekje minimale të nevojshme. Ekipet e operacioneve thjesht duhet të lundrojnë në tre parametrat e nisjes bazë për të sinkronizuar ekranet e shumtë dhe serverat, duke përcaktuar gjithashtu lidhjen dhe nevojat gjuhësore: Setup Bazë: Një ndërfaqe e lehtë për përdoruesin lejon menaxherët e mikpritjes të përcaktojnë gjuhën, figurën dhe akordimin, dhe përcatimet e orës. Modaliteti i Klonimit: Për të përmirësuar më tej kontrollin e shumë ekraneve, menaxherët e hoteleve mund të përsërisin funksionet e komunikimit dhe shpërndarjes së përmbajtjeve në të gjitha ekranet në vend. Pasi të përfundojë procesi i klonimit, përdoruesit mund të aktivizojnë ekranet e tyre pa kërkuar instalime të mëtejshme ose konfirmim të përputhshmërisë. Modaliteti i Fabrikës: Menaxherët e hoteleve gjithashtu mund të personalizojnë operacione të avancuara të ekraneve, siç janë parametrat e audios dhe cilësimet e lidhjes, përmes një portali të lehtë mbi produktet në modelitetin e fabrikës. Funksionalitetet gati për përdorim gjithashtu mundësojnë mjedise të caktuara jo-mikpritëse për të gëzuar të njëjtën përmbajtje dhe përfitimet e menaxhimit të sistemit . Një regjim unik i Modalitetit Tregtar i plotëson kërkesat e specializuara të përdoruesve tregtarë, të tillë si qeveria dhe njësitë arsimore, pa kompromentuar rendimentin.

Gëzoni instalimin më efikas përmes kapaciteteve të përmirësuara gati për përdorim

Trajtojini mysafirët me një menu kryesore të personalizuar, me kosto të efektshme

Jepni një koleksion të gjerë përmbajtjesh për mysafirët me një Menu Kryesore të përmirësuar që nuk kërkon blerjen shtesë të një zgjidhje ose instalimin e një infrastrukture rrjeti. Funksione të reja të përmirësuara u mundësojnë hoteleve të mirëpresin mysafirët me një video hyrje të shkurtër së bashku me logon e hotelit para se të shfaqin TV të drejtpërdrejtë. Në këtë mënyrë, hotelet mund të përmirësojnë markën e tyre pa pasur nevojë për një zgjidhje shtesë. Mysafirët mund të shikojnë me lehtësi burime të tilla si koha, data dhe informacioni i hotelit dhe të përdorin tiparet më të shpeshta në TV në modalitetin e përdoruesit. Menuja Kryesore e personalizuar zvogëlon ngarkesën e kostos për hotelet që nuk kanë buxhet për një zgjidhje shtesë duke thjeshtuar krijimin e Menuje Kryesore me një TV mikpritës që jep zgjidhje të përfshirë.

Trajtojini mysafirët me një menu kryesore të personalizuar, me kosto të efektshme

Mbroni përmbajtjen me teknologji DRM të avancuar

Teknologjia DRM e Samsung LYNK siguron një alternativë të sigurtë dhe me kosto efektive ndaj sistemeve tradicionale të mbrojtjes së përmbajtjes me bazë të produktit. Zgjidhja lejon që kanali i koduar i drejtpërdrejtë dhe përmbajtja VoD të kalojnë në mënyrë të sigurtë dhe të shfaqen në TV të hotelit. Me një zbatim të vetëm të programit, teknologjia LYNK DRM zvogëlon nevojën për pajisje shtesë dhe siguron rekuperim më të shpejtë për Sistemin e Përdorimit së Kondicionuar (CAS). Për të ndihmuar në sigurimin e besueshmërisë së sistemit, mbulimi shtrihet në zgjerimin e pajisjeve fundore për operatorët kabllorë.

Mbroni përmbajtjen me teknologji DRM të avancuar

Përputhshmëria e integratorit të sistemit (SI)

Kurseni kohë dhe përpjekje kur vendosni protokollet e shumëfishta në mes kutive të përcaktuara nga SI dhe ekraneve. Ekranet e Mikpritjes SMART të Samsung janë në përputhje me protokollet e ndryshme të SI gjatë blerjes.

Përputhshmëria e integratorit të sistemit (SI)

Modaliteti i Sigurisë

Fito menaxhimin e përmbajtjes unike dhe të fortë të ekranit me Modalitetin e Sigurisë në ekranet e serisë HD470. Duke përdorur këtë funksion, mund të çaktivizoni funksionet e rëndësishme të ekraneve për të parandaluar lehtësisht ndryshimet në cilësimet e ekranit. Gjithashtu mund të bllokoni përmbajtjen jo të pajtueshme ose transmetimin e teletekstit të padëshiruar (TTX) me një sinjal për të mbajtur kontrollin e plotë të përmbajtjes në ekranet e dhomave të mysafirëve, duke përfshirë hyrjen përmes portave HDMI® dhe USB. Ky tipar gjithashtu është shumë i dobishëm për të kontrolluar ekranet në mjedise që kërkojnë siguri të rreptë, siç janë burgje.

Modaliteti i Sigurisë

Mbajtësja e Mirëseardhjes

Ofrojuni mysafirëve një pamje të mrekullueshme të TV-së nga kudo në dhomë me një pajisje televizori. Mbajtësja ofron një mbështetje fleksibël prej 20º, 60º dhe 90º dhe siguron që TV të mbetet qëndrueshëm në vend.

Mbajtësja e Mirëseardhjes

Mikrofoni Variabel i Jashtëm

Rritje e mobilitetit dhe kënaqësisë së mysafirëve brenda dhomës duke lidhur zërin e televizorit me pajisje të tjera të dhomës me postën e jashtme të altoparlantit. Mysafirët mund të dëgjojnë programet e tyre televizive nga kudo në dhomë ose në banjo nëpërmjet altoparlantëve të instaluar në vende të largëta.

Mikrofoni Variabel i Jashtëm

Përputhshmëria e paketës së tingujve

Bashkoni një TV mikpritës Samsung me një Paketë Tingujsh për të lejuar vizitorët të kënaqen me të vërtetë duke dëgjuar programet e tyre. Lidhur me një kabllo Multimedia High Interface®, cilësimet aplikohen automatikisht, duke e bërë instalimin mjaft të lehtë. Një pult i vetëm lejon mysafirët të kenë kontroll të plotë mbi TV dhe Paketën e Tingujve.

Përputhshmëria e paketës së tingujve

Telekomanda me shumë kode

Rritni kënaqësinë e shikueshmërisë së TV duke eliminuar ndërhyrje të bezdisshme nga sinjale të tjera të largëta në aplikacione, siç janë qendrat e palestrave të hoteleve, ku TV të shumtë janë në afërsi. Telekomanda me shumë kode mund të kontrollojë deri në 10 TV në të njëjtën dhomë.

Telekomanda me shumë kode

Kanali im

U lejoni mysafirëve që të gjejnë lehtësisht dhe të kënaqen me programimin e zgjedhjes së tyre pa pasur nevojë të lëvizin manualisht përmes qindra kanaleve të TV-së. Funksioni i shpejtë i kërkimit të Kanalit Tim lejon mysafirët të gjejnë kanale të përshtatshme për shijet e tyre, sipas vendit dhe zhanrit.

Kanali im

Ora e Jashtme

Përmirëso komoditetin e mysafirëve me një pajisje shtesë të orës së jashtme që u mundëson atyre të dallojnë me lehtësi kohën e tanishme vetëm me një shikim. Me formatet 12 orëshe ose 24 orëshe, cilësimet e kontrollit me 7 faza (5 hapa në ekranin Normal dhe 2 hapa në ekranin e Standby) dhe një lidhje të thjeshtë RJ12 në pjesën e pasme të ekranit, pajisja shtesëe kohës është një mënyrë e thjeshtë për të rritur komoditetin e mysafirëve. Pajisja shtesë e orës është e disponueshëm në kuti prej 20 njësive. Disponibiliteti i pajisjes shtesë të Orës së Jashtme mund të ndryshojë sipas rajonit/shtetit.

Ora e Jashtme

Ora e Programit

Lejojni mysarifët tuaj të kontrollojnë kohën e tanishme në televizor sa herë që është e nevojshme. Ora e Programit është një zgjidhje e shfaqjes së orës në TV në dhomë duke përdorur një telekomandë. Mysafirët mund të kontrollojnë me lehtësi kohën me shtypjen e butonit 'Info' duke përdorur telekomandën, edhe kur TV është i fikur.

Ora e Programit

Connect Share

Argëtimet e medias, duke përfshirë filmat, muzikën dhe imazhet, vijnë në jetë në ekran thjesht duke vendosur një USB direkt në TV.

Connect Share

Modaliteti i Sporteve

Tifozët e sporteve nuk duhet të humbasin ndeshjet e tyre të preferuara kur qëndrojnë në hotelin tuaj. Ata mund të shikojnë çdo gol ose pikë të shënuar me foto dhe zë me kualitet të lartë, drejt në dhomat e tyre. Me Modalitetin e Sportive, mysafirët mund të përdorin një lidhje të shkurtër për të aktivizuar cilësinë e përmirësuar të zërit dhe figurës. Tingulli i përmirësuar krijon një efekt më të madh të stadiumit dhe cilësia e pasuruar e figurës tregon fushën e lojës me ngjyra të gjalla. Me këtë funksion, mysafirët mund të kenë një eksperiencë argëtimi të vërtetë në dhomë, të kompletuar me pikat kryesore të lojës dhe përshëndetjet e audiencës. Disponueshmëria e modalitetit sportiv mund të ndryshojë në varësi të krahinës/vendit.

Modaliteti i Sporteve
Specifikimi
  • Ekrani
    • kundër drita LED
    • Madhësia e ekranit 49"
    • Rezolucioni 1920 x 1080
  • Video
    • Motori i figurës HyperReal
    • Raport i kontrastit dinamik Mega Contrast
    • Micro Dimming N/A
    • Active Crystal Color N/A
    • Funksioni i rritjes së ngjyrës në ekranin e gjerë (plus) Po
    • Auto Motion Plus N/A
    • Regjimi i filmit Po
  • Audio
    • Dolby Digital Plus Po
    • Virtual Surround Po
    • Kodek DTS DTS Tingull Premium 5.1
    • Dalja e tingullit (RMS) 20W(L:10W, R:10W)
    • Lloji i altoparlantit 2CH(Down Firing me Refleks Basi)
    • Woofer N/A
    • Regjimi i tingullit të montimit në mur N/A
    • TV SoundConnect Po
    • BT Headset Support Po
  • Konvergjenca
    • TV në celular - Pasqyrim N/A
    • Celular në TV - Pasqyrim, DLNA Po
    • Pamja Samsung SMART Po
  • Veçori të përgjithshme
    • Samsung 3D N/A
    • Procesori Quad Core
    • Pamje e pastër dixhitale Po
    • Kërkimi automatik i kanaleve Po
    • Shkëputja automatike e energjisë Po
    • BD Wise Plus N/A
    • Titrat Po
    • Connect Share™ (HDD) Po
    • ConnectShare™ (USB 2.0) Po
    • EPG Po
    • Regjimi i lojës Po
    • Gjuha e OSD-së 27 Gjuhë Europiane
    • Figurë brenda figurës Po
    • BT HID i integruar Po
    • Mbështetje USB HID Po
    • Teletekst (TTX) Po
    • Sporte/Modaliteti futboll Bazike
    • Mbrojtësi i trefishtë N/A
  • Sistemi
    • Transmetimi dixhital DVB-T2/C
    • Sintonizuesi analog Po
    • CI (Common Interface) CI+(1.3)
    • Transmetimi i të dhënave HbbTV(CZ,SK,PL,DE,AT,CH,FR,PT,ES,BE,NL,LU,HU)MHEG 5 (GB,IS,UK)
  • Tipari i mikpritjes
    • Përputhshmëria Samsung LYNK ™ SINC Po
    • Përputhshmëria Samsung LYNK ™ HMS Po
    • Përputhshmëria me motorin e kërkimit të hotelit Po
    • Samsung LYNK™ REACH (IP) REACH4.0
    • Samsung LYNK™ REACH (RF) REACH4.0
    • Përputhshmëria e modulatorit RF REACH të Samsung LYNK ™ Po
    • Faqja kryesore e menusë së hotelit Menuja Kryesore 2015
    • Bluetooth Music Player (Mobile → TV) Po
    • Hotel Plug & Play (i lehtë për t'u konfiguruar) Po
    • Regjimi i përzgjedhjes së burimit automatik Po
    • Regjimi Power On Po
    • Lista e Kanaleve të Hotelit Po
    • Channel Menu Display Po
    • Lista e kombinuar e kanaleve (ATSC, DVB-T / T2 / C / S2, analoge) Po
    • Kanali im Po
    • Modaliteti i Ruajtjes së Energjisë (Kontrolli BLU) Po
    • Logo e ekranit me impostacionin Time Out (BMP / film) Po
    • Mesazhi i mirëseardhjes Po
    • RJ12 / funksioni i kontrollit përmes kalimit IR Po
    • Përputhshmëria e orës së jashtme Po
    • Sigurimi i rezervimit të orës Po
    • Kontrollimi i jashtëm i orës Po
    • Ora e softuerit Po
    • Multi Code Remote Control Po
    • Mbulesa e baterisë së telekomandës është e lidhur me një vidë Po
    • Përputhshmëria e Soundbar Po
    • Modaliteti i muzikës (Input: PC / AV / Komponent / HDMI) Po
    • Ndriçimi në modalitetin muzikor ndezur / fikur Po
    • Përditësimi i orës TTX (analog) Po
    • Klonimi USB Po
    • Përputhshmëria me Smoovie Po
    • Soft AP (pika e qasjes e aktivizuar nga softueri) Po
    • Kohëmatësi i ndezur / fikur (orari) Po
    • Wake-up Timer (Alarm) Po
    • Samsung LYNK™ DRM Po
    • Pro: Idiom Jo
    • bLAN Jo
    • Modaliteti i Sigurisë Po
    • S/W EPG (Solution EPG) Po
    • Wake on LAN (WOL) Po
    • IP Over Coax DOCSIS3.0
  • Input & Output
    • HDMI (anësore / e pasme) 1/1
    • USB (anësore / e pasme) 2/0
    • Komponent hyrës (Y / Pb / Pr) (anësore / e pasme) N/A
    • Komponenti hyrës (AV) (anësore / e pasme) 0/1
    • Ethernet (LAN) (anësore / e pasme) Jo
    • Kufje (anësore / e pasme) 0/1
    • Audio Out (Mini Jack / LR) (Side/Rear) Jo
    • Dalja dixhitale audio (optike) (anësore / e pasme) 1/0
    • Hyrja RF (hyrja në tokë / kabllo) (anësore / e pasme) 1/0
    • Ex-Link ( RS-232C ) N/A
    • CI slot (anësore / e pasme) 0/1
    • Scart (anësore/ e pasme) N/A
    • Mbështetje HDMI A / Return Ch. Po
    • LAN me valë i integruar Po
    • Anynet+ (HDMI-CEC) Po
    • Lidhës mbështetës i altoparlantëve (anësor / i pasmë) Jo
    • Dalja audio e ndryshueshme (anësore / e pasme) 1/0
    • Kontroll i volumit të ndryshueshëm audio (anësore / e pasme) 1/0
    • Dalja e videos (anësore / e pasme) Jo
    • RJ12 (anësore/e pasme) Jo
    • RJP (Remote Jackpack) (anësore/e pasme) 1/0
    • ID e kufjeve (anësore / e pasme) N/A
    • Door-Eye Control (anësore/ e pasme) Jo
    • Door-Eye Video In (anësore/ e pasme) Jo
    • PC In (D-sub) (anësore/ e pasme) Jo
    • PC/DVI Audio In (Mini Jack) (anësore/ e pasme) 0/1
    • Ethernet Bridge (LAN-Out) 1/0
  • Dizajni
    • Ngjyra e përparme Titan i Errët
    • Lloji i mbajtëses Katror
    • Rrotullim (majtas/djathtas) Po (90/90)
  • Veçoria Eco
    • Sensor Eco Po
    • Klasifikimi i efikasitetit të energjisë A++
  • Ushqyesi
    • Furnizimi me energji (V) AC220~240V 50/60Hz
    • Konsumi i energjisë (Maks.) 100 W
    • Konsumi i energjisë (Regjimi i kursimit të energjisë) 23.1
    • Konsumi i energjisë (Gatishmëri) 0.50 W
    • Konsumi i energjisë (standarte) 50.0 W
  • Përmasat
    • Përmasat e setit pa mbajtësen (GJxLxTh) 1105.8 x 645.0 x 54.6 mm
    • Përmasat e setit me mbajtësen (GJxLxTh) 1105.8 x 697.0 x 226.5 mm
    • Përmasat e paketës (GjxLxTh) 1290.0 x 746.0 x 130.0 mm
  • Pesha
    • Pesha e setit pa mbajtësen 13.1 kg
    • Pesha e setit me mbajtësen 16.0 kg
    • Pesha e paketimit 19.9 kg
  • Aksesor
    • Modeli i telekomandës TM1240A
    • Bateritë (për telekomandën) Po
    • Kontrolli Smart i Samsung (përfshihet) N/A
    • Podrška za ultra tanki zidni nosač N/A
    • Mbështetje për mini wall mount Jo
    • Mbështetje për Vesa Wall Mount Po
    • Manuali i përdorimit Jo
    • Manuali elektronik N/A
    • Kabllo ANT N/A
    • Kablloja elektrike Po
    • Udhëzues i shpejtë për instalim Po
    • Kablloja e të dhënave N/A
    • Vendosur për montimin e stendës Po
    • Vidat e Sigurisë (mbajtësja bazë) Jo
    • Telekomandë PureCare (telekomandë e bardhë me sipërfaqe të lëmuar) Jo
    • Adaptuesi i këndit (për sintonizuesin RF anësor) Jo

*Disa funksione të Samsung Smart TV mund të mos jenë të disponueshme nëse nuk pranoni në mënyrë të qartë për mbledhjen dhe përdorimin e informacionit tuaj personal.

Mbështetje teknike