SM-T830NZKASEE

Galaxy Tab S4 (2018, Wi-Fi)

Samsung DeX S Pen Bateri që zgjat
Ngjyra E zezë

Merreni produktivitetin me vete

Sillni me vete produktivitetin më të fuqishëm të zyrës për detyrat gjatë lëvizjes me Galaxy Tab S4. Një dizajn prej metali të lëmuar shfaq cilësitë premium të saj që i përshtaten mjedisit tuaj në ndryshim. Dhe me një jetë të baterisë 7,300mAh, duroni ditë të gjata, të paparashikueshme të biznesit pa humbur produktivitetin.

Merreni produktivitetin me vete

Rrisni në maksimum prezantimet tuaja

Galaxy Tab S4 ka një ekran përfshirës 10.5’’ sAMOLED me raportin e ekranit 16:10 dhe pjesën e zgjeruar të shikimit. Fasada e holluar* e kornizës me heqjen e butonit Home dhe të logos së markës ka një raport efikas ekran-ndaj-trupit, duke lejuar bashkëpunëtorët dhe klientët tuaj të shohin prezantimet tuaja me qartësi.

Rrisni në maksimum prezantimet tuaja

*Krahasuar me Galaxy Tab S3

Nënshkruani në vijën dixhitale me pika

Mos kërkoni më për një stilolaps. Galaxy Tab S4 është e shoqëruar me një S Pen që ju lejon nënshkruani forma dhe kontrata dixhitale drejt e në ekran. Maja e hollë elastometër është e optimizuar për shkrim dhe vizatim të qetë dhe të saktë, ndërsa pesha e tij mjaft e lehtë lejon përdorimin e rehatshëm për periudha të gjata kohe.

Nënshkruani në vijën dixhitale me pika

Karikoni ditën tuaj të punës

Galaxy Tab S4 është e pajisur me një bateri me jetë të gjatë që ju lejon të shkoni përpara gjatë ditës tuaj pa ankthin se do t’ju mbarohet bateria. Kjo bateri 7,300mAh zgjat deri në 16 orë të shikimit të videove dhe karikohet plotësisht në 200 minuta me karikimin e shpejtë për t’ju lejuar që të përqëndroheni tek detyra afër.

Karikoni ditën tuaj të punës

*Koha e karikimit ndryshon në varësi të mjedisit dhe pajisjes karikuese

Produktivitet pa mundim Samsung DeX

Galaxy Tab S4 është tableta e parë Samsung që lejon përdorimin e mjedisit si kompjuter të Samsung DeX. Amplifikoni produktivitetin duke lidhur me një ekran ose projektues me një adaptues HDMI dhe përdorni aplikacionet tuaja të preferuara në ekranin e tabletës ndërsa shfaqet Samsung DeX në ekran.

Produktivitet pa mundim Samsung DeX

*Adaptuesi HDMI, tastiera, projektuesi shiten veç.**Samsung DeX lejon përdorimin e nxjerrjes së videove me shumë rezolucione (HD+/FHD). Adaptuesi HDMI kërkohet për t’u lidhur me një ekran të jashtëm duke përdorur Samsung DeX. ***Disa aplikacione në modalitetin e tabletës mund të ndryshojnë kur jeni në regjimin Samsung DeX.****Aksesorë të rekomanduar për Galaxy Tab S4: Adaptuesi me Shumë Priza (EE-P5000B), Adaptuesi HDMI (EE-HG950), Kablli DeX (EE-I3100). Numri i saktë i modelit mund të ndryshojë sipas vendit.

Duket si një tabletë, vepron si një kompjuter

Bota është vendi juaj i punës me Galaxy Tab S4 dhe Book Cover Keyboard. Tani mund të përdorni Samsung DeX në një ekran të tabletës pa një ekran të jashtëm. Për të kaluar në një përvojë si një kompjuter, thjesht hapni Samsung DeX përmes Panelit të Shpejtë në ekran dhe shtoni një tastierë dhe maus të përputhshëm me Android.

Duket si një tabletë, vepron si një kompjuter

*Tastiera, mausi shiten veç. **Disa aplikacione në regjimin e tabletës mund të ndryshojnë kur jeni në regjimin Samsung DeX. ***Microsoft Office kërkon që përdoruesit të blejnë liçensa.

Produktiviteti jashtë zyrës

Samsung DeX është zgjidhja për profesione mjaft në lëvizje. Redaktoni një dokument dhe dërgojani një klienti ose shtoni një fotografi në një prezantim me një veprim duke përdorur tërheqjen dhe vendosjen për t’a lëvizuar drejtpërdrejt ndërmjet aplikacioneve.* Përdorimi i Samsung DeX është po aq i zakonshëm dhe efikas sa kompjuteri i zyrës.

*Tastiera, mausi shiten veç. **Disa aplikacione në regjimin e tabletës mund të ndryshojnë kur jeni në regjimin Samsung DeX. ***Tërheqja & lëshimi tani mund të përdoren vetëm në Messages, Myfiles, Samsung Notes, Gallery, e-mail dhe Gmail.

Produktiviteti jashtë zyrës

*Tastiera, mausi shiten veç. **Disa aplikacione në regjimin e tabletës mund të ndryshojnë kur jeni në regjimin Samsung DeX. ***Tërheqja & lëshimi tani mund të përdoren vetëm në Messages, Myfiles, Samsung Notes, Gallery, e-mail dhe Gmail.

Shprehni idenë me S Pen

Veçoritë e S Pen ju përgatisin për biznes pa kufij në lëvizje. Bëni shënime me një dorë gjatë një telefonate me vetëm ekranin e kyçur duke përdorur Shënimin me ekranin e fikur. Mjetet e Air Command lejojnë përdorimin e aftësive të forta të komunikimit me përkthimin në ekran dhe konvertimet e menjëhershme të njësive.

*Funksionet dhe veçoritë e disponueshme mund të ndryshojnë sipas vendit.

Shprehni idenë me S Pen

*Funksionet dhe veçoritë e disponueshme mund të ndryshojnë sipas vendit.

Performancë me cilësi, rezultate me cilësi

Galaxy Tab S4 është e pajisur me çipin Qualcomm MSM8998 AP për të lejuar përpunimin e shpejtë dhe 4GB RAM për performancë të këndshme, duke ju ndihmuar të përfundoni më shumë detyra menjëherë.

Performancë me cilësi, rezultate me cilësi

*RAM i disponueshëm mund të ndryshojë sipas vendit. **Imazhe të simuluara për qëllime ilustruese.

Vetëm për sytë e punonjësit

Vetëm fjalëkalimet nuk janë të mjaftueshme për të siguruar informacion të vlefshëm. Kur puna në terren me doreza ose pluhur pengon përdorimin e tastierës, njohja e iridës dhe fytyrës lejon përdorimin e shpejtë dhe të sigurtë të të dhënave tuaja më të rëndësishme. Përdorni autentifikim të shumëfishtë për t’i kombinuar ato, duke zgjedhur atë që preferoni çdo herë.

Vetëm për sytë e punonjësit

Siguri e shkallës ushtarake

Mbani të dhënat tuaja të mbrojtura. Platforma e sigurisë e shkallës ushtarake Samsung Knox është e krijuar që nga çipi, duke u ndezur që në çastin që ndizni tabletën tuaj. Shtresa të shumta të sigurisë së menjëhershme vendosin të dhënat tuaja në një dosje të sigurtë që vetëm ju mund t’a hapni dhe mbajnë punën dhe gjërat tuaja personale të ndara.

Siguri e shkallës ushtarake

Veglat e duhura për punën

Zgjidhjet kryesore* të Samsung Knox shkojnë nga konfigurimi tek siguria dhe mirëmbajtja, duke ndihmuar të kursehet kohë dhe mundim për organizata të të gjitha madhësive. Në Galaxy Tab S4 enterprise këto zgjidhje janë të përfshira, duke e bërë më të thjeshtë të menaxhohet dhe më të sigurtë.

Veglat e duhura për punën

*Për më shumë informacion mbi secilën nga 5 zgjidhjet, ju lutemi shkoni te Samsungknox.com. Zgjidhjet mund të kërkojnë blerje shtesë.

Specifikimi
  • Procesori
    • Shpejtësia e CPU 2,35 GHz, 1,9 GHz
    • Lloji i CPU Octa-Core
  • Ekrani
    • Madhësia (Ekrani kryesor) 10,5" (267,2 mm)
    • Rezolucioni (Ekrani kryesor) 2560 x 1600 (WQXGA)
    • Teknologjia (Ekrani kryesor) Super AMOLED
    • Thellësia e ngjyrave (Ekrani kryesor) 16M
    • Suporti S Pen Po
  • Kamera
    • Kamera kryesore - Rezolucioni 13.0 MP
    • Kamera kryesore - Fokusimi automatik Po
    • Kamera e përparme - Rezolucioni 8.0 MP
    • Kamera kryesore - Blici Po
    • Rezolucioni i regjistrimit të videos UHD 4K (3840 x 2160)@30fps
  • Memorja
    • Madhësia e RAM (GB) 4
    • Madhësia e ROM (GB) 64
    • Memoria e disponueshme (GB)* 50.8
    • Mbështetja për memorien e jashtme MicroSD (deri në 400GB)
  • Lidhja
    • ANT+ Po
    • Versioni USB USB 3.1 Gen 1
    • Teknologjia e vendndodhjes GPS, Glonass, Beidou, Galileo
    • Fisha e kufjeve Stereo 3,5 mm
    • MHL Jo
    • Wi-Fi 802.11 a/b/g/n/ac 2.4G+5GHz, VHT80 MU-MIMO
    • Wi-Fi Direkt Po
    • Versioni Bluetooth Bluetooth v5.0 (LE deri në 2 Mbps)
    • NFC Jo
    • Profilet Bluetooth A2DP, AVRCP, DI, HID, HOGP, HSP, OPP, PAN
    • PC Sync. Smart Switch (version për PC)
  • OS
    • Android
  • Informacion i përgjithshëm
    • Faktori i formës Tablet
  • Sensorët
    • Matës shpejtësie, Sensor xhiroskopi, Sensor gjeomagnetik, Sensor korridori, Sensor irisi, Sensor RGB drite, Sensor afërsie
  • Specifikimi fizik
    • Përmasat (LxGjxTh, mm) 249.3 x 164.3 x 7.1
    • Pesha (g) 482
  • Bateri
    • Koha e përdorimit të internetit (Wi-Fi) (Orë) Deri në 10
    • Koha e luajtjes së videos (orë) Deri në 16
    • Kapaciteti standard i baterisë (mAh) 7300
    • E çmontueshme Jo
    • Koha e luajtjes së audios (orë) Deri në 195
  • Audio dhe video
    • Formati i luajtjes së videos MP4, M4V, 3GP, 3G2, WMV, ASF, AVI, FLV, MKV, WEBM
    • Rezolucioni i luajtjes së videos UHD 4K (3840 x 2160)@60fps
    • Formati i luajtjes së audios MP3, M4A, 3GA, AAC, OGG, OGA, WAV, WMA, AMR, AWB, FLAC, MID, MIDI, XMF, MXMF, IMY, RTTTL, RTX, OTA
  • Shërbimet dhe aplikacionet
    • S-Voice Jo
    • Mobile TV Jo

*Karakteristikat, specifikimet dhe paraqitjet vizive të produkteve mund të ndryshojnë.
Memoria përdoruese e disponueshme është më e vogël se memoria përdoruese totale e aparatit për shkak të pjesës së saj të zënë nga sistemi operativ dhe programet e nevojshme për funksionimin normal të aparatit.
Sasia e memories së disponueshme për konsumatorin mund të ndryshojë në varësi të operatorit celular dhe mund të ndryshojë pas përditësimit të softuerit.
Kohëzgjatja e punës së baterisë në bazë të matjeve laboratorike të kompanisë mund të ndryshojë edhe në varësi të parametrizimit të aparatit, mënyrës së përdorimit dhe kushteve në të cilat aparati funksionon.

* Lidhja Wi-Fi (mode) dhe shpejtësia mund të ndryshojnë në varësi të kushteve të përdorimit

Mbështetje teknike