Misione të sipërmarrësve
të rinj të suksesshëm
Këshilla frymëzuese dhe misionet pas veprimeve energjike të tyre, tamam në kohë për vitin e ri.
Shihni videon: Misioni i Sonny McCracken – Bashkëthemelues dhe CEO i Après
Kini besim tek ajo që bëni
Sonny McCracken gjithnjë mendoi se do të ishte ai që do të përfitonte nga ideja e shkëlqyeshme e dikujt tjetër. Derisa pati idenë e tij. Produkti i tij, një pije proteine bimore e quajtur Après, tani është në më shumë se 500 dyqane anembanë vendit. “Mendoj se një nga bekimet më të mëdha si një sipërmarrës i herës së parë është se nuk e dini sesa e vështirë do të jetë.” Me një ekip të vogël dhe duke vizituar shumë qendra të stërvitjes në ditë, është thelbësore për Sonny që të jenë në dijeni të gjithçkaje ndërsa është gjithnjë në lëvizje. Telefonata, tekste, emaile, dhënie e informacionit për dizenjatorët, tabela, inventar – gjithçka me të cilën duhet të merret, i ka mjetet për ta bërë këtë ndërsa është në lëvizje. Për ata që janë duke filluar bizneset e tyre, ai jep një këshillë të sipërmarrjes: “Si një sipërmarrës dhe si dikush që krijon diçka që nuk ka ekzistuar kurrë më parë, duhet të jeni të gatshëm të rrëzoni mure dhe duhet të keni besim në atë që jeni duke bërë. Përndryshe, askush nuk do t’ju ndjekë.”
“Fakti se diçka nuk ekziston është pikërisht se pse nevojitet.”
– Sonny McCracken, Bashkëthemelues dhe CEO i Après
Shihni videon: Misioni i Kevin Lin – Bashkëthemelues i Twitch dhe Gold House
Punoni me njerëz që me të vërtetë ju pëlqejnë
Kevin Lin nuk mendoi kurrë se mund të kishte ndikim tek ndonjë njeri. Tani ai është një nga lidhësit më të mëdhenj në botë. Si bashkëthemeluesi i Twitch, platforma kryesore në botë për transmetimit direkt për lojtarët dhe Gold House, një komunitet i fuqishëm që ndikon sesi aziatikët shihen në biznes dhe në media, Kevin thekson rëndësinë e të punuarit me njerëz që ju pëlqejnë dhe të cilëve u besoni. Duke u lidhur vazhdimisht me partnerë, duke drejtuar sipërmarrës të rinj dhe gjithnjë në lëvizje, Kevin mbështetet në Galaxy Note10+ e tij për të ndjekur planin e tij të ngarkuar dhe për të shprehur mendimet e tij. “Në një ditë të mirë, do të kem kohë për të bërë disa lojëra, gjithashtu.”
“Asnjë temë nuk është e paprekshme kur bëhet fjalë sesi të kuptoni krijimin e një biznesi.”
– Kevin Lin, Bashkëthemelues i Twitch dhe Gold House
Shihni videon: Misioni i Katerina Schneider – Themeluese dhe CEO e Ritual
Dëgjoni vetveten, jo kritikët
Katerina Schneider është provë e gjallë se mund të filloni një biznes dhe një familje në të njëjtën kohë. Ajo ishte katër muaj shtatzënë kur la punën e saj me kohë të plotë për të krijuar një vitaminë të përditshme të cilës mund t’i besojë. Këshilla e saj e sipërmarrësit? Mos dëgjoni njerëzit që thonë se nuk mund ta bëni. “Mbaj mend se hyra në një zyrë të një investitori të mirënjohur, i tregova idenë time dhe sa e ngazëllyer isha dhe ai tha: ‘Mund të krijoni një ndërmarrje ose një familje – por nuk mund t’i bëni të dyja.’ Kështu që vendosa t’i bëj të dyja.” Hyrja në një industri prej 36 miliardë dollarë ndërsa sapo ishte bërë nënë padyshim kërkoi disa aftësi të kryerjes së shumë detyrave në të njëjtën kohë. Mbajtja e një syri tek monitori i foshnjës ndërsa punon në një tabelë, dhënia e komenteve për punonjësit ndërsa përgatit një ushqim të lehtë, bërja e telefonatave me video ndërsa del me karrocën e fëmijëve rreth e qark shtëpisë. Nuk ishte e lehtë, por veprimet energjike të Katerinën dhanë fryte – ndërsa Ritual grumbulloi 40 milionë dollarë dhe riformuloi industrinë e vitaminave. Oh dhe ajo është gati për të lindur fëmijën e tretë.
“Nuk keni pse të zgjidhni ndërmjet një karriere dhe një familje."
– Katerina Schneider, Themeluese dhe CEO e Ritual
Frymëzohuni për të gjetur misionin tuaj
Sonny McCracken, Kevin Lin, dhe Katerina Schneider të gjithë kanë një mision që të bëjnë një ndryshim në botë. Shikoni ndërsa tregojnë ato që kanë mësuar në botën e sipërmarrjes dhe sesi përdorin Galaxy Note10+ për t’i realizuar gjërat.
Sipërmarrës dhe misionet e tyre: Sonny McCracken, Kevin Lin, dhe Katerina Schneider
Takoni partnerin tuaj të ri të biznesit
Çdo sipërmarrës ka nevojë për një mjet të fuqishëm
për t’i ndihmuar të nisin biznesin e tyre të ri.
Galaxy Note10+
*Disa aplikacione mund të mos lejojnë Çiftimin e aplikacioneve.