Congratulations, your trade-in discount has been applied. smb
<%= title %> <% if (!!discountAmount) { %> <%= discountAmount %> <% } %> <% if (!!tradeInAmount && !!additionalDiscount) { %> <%= tradeInAmount %> <%= additionalDiscount %> <% } %>
<%= deviceSummary %>
<% if (quantityChangeable) { %>
Add Samsung Care+ for Business
Mëso më shumëYou love it, we cover it. Protection for your new Galaxy device from the people who know it best
Please select Samsung Care + for Business or "No Coverage"
-
<% options.forEach((option) => { %>
-
<% if(hasChildren) { %>
<% } else { %> <% } %>
<% }) %>
*All prices include insurance premium tax
Mundësi të pafundme mësimi.
Teksa dixhitalizimi i arsimit përshpejtohet për të mundësuar bashkëpunime ndërverpruese me impakt, Flip Pro iu jep arsimtarëve mjetet e nevojshme për të sjellë një nivel të lartë e të avancuar të mësuari. Me lidhshmëri të gjithanëshme, softuerë inteligjentë dhe veçori intuitive, Flip Pro prezanton të ardhmen e arsimit.
Ndërveprim më i mirë me prekje të shumëfishta më të mira në klasë
I shpejtë dhe me prekje të shumëfishta
Flip Pro sjell latencën më të mirë në industri në vetëm 26 ms, me logjikë parashikimi të zbatuar për të ofruar një përvojë realiste të shtruar vizatimi me 2048 pika presioni të integruara direkt në ekran për të vënë në jetë kreativitetin. Plus, Flip Pro lejon prekjen e shumëfishtë në deri 20 persona për ndërveprim të përmirësuar.
*Kur përdorni vetëm një prekje.
Jepini jetë ideve në çast
Shkrim dhe vizatim intuitiv
Idetë sillen në jetë në mënyrë të menjëhershme në Flip Pro me modalitetin e lapsit dhe të furçës që ofron një përvojë shkrimi reale, teksa fshirja fleksibël thjesht kërkon një rrëshqitje me gisht ose pëllëmbë. Menyja e shpejtë e mjeteve dhe paletave garanton që krijimtaria të rrjedhë dhe butoni i ndryshimit lehtësisht lejon një UI shtrese të re shënimesh.
Qëndroni të lidhur nga çdo burim
Lidhshmëri e gjithanëshme
Flip Pro ofron mundësi të shumëfishta lidhshmërie, duke përfshirë USB, HDMI, DP and folenë OPS. Arsimtarët mund të lidhin lehtësisht çdo pajisje për të pasur qasje në përmbajtje dhe shfaqur informacionin në një ekran më të madh, si dhe të lidhen në çdo rrjet dhe pajisje të tjera nëpërmjet portës LAN dhe pasqyrimit të ekranit me valë.
*Imazh i simuluar për qëllime ilustrimi.
Një portë e vetme për tre funksione
Portë USB-C 3 në 1
Lidhshmëria përmirësohet me lidhshmërinë USB-C 3 në 1, duke lejuar pasqyrimin e ekranit, kontroll me prekje dhe karikim të pajisjes së jashtme (maks. 65 W). Arsimtarët thjesht mund të lidhen me portën USB të llojit C, duke i lejuar të sjellin mësime ndërvepruese dhe angazhuese pa shumë mundim.
* Kur krahasohet me modele të mëparshëm Flip
Ndani me AirPlay 2
AirPlay2
Flip Pro është i integruar me AirPlay 2, duke i lejuar arsimtarët dhe studentët të bëjnë prezantime në ekranin e madh, duke rritur shikueshmërinë dhe angazhimin në hapësira më të mëdha. Krijimi i një konfigurimi të ekranit të dyfishtë me valë garanton që asnjë student mos të humbasë informacion të rëndësishëm për më shumë ndërveprime bashkëpunuese.
*Imazhet dhe përmbajtjet në ekran janë të simuluara dhe vetëm për qëllime ilustrimi.
*Imazhet dhe përmbajtjet në ekran janë të simuluara dhe vetëm për qëllime ilustrimi.
Nadrje e zgjuar me valë nga pajisje të shumëfishta
SmartView+
Me SmartView+ mund të lidhen me valë deri në 50 pajisje në të njëjtën kohë me ekranin ndërveprues, përveç mundësimit të shikimit të shumëfishtë në deri në katër ekrane. Ky funksion pa kabllo i ndarjes së ekranit është ideal për salla të mëdha takimesh si dhe klasa të digjitalizuara.
*Imazh i simuluar për qëllime ilustrimi.
Përdorni zgjidhjet tuaja të preferuara të arsimit nga palët e treta
Foleja OPS
Me folenë OPS (Open Pluggable Specification)*, Flip Pro i lejon arsimtarët të përdorin zgjidhjet e tyre arsimore nga palë të treta, duke i lejuar që të shpërndajnë sisteme të informacionit shkollorë (SIS), aplikacione dhe mjete mësimore.
*Shitet veçmas.
Kini qasje në çdo gjë që dëshironi, nga kudo
Workspace
Me Workspace të siguruar nga Knox, Flip Pro i lejon përdoruesve të kenë më thjesht qasje në kompjuterët në distancë, njësinë e rrjetit dhe aplikacione të tjera nga palë të treta, të tilla si Office 365, VMWare, Boxlight MimioConnect*. Kjo siguron efikasitet nga çdo vendndodhje dhe një rrjedhë pune të pandërprerë për arsimtarët dhe studentët.
*Aplikacionet e disponueshme mund të variojnë sipas zonës dhe kërkojnë abonim për shërbimet.
Përmirësoni planifikimi e mësimeve me zgjidhje të rrënjosura mësimi
Boxlight MimioConnect*
Flip Pro ofron aplikacionin MimioConnect, një platformë mësimore mikse online, duke ofruar një katalogë të gjerë të përmbajtjes së gjithanëshme mësimore nëpërmjet Workspace. Partneriteti i Samsung me zgjidhjet kryesore arsimore në SHBA sjell softuerë novatorë arsimi direkt
*Përdorimi i këtij shërbimi kërkon regjistrim dhe abonim në Boxlight dhe disponueshmëria e shërbimit varet nga rajoni. *Imazhet dhe përmbajtjet në ekran janë të simuluara dhe vetëm për qëllime ilustrimi.
Bashkëpunoni me lehtësi me anë të konferencave me video
Aplikacione për videotelefonata
Videokonferenca e thjeshtë, pa ndërprerje mbështetet në Flip Pro e bazuar në WebRTC (Komunikime në Kohë Reale) API, pa nevojën për pajtueshmëri zgjidhjesh të tjera. Aplikacione si Google Duo* do të jenë të disponueshme për përdoruesit me vetëm një prekje për bashkëpunime të lehta dhe efikase.
*Pajtueshmëria e Goofle Duo e disponueshme nga Q2. **Imazhet dhe përmbajtjet në ekran janë të simuluara dhe vetëm për qëllime ilustrimi. ***Kamera e uebit shitet veç****Kamerat e uebit të mbështetura (9 modele): Logitech C930e, C922, C922x, C925E, C920s, C920, C920-C, C930C, Logitech Stream Cam
Mbahuni të informuar me zgjidhjen e menaxhimit në distancë
Shtyrje e përmbajtjes në distancë
Duke përdorur zgjidhjen MagicINFO Remote Management të Samsung, Flip Pro ofron funksionalitet të ri që shtyn përmbajtjen, alarmet dhe paralajmërimet nga sistemi i informacionit shkollor drejt ekranit, duke njoftuar mësuesit dhe studentët për përditësime të rëndësishme që mund të shtyhen direkt në ekranet e Flip në çdo klasë.
*Ky shërbim kërkon licencë MagicINFO për t’u përdorur dhe SIS (Shërbimi i Informacionit Shkollor) duhet të ndërtohet dhe integrohet veçmas me Magic INFO.
Angazhoni studentët në mjedise mësimi të optimizuara
Harduer i avancuar
Me një altoparlantë 4,0 40 W, i përbërë nga dy altoparlantë të përparmë dhe të pasmë 10 W, Flip Pro garanton transmetime të bollshme zëri. Plus, një sensor i lehtë ambienti përmirëson ndriçimin sipas kushteve të dritave të jashtme, kurse RAM-i i përditësuar i Flip (3.5 G) dhe hapësira ruajtëse (32 GB) sjellin një performancë të fuqishme SoC
E disenjuar me kujdes për përdorim komod
Dizajn Smart
Flip Pro është disenjuar specifikisht për fushën e arsimit, me dorezë të pasme për lëvizje praktike*, si dhe me një panel kontrolli të përparmë për qasje të shpejtë. Përveç kësaj, ngjyra gri e hapur elegante siguron që Flip të behet një pa ndërprerje me ambientin rrethues.
* Kërkon montim të veçantë të mbajtëses për të lëvizur e cila duhet të blihet veçmas.
Ekran i pastër dhe rrezik dëmtimi i zvogëluar
Teknologjia e mbrojtjes së ekranit
Samsung Flip Pro sjell qetësi mendore me një veshje antimikrobike të integruar, e cila pengon rritjen mikrobike. Plus, ekrani i Flip është i mbështjellë me një film të patentuar rezistent ndaj thyrjes, duke garantuar që ekrani qëndron i padëmtuar në rast thyerjeje.
*Për të kryer funksionin e vet antibakterial, ky produkt është trajtuar me substancën biocide xham me fosfat argjendi.**Vetia antibakteriale nuk i mbron plotësisht përdoruesit kundër baktereve dhe nuk jep mbrojtje kundër viruseve, duke përfshirë Covid-19.*** Veshja antimikrobike është vetëm në sipërfaqe të ekranit dhe efektet mund të variojnë sipas kushteve të përdorimit.****Certifikimi antibakterial: UL2282 që është marrë parasysh kur efektshmëria antibakteriale është më shumë se 99%. (Metoda e testimit (JIS Z 2801): pas inokulimit të 0,4 cc lëngu me baktere (Escherichia coli dhe Staphylococcus aureus) në ekzemplar (5 cm x 5 cm), një film i sterilizuar (4 cm x 4 cm) përmbahet dhe lihet në një termohigrostat me një lagështirë relative prej 90% ose më shumë në 35°C për 24 orë, dhe më pas matet efikasiteti i vrasjes së baktereve / Agjencia e testimit: KOTITI Testing & Research Institute)
Specifikimet
-
Bluetooth Po
-
Brightness (Typ) 350cd/m2 (pa xham), 220cd/m2 (me xham)
-
Dalje Audio Mini Jack Stereo
-
Certifikimi dhe përputhshmëria Klasa A FCC (SHBA) Pjesa 15, Nënpjesa B KCC/EK (Kore) Sintonizuesi: KN32 / KN35 Pa sintonizues: KN32 / KN35 CE (Evropë) EN55032: 2012 ose 2015 EN55024:2010 ose EN 55035:2017 VCCI (Japoni) VCCI CISPR32:2016 CCC (Kinë) GB/T9254-2008 GB17625.1-2012 BSMI (Tajvan) CNS13438 (ITE EMI) CNS14336-1 (Siguri ITE) CNS15663 (RoHS) C-Tick (Australi) AS/NZS CISPR32:2015 GOST (Rusi/CIS) ROCT CISPR 24-2013 ROCT CISPR 22:2005
-
Flash Memory Size 32GB
-
Frekuenca e skanimit H 30~81kHz
Suporti
Gjeni përgjigje për pyetjen që keni në lidhje me produktin
-
User Manual
- ver 2406140
- 105.86 MB
- 15/06/2024
ANGLISHT, BULLGARISHT, KROATISHT, ÇEKISHT, DANISHT, HOLANDISHT, ESTONISHT, FINLANDISHT, FRËNGJISHT, GJERMANISHT, GREQISHT, HUNGARISHT, ITALISHT, LETONISHT, LITUANISHT, NORVEGJISHT, POLONISHT, PORTUGALISHT (Evropiane), RUMANISHT, SERBISHT, SLLOVAKISHT, SLLOVENISHT, SPANJISHT, SUEDISHT, TURQISHT -
Quick Guide
- ver 2209080
- 2.49 MB
- 27/09/2022
ANGLISHT, BULLGARISHT, KROATISHT, ÇEKISHT, DANISHT, HOLANDISHT, ESTONISHT, FINLANDISHT, FRËNGJISHT, GJERMANISHT, GREQISHT, HUNGARISHT, ITALISHT, LETONISHT, LITUANISHT, NORVEGJISHT, POLONISHT, PORTUGALISHT (Evropiane), RUMANISHT, SERBISHT, SLLOVAKISHT, SLLOVENISHT, SPANJISHT, SUEDISHT, TURQISHT
{{family.currentModel.displayName}}
{{family.currentModel.modelCode}}
Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price before: {{model.prices.priceDisplay}}
-
{{summary.title}}
-
{{summary.title}}
Krahasoni modelet
Krahasoni me sende të ngjashme