• Disa telefona të Galaxy S10 të gjitha të vendosura drejt dhe të para në një kënd nga poshtë. Të gjitha janë të zeza përveç atij në mes, i cili shfaqet me një sfumaturë prizmatike në ekran me Galaxy S10 mbi të dhe dy telefonat në të dyja anët.
Galaxy S10e | S10 | S10+

Një celular i gjeneratës së re për gjeneratën e re.

Ngritur mbi 10 vite kryesimi në fushën e celularëve modelet "Galaxy S10e/S10/S10+" vijnë për t'u bërë ballë sfidave në një sektor nga më të ndryshueshmit ne fushën e biznesit.
Bëjeni më produktive ditën e punës me "Samsung DeX". Përdorni njohjen me ultratinguj të shenjave të gishtave të integruar në ekranin pa bordurë, teksa ju garantohet siguri e nivelit ushtarak nga "Samsung Knox".

Prezantimi i modeleve "Galaxy S10e/S10/S10+". Siguri, produktivitet dhe teknologji celulare e gjeneratës së re - gjithçka e krijuar për gjeneratën e re të biznesit.

*Skaneri me ultratinguj për shenjat e gishtave ofrohet vetëm në modelet Galaxy S10 dhe Galaxy S10+. Galaxy S10e ka një skaner për shenjat e gishtave në butonin e ndezjes.

Risi që tejkalojnë gjithkënd tjetër në të gjithë sektorët e biznesit.

Ka mbërritur gjenerata e re e biznesit. Gjithnjë hapur. Gjithnjë në lëvizje. Gjithnjë lidhur në rrjet. Qoftë nëse punoni në distancë, jashtë në terren apo nga zyra, modelet Galaxy S10e/S10/S10+ ju ndihmojnë që dita e punës t'ju shkojë shtruar edhe gjatë ngarkesës më të lartë në biznese e sektorë ndryshëm.

Njihuni me gjeneratën e re të Galaxy S10e/S10/S10+, me risi për t'i mundësuar suksesin gjeneratës së re të biznesit.

Galaxy S10 plus në regjimin peizazh parë në një kënd nga ana e majtë.

Produktiviteti

Celularët janë bërë tani pajisja më e përdorur e punës. Duhet të keni mundësi të redaktoni dokumente, të kryeni shumë detyra njëherësh dhe të ndani idetë teksa jeni në lëvizje. Tani mund të bëni më shumë se më parë, me anë të celularit tuaj. Mundësuar nga Samsung DeX dhe krijuar me teknologji e modelim revolucionar, modelet Galaxy S10e/S10/S10+ ju ruajnë drejtimin e fokusin, kudo që të jeni duke punuar.

SAMSUNG DEX

Punë e ngjashme me të kompjuterit, por e kryer nga celulari.

Ngrijeni zyrën tuaj kurdo e kudo që t'ju nevojitet. Lidhuni "Përtej" çfarëdo ekrani me një kabllo të thjeshtë "DeX" ose adaptor HDMI, dhe do të keni mundësinë ta shndërroni përdorimin e smartfonit tuaj sikur të ishit me laptop. Ndërfaqja e dedikuar e ngjashme me të kompjuterit, ju bën të mundur gjestet e tërheqje-lëshimit, klikimit me të djathtin dhe shtypshkrimit, duke përdorur celularin si bllok prekjeje dhe tastierë. Mbani shënime, shikoni video, modifikoni prezantimet, të gjitha njëherësh. Mundësuar nga Samsung DeX, modelet Galaxy S10e/S10/S10+ kthehen në terminal të mirëfilltë pune që punon si laptopi juaj, kudo që të shkoni.

*Rekomandohet përdorim adaptori origjinal HDMI nga Samsung ose kablloje të përshtatshme për Samsung DeX.
*Ekrani dhe aksesorët shiten veçmas.
*Aplikacione të caktuara mund të mos mbështeten në Samsung DeX.
*Figurat e ekranit janë të simuluara.

Imazhi i Galaxy S10 plus i lidhur me një monitor me DeX Cable dhe një person që e përdor telefonin si një touchpad për të punuar në një eksel.
DIZAJN

Një hapësirë më e madhe pune, për ide më të mëdha.

Ekrani Infinity-O ofron një pamje vërtet të pandërprerë. Ndaj është fantastik për shfaqjen dhe redaktimin e dokumenteve teksa jeni në lëvizje, si dhe jua bën më të lehtë kryerjen e disa detyrave njëherësh me aplikacione të ndryshme. Ekrani mahnitës me xhamin rezistent Gorilla Glass 6 ju jep një pamje më të mirë të prezantimeve, fotove apo gjithçkaje që ju nevojitet për të punuar. Duke e integruar skanerin e shenjave të gishtave në ekran, shkyçja mund të kryhet shpejt e lehtë në ambiente të ndryshme pune.

*Rezolucioni standard është Full HD+ dhe mund të ndryshohet në Quad HD+ tek opsionet Settings.
*Në matje diagonale, madhësia e ekranit të Galaxy S10e është 146,1 mm (5,8 inçë) në kuadratin e plotë dhe 142,7 mm (5,6 inçë) nëse merren parasysh këndet e harkuara; madhësia e ekranit të Galaxy S10 është 155,1 mm (6,1 inçë) në kuadratin e plotë dhe 151,7 mm (6,0 inçë) nëse merren parasysh këndet e harkuara; dhe madhësia e ekranit e Galaxy S10+ është 163,5 mm (6,4 inçë) në kuadratin e plotë dhe 159,9 mm (6,3 inçë) nëse merren parasysh këndet e harkuara dhe vrima e kamerës.
*Xhami Gorilla Glass 6 ofrohet vetëm në xhamin e përparmë të modeleve Galaxy S10 dhe Galaxy S10+. Xhami i pasmë në modelet Galaxy S10 dhe Galaxy S10+, dhe për të gjitha modelet Galaxy S10e është prej Gorilla Glass 5.
*Skaneri me ultratinguj për shenjat e gishtave ofrohet vetëm në modelet Galaxy S10 dhe Galaxy S10+. Galaxy S10e ka një skaner për shenjat e gishtave në butonin e ndezjes.
*Ndërfaqja grafike e skanerit me ultratinguj për shenjat e gishtave e simuluar për qëllime ilustrimi.

EKRANI

Ekran Dynamic AMOLED i gjeneratës së re që është i gjithi ekran.

Ekrani Dynamic AMOLED ju ndihmon të shihni qartë në dritën e fortë të diellit ose në ndriçim të ulët. Ekrani i certifikuar "Eye Comfort" bllokon me zgjuarsi dritën e dëmshme të kaltër, për të minimizuar lodhjen e syve, pa deformuar ngjyrat e figurës. Dhe ekrani i nivelit kinematografik "Cinema-Grade" i pajisur me HDR10+ përdor ricaktimin dinamik të ngjyrave për të dhënë ngjyra e kontrast real në çdo skenë - edhe në ato të errëta - që të mos humbisni asnjë detaj.

*TUV Rheinland, një institut certifikimi i njohur botërisht, u ka dhënë modeleve Galaxy S10e/S10/S10+ certifikimin "Eye Comfort" falë aftësisë së tyre për të pakësuar rrënjësisht efektet e dëmshme të dritës së kaltër. Ky certifikim mund të gjendet në faqen www.tuv.com me kodin 1419064785. Ekrani i modeleve Galaxy S10e/S10/S10+ është përmendur dhe për gamën e ngjyrave me mbulim 100% të DCI-P3 (Digital Cinema Initiatives), që është një hapësirë e zakonshme ngjyrash RGB (kuqe-gjelbër-kaltër) për projektimin e filmave dixhitalë në industrinë e filmave.
*Nuk garantohet përputhja me të gjitha përmbajtjet HDR10+.
ME SHUMË KAMERA

Shkrepni pamjen e plotë.

Shkrepni çdo detaj siç e shikoni, qoftë në terren, qoftë në sallën e mbledhjeve. Galaxy S10+ ka 3 kamera të pasme dhe 2 kamera të përparme, për t'ju ndihmuar të shkrepni foto besnike të realitetit edhe në mjedise me ndriçim të ulët. Qoftë kur shkrepni një skenë prezantimi apo ambientin e brendshëm të një ndërtese, kamera e pasme Ultra Wide 16 MP ju garanton të mos humbisni detajet. Kamerat e nivelit profesional janë të optimizuara me një NPU inteligjent dhe funksione si optimizuesi i skenës "Scene Optimizer", që njeh automatikisht ambientin dhe optimizon ngjyrat e tonalitetin. Plus, mund të regjistroni video me stabilitet super të qëndrueshëm të kamerës për skena me lëvizje në terren, si dhe regjistrimi HDR10+ ju jep ngjyra të përpikta në çdo skenë.

*Në modelin Galaxy S10+ ofrohen 3 kamera të pasme dhe 2 kamera të përparme. Kamera 8 MP "RGB Depth" ofrohet vetëm në modelin Galaxy S10+. Galaxy S10 ka 3 kamera të pasme dhe 1 kamerë të përparme, ndërsa Galaxy S10e ka 2 kamera të pasme dhe 1 kamerë të përparme.
*Kur hapet kamera, optimizuesi i skenës "Scene Optimizer" aktivizohet automatikisht; saktësia e optimizuesit të skenës "Scene Optimizer" mund të ndryshojë në varësi të kushteve të shkrepjes, duke përfshirë rastet kur ka disa subjekte, dalje jashtë fokusi apo subjekte në lëvizje.
*Funksioni i qëndrueshmërisë së lartë "Super Steady" ofrohet vetëm kur shkrepet me kamerën ultra të gjerë Ultra Wide Camera në rezolucion Full HD. Rezultatet varen nga kushtet e shkrepjes, duke përfshirë rastet kur ka disa subjekte, dalje jashtë fokusi apo subjekte në lëvizje.
*Regjistrimi në HDR10+ është aktualisht funksion eksperimental. Cilësia mund të ndryshojë në varësi të platformës së bashkëndarjes dhe sistemit të luajtjes; ngjyrat në HDR10+ ofrohen vetëm në pajisjet dhe platformat e mbështetura.
*Videot me rezolucion 4K (UHD) nuk kanë kufizim kohor, por në varësi të gjendjes së celularit tuaj inteligjent (nxehja, hapësira e mbetur ruajtëse, niveli i ulët i baterisë etj.) videoja mund të ndërpritet.

Dy telefona Galaxy S10 plus. Një telefon shihet nga mbrapa, duke treguar kamerën e pasme të trefishtë duke përfshirë Kamerën Telefoto 12MP, kamerën me kënd të gjerë 12MP dhe 16MP Ultra Wide Kamera. Telefoni tjetër shihet nga përpara, duke treguar kamerën e përparme të dyfishtë duke përfshirë kamerën Selfie 10MP dhe kamerën me thellësi 8MP.
RUTINAT E BIXBY

Celulari që është gati për biznesin tuaj.

Galaxy S10e/S10/S10+ i përshtatet jetës suaj. Fillojeni drejt ditën e punës duke hyrë në makinë, luajtur muzikë dhe duke vënë aplikacionin e hartave Maps t'ju gjejë rrugën për në zyrë. Nxirrini aplikacionet e emailit dhe të kalendarit si ikona në ekranin e kyçjes, përpara se të arrini në punë. Kur të hyni në zyrë, celulari mund të kalojë automatikisht te cilësimet e zyrës, si p.sh. aktivizimi i dridhjeve dhe i lidhjes Wi-Fi. Galaxy S10e/S10/S10+ mësohet me rutinën tuaj dhe ju sugjeron aplikacione për t'ju ndihmuar ta kaloni më shtruar ditën e punës, ose mund të krijoni rutinat tuaja të personalizuara për të qenë gati sipas orarit tuaj.

*Disponueshmëria mund të ndryshojë sipas shtetit ose rajonit.
Galaxy S10 plus shtrirë në anën e pasme, parë në një kënd të vogël nga fundi, pa një ekran, dhe me një paraqitje të ilustruar të harduerit.

Performancë

Jeta jonë profesionale është më e ngjeshur se kurrë më parë. Për t'ia dalë mbanë, ju duhet celulari i duhur që mund t'i bëjë ballë biznesit tuaj. Galaxy S10e/S10/S10+ është shoqëruesi ideal për t'jua përmirësuar ditën e punës. Me një bateri të fuqishme që zgjat gjithë ditën dhe një sistem inteligjent që ju optimizon celularin për hapje më të shpejtë të aplikacioneve dhe kursim energjie, tani mund të kryeni më shumë gjëra, më shpejt.

ENERGJI

Karikoni e bashkëndani, gjithçka me një mënyrë krejt të re.

Galaxy S10+ vjen me kapacitet baterie deri në 4100 mAh, krijuar për mos t'jua ndërprerë punën, sado të ngjeshur ta keni orarin. Bateria është aq e fuqishme sa vepron dhe si karikues me valë, duke bashkëndarë karikimin me pajisje që mbështesin Qi, si p.sh. orët inteligjente. Kështu kur celulari të ketë nevojë rikarikimi, Fast Wireless Charging 2.0 jua sjell në jetë celularin më shpejt se me celularët e mëparshëm Galaxy, kur përdorni karikues me valë Samsung Wireless Charger Duo Pad.

*Për Galaxy S10+ ofrohen bateri me kapacitet 4100 mAh. Galaxy S10 ka kapacitet baterie prej 3400 mAh (e zakonshme) dhe Galaxy S10e prej 3100mAh (e zakonshme).
*Vlera e zakonshme testuar në kushte laboratorike të palëve të treta. Vlera e zakonshme është vlera e parashikuar mesatare duke marrë parasysh devijimin në kapacitetin e baterive midis kampioneve të baterive të testuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti nominal (minimal) është 3000 mAh për Galaxy S10e, 3300 mAh për Galaxy S10 dhe 4000 mAh për Galaxy S10+. Kohëzgjatja aktuale e baterisë mund të ndryshojë në varësi të sistemit të rrjetit, formës së përdorimit dhe faktorëve të tjerë.
*E kufizuar në celularë inteligjentë të markës Samsung apo të markave të tjera me karikim me valë WPC Qi, si p.sh. Galaxy S9, S9+, S8, S8+, S8 Active, S7, S7 edge, S7 Active, S6, S6 edge, S6 Active, S6 edge+, Note9, Note8, Note FE, Note5 dhe aksesorë që mbahen në trup si p.sh. Galaxy Watch Active, Gear Sport, Gear S3, Galaxy Watch dhe Galaxy Buds. Mund të mos punojë me aksesorë e kapakë të caktuar, apo me pajisje të markave të tjera. Mund të ndikojë në marrjen e telefonatave apo të shërbimit të të dhënave, në varësi të sistemit tuaj të rrjetit.
*Në bazë të rezultateve nga testet laboratorike të Samsung, seria Galaxy S10 mund të karikohet me valë deri në 27-36% më shpejt se Galaxy S9. Koha e karikimit ndryshon në varësi të modelit konkret (Galaxy S10e/S10/S10+). Ofrohet vetëm me karikuesin me valë Wireless Charger Duo Pad. Shitet veçmas. Shpejtësia aktuale e karikimit mund të ndryshojë gjithashtu në varësi të përdorimit aktual, kushteve të karikimit dhe faktorëve të tjerë.
*Fast Wireless Charging 2.0 ofrohet vetëm me pajisje Samsung që mbështesin karikim me valë 10 W e lart, si p.sh. blloku i majtë i karikuesit me valë Wireless Charger Duo Pad. Karikuesi me valë kërkon lidhje korrenti; përdorni kordonin e dhënë origjinal të markës Samsung dhe adaptorin e udhëtimit. Përdorimi i artikujve të palëve të treta mund ta dëmtojë karikuesin me valë Wireless Charger Duo Pad ose të ulë shpejtësinë e karikimit.
MENAXHIM INTELIGJENT I PERFORMANCËS

Celular vërtet inteligjent.

Punoni më zgjuar me një celular inteligjent. Galaxy S10e/S10/S10+ ka mundësi vetëmësimi të integruar në ndërfaqen e përdorimit, që ju optimizon përdorimin në bazë të veprimeve dhe preferencave. Ai ngarkon paraprakisht aplikacionet e biznesit që përdorni më shpesh, duke ju ndihmuar të punoni më me efikasitet. Si dhe mëson rutinën tuaj ditore dhe mënyrën e përdorimit, për ta menaxhuar me inteligjencë baterinë - duke mbyllur aplikacionet që nuk ju hyjnë në punë. Plus, modaliteti adaptiv i kursimit të energjisë Adaptive Power Saving Mode e menaxhon kohëzgjatjen e baterisë sipas parashikimit të ditës suaj.

Imazhi i njeriut që punon gjatë natës në Galaxy S10 plus me ikonën e baterisë së mbivendosur.
PERFORMANCË E FUQISHME

Performancë e gjeneratës së re për biznesin tuaj.

Një procesor më i shpejtë e inteligjent për celularë qëndron pas modeleve të pabesueshme Galaxy S10e/S10/S10+. Përmirësimet jua bëjnë celularin të punojë me po aq efikasitet sa keni mundësi, por duke konsumuar më pak energji. Si dhe ruan më shumë të dhëna, që të mund ta merrni punën me vete pa ju mbaruar hapësira.

*Kapaciteti i brendshëm ruajtës prej 1 TB ofrohet vetëm në modelin Galaxy S10+.
*Hapësira e brendshme ruajtëse mund të ndryshojë në varësi të modeleve dhe të shteteve, kapaciteti aktual i brendshëm ruajtëse varet nga softueri që vjen i instaluar paraprakisht.
*Karta MicroSD shitet veçmas. Disponueshmëria mund të varet nga shteti apo prodhuesi.

SIM HIBRID

Dy botë, një celular.

Fusni lehtësisht një kartë lokale SIM gjatë udhëtimit të punës, ndërsa mbani aktive linjën tuaj kryesore. Ose përdorni edhe numrin e punës, edhe atë personal në të njëjtin celular. Mundësia për dy karta SIM në modelet Galaxy S10e/S10/S10+ ju lejon të përdorni me lehtësi dy linja. Dhe nëse nuk ju duhet një dual SIM, fusni një kartë microSD në folenë hibride për të shtuar hapësirën ruajtëse.

*Karta SIM shitet veçmas. Disponueshmëria e mundësisë për dy karta SIM varet nga shteti apo operatori.

Dy imazhe të ndara nga Galaxy S10 plus parë anash. Në anën e biznesit është një grua që punon në Galaxy S10 plus në zyrë. Në anën personale është e njëjta grua veshur në mënyrë rastësore duke mbajtur  një kafe, ndërsa përdor Galaxy S10 plus e saj.
LIDHJA ME RRJETET

Mundësi të pabesueshme lidhjeje për biznesin tuaj.

Hapni lidhjet e gjeneratës së re me Galaxy S10e/S10/S10+. Wi-Fi inteligjent arrin shpejtësi më të larta me Wi-Fi 6, duke u lidhur qëndrueshëm dhe sigurt edhe në rrjete publike në zona të ngarkuara, si p.sh. në hotele apo aeroporte. Dhe, kur të ndodheni jashtë rrezes së Wi-Fi, kalon pa problem në linjën LTE duke kapur shpejtësi të pabesueshme të dhënash deri në 2,0 Gbps.

*Disponueshmëria e Wi-Fi 6 mund të varet nga shteti apo rajoni.
*Shpejtësia aktuale mund të ndryshojë sipas shtetit, operatorit dhe sistemit të përdoruesit.
Galaxy S10 plus në regjimin e peizazhit të parë në një kënd nga ana e majtë, ekrani shfaqet duke lundruar mbi pajisjen me ikonën e Sensorit të Gjurmëve të gishtërinjve me Ultratinguj në ekran. Më poshtë është një paraqitje e ilustruar e softuerit dhe hardware-it brenda.

Siguria

Teksa punoni më me fleksibilitet dhe në bashkëpunim me të tjerë, mbrojtja e të dhënave të kompanisë suaj nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme se sot. Me skanerin e avancuar me ultratinguj për shenjat e gishtave të integruar drejt e në ekran dhe me platformën Samsung Knox, keni të garantuar një siguri të menjëhershme që nuk e gjeni askund tjetër. Mund të ndani informacion në formë të sigurt me kolegët dhe klientët, si dhe të punoni në siguri të plotë, kudo që të ndodheni.

*Skaneri me ultratinguj i shenjave të gishtave ofrohet vetëm në modelet Galaxy S10 dhe Galaxy S10+. Galaxy S10e ka një skaner për shenjat e gishtave në butonin e ndezjes.

SKANER ME ULTRATINGUJ PËR SHENJAT E GISHTAVE

Siguri maksimale në majë të gishtave.

I integruar në ekran, skaneri revolucionar me ultratinguj për shenjat e gishtave dërgon pulse me ultratinguj për të diktuar shenjën e gishtit tuaj në xham, duke e bërë praktikisht të pacenueshme si masë sigurie. Është i shpejtë dhe i lehtë në përdorim, që të mund të hapni skedarët e t'ia nisni menjëherë nga puna. Është i sigurt dhe garanton që të dhënat tuaja delikate të mos bien në duar të gabuara.

*Skaneri me ultratinguj i shenjave të gishtave ofrohet vetëm në modelet Galaxy S10 dhe Galaxy S10+. Galaxy S10e ka një skaner për shenjat e gishtave në butonin e ndezjes.
*Ndërfaqja grafike e skanerit me ultratinguj për shenjat e gishtave i simuluar për qëllime ilustrimi.

Një gisht që prek Infinity-O Display me impulse vjollcë të simuluara, të emetuara nga Skaneri i gjurmëve të gishtave me Ultratinguj.
SAMSUNG KNOX

Siguri e nivelit ushtarak për një botë të hapur.

Samsung Knox ofron mbrojtje në disa nivele, të integruar në harduer dhe në softuer. Madje krijon dhe një zonë të veçantë në celular, për të ndarë punën nga jeta personale. Pavarësisht se ku shkoni apo çfarë bëni, mund të jeni të sigurt se të dhënat tuaja të biznesit mbeten të siguruara me mbrojtje superiore që mund të menaxhohet me lehtësi.

SHKONI TE SAMSUNG KNOX
Imazhi i Galaxy S10 plus shihet në një kënd tre-çerek nga ana e Bixby dhe butonit të volumit. Ekrani është i kundërt, i marrë për të zbuluar pesë shtresat e Samsung Knox që janë ndërtuar nga çipi e sipër. Në mes telefonit dhe ekranit është teksti që përshkruan shtresat: Hardware Root of Trust, Knox Container, SE for Android, TIMA, and Samsung Verified Boot.
MENAXHIM I THJESHTË DHE I LEHTË

Zhvilloni e menaxhojeni me lehtësi flotën tuaj të pajisjeve.

Çdo biznes ka kërkesa të posaçme për pajisjet e veta dhe, me zgjidhet e Samsung Knox, tanimë mund t'i menaxhoni lehtësisht pajisjet e fuqisë suaj punëtore, për t'u bërë ballë këtyre nevojave. Madje keni mundësinë t'i konfiguroni pajisjet nga distanca ose t'ua instaloni përditësimet pa qenë nevoja për lidhje fizike me to apo për instalime manuale. Që nga konfigurimi fillestar i pajisjes e deri te menaxhimi i vazhduar, zgjidhjet e Samsung Knox jua bëjnë punën më efikase.

SHKONI TE ZGJIDHJET E KNOX
MBËSHTETJE TEKNIKE

Përfitoni mbështetje teknike Samsung për ndërmarrjet.

Mbështetja teknike për ndërmarrjet Enterprise Tech Support siguron që organizata juaj të pajiset me ekspertizën e nevojshme, siç kjo ofrohet nga inxhinierët e Samsung për pajisjet portative. Ekspertët tanë janë të gatshëm të kryejnë vlerësime proaktive, të ofrojnë mbështetje të qëndrueshme, të administrojnë përshkallëzime situatash të llojeve/niveleve të ndryshme, si dhe të japin zgjidhje të personalizuara për t'iu përgjigjur nevojave të posaçme të organizatës suaj.

Imazhi i një burri dhe një gruaje të ulur përgjatë një tavoline nga njëri-tjetri. Burri po mban Galaxy S10 plus në dorën e tij.
ENTERPRISE EDITION

Paketë zgjidhjeje tërësore për pajisjet portative të ndërmarrjes.

Modelet Galaxy S10e Enterprise Edition dhe Galaxy S10 Enterprise Edition mbështesin me efikasitet nevojat komplekse të ndërmarrjeve kliente. Modelet vijnë me shërbimet Knox Configure dhe Samsung E-FOTA, dhe mbështesin 4 vite versionesh mirëmbajtjeje sigurie dhe 2 vite disponueshmërie të garantuar në treg. Tani mund të keni impaktin që kërkon biznesi juaj, me ndërthurjen e menaxhimit të fuqishëm e të thjeshtë të pajisjeve, mbështetjen nga zgjidhje të përshtatura posaçërisht për partnerët, mundësitë e personalizimit dhe sigurinë e nivelit ushtarak.

*Edicioni për ndërmarrje Enterprise Edition ofrohet vetëm për modelet Galaxy S10e dhe Galaxy S10.

Galaxy S10e duke qëndruar përballë Galaxy S10, të dyja janë parë nga ana e butonit të energjisë në një pamje tre-çerekshe. Të dy kanë grafikun prismatik S10 në ekran. Në anën Galaxy S10e është teksti "Shërbimi, Konfigurimi Knox dhe E-FOTA". Në anën Galaxy S10 është teksti që thotë "Mbështetja, Garantimi i Disponueshmërisë së Tregut (2 Vjet) dhe  Extensive Security Patches  (4 Vjet)"

Eksploroni modelet e gjeneratës së re Galaxy S10e/S10/S10+.

MËSONI MË SHUMË