NZ9770 Pianurë Chef Collection 7.0 kW
Gatim i përpiktë vizual me induksion
Teknologjia novatore Virtual Flame™ e Samsung ju tregon me pamje sesa e nxehtë është secila vatër nëpërmjet llambave LED që shndrisin sipas temperaturës së secilës zonë gatimi. Gëzojuni një forme më të përpiktë gatimi.
Rrotull e përpiktë me heqje
Rrotulla e lëvizshme magnetike ju bën të mundur komandimin me përpikëri të cilësimeve të temperaturës të Chef Collection Cooktop Samsung. Dhe duke qenë se mund të hiqet tërësisht, e bën më të lehtë dhe pastrimin e të gjithë sipërfaqes.
U përshtatet të gjitha formave e përmasave
Chef Collection Cooktop Samsung vjen me një zonë të madhe të hapur të quajtur Wide Flex Zone, të krijuar për gatimin e disa gjellëve njëherësh. Është e gjerë dhe me hapësirë të mjaftueshme për të mbajtur dhe tenxhere e tiganë të formave e madhësive të ndryshme, duke përfshirë dhe enë të mëdha kuzhine.
Mbajeni gatimin të ngrohtë dhe gati
Butoni i Mbajtjes Ngrohtë është praktik kur përgatisni disa gatime, pasi ju lejon ta mbani ushqimin në temperaturën ideale, pa e mbigatuar. Ushqimi do të ketë shijen sikur sa është përgatitur, pavarësisht kohës se kur e servirni.
Nxehtësi e lartë në çast
Butoni i Nisjes së Shpejtë shkurton hapat dhe kohën që duhet për të filluar gatimin, duke ofruar nxehtësi të lartë në çast, e cila mund të ulet gradualisht në vijim. Rriteni në çast nivelin e fuqisë nga 0 në 15, pa vonesë.
Pushim me prekje në çast
Butoni i Pushimit ofron komoditet të mëtejshëm duke ju lejuar t'i kaloni të gjitha zonat e gatimit në një cilësim me korrent të ulët nëpërmjet thjesht një prekje. Për ta rinisur, thjesht prekeni sërish dhe kthejeni nxehtësinë në çast në nivelet tuaja fillestare të korrentit.
Specifikimet
-
Numri i bekut 4 secila
-
Neto (GjxLxTh) 800X56X520 mm
Suporti
Gjeni përgjigje për pyetjen që keni në lidhje me produktin
-
Manuali i përdorimit
- ver 0.4
- 5.46 MB
- 07/10/2019
SHQIP -
Manuali i përdorimit
- ver 0.4
- 13.69 MB
- 31/05/2019
ANGLISHT, POLONISHT
{{family.currentModel.displayName}}
{{family.currentModel.modelCode}}
Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price before: {{model.prices.priceDisplay}}
-
{{summary.title}}
-
{{summary.title}}
Krahasoni modelet
Krahasoni me sende të ngjashme