LH46UDEHLBB/EN

46" Videomur seria UDE-A

Madhësi 46

Arrini cilësi optimale figure përmes kalibrimi të përparuar në fabrikë

Çdo parregullsi në ndriçimin dhe saktësinë e ngjyrave të paneleve video në mur nëpër ekrane mund të ndikojë negativisht në përvojën e shikimit. Për të eliminuar këto lloje boshllëqesh në prezantimet e ngjyrave dhe për të ruajtur një paraqitje plotësisht të sistemuar, konsistente dhe mbresëlënëse, panelet e videove për mur të UDE Series të Samsung përmbajnë sintonizim të përparuar në fabrikë, harduerë inovativë dhe mjete të jashtëzakonshme kalibrimi nga përdoruesi. Procesi i kalibrimit me shumë hapa në fabrikë i Samsung sintonizon ekranet e paneleve të videos për mur me ndriçim dhe ngjyrë uniforme me performancën më të lartë nëpër çdo ekran jashtë kutie. Pas kalibrimit, ekranet ofrojnë uniformitet lokal lider në industri prej më shumë se 90 përqind për saktësi optimale të ngjyrave nëpër të gjithë ekranin. Procesi i kalibrimit i jep mundësinë ekranit gjithashtu të ofrojë balancë superiore të së bardhës.* Përveç kalibrimit rigoroz në fabrikë, përdoruesit mund të menaxhojnë uniformitet në ndriçim dhe ngjyra me konveniencë me Samsung Color Expert, një softuer i fuqishëm falas. Përmes këtyre zgjidhjeve të përparuara të menaxhimit të ngjyrave, panelet video për mur të UDE Series mundësojnë prezantime në shkallë të gjerë që përmbajnë uniformitet, konsistencë dhe performancë superiore për prezantimin optimal të ngjyrave.

Achieve Ultimate Picture Quality through Advanced Factory Calibration

Mahnitni audiencat përmes një kornize të hollë dhe një dizajni të optimizuar të panelit

Cilësia e lartë e paneleve të videos për mur UDE-E të Samsung përmirëson mesazhimin vizual dhe përmbajtjen përmes një imazhi të pandërprerë dhe një qartësie superiore. Me një format dizajni ultra të hollë 3,5 mm nga korniza në kornizë (kornizë 2,3 mm në të majtë dhe anët e sipërme dhe kornizë 1,2 mm në të djathtë dhe anët e poshtme), që është korniza më e hollë në industrinë e paneleve video për mur, ekrani krijon një përvojë praktikisht të pandërprerë shikimi për t’i mbajtur audiencat të fokusuara në përmbajtjen, në vend të vetë ekranit. Kur ekspozohet ndaj një game kushtesh mjedisore, panelet video për mur mund të rrezikojnë humbjen e cilësisë së imazhit për shkak të deformimit dhe prezantimit të çrregullt të ngjyrave. Për të ofruar qartësi konsistente të ekranit për transmetim të mesazhit në çdo mjedis pune, panelet video për mur UDE-A të Samsung kalojnë përmes testimeve rigoroze të performancës. Çdo ekran përmban një panel të përforcuar që frenojnë nxehtësinë, kushtet e motit dhe kushte të tjera që ushtrojnë stres mbi pajisje. Si rezultat, paneli superior i Samsung parandalon errësimin e ekranit, rrjedhjen e dritës ose çdo përkeqësim tjetër të ngjashëm në cilësinë e figurës. Një panel antirefleks gjithashtu siguron që mesazhet të arrijnë tek audienca përkatëse me tërheqje minimale vëmendjeje nga reflektimi i dritës. Të gjitha këto cilësi të përparuara lejojnë transmetimin e përmbajtjes për një kohë të gjatë dhe një përvojë shikimi optimale.

Captivate Audiences through a Narrow Bezel and Optimized Panel Design

Arrini cilësi UHD të figurës pa pajisje shtesë përmes teknologjisë lider në industri

Me një rritje në madhësinë e ekranit, rezolucion i përmbajtjes bëhet edhe më i rëndësishëm për të transmetuar përmbajtje mbresëlënëse. Si panelet e para video për mur në industri që përmbajnë të integruar DisplayPort (DP) 1.2 dhe portat HDMI, panelet video për mur UDE Series të Samsung, UDE-A, mund të shfaqin përmbajtje Ultra-High Definition (UHD) nëpër konfigurimet e videove për mur deri në 5x5 pa blerjen e pajisjeve të shtrenjta shtesë. Në krahasim me panelet tradicionale video për mur që kërkojnë zakonisht pajisje shtesë dhe vetëm mbështesin sistemime deri në 2x2, prezantimi UHD i UDE Series përbën një përmirësim të mprehtë. Duke mbështetur Daisychain High-Bandwidth Content Protection (HDCP), panelet video për mur UDE Series mund të transmetojnë gjithashtu përmbajtje UHD, si TV live ose disqe Blu-Ray, pa qenë nevoja e blerjes së pajisjeve shtesë, duke minimizuar koston e vënies në punë të shumë ekraneve si pjesë e sinjalistikës promovuese ose prezantimeve informuese në shkallë të lartë.

Achieve UHD Picture Quality without Additional Devices through Industry-Leading Technology

Lexueshmëri ekrani me performancë të lartë dhe rezistencë për mjedisin e biznesit

Panelet video për mur UDE-A Series të Samsung ofrojnë një përvojë mahnitëse dhe shumë tërheqëse shikimi përmes lexueshmërisë me performancë të lartë dhe rezistencës. Projektuar për të punuar 24 orë në ditë në mjedise sfiduese, panelet video për mur UDE-A Series punojnë me shpejtësinë e biznesit tuaj pa humbur performancën apo cilësinë e ekranit. Ekranet ofrojnë ndriçim 700 nit për të transmetuar imazhe të gjalla, tepër të lexueshme dhe mesazhe vizuale në kushte të ndryshme ndriçimi. Kombinimi i avantazheve të këtyre dizajneve të integruara i bën panelet e videos për mur UDE-A Series ideale për të transmetuar informacion në mjediset e punës që kërkojnë lexueshmëri të lartë, si p.sh. në terminale transporti, qendra tregtare, recepsione zyrash dhe salla kontrolli.

High-Performing Display Readability and Durability for your Business Environment

Një kllapë montimi në mur e hollë, e lehtë për t’u konfiguruar, sipas nevojave të biznesit tuaj

Panelet video për mur UDE Series të Samsung janë të pajisura me një gamë veçorish të lehta për t’u përdorur për të siguruar instalim të pandërprerë që plotëson nevojat tuaja specifike operacionale. Ekranet vijnë me një kllapë montimi në mur shumë të hollë me 39 mm thellësi për instalim të lehtë dhe kalibrim për të mbajtur secilin ekran në vend pa tërhequr vëmendjen e shikuesve. Duke qenë se kllapa montuese në mur përshtatet sipas përmasave të panelit video për mur, përdoruesit thjesht mund të instalojnë në fillim kllapën montuese dhe më pas të vendosin panelin video për mur. Ky dizajn me përdorim të lehtë eliminon nevojën e matjes së kllapës së murit dhe llogaritjes së hapësirës sipas madhësisë së duhur, siç mund të ndodhë me sistemet e montimit të paneleve standarde video për mur. Pasi të instalohet, sistemi i montimit ofron kthim tredimensional të aksit, duke përfshirë aksin x (lart e poshtë me vida rrotulluese); aksin y (majtas dhe djathtas me lëvizje me shinë); dhe aksin z (aftësi shtyrjeje dhe tërheqjeje), për bashkërenditje të lehtë të ekraneve individuale për të formuar një panel video për prezantim të vazhdueshëm dhe pa hapësira boshe. Kjo konsistencë dimensionale dhe përshtatshmëria e lehtë eliminon gjithashtu nevojën për çmontimin e të gjithë panelit video nëse ndonjë pjesë specifike ka nevojë për përshtatje.

A Slim, Easily Configurable Wall Mount Adaptive to your Business Needs
Specifikimi
  • Ekrani
    • Madhësia diagonale 46"
    • Lloji i panelit D-LED DID
    • Rezolucioni 1920 x 1080
    • Pjerrësia në piksel (HxV) 0.53025mm(H) x 0.53025mm(V)
    • Madhësia e ekranit aktiv (HxV) 1018.08mm x 572.67mm
    • Shkalla e kontrastit 3500:1
    • Këndi i shikimit (H/V) 178/178
    • Koha e reagimit 8 ms
    • Ngjyra e ekranit 8 bit - 16.7M
    • Gama e ngjyrave 72 %
    • Frekuenca e skanimit H 30kHz ~ 81kHz
    • Frekuenca maksimale e pikselëve 148.5MHz
    • Frekuenca e skanimit V 48Hz ~ 75Hz
    • Ndriçimi 700 cd/m2
    • Raport i kontrastit dinamik 10,000:1
  • Lidhja
    • RGB hyrës Analog D-SUB, DVI-D, Display Port 1.2
    • RGB dalës DP1.2(Loop-out)
    • Audio hyrëse Minifishë stereo
    • Audio dalëse Minifishë stereo
    • Video hyrëse HDMI1, HDMI2
  • Ushqyesi
    • Furnizimi me energji AC 100 - 240 V~ (+/- 10 %), 50/60 Hz
    • Konsumi i energjisë (Regjimi joaktiv) më pak se 0,5 W
    • Konsumi i energjisë (Regjimi aktiv) Maks.: 187W, Tip.:168W, BTU (Maks.): 638W
    • Konsumi i energjisë (Regjimi i fjetjes) më pak se 0,5 W
  • Përmasat
    • Përmasat e setit (GjxLxTh) 1022.1 x 576.6 x 97.4 mm
    • Përmasat e paketës (GjxLxTh) 1160 x 715 x 280 mm
  • Pesha
    • Pesha e setit 16.2 kg
    • Pesha e paketimit 22.6 kg
  • Specifikimi mekanik
    • Kllapë montimi VESA 600 x 400 mm
    • Gjerësia e kornizës 2.3mm(U/L), 1.2mm(R/B)
    • Lloji i opsionit të Media Player SBB-C/DA/DI (Slide In)
  • Kushtet e punës
    • Temperatura 0℃~ 40 ℃
    • Lagështia 10 ~ 80 (pa kondensim)
  • Veçori të përgjithshme
    • Special Mbështetje ACM (Advanced Color Management), Ndërrim dhe rikuperim automatik i burimit, Veshje 44%, Sensor temperature, RS232C/RJ45 MDC, Plug and Play (DDC2B), Panel video për mur (15x15(OSD)), Daisy Chain për Panel video për mur (10x10), Ekran me bosht, Rrotullim imazhi, Kyçje me buton, DP 1.2 Daisy Chain Dixhitale (Mbështet rezolucionin UHD, mbështet HDCP), Përditësim inteligjent F/W, Bateri ore (80 orë mbajtje ore)
  • Veçori opsionale
    • Montimi WMN-46VD
    • Specialiteti MID-UD46DS
  • Eco
    • Klasifikimi i efikasitetit të energjisë D
  • Certifikimi dhe pajtueshmëria
    • EMC FCC (SHBA) FCC Pjesa 15, Nënpjesa B Kategoria A, CE (Evropë) EN55022, EN55024, VCCI (Japoni) V-3 (CISPR22), KCC (Kore):KN22, KN24, BSMI (Tajvan) : CNS13438 (CISPR22), C-Tick (Australi) : AS/NZS3548 (CISPR22), CCC (Kinë) : GB 9254-2008, GB 17625.1-2012
    • Siguria UL (SHBA) : UL 60950-1, CSA (Kanada) : CSA C22.2 No. 60950-1, TUV (Gjermani) : EN60950-1, NEMKO (Norvegji) : EN60950-1, KC (Kore) : K60950-1, CCC (Kinë): GB4943.1-2011, PSB (Singapor): IEC60950-1, GOST (Rusi): IEC60950-1, EN55022, SIQ (Slloveni): IEC60950-1, EN55022, PCBC (Poloni): IEC60590-1, EN55022, NOM (Meksikë) : NOM-019-SCFI-1993, IRAM (Argjentinë): IEC60950-1, SASO (Arabi Saudite) : IEC60950-1
  • Aksesor
    • Përfshirë Udhëzuesi i konfigurimit të shpejtë, Karta e garancisë, Kablloja DP, kablloja stereo në DB9, Kordon energjie, Telekomandë, Bateri

**Disa funksione të Samsung Smart TV mund të mos jenë të disponueshme nëse nuk pranoni në mënyrë të qartë për mbledhjen dhe përdorimin e informacionit tuaj personal.

Mbështetje teknike