Galaxy Tab S6 (2019, LTE)

Galaxy Tab S6 (2019, LTE)

SM-T865NZNASEE

  • Një studio e plotë filmi nga hapi i parë tek përfundimi
  • Grumbulloni sa ju do zemra
  • Energjia për të lejuar që dita juaj të zgjasë një ditë të plotë

Zgjidhni ngjyrën tuaj

  • Qëndron i bashkuar që të mos e harroni
    S Pen
  • Një përvojë e kompjuterit që është një shkurtore larg
    Samsung DeX
  • Çlodhuni me grafikë dhe tingull mahnitës
    Ekran 10.5 inç

Kreativiteti pa kufij

Merrni fuqinë e një kompjuteri kudo që shkoni me Galaxy Tab S6, një tabletë që bën gjithçka, që shkon përtej kufijve me një nivel krejtësisht të ri të integrimit të S Pen si për punë, ashtu edhe për lojë. Shtoni në maksimum potencialin tuaj dhe shndërrojeni sfidën në mundësi me një tabletë që ju përgatit për gjithçka që ju jep jeta.

*Imazhi i simuluar. Tastiera shitet veç.

Qëndron i bashkuar që të mos e harroni

Tani S Pen gjithnjë qëndron me ju. Një fole jo shumë e dukshme pas i bashkohet atij në mënyrë magnetike në anën e pasme, kështu që jeni gjithnjë gati të shkruani dhe të mbani idetë tuaja. S Pen fillon të karikohet automatikisht në momentin që e bashkoni.

*Ju lutemi bashkoni S Pen tek zona e karikimit në pjesën e pasme të pajisjes për të karikuar me valë përpara përdorimit të parë. **Kohëzgjatja e baterisë së S Pen kur është plotësisht i karikuar zgjat deri në 11 orë në pritje. Kohëzgjatja reale e baterisë mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të rrjetit, formës së përdorimit dhe faktorëve të tjerë.

Shkruajeni atë

Me S Pen në dorë, është koha që idetë tuaja të fluturojnë. Hapni Samsung Notes ndërsa shihni një video të veçantë për të shkruar mendimet tuaja në çast. Përshtatni transparencën e dritares për të bërë shënime pa ndaluar shikimin, duke bërë që aftësia juaj krijuese të shkojë bashkë me të.

Komandojeni atë

Lidhja Bluetooth ju jep lirinë të komandoni nga larg pajisjen tuaj me një shtypje të butonit të S Pen. Plus, veprimet e shtuara të reja në Ajër të S Pen për t’u lejuar që të komandoni me intuitë tabletën tuaj me gjeste të duarve. Bëni prezantime, komandoni shikimin e videove dhe më shumë pa pasur nevojë për të marrë tabletën.

*Funksioni i telekomandës i S Pen arrin deri në rreth 10 metra në një mjedis të hapur. Performanca në varësi të rrethanave.

*Funksioni i telekomandës i S Pen arrin deri në rreth 10 metra në një mjedis të hapur. Performanca në varësi të rrethanave.

Skicojeni atë

Vizatoni dhe skiconi për orë të tëra me precizion dhe kontroll, me 4096 nivele të ndryshëm të ndjeshmërisë së presionit për kompozime dhe vizatime të gjalla me furça dhe një mbajtje të rehatshme për më pak lodhje. Shprehni vetveten kur vjen momenti i duhur me një stilolaps që është gjithnjë aty pranë.

Një përvojë e kompjuterit që është një shkurtore larg

Përjetoni përvojën e plotë si kompjuter të Samsung DeX në një tabletë të hollë. Tastiera BookCover* portative e Galaxy Tab S6 përdor një buton të përkushtuar për përdorimin e shpejtë të DeX, plus një platformë me prekje për të plotësuar hapësirën tuaj të punës. Lidhuni me një ekran tjetër me vetëm një kabëll HDMI për edhe më shumë hapësirë që t’i bëni gjërat.

*Shihini faqen zyrtare të Samsung DeX për të parë listën e madhe dhe në rritje të aplikacioneve të lejueshme dhe merrni më shumë informacion për Samsung DeX. **Tastiera e BookCover e Galaxy Tab S6 shitet veç.

Shumëfishoni gjërat që bëni

Shfrytëzoni plotësisht aplikacionet që punojnë në shikimin e ndarë në Galaxy Tab S6 në dritare të shumta. Ndajeni shikimin me thjesht një klikim për të përdorur aplikacione si Galeria, Email dhe Samsung Notes në të njëjtën kohë, që ndajnë ekranin në madhësinë që zgjidhni në mënyrë që të punoni sipas mënyrës që dëshironi.

*Aplikacione që lejojnë shikimin e ndarë janë: Galeria, Makina llogaritëse, Mesazhi, Samsung Notes dhe Video. Disa aplikacione të palëve të 3-ta gjithashtu mund të lejojnë shikimin e ndarë.

*Aplikacione që lejojnë shikimin e ndarë janë: Galeria, Makina llogaritëse, Mesazhi, Samsung Notes dhe Video. Disa aplikacione të palëve të 3-ta gjithashtu mund të lejojnë shikimin e ndarë.

Fuqia e përpunimit qendror e gjeneratës së ardhshme

Galaxy Tab S6 përfshin fuqi të përpunimit që sjell jo vetëm specifikime të gjeneratës së ardhme për lojëra pa vonesë, por mjaft më shumë. Përpunimi i shpejtuar i rrjetit qendror shpejton efektshmërinë e aplikacioneve të IA, ndërsa Vizioni i Bixby-t shton të mësuarin e thellë të përmirësuar në njohjen e skenës.

ⓒ 2018 Epic Games, Inc. Epic Games, Fortnite dhe imazhet e tyre janë marka tregtare ose marka tregtare të regjistruara të Epic Games në SHBA (Reg. U.S. Pat & Tm. Off.) dhe gjetkë. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Grumbulloni sa ju do zemra

Merrni më të mirën nga të dyja anët me specifikime të nivelit më të lartë brenda trupit të hollë të një tablete. Zgjidhni nga alternativa e memories 6GB dhe 128GB të ruajtjes ose 8GB dhe 256GB. Mundësia e përdorimit të kartës SD ju jep opsionin për deri në një terabajt shtesë të ruajtjes për të mbajtur të gjithë përmbajtjen tuaj në një vend.

*Kapaciteti real i ruajtjes mund të ndryshojë sipas shtetit ose rajonit. **Karta MicroSD shitet veç. Disponueshmëria mund të ndryshojë sipas shtetit apo prodhuesit.

*Kapaciteti real i ruajtjes mund të ndryshojë sipas shtetit ose rajonit. **Karta MicroSD shitet veç. Disponueshmëria mund të ndryshojë sipas shtetit apo prodhuesit.

Energjia për të lejuar që dita juaj të zgjasë një ditë të plotë

Bateria e fuqishme 7,040mAh e Galaxy Tab S6 zgjat për 15 orë të plota të shikimit të videos, duke ju dhënë lirinë për ta lënë karikuesin pas ditë pas dite. Përdorni karikimin e shpejtë të tipit C USB për të karikuar shpejt ose zgjidhni Platformën e Karikimit POGO për një mënyrë tjetër për të karikuar.

*Vlera e zakonshme analizuar në kushte laboratorike të palëve të treta. Vlera e zakonshme është vlera e parashikuar mesatare duke marrë parasysh devijimin në kapacitetin e baterive midis mostrave të baterive të analizuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti i vlerësuar (minimal) është 6,840mAh(kapaciteti i vlerësuar i baterisë). Kohëzgjatja reale e baterisë mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të rrjetit, formës së përdorimit dhe faktorëve të tjerë. **Platforma e Karikimit POGO shitet veç.

*Vlera e zakonshme analizuar në kushte laboratorike të palëve të treta. Vlera e zakonshme është vlera e parashikuar mesatare duke marrë parasysh devijimin në kapacitetin e baterive midis mostrave të baterive të analizuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti i vlerësuar (minimal) është 6,840mAh(kapaciteti i vlerësuar i baterisë). Kohëzgjatja reale e baterisë mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të rrjetit, formës së përdorimit dhe faktorëve të tjerë. **Platforma e Karikimit POGO shitet veç.

Takoni ekranin për të shkyçur në çast

Galaxy Tab S6 përfshin një lexues optik të shenjës së gishtit në ekran për komoditet dhe siguri maksimale. Thjesht prekni ekranin me gishtin tuaj për të shkyçur tabletën tuaj - një prekje e vetme në ekranin e përparmë është gjithçka që ju nevojitet dhe asnjë fjalëkalim për t’u mbajtur mend.

#Stream #Fast #Lessbuffering

Galaxy Tab S6 ju lejon të lidheni me LTE për shkarkime deri në 2.0Gbps dhe ngarkime deri në 150Mbps. Tani mund të merrni përmbajtjen tuaj kur e dëshironi atë, edhe kur nuk keni Wi-Fi aty pranë.

*Performanca e veçorisë mund të ndryshojë bazuar tek largësia dhe cilësia e rrjetit.

*Performanca e veçorisë mund të ndryshojë bazuar tek largësia dhe cilësia e rrjetit.

Bixby, gjithnjë një fjalë larg

Bëjeni shtëpinë tuaj të zgjuar me SmartThings dhe Bixby e ri. Menaxhoni elektroshtëpiaket tuaja nga një aplikacion i vetëm në Galaxy Tab S6 dhe pajisje të tjera për kontroll të plotë edhe kur jeni larg nga shtëpia. Bixby njeh zërin tuaj për t’u sjellë juve informacion të dobishëm për përdorimin e zgjuar përmes Bixby dhe Galaxy Tab S6.

"*Punon vetëm me pajisjet e përputhshme SmartThings. Pajiejst e përputhshme varen nga vendi. Kontrolloni përputhshmërinë tek www.samsung.com/smartthings. **Zëri Bixby është i përdorshëm në 8 gjuhë: anglisht (SHBA/Mbretëri e Bashkuar), koreanisht, kinezisht (mandarine), frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht.

Më në fund një arsye për ta hequr telefonin tuaj nga dora

Qëndroni të lidhur kur telefoni juaj është larg. Galaxy Tab S6 sinkronizon pa probleme Smartfonin Galaxy tuaj, në mënyrë që të mos humbisni një telefonatë kur vjen. Gjithashtu ju lejon t’u përgjigjeni mesazheve urgjente me tekst, në mënyrë që të mos jeni asnjëherë pa dijeni.

*Veçoria e telefonatave dhe e dërgimit të teksteve në pajisje të tjera lejohet ndërmjet pajisjeve Samsung që përdorin Android P dhe me 3GB të RAM dhe më shumë. Data e fillimit të funksionit të shërbimit mund të ndryshojë sipas rajonit, operatorit dhe pajisjes.

Lidhni pa probleme Galaxy Tab S6 tuaj

Sinkronizohuni me një ekosistem që lejon pajisjet tuaja të punojnë pa probleme sapo i nxirrni nga kutia. Shndërroni Galaxy Tab S6 tuaj në një qendër kontrolli për pajisjet tuaja të tjera dhe merreni përmbajtjen tuaj me ju. Bëni që jeta të vazhdojë me një llogari të vetëm të Samsung që ju lejon të lëvizni pa ndërprerje.

*Secila pajisje duhet të jetë e lidhur me Wi-Fi ose rrjet tjetër me valë. **Për ndërveprueshmëri përmes Connected+, të gjitha pajisjet duhet të jenë të regjistruara me një Llogari të vetme Samsung.

Zgjidhni atë që ju përshtatet më së miri

Imagjinoni të qenit në gjendje të shprehni vetveten tuaj plotësisht me një pajisje me trashësi vetëm 5.7mm dhe peshë vetëm 420g. Galaxy Tab S6 e përfshin të gjithë këtë në një pajisje kaq të vogël, në mënyrë që potenciali juaj të mos ngadalësohet. Zgjidhni nga tre ngjyra të gjalla: Blu e Reve, Rozë Trëndafili, Gri e Malit me ngjyrën e stilolapsit që i përshtatet.

*Disponueshmëria e ngjyrave të produktit mund të varet nga vendi, rajoni dhe operatori.

Çlodhuni me grafikë dhe tingull mahnitës

Ekrani sAMOLED pothuajse pa korniza siguron 10.5 inç të ekranit WQXGA 2560x1600 me 287ppi dhe një raport 16:10 i ekranit që është ideal për orë të shikimit dhe leximit. Zhytuni në përmbajtjen tuaj me katër altoparlantë që japin thellësi përfshirëse të audios në një trup kaq të hollë.

*Spotify është vetëm për përdoruesit e rinj të Premium që kanë një llogari ekzistuese të Samsung dhe marrin njoftim të kësa oferte direkt nga Samsung. **Aplikacioni Spotify është i disponueshëm vetëm në shtetet që përdorin Spotify dhe nëse udhëtoni jashtë vendit, mund të mos jetë i disponueshëm.

Specifikimet

  • Procesori 2.8GHz, 2.4GHz, 1.7GHz
  • Ekrani 10,5" (267,2 mm)
  • Kamera kryesore - Rezolucioni 13.0 MP + 5.0 MP
  • Pesha (g) 420

{{family.currentModel.displayName}}

{{family.currentModel.modelCode}}

Ngjyra : {{chip.displayName}}
{{model.prices.currentPriceDisplay}}
Nga {{model.prices.monthlyPrice}} / muaj për {{model.prices.months}} muaj
ose {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price without VAT: {{model.prices.vatFreePriceFormatted}}

Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}

Price before: {{model.prices.priceDisplay}}

{{model.prices.priceDisplay}} {{model.prices.savePrice}}
  • {{summary.title}}

    {{summary.value}}{{summary.unit}}

  • {{summary.title}}

Krahasoni modelet

Krahasoni me sende të ngjashme

Shikuar së fundmi