LH37SHFPLBB/EN

37" SH37F Ekran Smart Signage

Ngjyra E bardhë

Rrisni në maksimum hapësirën dhe optimizoni përmbajtjen me zgjidhjet e Shenjave SMART të Samsung

Shenjat dixhitale sot duhet të jenë të gjithanëshme dhe me kosto të efektshme, duke vënë theksin në rritjen në maksimum të efektshmërisë së hapësirës. Ka patur një nevojë në rritje për të përdorur hapësirat speciale me zgjidhje të shenjave të efektshme. Ekranet e Serisë SHF të Samsung, me ekranin e gjerë të shtrirë 16:4.5, ofrojnë aftësinë për të komunikuar me efektshmëri informacion në hapësira të vogla, të ngushta, si rafte të dyqaneve, tavanë dhe korridorë. Kur përdoren në një mjedis transporti ditë e natë 24/7, ekranet e Shenjave të Serisë SHF të Samsung janë një pasuri e paçmueshme për t’i mbajtur udhëtarët të informuar për ndryshimet e orareve, duke siguruar informacion të qartë, të lehtë për t’u lexuar, të gjallë që mund të konsumohet me një shikim. Në mjediset e shitjes me pakicë, ekranet e Serisë SHF ofrojnë mundësi unike për të promovuar produkte ose për të joshur konsumatorët me informacion të produktit duke përdorur një sasi minimale të hapësirës. Më aftësinë e përdorimit të vazhdueshëm pa ndalim ditë e natë 24/7, mund të jeni të sigurtë se vëmendja e klientit do të jetë e lartë gjatë gjithë kohës.

Rrisni në maksimum hapësirën dhe optimizoni përmbajtjen me zgjidhjet e Shenjave SMART të Samsung

Jepni imazhe më të mprehta në kushte të ndryshme të ndriçimit

Ekranet e Shenjave SMART të Serisë SHF të Samsung japin imazhe të gjalla, realiste, duke ofruar një përvojë të pakrahasueshme vizive. Duke paraqitur nivele të shkëlqimit deri në 700 nit, këto ekrane japin imazhet më të qarta, më të pasura, pavarësisht nga kushtet e ndriçimit. Ekranet e Serisë SHF shkëlqejnë në situata me dritë të fortë, ku llamburitja mund të përbëjë një shqetësim. Me një panel pa llamburitje (44% mjegull), mund të jeni të sigurtë se përmbajtja juaj nuk do të pengohet nga kushtet e ndriçimit jashtë kontrollit tuaj dhe mund të keni besim se përmbajtja juaj do të duket e shkëlqyeshme kudo.

Jepni imazhe më të mprehta në kushte të ndryshme të ndriçimit

Personalizoni përmbajtjen nga portreti tek peisazhi dhe shfaqni me lehtësi

Ekranet e Serisë SHF të Samsung ofrojnë aftësi të pjerrësisë së bashku me softuerin e rrotullimit të imazhit që mund të ndryshojë orientimin e imazhit nga portret në peisazh për fleksibilitet më të madh të ekranit. Imazhet nuk kanë nevojë për rrotullim në softuerin e redaktimit të imazhit për t’i bërë që të shfaqen saktë në një vendosje të ndryshme, pasi kjo aftësi trajtohet automatikisht brenda ekranit. Formati me ekran të gjerë 16:4.5 ju lejon të krijoni një përvojë të pasur ndëraktive në mënyra të shumta në një shumëllojshmëri hapësirash. Përmbajtja është plotësisht e optimizuar dhe ekrani lejon fleksibilitet më të madh pasi mund të lejojë përmbajtje në çdo drejtim. Jepni lehtësisht imazhe të gjalla, realiste me lehtësi dhe thjeshtësi. Kur paraqitet përmbajtje e madhësisë 540x1920, modaliteti me pjerrësi e bën atë optimal.

Personalizoni përmbajtjen nga portreti tek peisazhi dhe shfaqni me lehtësi

Rrisni në maksimum përfshirjen e shikuesit në një sasi minimale të hapësirës

Ekranet e Serisë SHF të Samsung paraqesin një profil të hollë me një trashësi prej vetëm 39.9 mm, që ju lejon të rrisni në maksimum hapësirën e disponueshme. Kjo lejon që ekrani të instalohet në mjedise ku hapësira është e kufizuar dhe lejon që përmbajtja të përzihet pa probleme me mjedisin në një dizajn të hollë, të lehtë me konsum të pakësuar të energjisë për kosto më të ulta të përdorimit. Një dizajn me kornizë të hollë prej vetëm 13.9 mm (T/B) dhe 7.5 mm (L/R) lejon për më pak shpërqëndrime në përmbajtje dhe lejon që mesazhi juaj të shkëlqejë në një mënyrë të pastër, të pandërprerë.

Rrisni në maksimum përfshirjen e shikuesit në një sasi minimale të hapësirës

Ekrane të shumta të lidhjes zinxhir pa nevojën e pajisjeve shtesë

Për shkak të risive relative të UHD në parametrat e ekranit tregtar, pak aparate të mediave ofrojnë përdorimin e transmetimit UHD tani. Për të përmbushur këtë kërkesë, Samsung krijoi një SBB opsional me kapacitet UHD, i cili mund të bashkëngjitet në pjesën e prapme të Serisë QMF. Instalimi i thjeshtë i këtij SBB eliminon rrëmujën e panevojshme të telave dhe gjithashtu heq nevojën për të krijuar strehim të veçantë për aparatin e medias.

Ekrane të shumta të lidhjes zinxhir pa nevojën e pajisjeve shtesë
Specifikimi
  • Ekrani
    • Madhësia diagonale 37"
    • Lloji i panelit Lloji Edge, 60hz
    • Rezolucioni 1920 x 540 (16:4.5)
    • Pjerrësia në piksel (HxV) 0.4686(H) X 0.4686(V)
    • Madhësia e ekranit aktiv (HxV) 899.712(H) x 253.044(V)
    • Shkalla e kontrastit 4000:1
    • Këndi i shikimit (H/V) 178/178
    • Koha e reagimit 16ms
    • Ngjyra e ekranit 8bit - 16.7M
    • Gama e ngjyrave 72 %
    • Frekuenca e skanimit H 54 ~ 69.75kHz
    • Frekuenca maksimale e pikselëve 148.5MHz
    • Frekuenca e skanimit V 48 ~ 62HZ
    • Ndriçimi 700nit
  • Lidhja
    • HDMI In 1
    • DP In 1
    • DVI In 1
    • Tuner In N/A
    • USB 1
    • Component In N/A
    • Kompozit Hyrës N/A
    • RGB hyrës DVI-I (D-Sub i përbashkët)
    • Audio hyrëse Spina Mini Stereo
    • Audio dalëse Spina Mini Stereo
    • Video dalëse DP
    • RS232 In Po
    • RS232 Out Po
    • RJ45 In Po
    • RJ45 Out N/A
    • IR In Po
    • IR dalëse Po
    • WiFi N/A
  • Ushqyesi
    • Furnizimi me energji AC 100 - 240 V~ (+/- 10 %), 50/60 Hz
  • Përmasat
    • Përmasat e setit (GjxLxTh) 914.9 x 280.8 x 39.9 mm
    • Përmasat e paketës (GjxLxTh) 1102 x 122 x 369 mm
  • Pesha
    • Pesha e setit 6.6 kg
  • Specifikimi mekanik
    • Kllapë montimi VESA 400 x 200 mm
    • Gjerësia e kornizës 5.7 (Anash), 12 (Sipër/Poshtë) mm
    • Lloji i opsionit të Media Player SBB (Jo e bashkueshme)
  • Kushtet e punës
    • Temperatura 0℃~ 40℃
    • Lagështia 10% ~ 80%, pa kondensim
  • Eco
    • Klasifikimi i efikasitetit të energjisë C
  • Certifikimi dhe pajtueshmëria
    • EMC FCC (SHBA) Pjesa 15, Nënpjesa B Kategoria A, KE (Europa): EN55022:2006+A1:2007,EN55024:1998+A1:2001+A2:2003, VCCI (Japonia): VCCI V-3 /2010.04 Kategoria A, KCC/EK (Korea): Akordues: KN13 / KN20, Pa Akordues: KN22 / KN24, BSMI (Taivani): CNS13438 (ITE EMI) Kategoria A /CNS13439 (AV EMI) / CNS14409 (AV EMS) / CNS14972 (Dixhital), C-Tick (Australia): AS/NZS CISPR22:2009, CCC(Kinë): GB9254-2008, GB17625.1-2012, GOST(Rusia/CIS) : GOST Seria R 51317, GOST 22505-97, EN55022:2006+A1:2007, EN55024:1998+A1:2001+A2:2003
    • Siguria CB (Europa): IEC60950-1/EN60950-1, CCC (Kina): GB4943.1-2011, PSB (Singapor): PSB+IEC60950-1, NOM (Meksika): NOM-001-SCFI-1993, IRAM (Argjentina) : IRAM+IEC60950-1, SASO (Arabia Saudite): SASO+IEC60950-1, BIS (India): IEC60950-1 / IS13252, NOM (Meksika): Akordues: NOM-001-SCFI-1993, Pa Akordues: NOM-019-SCFI-1998, KC (Korea): K 60950-1, EAC (Rusia): EAC+IEC60950-1, INMETRO (Brazili): INMETRO+IEC60950-1, BSMI (Taivani): BSMI+IEC60950-1, RCM (Australia): IEC60950-1/AS/NZS 60950-1, UL(SHBA) : cUL60950-1, CSA (Kanada) : cUL, TUV (Gjermania): CE, NEMKO (Norvegjia): CE
  • Aksesor
    • Përfshirë QSG, Karta e Garancisë, Udhëzuesi Rregullator, Kablli i Energjisë, Bateritë, Telekomanda, Përshtatësi RS232C(IN), Vidë, Sensori i jashtëm i telekomandës, Mbulesa e Prizës

**Disa funksione të Samsung Smart TV mund të mos jenë të disponueshme nëse nuk pranoni në mënyrë të qartë për mbledhjen dhe përdorimin e informacionit tuaj personal.

Mbështetje teknike