Fotografia / Slow-Mo

Djemtë e Slow Mo tregojnë sekretet e tyre

Si Gavin Free dhe Dan Gruchy e bëjnë çdo ditë epike me lëvizjen super të ngadaltë.

Image

Gavin Free dhe Dan Gruchy kanë mbledhur mbi 11 milionë pasues që i ndjekin për t’i parë të shndërrojnë të zakonshmen—mendoni qentë, tullumbace dhe shalqi—në të jashtëzakonshme me fuqinë e lëvizjes së ngadaltë. U ulëm me ta për të diskutuar sesi marrin më të shumtën nga lëvizja super e ngadaltë në Samsung Galaxy S9.

Takoni Djemtë e Slow Mo, Gavin Free dhe Dan Gruchy

Si filluat të bëni fillimisht video slow-mo?

Gavin: Isha operator i kamerave me shpejtësi të lartë për industrinë britanike të filmave, kështu që isha në gjendje të luaja me këto kamera gjatë kohës së pushimit. Përfundimisht, përfshiva Dan sepse Dan, për mua, ishte personi më i mirë që njihja të qeshte në kamera dhe filluam një kanal në YouTube me këto kamera të pabesueshme që jo shumë njerëz mund t’i përdornin në atë kohë.

Dan: Do të thosha se kamera si këto, në atë kohë, ishin shumë të rralla. Kishte vetëm dy në vend. Ishim kaq të rinj dhe Gavin ishte kaq i aftë të përdorte kamerat për shkak të punës së tij, kështu që ishte një mundësi e mirë që na çoi tek ajo që bëjmë.

Image
Sesionet Samsung: Njihuni me The Slow Mo Guys

Pse mendoni se videot tuaja krijojnë kaq lidhje të mira me shikuesit?

Gavin: Po i tregojmë auditorit diçka që e kanë parë me qindra herë, diçka me të cilën mund të krijojnë lidhje, por me një ritëm shumë, shumë më të ngadaltë. Ka shumë bukuri në botë, edhe në subjektet normalë, të përditshëm kur ngadalësohen.

Dan: Kur ngadalësojmë gjërat e përditëshme, po i tregojmë auditorit diçka që nuk e kanë parë më parë. Dhe nuk po u tregojmë thjesht një video; po ua paraqesim atë dhe po bëjmë eksperimentin me ta–duke u treguar përgatitjen, a shkoi mirë apo jo dhe gjithshka qesharake që ndodhi. Përpiqemi t’i përfshijmë njerëzit me atë gjithashtu, që të tërheqë një auditor të gjerë. Pra, nuk është vetëm regjistrim–është më shumë përfshirje.

“Ka shumë bukuri në botë, edhe në subjektet normalë, të përditshëm kur ngadalësohen.”

– Gavin Free

Cilat janë momentet e jetës së përditshme që mund të duken të shkëlqyera kur regjistrohen me lëvizje të ngadalta?

Gavin: Mendoj se edhe përpara sesa të shkoni në punë çdo ditë, ka shumë momente plot emocione. Për shembull, nëse shikoni në dush, shihni pika të vogla të ujit që shndërrohen në një rrjedhë dhe në rruaza ujit. Edhe hedhja e qumështit në kafenë tuaj ose duke parë TV–ka kaq shumë aspekte të jetës së përditëshme që zakonisht nuk i merrni parasysh që duken krejtësisht ndryshe kur ngadalësohen.

Dan: Më pëlqen që teknologjia Super Slow-mo është e përfshirë në Galaxy S9, sepse mund të jeni duke vrapuar në park me qenin tuaj dhe mendoni “Pyes veten sesi do të dukej ajo me lëvizje të ngadaltë,” dhe thjesht nxirrni telefonin tuaj dhe e shihni vetë. Zakonisht, kemi një kamera të madhe që na duhet t’a përgatisim dhe të bëjmë gjithshka gati, ndërsa me telefonin, mund të shkoni andej-këtij dhe të regjistroni filmime slow-mo pa patur nevojë që të përgatisni ndonjë gjë.

Image
Sesionet Samsung: The Slow Mo Guys (Momente Epike në të përditshmen)

Çfarë këshillash do t’u ofronit përdoruesve për t’i ndihmuar që të bëjnë më të mirën me veçorinë Super Slow-mo?

Gavin: Mendoj se përdoruesit duhet të eksperimentojnë shumë me veçorinë, dhe të sigurohen se kanë shumë dritë, pasi jeni duke bërë kaq shumë fotografi në çdo sekond. Në fakt nuk ka shumë dritë që bie tek sensori për shumë kohë, kështu që një mjedis i shndritshëm është shumë i mirë. Dhe gjeni dikë që t’ju ndihmojë gjithashtu.

Dan: Do të thosha se është e qartë se, meqënëse është një telefon, nuk ka asnjë kufi se çfarë mund të regjistroni me lëvizje të ngadalta. Mund të regjistroni çfarë të dëshironi rreth e rrotull shtëpisë, kudo që jeni. Por ashtu siç tha Gavin, gjithshka ka të bëjë me dritën. Sa më shumë dritë të keni, aq më e kollajtë është.

Image
Sesionet Samsung: The Slow Mo Guys (Gjithçka Për Dritat)

Bëjuni vetë ylli juaj i slow-mo

Këtu janë tre shembuj sesi të regjistroni një kryevepër Super Slow-mo me Galaxy S9

Tundja Nom Swing në Super Slow-mo
Tundja Nom Swing në Super Slow-mo
Image
Tullumbacja e Kundërt në Super Slow-mo

Kamera e preferuar e djemve

Bëjini momentet tuaja të përditëshme epike me Super Slow-mo në Samsung Galaxy S9 dhe S9+.

Galaxy S9ㅣS9+

Galaxy S9ㅣS9+

Lexoni këto histori më pas