Productivity / Life

Stërvitje më e zgjuar verore

Bëni që teknologjia të punojë për ju dhe qëllimet tuaja personale të stërvitjes.

Samsung Gear Fit2

Tani që vera ka ardhur plotësisht, qëllimet tuaja të shëndetit mund të jenë përparësia juaj. Nëse dëshironi të shfrytëzoni në maksimum çdo minutë, dhe të siguroheni se koha juaj në palestër është më e mira për trupin tuaj, këtu janë disa këshilla sesi pajisjet tuaja mund të bëjnë që çdo stërvitje të ketë vlerë.

Gear Fit2
1

Gjithçka për bazën

Pavarësisht nëse jeni fillestar ose shkoni gjithmonë në palestër, mësoni nivelin e stërvitjes tuaj përpara sesa të përcaktoni synime. Përcaktimi i nivelit bazë do t’ju ndihmojë të përcaktoni synime realiste dhe të ulni rrezikun e dëmtimit. Përpiquni të regjistroni hapat tuaja për një ditë ose shihni sesa shpejt mund të vraponi një largësi të caktuar dhe vazhdoni nga kjo.

Regjistroni rrahjet tuaja të zemrës për qëllime të kollajta të stërvitjes
2

Ndiqni zemrën tuaj

Duke lënë mënjanë proverbat qesharake, regjistrimi i rrahjeve të zemrës tuaj mund të jetë një nga gjërat më të dobishme që bëni për veten tuaj. Rrahjet tuaja të zemrës janë shenja më e mirë e gjendjes tuaj fizike, kështu që dëgjojini me kujdes. Duke matur sasinë e përpjekjes që nevojitet për një grup të caktuar lëvizjesh, regjistrimi i rrahjeve të zemrës tuaj do t’ju ndihmojë të matni përmirësimet tuaja kardiovaskulare përmes udhëtimit tuaj të stërvitjes.

Futni rezultatet tuaja
Gear Fit2
Samsung Health

Samsung Health rregjistron veprimtarinë, ushqimin dhe gjumin tuaj dhe jep informacion bazuar në përparimin tuaj.

Mëso më shumë
3

Mbani regjistrimin

Nuk mund të përmirësoni lëvizjet ose shpejtësinë nëse nuk regjistroni numrat tuaj. Ndërsa është e rëndësishme që të mbani një regjistër të përparimit tuaj me çdo lloj ushtrimi që bëni, pse t’i jepni vetes tuaj një gjë më shumë për të mbajtur mend? Aplikacione si Samsung Health bëjnë të gjithë punën për ju për të matur përmirësimet. Gjithçka që duhet të bëni është vendosni numrat.

Gear Fit2
Samsung Health

Samsung Health rregjistron veprimtarinë, ushqimin dhe gjumin tuaj dhe jep informacion bazuar në përparimin tuaj.

Mëso më shumë
Aplikacioni Samsung Health për Galaxy S9
4

Bëni që pajisjet tuaja të mbajnë peshën më të rëndë

Shikoni, bëtë pjesën më të vështirë, që ishte ardhja në klasë. Tani lejoni që pajisjet tuaja të bëjnë pjesën tjetër tani e tutje. Smartfonë dhe ora, si Samsung Gear Sport, do t’ju kujtojnë në mënyrë të leverdisshme kur të ecni rreth zyrës ose të shtyni veten më shumë në intervalin e fundit.

Gear Fit2
5

Nëse gjithçka tjetër dështon, ikni nga palestra

Kjo duket sikur është e thjeshtë, por ende është e rëndësishme. Stërvitja në elementet e jashtme e trajnon trupin tuaj për t’iu përshtatur mjedisit, pavarësisht nëse është terren i thyer, erë ose temperaturë e ulët. Gjithashtu, studimet kanë treguar se stërvitja në mjedise të jashtme përmirëson ndjenjat e përgjithshme të rigjallërimit dhe rritjes së energjisë.

Përdorni teknologjinë

Këtu janë disa mjete që mund t’ju ndihmojnë të trajtoni synimet e stërvitjes tuaj.

Galaxy S9ㅣS9+

Galaxy S9ㅣS9+

Gear Fit2 Pro

Gear Fit2 Pro

Samsung Health

Samsung Health

Lexoni këto histori më pas