SM-J415FZDGSEE

Galaxy J4+ (Dual Sim)

Siguri e nivelit ushtarak nga mikroçipi e lart Ekrani i gatshëm për shumë detyra Imazhe të besueshme me rezolucion të lartë
Numri i kartave SIM Dual SIM

Ekran më i madh, që të shihni më shumë

Shihni më shumë në ekran pa patur nevojë të shfletoni. Galaxy J4+ vjen me ekran plotësisht tërheqës Infinity Display HD+ 6.0 inç, të optimizuar për kryerjen e shumë detyrave njëherësh pa mundim. Dhe falë dizajnit të tij të hollë, me peshë të lehtë, mund ta mbani me komoditet gjatë punës apo takimeve me klientë.

Ekran më i madh, që të shihni më shumë

Dizajn i veçantë dhe funksional

Dizajn cilësor që është praktik në përdorim. Kasa e jashtme, plot stil dhe e konturuar e Galaxy J4+ do të krijojë përshtypje që do të zgjasin, ndërsa mundëson mbajtje komode gjatë konsultave me klientët. Finitura e saj e njëtrajtshme me shkëlqim ofrohet në një larmi opsionesh me ngjyra të matura për ndjesinë e duhur të stilit.

Dizajn i veçantë dhe funksional

Imazhe të besueshme me rezolucion të lartë

Regjistroni me kontroll më të madh. Me kamerën e tij të pasme prej 13 MP dhe të përparme prej 5 MP, Galaxy J4+ jep rezolucion mahnitës për ata që kërkojnë një nivel të lartë detajesh edhe në mjedise me ndriçim të ulët. Funksioni i tij Floating Shutter (diafragmë lëvizëse) mundëson komandimin me një dorë për të mbajtur tjetrën të lirë për punë të tjera.

Imazhe të besueshme me rezolucion të lartë

*MP (megapiksel) është numri i miliona pikselëve për inç që ka kamera. Ndihmon në përcaktimin e rezolucionit të fotografive tuaja.*Imazhe të simuluara për qëllime ilustrimi.

Funksione të avancuara galerie

Organizoni fluksin tuaj krijues të punës. Falë funksioneve të përmirësuara të galerisë, Galaxy J4+ ju mundëson krijimin e temave të personalizueshme për përdorim të shpejtë të imazheve tuaja. Lista e tij e veçorive të përparuara ju lejon të kategorizoni lehtë përmbajtjen, që të mund të kërkoni për imazhe sipas departamenteve përkatëse të biznesit.

Funksione të avancuara galerie

*Imazhe të simuluara për qëllim ilustrimi.

Ekrani i gatshëm për shumë detyra

Falë ekranit të tij plotësisht tërheqës Infinity Display HD+ 6.0 inç, Galaxy J4+ është ideal për kryerjen e shumë detyrave njëherësh që të mund të realizoni më shumë. Me funksionet e App Pair (çiftim aplikacionesh), mund të caktoni takime ndërkohë që dërgoni mesazhe dhe kontrolloni hartat.

Ekrani i gatshëm për shumë detyra

*App Pair ofrohet vetëm për aplikacionet që e mbështesin.

Gjeni ekuilibrin mes jetës profesionale dhe personale

Ndajeni jetën tuaj të biznesit nga jeta personale me anë të Dual Messenger. Galaxy J4+ ju lejon të konfiguroni dy identitete të veçanta në llogaritë tuaja të preferuara të mesazheve në mënyrë që të mund të kaloni lehtësisht ndërmjet familjes dhe miqve kur bisedoni.

Gjeni ekuilibrin mes jetës profesionale dhe personale

*Mbështetja për Dual Messenger mund të ndryshojë sipas shtetit ose aplikacionit të mesazheve dhe mund të mos ofrohet në modelet me një kartë SIM.

Siguri e nivelit ushtarak nga mikroçipi e lart

Mbroni të dhënat e biznesit tuaj me një platformë sigurie të nivelit të lartë: Samsung Knox. Është e integruar në pajisje dhe në programe, duke siguruar disa shtresa mbrojtëse sapo e nxirrni për herë të parë nga kutia. Dhe monitorimi i menjëhershëm ndihmon në sigurimin e mbrojtjes dhe parandalimin e shkeljeve të sigurisë në zyrë apo në udhëtime pune.

Siguri e nivelit ushtarak nga mikroçipi e lart

*Knox i referohet platformës së sigurisë Knox të integruar dhe falas, si dhe zgjidhjeve shoqëruese opsionale me pagesë nga Knox.**TIMA është arkitekturë matjeje integriteti bazuar mbi TrustZone.

Përshtatësi i pajisjeve në xhepin tuaj

Konfiguroni nga distanca një numër të madh pajisjesh Samsung dhe përshtatuani nevojave të caktuara me anë të Knox Configure që vepron nga reja kompjuterike. Krijoni profile me cilësimet e pajisjeve, kufizime, aplikacione dhe përmbajtje të tjera dhe pajisjet e regjistruara do t’i marrin ato automatikisht përmes Wi-Fi dhe të dhënave celulare.

Përshtatësi i pajisjeve në xhepin tuaj
Specifikimi
  • Procesori
    • Shpejtësia e CPU 1,4 GHz
    • Lloji i CPU Quad-Core
  • Ekrani
    • Madhësia (Ekrani_kryesor) 152.6mm (6.0")
    • Rezolucioni (Ekrani kryesor) 1480 x 720 (HD+)
    • Teknologjia (Ekrani kryesor) TFT
    • Thellësia e ngjyrave (Ekrani kryesor) 16M
  • Kamera
    • Kamera kryesore - Rezolucioni 13.0 MP
    • Kamera kryesore - Numri F F1.9
    • Kamera kryesore - Fokusimi automatik Po
    • Kamera kryesore - OIS Jo
    • Kamera e përparme - Rezolucioni 5.0 MP
    • Kamera e përparme - Numri F F2.2
    • Kamera e përparme - Fokus automatik Jo
    • Kamera e përparme - OIS Jo
    • Kamera kryesore - Blici Po
    • Kamera e përparme - Blici Po
    • Rezolucioni i regjistrimit të videos FHD (1920 x 1080)@30fps
  • Memorja
    • Madhësia e RAM (GB) 2
    • Madhësia e ROM (GB) 32
    • Memoria e disponueshme (GB)* 22.4
    • Mbështetja për memorien e jashtme MicroSD (deri në 512GB)
  • Rrjeti/bartësi
    • Numri i kartave SIM Dual-SIM
    • Madhësia e kartës SIM Nano-SIM (4FF)
    • Lloji i folesë së kartës SIM SIM 1 + SIM 2 + MicroSD
    • Infra 2G GSM, 3G WCDMA, 4G LTE FDD, 4G LTE TDD
    • 2G GSM GSM850, GSM900, DCS1800, PCS1900
    • 3G UMTS B1 (2100), B2 (1900), B5 (850), B8 (900)
    • 4G FDD LTE B1 (2100), B3 (1800), B5 (850), B7 (2600), B8 (900), B20 (800)
    • 4G TDD LTE B38 (2600), B40 (2300), B41 (2500)
  • Lidhja
    • ANT+ Jo
    • Ndërfaqe USB Mikro USB
    • Versioni USB USB 2.0
    • Teknologjia e vendndodhjes GPS, Glonass, Beidou
    • Fisha e kufjeve Stereo 3,5 mm
    • MHL Jo
    • Wi-Fi 802.11 b/g/n 2.4GHz
    • Wi-Fi Direkt Po
    • Versioni Bluetooth Bluetooth v4.2
    • NFC Po
    • PC Sync. Smart Switch (version për PC)
  • OS
    • Android
  • Informacion i përgjithshëm
    • Faktori i formës Shirit prekjeje
  • Sensorët
    • Matës shpejtësie, Sensor drite, Sensor afërsie
  • Specifikimi fizik
    • Përmasat (LxGjxTh, mm) 161.4 x 76.9 x 7.9
    • Pesha (g) 178
  • Bateri
    • Koha e përdorimit të internetit (3G) (Orë) Deri në 14
    • Koha e përdorimit të internetit (LTE) (Orë) Deri në 16
    • Koha e përdorimit të internetit (Wi-Fi) (Orë) Deri në 16
    • Koha e luajtjes së videos (orë) Deri në 15
    • Kapaciteti standard i baterisë (mAh) 3300
    • E çmontueshme Jo
    • Koha e luajtjes së audios (orë) Deri në 88
    • Koha e bisedës (3G WCDMA) (orë) Deri në 23
  • Audio dhe video
    • Formati i luajtjes së videos MP4, M4V, 3GP, 3G2, WMV, ASF, AVI, FLV, MKV, WEBM
    • Rezolucioni i luajtjes së videos FHD (1920 x 1080)@30fps
    • Formati i luajtjes së audios MP3, M4A, 3GA, AAC, OGG, OGA, WAV, WMA, AMR, AWB, FLAC, MID, MIDI, XMF, MXMF, IMY, RTTTL, RTX, OTA
  • Shërbimet dhe aplikacionet
    • Mbështetja e Gear Galaxy Watch, Gear Circle (Mbështetja e menaxherit), Gear Fit, Gear Fit2, Gear Fit2 Pro, Gear Sport, Gear1, Gear2, Gear2 Neo, Gear S, Gear S2, Gear S3, Gear IconX, Gear IconX2
    • S-Voice Jo
    • Mobile TV Jo

*Karakteristikat, specifikimet dhe paraqitjet vizive të produkteve mund të ndryshojnë.
Memoria përdoruese e disponueshme është më e vogël se memoria përdoruese totale e aparatit për shkak të pjesës së saj të zënë nga sistemi operativ dhe programet e nevojshme për funksionimin normal të aparatit.
Sasia e memories së disponueshme për konsumatorin mund të ndryshojë në varësi të operatorit celular dhe mund të ndryshojë pas përditësimit të softuerit.
Kohëzgjatja e punës së baterisë në bazë të matjeve laboratorike të kompanisë mund të ndryshojë edhe në varësi të parametrizimit të aparatit, mënyrës së përdorimit dhe kushteve në të cilat aparati funksionon.

*Mbulimi i rrjetit: Rrjeti i mbështetur nga kjo pajisje mund të ndryshojë në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.
*Lidhja Wi-Fi (mode) dhe shpejtësia mund të ndryshojnë në varësi të mjedisit të përdorimit.