Galaxy XCover Pro

SM-G715FZKDSEE

  • Rezistencë për aktivitetet në natyrë
  • Bateri që mund të ndryshohet
  • Samsung Knox mbron privatësinë tuaj në çdo shtresë

Zgjidhni ngjyrën tuaj

Zgjidhni Magazina tuaj

  • Rezistencë për aktivitetet në natyrë
    Rezistencë për aktivitetet në natyrë
  • Bateri që mund të ndryshohet
    Bateria
  • Samsung Knox e mbron privatësinë tuaj në çdo shtresë
    Samsung Knox

Pajisur për mjedisin tuaj

Një telefon rezistent i prodhuar për natyrë. Dizajni me dy taste i XCover ju lejon të personalizoni për të hyrë në aplikacionet që ju nevojiten me një të shtypur. Drita LED e dyfishtë ndihmon në aventurat ku nuk ka ndriçim, ndërkohë që Service LED pulson kur merr mesazhet. Gjithashtu, me suportin e karikimit POGO, është e lehtë që ta mbani XCover Pro gati në çdo moment.

Rezistencë për aktivitetet në natyrë

Galaxy XCover Pro përmbush standardet IP68 dhe MIL-STD 810G prandaj është mjaft rezistent për t'u përballur me mjedise të ashpra. Pavarësisht nëse punoni në terren ose në pika prodhimi, funksioni për zgjidhjen e problemeve siguron përdorim komod në mënyrë që të qëndroni një hap përpara në punën që keni në dorë.

*Vlerësimi IP68: Rezistent ndaj ujit deri në 1,5 metra në ujë të freskët për deri në 30 minuta dhe i mbrojtur nga pluhuri, papastërtitë dhe rëra.*MIL-STD 810G është një formë e standardizuar e testimit e projektuar nga ushtria e SHBA-së për të vlerësuar me saktësi kufizimet e pajisjeve. Metodat e testimit përfshijnë një provë rrëzimi në një sipërfaqe goditjeje prej kompensate mbi beton nga një lartësi prej 1,2 metrash.

Rezolucion që dallon

Merrni shikim të qartë kristal kudo ku ju çon jeta. Ekrani 6,3' me rezolucion të lartë në Galaxy XCover Pro ofron përvojë optimale shikimi për fotografi, harta dhe përmbajtje të tjera vizuale edhe kur eksploroni jashtë rruge ose jeni në fushë.

*Ekrani i matur diagonalisht si katror i plotë pa llogaritur këndet e rrumbullakosura. Zona reale e shikueshme është më pak për shkak të këndeve të rrumbullakosura dhe vrimës së kamerës.

Ndjeshmëri e rritur ndaj prekjes

Kur për veprimtaritë e biznesit kërkohet që të mbani doreza gjatë gjithë kohës, Galaxy XCover Pro siguron që puna të kryhet në mënyrë të sigurt. Rritja e ndjeshmërisë së ekranit u mundëson inxhinierëve në terren, punëtorëve të fabrikës dhe ekipeve të ndërtimit mbarëvajtjen e projekteve duke mbrojtur duart e tyre.

Kamera gati për aktivitetet në natyrë

Dual Camera 25 MP dhe 8 MP dhe kamera e përparme 13 MP e Galaxy XCover Pro nxjerrin fotografi të qarta edhe kur jeni në fushë. Live Focus ju lejon të sfumoni sfondin kur ju duhet ta nxirrni në pah subjektin me peizazhet në sfond, dhe mund të përdorni dritën e elektrikut LED për të ndriçuar skenat me ndriçim të ulët.

*Performanca e kamerës mund të variojë sipas mjedisit rrethues.

Bateri që mund të ndryshohet

Për flukset e punës që kërkojnë funksionalitet të lartë. Galaxy XCover Pro është projektuar me një bateri të fuqishme dhe të ndërrueshme 4050 mAh. Mund ta ndërroni baterinë dhe të qëndroni të fokusuar në detyrë për një kohë të gjatë ndërsa jeni në udhëtime pune ose në terren dhe nuk mund të gjeni një burim energjie.

*Bateria shitet veç.**Imazhi i produktit mund të ndryshojë nga pajisja aktuale.***Vlera tipike e testuar në kushte laboratorike të palëve të treta. Vlera tipike është vlera mesatare e përllogaritur duke marrë parasysh devijimin e kapacitetit të baterisë mes kampioneve të baterive të testuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti nominal (minimal) është 3,950 mAh (kapaciteti nominal i baterisë). Jetëgjatësia aktuale e baterisë mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të rrjetit, mënyrave të përdorimit dhe faktorëve të tjerë.

Samsung Knox e mbron privatësinë tuaj në çdo shtresë

E integruar në hardware dhe software e telefonit që nga fillimi, Samsung Knox e mbron telefonin tuaj nga minuta që ai ndizet. Me një siguri me shumë shtresa, ai e mbron informacionin tuaj më delikat nga malware dhe kërcënimet.

Specifikimet

  • Procesori 2.3GHz, 1.7GHz
  • Pesha (g) 218
  • Koha e luajtjes së audios (orë) Deri në 92

{{family.currentModel.displayName}}

{{family.currentModel.modelCode}}

Ngjyra : {{chip.displayName}}
{{model.prices.currentPriceDisplay}}
Nga {{model.prices.monthlyPrice}} / muaj për {{model.prices.months}} muaj
ose {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price without VAT: {{model.prices.vatFreePriceFormatted}}

Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}

Price before: {{model.prices.priceDisplay}}

{{model.prices.priceDisplay}} {{model.prices.savePrice}}
  • {{summary.title}}

    {{summary.value}}{{summary.unit}}

  • {{summary.title}}

Krahasoni modelet

Krahasoni me sende të ngjashme

Shikuar së fundmi