HG55EE890UBXEN

Monitor luksoz seria HE890, 55"

Ekrane të avancuara ofrojnë dizenjo të sofistikuara dhe aftësi të fokusuara për mysafirët dhe që janë ideale për hotelet luksoze

Vizitorët në hotelet me pesë dhe më shumë yje si edhe në ambientet e tjera të mikpritjes premium presin përfitimet e shkallës së lartë, si dhe një teknologji të plotë dhe fleksibël brënda dhomës gjatë qëndrimit të tyre. Seria Samsung HE890U tejkalon këto pritshmëri, duke dhënë një eksperiencë premium me interaktivitetin dhe lidhjen e nevojshme për të lënë mysafirët gojëhapur. Duke ofruar rezolucion Ultra-High Definition (UHD) që është në gjendje të ofrojë cilësi të detajuar të imazhit të jetës dhe një dizajn elegant të zi (ose argjendi) të vërtetë metalik, seria Samsung HE890U reflekton sofistikimin që hotelet luksoze premium kërkojnë në imazhin e markës së tyre. Ekrani shërben si një teknologji e vërtetë informacioni dhe qendër zbavitje, me karakteristika të shtuara kohët e fundit, si përputhshmëria e pajisjes celulare dhe një Bluetooth music player, duke shtuar komoditetin e mysafirëve dhe mundësitë e përdorimit të medias pa humbur cilësinë vizuale. Seria Samsung HE890U gjithashtu ofron një sërë karakteristikash të fuqishme dhe intuitive që u mundësojnë hoteleve të japin informacion të dendur në një TV të vetëm apo grup TV-sh, duke shkuar nga mesazhet e personalizuara të mirëseardhjes deri te përditësimet e shërbimeve që ofron hoteli.

Ekrane të avancuara ofrojnë dizenjo të sofistikuara dhe aftësi të fokusuara për mysafirët dhe që janë ideale për hotelet luksoze

Plotëson ambientet luksoze me dizajn ekskluziv në konture xhami si edhe me metal të vërtetë

TV është qendra e përvojës së argëtimit brenda dhomës, që shërben si qendër dizajni dhe media e dhomës së hotelit. Si elementi i parë që vizitorët shohin kur hyjnë në dhomë, ka një ndikim të rëndësishëm në përshtypjen e përgjithshme të një ambienti mikpritës. Teknika më e fundit dhe dizajni ekskluziv metalik real dhe me konture xhami i modelit HE890U i krijuar për hotelet luksoze ofron një ambjent premium dhe me nivel të lartë që tejkalon pritshmëritë e mysafirëve në hotele të tilla me pesë ose më shumë yje. Siperfaqja super e hollë gjithashtu përmirëson eksperiencën, duke nxitur mahnitje dhe admirim nga mysafirët dhe udhëtarët modernë të cilët theksojnë teknologjinë brënda dhomës si një pjesë e rëndësishme e shërbimit të përgjithshëm në dhomë.

Plotëson ambientet luksoze me dizajn ekskluziv në konture xhami si edhe me metal të vërtetë

Përmes Rezolucionit UHD ofroni një experience më të paharrueshme dhe të shkallës më të lartë për mysafirët

Mysafirët e mësuar në shtëpi me cilësi dhe qartësi të shkëlqyeshme të imazhit presin një përvojë të njëjtë shikueshmërie kur qëndrojnë diku tjetër. Kjo ka çuar në një rritje të popullaritet të UHD në mjediset e mikpritjes. Seria HD890U e Samsung e sjell këtë eksperiencë të përmirësuar të shikimit duke u ofruar vizitorëve të hoteleve premium dhe luksozë pamje jashtëzakonisht të gjalla dhe të detajuara. Duke paraqitur rezolucionin UHD (3840 x 2160) që jep katër herë numrin e piksele të formateve FHD, seria HD890U prezantonë detajet më të ndërlikuara të çdo imazhi për një pamje të shkëlqyer dhe realiste.

Përmes Rezolucionit UHD ofroni një experience më të paharrueshme dhe të shkallës më të lartë për mysafirët

Gëzoni instalimin më efikas përmes kapaciteteve të përmirësuara gati për përdorim

Në një mjedis të zënë të mikpritjes, koha e shpenzuar për instalimin dhe mirëmbajtjen e ekranit është koha që përndryshe mund t'i kushtohet aktiviteteve më të rëndësishme të rritjes. Përmes parametrave të avancuar gati për përdorim, menaxherët e hoteleve mund të aktivizojnë qindra ekranë në dhomë me përpjekje minimale të nevojshme. Ekipet e operacioneve thjesht duhet të lundrojnë në tre parametrat e nisjes bazë për të sinkronizuar ekranet shfaqjet e shumtëa dhe serverat, duke përcaktuar gjithashtu lidhjen dhe nevojat gjuhësore: Setup Bazë: Një ndërfaqe e lehtë për përdoruesin lejon menaxherët e mikpritjes të përcaktojnë gjuhën, figurën dhe akordimin, dhe përcatimet e orës. Modaliteti i Klonimit: Për të përmirësuar më tej kontrollin e shumë ekraneve, menaxherët e hoteleve mund të përsërisin funksionet e komunikimit dhe shpërndarjes së përmbajtjeve në të gjitha ekranet në vend. Pasi të përfundojë procesi i klonimit, përdoruesit mund të aktivizojnë ekranetshfaqjet e tyre pa kërkuar instalime të mëtejshme ose konfirmim të përputhshmërisë. Modaliteti i Fabrikës: Menaxherët e hoteleve gjithashtu mund të personalizojnë operacione të avancuara të ekraneve, siç janë parametrat e audios dhe cilësimet e lidhjes, përmes një portali të lehtë mbi produktet në modelitetin e fabrikës. Funksionalitetet gati për përdorim gjithashtu mundësojnë mjedise të caktuara jo-mikpritëse për të gëzuar të njëjtën përmbajtje dhe përfitimet e menaxhimit të sistemit . Një regjim unik i Modalitetit Tregtar i plotëson kërkesat e specializuara të përdoruesve tregtarë, të tillë si qeveria dhe njësitë arsimore, pa kompromentuar rendimentin.

Gëzoni instalimin më efikas përmes kapaciteteve të përmirësuara gati për përdorim

Zgjero Aftësitë e Transmetimit të Muzikës Personale përmes Lidhjes Bluetooth

Ndërkohë që disa hotele ofrojnë pajisje që përputhen me pajisjet portative në dhomën e brendshme për të përforcuar argëtimin e mysafirëve, këto platforma shpesh mund të jenë të kushtueshme dhe të rënda nëse vidhen apo prishen. Përmes lidhjes së integruar Bluetooth, ekranet e Samsung HE890U kthehen në një qendër argëtimi të gjitha në një që ofron të njëjtën lehtësi me më pak nevojë për mirëmbajtje. Sapo të lidhet me pajisjet celulare të mysafirëve, ekrani HE890U kthehet në një lexues audio i kompletuar me një ekran të lehtë për tu naviguar dhe altoparlantë të fuqishëm. Duke u lejuar mysafirëve të përdorin shpejt dhe të dëgjojnë këngët dhe tingujt e tyre të preferuara, funksioni Bluetooth i HE890U shton një eksperiencë të diferencuar brënda dhomës që ngjan me atë që mysafirët do të prisnin në shtëpi.

Zgjero Aftësitë e Transmetimit të Muzikës Personale përmes Lidhjes Bluetooth

Zgjero përmbajtjen duke parë Arenat përmes Lidhjes me Valë në Ekran të Pajisjes

Shfaqjet e mikpritjes Samsung rrisin përvojën e mysafirëve duke shërbyer si një shpërndarës argëtimi multimedial në vend, i pajisur me një sërë veçorish të shikimit të personalizuar. Shfaqja e fuksionalitetit në Pikën e Hyrjes në 'Software' të integruar (Soft AP) garanton lidhje të sigurta private 'wireless' midis TV dhe deri në 4 pajisje celulare në dhomë. Pasi të jenë lidhur, mysafirët mund të transferojnë përmbajtje personale, duke përfshirë muzikë, filma dhe foto, nga pajisjet e tyre celulare për t'i shfaqur në ekranin më të madh DLNA™. Ata gjithashtu mund të transferojnë ekranin e një pajisje celulare në TV me anë të 'Screen Mirroring' pa kufizim të llojit të përmbajtjes. Kur aplikacioni 'Samsung Smart View' përdoret në pajisjen celulare, mysafirët mund të transferojnë më lehtë përmbajtjen multimediale në TV. DLNA, Screen Mirroring dhe Smart View garantojnë që përmbajtja e celularit të konfigurohet pa probleme në ekran pa shtrembërim ose kufizim.

Zgjero përmbajtjen duke parë Arenat përmes Lidhjes me Valë në Ekran të Pajisjes

SISTEMI / ARKITEKTURA E DEFINICIONIT

Hotelet mund të përdorin teknologjinë e fundit të menaxhimit të mikpritjes për të ofruar një eksperiencë të ndryshme të mysafirëve. LYNK REACH 4.0 i Samsung bashkon përfitimet e teknologjive mikpritëse SINC dhe REACH për të ofruar një zgjidhje gjithëpërfshirëse të menaxhimit të përmbajtjes. LYNK REACH 4.0 rrit teknologjinë për avancimin e efikasitetit të mysafirëve dhe avantazhet që shkojnë nga kanalet e shpërndarjes së informacionit, mundësitë e komunikimit të përshtatshëm dhe menaxhimin efikas të dhomave. Si një zgjidhje e unifikuar e menaxhimit të përmbajtjes, LYNK REACH 4.0 strehon LAN, WIFI dhe infrastrukturat koaksiale për të përforcuar menaxhimin e hoteleve, funksionet e mbikqyrjes dhe shërbimit të mysafirëve. Transferuar nga serveri i menaxhimit të pronës (PMS) dhe modele të personalizuara, përdoruesit mund të krijojnë dhe dorëzojnë shërbime të personalizuara për një eksperiencë më të paharrueshme. Kjo përfshin mundësinë e përdorimit të një sërë kanalesh, aplikacionesh dhe shërbimesh IPTV dhe RF, që pasqyrojnë atë që vizitorët presin në shtëpi dhe në pajisjet e tyre portative. LYNK REACH 4.0 gjithashtu mundëson komunikimin me dy drejtime të menaxhimit të hoteleve dhe mysafirëve. Kapaciteti efikas i telekomandës së zgjidhjes për ekranin në dhomë siguron ofrimin e shërbimeve cilësore në kohë reale pa punë dhe mirëmbajtje në dhome. Me mbështetjen e rrjetit të optimizuar për një shumëllojshmëri kanalesh, LYNK Reach 4.0 i Samsung ndihmon hotelet të përmirësojnë proceset e komunikimit të brendshëm, të cilat nga ana e tyre ofrojnë mundësi për të personalizuar përvojën e mysafirëve.

SISTEMI / ARKITEKTURA E DEFINICIONIT

Riorganizim i rrjedhës së punës me mbikqyrjen në kohë reale dhe një platformë qendrore të menaxhimit

Zgjidhja Samsung LYNK REACH 4.0 zvogëlon koston totale të pronësisë për përfituesit e mikpritjes me karakteristika inteligjente që ofrojnë raporte mbikqyrje në kohë reale si edhe një platformë qendrore nga e cila menaxherët e IT-së mund të menaxhojnë proceset në distancë. Hotelet mund të zgjedhin një televizor ose një grup televizorësh dhe të monitorojnë cilësimet e TV-së dhe rrjetit, ekranet e dhomave dhe të informacionit të mysafirëve si edhe rregjistrimin/çrregjistrimin e mysafirëve. Këto aftësi u ofrojnë hoteleve një zgjidhje efektive për të kursyer kohë dhe lodhje në shpenzimet e punës dhe mirëmbajtjes, pasi personeli i hotelit nuk duhet të vizitojë çdo dhomë hoteli sa herë që kërkohet një ndryshim.

Riorganizim i rrjedhës së punës me mbikqyrjen në kohë reale dhe një platformë qendrore të menaxhimit

Ofron Shërbim të Personalizuar nga Regjistrim-Çregjistrimi

Platforma LYNK REACH 4.0 e Samsung garanton që mysafirët të marrin vëmendje të personalizuar dhe përdorim të përshtatshëm në komoditetet dhe shërbimet e hotelit gjatë gjithë kohëzgjatjes së qëndrimit të tyre. • Gjatë rregjistrimit: Serveri i LYNK REACH 4.0 përdor serverin e menaxhimit të pronësisë (PMS) të hotelit për të vlerësuar informacionin unik të mysafirëve dhe përshëndetur ata me mesazhe të personalizuara mikpritjeje. • Gjatë qëndrimit të mysafirëve: Menaxherët e hotelit mund të përdorin të dhënat e ruajtura brenda serverit LYNK REACH 4.0 për t'u dërguar mysafirëve mesazhe të personalizuara që lidhen me qëndrimin e tyre, duke filluar nga portalet e rezervimeve të restoranteve deri tek oraret e shërbimeve të tjera të hotelit. • Çrregjistrim ekspres: LYNK REACH 4.0 nxjerr në pah dhe organizon të gjitha shpenzimet e mysafirëve brenda një ekrani të vetëm, duke mundësuar në këtë mënyrë një proces më të shpejtë çrregjistrimi për mysafirët i cili nuk kërkon që të paraqitesh tek sporteli.

Ofron Shërbim të Personalizuar nga Regjistrim-Çregjistrimi

Eksperiencë e Diferencuar për Mysafirët me Përdorimin e Aplikimit

Me LYNK REACH 4.0, karakteristikat e mikpritjes mund të kënaqin mysafirët me të njëjtën zbavitje interaktive që ata përjetojnë me pajisjet e tyre personale në ekranet brënda dhomës. 'Smart Hub-i' Samsung ofron një portë për një shumëllojshmëri aplikacionesh, duke hapur një dritare më shumë se vetëm kanalet TV konvencionale për mysafirët e përzgjedhur. Duke përdorur 'Smart Hub-in',mysafirët mund të hyjnë lehtësisht në aplikacionet e rrjeteve sociale të shijojnë transmetimin e muzikës dhe të kenë mundëinsë e shikimit të lajmeve përmes rrjetit IP të hotelit për përmbajtje televizive të zgjeruara bazuar në nevojat e tyre individuale. Hotelet kanë kontrollin për të aktivizuar ose çaktivizuar aksesin e aplikacioneve duke ofruar kësisoj shërbime të diferencuara midis grupeve të mysafirëve.

Eksperiencë e Diferencuar për Mysafirët me Përdorimin e Aplikimit

Trajtojini mysafirët me një Menu Kryesore të personalizuar, me kosto të efektshme

Jepni një koleksion të gjerë përmbajtjesh për mysafirët me një Menu Kryesore të përmirësuar që nuk kërkon blerjen shtesë të një zgjidhje ose instalimin e një infrastrukture rrjeti. Funksione të reja të përmirësuara u mundësojnë hoteleve të mirëpresin mysafirët me një video hyrje të shkurtër së bashku me logon e hotelit para se të shfaqin TV të drejtpërdrejtë. Në këtë mënyrë, hotelet mund të përmirësojnë markën e tyre pa pasur nevojë për një zgjidhje shtesë. Mysafirët mund të shikojnë me lehtësi burime të tilla si koha, data dhe informacioni i hotelit dhe të përdorin tiparet më të shpeshta në TV në modalitetin e përdoruesit. Menuja Kryesore e personalizuar zvogëlon ngarkesën e kostos për hotelet që nuk kanë buxhet për një zgjidhje shtesë duke thjeshtuar krijimin e Menuje Kryesore me një TV mikpritës që jep zgjidhje të përfshirë.

Trajtojini mysafirët me një Menu Kryesore të personalizuar, me kosto të efektshme

Ndikimi i shfletuesit H. me mbështetje të fuqishme nga Samsung për zgjidhje të personalizuara dhe interaktive

Shfletuesi H. ofron shërbime të shkëlqyera argëtuese brenda dhomës si edhe shërbime të personalizuara për menaxhimin e përmbajtjes që presin mysafirëte sotëm të hotelit, së bashku me shërbimet interaktive të internetit. Nëpërmjet Shfletuesit H. hotelet nuk kanë nevojë për të blerë, instaluar apo mirëmbajtur pajisje të tjera të tilla si paketa 'set-top VoD' (STB). Si një platformë e hapur me bazë IP, Shfletuesi H. mundëson Integruesit e Sistemit(SIs) të ofrojnë zgjidhje të personalizueshme të shfletuesve të internetit që ofrojnë shërbime interaktive premium dhe veçoritë për të dyja përmbajtjet falas dhe VoD. Për shkak se Shfletuesi H. është i bazuar në gjuhët e programimit në internet të tilla si HTML5 dhe Java Script®, SIs mund të zhvillojnë dhe shpejt të vendosin zgjidhje të qëndrueshme dhe të përshtatura për hotelin. Zhvillimi i zgjidhjes është bërë i mundur nga përkrahja teknike e Samsung, nga pajisja me ekran paraprak Samsung dhe nga bashkëpunimi Samsung me SIs.

Ndikimi i shfletuesit H. me mbështetje të fuqishme nga Samsung për zgjidhje të personalizuara dhe interaktive

Mbroni përmbajtjen me teknologji DRM të avancuar

Teknologjia DRM e Samsung LYNK siguron një alternativë të sigurtë dhe me kosto efektive ndaj sistemeve tradicionale të mbrojtjes së përmbajtjes me bazë të produktit. Zgjidhja lejon që kanali i koduar i drejtpërdrejtë dhe përmbajtja VoD të kalojnë në mënyrë të sigurtë dhe të shfaqen në TV të hotelit. Me një zbatim të vetëm të programit, teknologjia LYNK DRM zvogëlon nevojën për pajisje shtesë dhe siguron rekuperim më të shpejtë për Sistemin e Përdorimit së Kondicionuar (CAS). Për të ndihmuar në sigurimin e besueshmërisë së sistemit, mbulimi shtrihet në zgjerimin e pajisjeve fundore për operatorët kabllorë.

Mbroni përmbajtjen me teknologji DRM të avancuar

Përputhshmëria e Integratorit të Sistemit (SI)

Kurseni kohë dhe përpjekje kur vendosni protokollet e shumëfishta në mes kutive të përcaktuara nga SI dhe ekraneve. Ekranet e Mikpritjes SMART të Samsung janë në përputhje me protokollet e ndryshme të SI gjatë blerjes.

Përputhshmëria e Integratorit të Sistemit (SI)

Modaliteti i Sigurisë

Fito menaxhimin e përmbajtjes unike dhe të fortë të ekranit me Modalitetin e Sigurisë në ekranet e serisë HD470. Duke përdorur këtë funksion, mund të çaktivizoni funksionet e rëndësishme të ekraneve për të parandaluar lehtësisht ndryshimet në cilësimet e ekranit. Gjithashtu mund të bllokoni përmbajtjen jo të pajtueshme ose transmetimin e teletekstit të padëshiruar (TTX) me një sinjal për të mbajtur kontrollin e plotë të përmbajtjes në ekranet e dhomave të mysafirëve, duke përfshirë hyrjen përmes portave HDMI® dhe USB. Ky tipar gjithashtu është shumë i dobishëm për të kontrolluar ekranet në mjedise që kërkojnë siguri të rreptë, siç janë burgje.

Modaliteti i Sigurisë

Telekomanda me shumë kode

Rritni kënaqësinë e shikueshmërisë së TV duke eliminuar ndërhyrje të bezdisshme nga sinjale të tjera të largëta në aplikacione, siç janë qendrat e palestrave të hoteleve, ku TV të shumtë janë në afërsi. Pulti me shumë kode mund të kontrollojë deri në 10 TV në të njëjtën dhomë.

Telekomanda me shumë kode

Kanali Im

U lejoni mysafirëve që të gjejnë lehtësisht dhe të kënaqen me programimin e zgjedhjes së tyre pa pasur nevojë të lëvizin manualisht përmes qindra kanaleve të TV-së. Funksioni i shpejtë i kërkimit të Kanalit Tim lejon mysafirët të gjejnë kanale të përshtatshme për shijet e tyre, sipas vendit dhe zhanrit.

Kanali Im

Ora e Programit

Lejojni mysarifët tuaj të kontrollojnë kohën e tanishme në televizor sa herë që është e nevojshme. Ora e Programit është një zgjidhje e shfaqjes së orës në TV në dhomë duke përdorur një telekomandë. Mysafirët mund të kontrollojnë me lehtësi kohën me shtypjen e butonit 'Info' duke përdorur telekomandën, edhe kur TV është i fikur.

Ora e Programit

Connect Share

Argëtimet e medias, duke përfshirë filmat, muzikën dhe imazhet, vijnë në jetë në ekran thjesht duke vendosur një USB direkt në TV.

Connect Share

Modaliteti i Sporteve

Tifozët e sporteve nuk duhet të humbasin ndeshjet e tyre të preferuara kur qëndrojnë në hotelin tuaj. Ata mund të shikojnë çdo gol ose pikë të shënuar me foto dhe zë me kualitet të lartë, drejt në dhomat e tyre. Me Modalitetin e Sportive, mysafirët mund të përdorin një lidhje të shkurtër për të aktivizuar cilësinë e përmirësuar të zërit dhe figurës. Tingulli i përmirësuar krijon një efekt më të madh të stadiumit dhe cilësia e pasuruar e figurës tregon fushën e lojës me ngjyra të gjalla. Me këtë funksion, mysafirët mund të kenë një eksperiencë argëtimi të vërtetë në dhomë, të kompletuar me pikat kryesore të lojës dhe përshëndetjet e audiencës.

Modaliteti i Sporteve
Specifikimi
  • Ekrani
    • kundër drita LED
    • Madhësia e ekranit 55"
    • Rezolucioni 3,840 × 2,160
  • Video
    • Motori i figurës Rritja e shkallës UHD
    • Raport i kontrastit dinamik Mega Contrast
    • Micro Dimming UHD Dimming
    • Active Crystal Color Po
    • Funksioni i rritjes së ngjyrës në ekranin e gjerë (plus) Jo
    • Auto Motion Plus Po
    • Regjimi i filmit Po
  • Audio
    • Dolby Digital Plus Po
    • Virtual Surround N/A
    • Kodek DTS Po
    • Dalja e tingullit (RMS) 20 W (L:10 W, D:10 W)
    • Lloji i altoparlantit 2CH(Down Firing me Refleks Basi)
    • Woofer N/A
    • Regjimi i tingullit të montimit në mur Po
    • TV SoundConnect Po
    • BT Headset Support Po
  • Konvergjenca
    • TV në celular - Pasqyrim Jo
    • Celular në TV - Pasqyrim, DLNA Po
    • Pamja Samsung SMART Po
  • Veçori të përgjithshme
    • Samsung 3D N/A
    • Procesori Quad Core
    • Pamje e pastër dixhitale Po
    • Kërkimi automatik i kanaleve Po
    • Shkëputja automatike e energjisë Po
    • BD Wise Plus Po
    • Titrat Po
    • Connect Share™ (HDD) Po
    • ConnectShare™ (USB 2.0) Po
    • EPG Po
    • Regjimi i lojës Po
    • Gjuha e OSD-së 27 gjuhë Evropiane
    • Figurë brenda figurës Po
    • BT HID i integruar Po
    • Mbështetje USB HID Po
    • Teletekst (TTX) Po
    • Sporte/Modaliteti futboll Bazike
    • Mbrojtësi i trefishtë N/A
  • Sistemi
    • Transmetimi dixhital DVB-T2/C/S2
    • Sintonizuesi analog Po
    • CI (Common Interface) CI+(1.3)
    • Transmetimi i të dhënave HbbTV
  • Tipari i mikpritjes
    • Përputhshmëria Samsung LYNK ™ SINC Po
    • Përputhshmëria Samsung LYNK ™ HMS Po
    • Përputhshmëria me motorin e kërkimit të hotelit Po
    • Samsung LYNK™ REACH (IP) REACH 4.0
    • Samsung LYNK™ REACH (RF) REACH 4.0
    • Përputhshmëria e modulatorit RF REACH të Samsung LYNK ™ Po
    • Faqja kryesore e menusë së hotelit Menuja Kryesore 2015
    • Bluetooth Music Player (Mobile → TV) Po
    • Hotel Plug & Play (i lehtë për t'u konfiguruar) Po
    • Regjimi i përzgjedhjes së burimit automatik Po
    • Regjimi Power On Po
    • Lista e Kanaleve të Hotelit Po
    • Channel Menu Display Po
    • Lista e kombinuar e kanaleve (ATSC, DVB-T / T2 / C / S2, analoge) Po
    • Kanali im Po
    • Modaliteti i Ruajtjes së Energjisë (Kontrolli BLU) Po
    • Logo e ekranit me impostacionin Time Out (BMP / film) Po
    • Mesazhi i mirëseardhjes Po
    • RJ12 / funksioni i kontrollit përmes kalimit IR Po
    • Përputhshmëria e orës së jashtme Jo
    • Sigurimi i rezervimit të orës Po
    • Kontrollimi i jashtëm i orës Jo
    • Ora e softuerit Po
    • Multi Code Remote Control Po
    • Mbulesa e baterisë së telekomandës është e lidhur me një vidë Po
    • Përputhshmëria e Soundbar Po
    • Modaliteti i muzikës (Input: PC / AV / Komponent / HDMI) Po
    • Ndriçimi në modalitetin muzikor ndezur / fikur Po
    • Përditësimi i orës TTX (analog) Po
    • Klonimi USB Po
    • Përputhshmëria me Smoovie Po
    • Soft AP (pika e qasjes e aktivizuar nga softueri) Po
    • Kohëmatësi i ndezur / fikur (orari) Po
    • Wake-up Timer (Alarm) Po
    • Samsung LYNK™ DRM Po
    • Pro: Idiom N/A
    • bLAN Jo
    • Modaliteti i Sigurisë Po
    • S/W EPG (Solution EPG) Po
    • Wake on LAN (WOL) Po
    • IP Over Coax Jo
  • Input & Output
    • HDMI (anësore / e pasme) 2/0
    • USB (anësore / e pasme) 2/0
    • Komponent hyrës (Y / Pb / Pr) (anësore / e pasme) 1/0
    • Komponenti hyrës (AV) (anësore / e pasme) 1/0 (Përdorimi i Përbashkët për Komponentin Y)
    • Ethernet (LAN) (anësore / e pasme) 1/0
    • Kufje (anësore / e pasme) Jo
    • Audio Out (Mini Jack / LR) (Side/Rear) Jo
    • Dalja dixhitale audio (optike) (anësore / e pasme) 1/0
    • Hyrja RF (hyrja në tokë / kabllo) (anësore / e pasme) 2/0(T2CS2)
    • Ex-Link ( RS-232C ) N/A
    • CI slot (anësore / e pasme) 0/1
    • Scart (anësore/ e pasme) N/A
    • Mbështetje HDMI A / Return Ch. Po
    • LAN me valë i integruar Po
    • Anynet+ (HDMI-CEC) Po
    • Lidhës mbështetës i altoparlantëve (anësor / i pasmë) Jo
    • Dalja audio e ndryshueshme (anësore / e pasme) Jo
    • Kontroll i volumit të ndryshueshëm audio (anësore / e pasme) Jo
    • Dalja e videos (anësore / e pasme) Jo
    • RJ12 (anësore/e pasme) 1/0
    • RJP (Remote Jackpack) (anësore/e pasme) Jo
    • ID e kufjeve (anësore / e pasme) Jo
    • Door-Eye Control (anësore/ e pasme) Jo
    • Door-Eye Video In (anësore/ e pasme) Jo
    • PC In (D-sub) (anësore/ e pasme) Jo
    • PC/DVI Audio In (Mini Jack) (anësore/ e pasme) Jo
    • Ethernet Bridge (LAN-Out) Jo
  • Dizajni
    • Ngjyra e përparme I argjendtë
    • Lloji i mbajtëses Forma-Y
    • Rrotullim (majtas/djathtas) N/A
  • Veçoria Eco
    • Sensor Eco Po
    • Klasifikimi i efikasitetit të energjisë A
    • Përmbajtja e merkurit 0.0 mg
    • Prania e plumbit Po
  • Ushqyesi
    • Furnizimi me energji (V) AC220-240V 50/60Hz
    • Konsumi i energjisë (Maks.) 170 W
    • Konsumi i energjisë (Regjimi i kursimit të energjisë) 38.5
    • Konsumi i energjisë (Gatishmëri) 0.50 W
    • Konsumi i energjisë (standarte) 110 W
  • Përmasat
    • Përmasat e setit pa mbajtësen (GJxLxTh) 1235.2 x 715.1 x 54.7 mm
    • Përmasat e setit me mbajtësen (GJxLxTh) 1235.2 x 786.7 x 334.1 mm
    • Përmasat e paketës (GjxLxTh) 1425 x 819 x 163 mm
  • Pesha
    • Pesha e setit pa mbajtësen 16.9 kg
    • Pesha e setit me mbajtësen 19.1 kg
    • Pesha e paketimit 25.4 kg
  • Aksesor
    • Modeli i telekomandës TM1480+TM1240
    • Bateritë (për telekomandën) Po
    • Kontrolli Smart i Samsung (përfshihet) Po
    • Podrška za ultra tanki zidni nosač N/A
    • Mbështetje për mini wall mount Po
    • Mbështetje për Vesa Wall Mount Po
    • Manuali i përdorimit Jo
    • Manuali elektronik N/A
    • Kabllo ANT N/A
    • Kablloja elektrike Po
    • Udhëzues i shpejtë për instalim Po
    • Kablloja e të dhënave Po
    • Vendosur për montimin e stendës Jo
    • Vidat e Sigurisë (mbajtësja bazë) Jo
    • Telekomandë PureCare (telekomandë e bardhë me sipërfaqe të lëmuar) Jo
    • Adaptuesi i këndit (për sintonizuesin RF anësor) Jo

*Disa funksione të Samsung Smart TV mund të mos jenë të disponueshme nëse nuk pranoni në mënyrë të qartë për mbledhjen dhe përdorimin e informacionit tuaj personal.

Mbështetje teknike