Fotografia / Natyra e qetë

Pëlqejeni selfin tuaj

Si të bëni selfin e përsosur.

Ndriçim i mirë, një buzëqeshje e madhe dhe një Galaxy S9 janë të gjitha të rëndësishme sesi të bëni selfin e përsosur.

A e dini se po e bëni selfin tuaj krejtësisht gabim? Nga ndriçimi i përsosur tek regjistrimi i dritës tamam siç duhet, këtu është lista jonë e fundit e këshillave për selfin. Prandaj bëni buzët gati—sepse mbretëresha e re e selfit po vjen.

Selfie të bëra me Galaxy S9 me Morgan, Cheesemonger
Selfie të bëra me Galaxy S9 me Morgan, Cheesemonger
1

Shkopi i selfit ka marrë fund

Ndërsa dikur merrnim me vete shkopat e pakëndshëm (ose—gulçoj!—u kërkonim të panjohurve) që të bënim selfin e përsosur, Samsung ka krijuar disa mënyra të zgjuara për të bërë selfie me komandën e zërit, me gjeste dhe më shumë. Shikoni videon për të mësuar sesi.

Do t’ju pëlqejë selfie juaj me smize.
2

Smize

Arti i “smizing” mund të jetë suksesi i selfit tuaj. Kjo pamje joshëse regjistrohet me mirë kur e ulni mjekrën pak poshtë, përqëndrohuni në pikën tamam mbi lenten e kamerës së telefonit tuaj dhe mbyllni pak sytë. Ja ku është—selfie juaj sapo u bë shumë më i fortë.

Props like sunglasses are one of the easiest selfie tips.
3

Inkurajohet loja me mjete shtesë

Nëse selfet tuaja po fillojnë të duken bajate, rigjallëroni postimet tuaja duke futur në lojë mjete shtesë. Bëni që qenushi juaj të marrë një pozë pranë jush, mbani beben e dikujt ose sillni mikun tuaj më të mirë në fotografi. Këtu është një ide e hijshme e selfit: bëni që një mik të marrë një palë syze dielli që reflektojnë (ato si pasqyrë funksionojnë më mirë), afrohuni pranë sa të shihni vetveten në pasqyrim dhe bëni pozën. Kaq #artsy.

Fokusi i Selfie dhe Modaliteti i Bukurisë në Serinë Samsung Galaxy J
Fokusi i Selfie dhe Modaliteti i Bukurisë në Serinë Samsung Galaxy J
4

Çelësi i të dukurit pa te meta

Për ata që nuk janë mjeshtra të FaceTune, veçoritë si Modalitet i Bukurisë i Samsung ndryshojnë situatën. Të disponueshme në pajisjet Galaxy, mund t’a përdorni për të shtuar ngjyrën dhe ndriçimin e pozës tuaj (sepse ndriçimi i mirë është çelësi) dhe për të rritur nivelin e lëmimit për lëkurën e përsosur pa të meta. Shikoni videon sipër për të parë hap pas hapi.

Të pazëvendësueshmet e Të Dielës së Selfie

Këto mjete do t’ju ndihmojnë të dukeni gjithnjë shkëlqyeshëm.

Galaxy S9 | S9+

Galaxy S9 | S9+

Samsung S Pen

S Pen

Karta e Memories Samsung

Karta e Memories

Lexoni këto histori më pas