Shihni se pse kaq shumë zgjedhin Galaxy.
Kamera shkrep fotografi të bukura në lloje të ndryshme ndriçimi.
Hapje e Dyfishtë
Bëni foto pa menduar dy herë - pavarësisht momentit të ditës. Me dy regjime f-stop, Hapja e Dyfishtë sipas kategorive përshtatet me ndriçimin e fortë
dhe dritën super të ulët automatikisht, njësoj si syri i njeriut. Dhe mund të shprehni edhe anën tuaj artistike, duke e përshtatur aperturën sipas dëshirës.1
Modaliteti i hapjes F1.5:
Nëse është errësirë, lentja hapet në regjimin F1.5 për një foto të qartë dhe me dritë.
Modaliteti i hapjes F2.4:
Në dritë dielli, lentja kalon në regjimin F2.4 për ta ndihmuar foton tuaj të bëhet e qartë.
Foto në ndriçim të ulët si drita e diellit.
Fotografi në Dritë të ulët
Regjistroni aventurat tuaja natën me qartësi të mahnitshme. Me regjimin e hapjes F1.5 dhe reduktimin e mizave multiframe, kamera e pasme siguron që fotot që shkrepni në errësirë të dalin të qarta dhe me ndriçim, pa qenë nevoja për kalibrim.23
Niveli tjetër slow-motion:
Super Slow-mo.
Super Slow-mo
Regjistroni me shpejtësi të pabesueshme: 960 kuadro për sekondë, falë super sensorit të shpejtësisë. Tregoni aftësitë tuaja regjizoriale duke shtuar regjistrime Super Slow-mo në një video ose duke theksuar një moment.45
Vendosni emocionet tuaja në lëvizje.
AR Emoji me Lëvizje
Bëhuni ylli i suksesit të ardhshëm të animuar. Regjistroni video me emojin tuaj duke folur, kënduar ose duke bërë çfarëdo që dëshironi të bëni. Pastaj ndajeni atë me miqtë tuaj.
Tani flasim gjuhën tuaj.
Live Translation
Eksploroni botën me përkthyesin tuaj në dorë: kamerën.
Kuptoni menjëherë një botë të gjuhëve pa vonesë.67
Telefoni me një ekran të pandërprerë.
Infinity Display
Shihni fotografi dhe video siç dëshironi t’i shihni ato: të shfaqura në një ekran të bukur nga njëri cep tek tjetri.28
Më shumë hapësirë ruajtëse. Jo më fshirje e fotografive.
Memorie e zgjerueshme.
Si të merrni më shumë hapsirë ruajtse në telefonin tuaj? Me Galaxy S8, S8+, Note8, S9 dhe S9+, ju mund ta zgjeroni memorien deri në 256 GB. Plus, mund të shikoni të gjitha fotot dhe videot nga telefoni i vjetër në telefonin e ri me hapësirë ruajtëse falas të pakufizuar me cilësi të lartë në Google Photos.910
Karikoni ashtu siç dëshironi. Me karikuesin që dëshironi.
Karikimi me valë
Aftësia për të karikuar me valë në Galaxy S8, S8+, Note8, S9 dhe S9+ është e përputhshme me më shumë lloje platformash karikimi me valë. Prandaj nuk keni pse të lidheni pas telave apo karikuesve që nuk dëshironi.11
Aksesi i shpejtë. Sido që ta
zhbllokoni.
Opsionet e Sigurisë
Hapeni pajisjen tuaj lehtësisht me një shikim, prekje ose kod. Dhe me sigurinë e integruar në harduer në vend që të jetë thjesht e shtuar, nuk është vetëm më praktike, por është më e sigurt.1213
Me Google Play Protect të përfshirë. 50 miliardë aplikacione skanohen çdo ditë për të mbrojtur vazhdimisht telefonin tuaj.
Mund të durojë më shumë sesa pak ujë.
I reziston ujit
Galaxy S8, S8+, Note8, S9 dhe S9+ janë telefona që i rezistojnë ujit me një vlerësim prej IP68, të aftë që të zhyten deri në 1.5 metra ujë pa kripë për deri në 30 minuta.14
Mos shkruani vetëm tekst. Shprehni
vetveten me S Pen.
S Pen
Me S Pen në Galaxy Note8 mund të thoni ato që fjalët nuk mund të thonë. Live message ju lejojnë të lëvizni GIF, emojit dhe fotografitë tuaja.
Mbajeni muzikën tuaj, bashkë me kufjet.
Muzika juaj
Shtoni deri në 100,000 prej këngëve tuaja me Google Play Music dhe mos u shqetësoni se do të blini kufje të reja sepse e ruajtëm portën prej 3.5mm. Ky tingull me cilësi të lartë vjen i shoqëruar me çiftin e kufjeve tuaja të rregulluara AKG.1516
Komentet kanë filluar.
Si është kur ndërron telefonin.
I lehtë për t’u ndryshuar.
I lehtë për t’u mësuar.
I thjeshtë për t’u arkivuar.
Doni të mbani gjërat
tuaja nga telefoni juaj i vjetër.
Smart Switch e bën të thjeshtë për të transferuar të gjitha gjërat që i doni nga telefoni juaj i vjetër tek i riu, më i mirë. 18 19 20
Doni të dini se çfarë
mund të bëjë telefoni juaj i ri, tani.
Asistenti Onboarding Messenger Bot jua bën më të shpejtë dhe më të lehtë që të mësoni se si të përdorni sistemin tonë të ri operativ nga dita e parë. 18 19 20
Doni të siguroni
të gjitha gjërat tuaja.
Google Drive ju qetëson mendjen në pajisjen tuaj Galaxy duke e bërë të kollajtë për të arkivuar gjërat që janë të rëndësishme.
Disa gjëra të tjera
qe menduam se mund t’i doni.
Programi i shkëmbimit
Shkëmbeni telefonin tuaj të vjetër për të marë një skonto
me pajisjen e re Galaxy. 21
Google Play Music
Merrni tre muaj të
Google Play Music falas nga ne.1621
Kaloni në Galaxy S9 | S9+ tani.
1 _ Hapja e Dyfishtë lejon përdorimin e modaliteteve F1.5 dhe F2.4. Instaluar në kamerën e pasme (S9)/kamera e pasme e gjërë (S9+).
2 _ Imazh i simuluar për qëllime të ilustrimit.
3 _ I disponueshëm vetëm në modalitetin e hapjes F1.5.
4 _ Super Slow-mo lejon vetëm përdorimin e rezolucionit HD. Kufizuar në 20 shkrepje për video dhe rreth 0.2 sekonda rregjistrim dhe 6 sekonda shikim për secilën shkrepje.
5 _ Redaktuar për qëllime krahasimi.
6 _ Funksionet dhe tiparet e disponueshme mund të ndryshojnë sipas vendit.
7 _ Kërkohet rregjistrimi në Llogarinë Samsung dhe rrjetin e të dhënave (Wi-Fi ose lidhja me internetin). Shpejtësia e përkthimit mund të ndryshojë në varësi të lidhjes së internetit dhe numrit të fjalëve. Ky funksion është i kufizuar në gjuhët e zgjedhura. Për listën e plotë të gjuhëve, ju lutemi shkoni te http://www.samsung.com/al/apps/bixby/vision/ .
8 _ *Infinity Display: një xham pothuajse pa kornizë, plotësisht frontal, nga cepi në cep.
9 _ Karta SD shitet veç.
10 _ Ruajtja falas me cilësi të lartë kërkon llogarinë Google dhe lidhjen me internetin. Google Photos është një markë tregtare e Google LLC.
11 _ Karikuesi me valë shitet veç. Vendi i karikimit me valë Samsung është i përputhshëm me vende të tjera që lejojnë përdorimin e WPC dhe PMA.
12 _ Mbajtësi Knox është opsional.
13 _ TIMA është Arkitektura e Matjes së Integritetit të mbështetur në TrustZone.
14 _ Telefonat e tjerë të vlerësuar IP67 (të zhytur në deri në 1 metër ujë për deri në 30 minuta) ndaj Samsung Galaxy S8, S8+, Note8, S9 dhe S9+ vlerësuar IP68.
15 _ Disponueshmëria e Google Play Music mund të ndryshojë sipas vendit ose rajonit.
16 _ Me blerje. Vetëm klientë të rinj. Përdorni në aplikacionin Google Play Music në pajisje të pajtueshme ndërmjet 21 prillit 2017 dhe 29 prillit 2018. Përjashton disa kompani telefonike. Tashmë $9.99 në muaj në SH.B.A. ose siç përcaktohet në faqen e ofertës në aplikacionin Google Play Music pas periudhës së provës përveç kur e anulloni përpara përfundimit të provës. Kushtet e plota: g.co/play/fullterms.
17 _ Disponueshmëria dhe veçoria e Samsung Pay mund të ndryshojë sipas vendit ose rajonit.
18 _ Nëse nuk keni një lidhës USB, hapni Smart Switch Mobile në “Settings” në Galaxy S7 tuaj dhe më sipër ose shkarkoni Smart Switch për PC/Mac. Për transferim me kabllo, pajisja duhet të jetë një pajisje Galaxy me Android™ 4.3 ose më të ri, iOS 5 ose më të ri ose BlackBerry® 7 OS ose 10 OS. Pajisje të tjera nuk mund të përdoren për transferimin me kabllo dhe duhet të përdorni opsionin e transferimit me valë Smart Switch ose shkarkoni programin kompjuterik Smart Switch. Nëse nuk keni një kabllo USB nga telefoni juaj i vjetër ose lidhës USB për një transferim me kabllo në një GS8, atëherë mund të përdorni opsionet me valë.
19 _ Për të shmangur ndërprerjen e mesazheve me tekst kur transferoni nga iOS, ndryshoni cilësimet e iMessage tuaj.
20 _ Lloji i transferueshëm i të dhënave të transferuara nga OS jo-Android në galaxy mund të ndryshojë nga version OS i tij.
21 _ Disponueshmëria mund të ndryshojë sipas vendit ose rajonit.