Productivity / Work

Misione të sipërmarrësve
të rinj të suksesshëm

Këshilla frymëzuese dhe misionet pas veprimeve energjike të tyre, tamam në kohë për vitin e ri.

Bashkë-themeluesi dhe CEO i Après, Sonny McCraken ulet në një pirg kutish që përmbajnë produktin e tij. Një tekst me shkrim dorë është i vendosur mbi fotografinë që lexon: "Ri-imagjinojeni proteinën për një mënyrë më të pastër për të rigjeneruar trupin. Shkruar me S Pen".

Kini besim tek ajo që bëni

Sonny McCracken gjithnjë mendoi se do të ishte ai që do të përfitonte nga ideja e shkëlqyeshme e dikujt tjetër. Derisa pati idenë e tij. Produkti i tij, një pije proteine bimore e quajtur Après, tani është në më shumë se 500 dyqane anembanë vendit. “Mendoj se një nga bekimet më të mëdha si një sipërmarrës i herës së parë është se nuk e dini sesa e vështirë do të jetë.” Me një ekip të vogël dhe duke vizituar shumë qendra të stërvitjes në ditë, është thelbësore për Sonny që të jenë në dijeni të gjithçkaje ndërsa është gjithnjë në lëvizje. Telefonata, tekste, emaile, dhënie e informacionit për dizenjatorët, tabela, inventar – gjithçka me të cilën duhet të merret, i ka mjetet për ta bërë këtë ndërsa është në lëvizje. Për ata që janë duke filluar bizneset e tyre, ai jep një këshillë të sipërmarrjes: “Si një sipërmarrës dhe si dikush që krijon diçka që nuk ka ekzistuar kurrë më parë, duhet të jeni të gatshëm të rrëzoni mure dhe duhet të keni besim në atë që jeni duke bërë. Përndryshe, askush nuk do t’ju ndjekë.”

Një imazh nga afër i një Galaxy Note10 dhe S Pen në duart e Sonny McCracken. Në ekranin e telefonit mund të shihni se është duke përdorur S Pen për të vizatuar vija të një imazhi të paketimit të pijes proteine Après.
Një imazh i produktit të vetëm që tregon një pamje nga ana pak të përkulur të një Galaxy Note10 me një S Pen blu të mbështetur në të
S Pen

Shkruani dhe vizatoni mbi imazhe dhe PDF në një shumëllojshmëri ngjyrash. Po aq e natyrshme sa shkrimi në letër.

MËSONI MË SHUMË
Një imazh i produktit të vetëm që tregon një pamje nga ana pak të përkulur të një Galaxy Note10 me një S Pen blu të mbështetur në të
S Pen

Shkruani dhe vizatoni mbi imazhe dhe PDF në një shumëllojshmëri ngjyrash. Po aq e natyrshme sa shkrimi në letër.

MËSONI MË SHUMË

“Fakti se diçka nuk ekziston është pikërisht se pse nevojitet.”

– Sonny McCracken, Bashkëthemelues dhe CEO i Après

Bashkëthemeluesi i Twitch dhe Gold House duke qëndruar me duar në xhepa ndërsa shikon tek kamera. Një tekst me shkrim dorë është i vendosur mbi fotografinë dhe kudo rreth tij që lexon: "Lidhni njerëzit. Bëni të mundur qëllimin e tyre dhe bëjeni botën një vend më të mirë. Shkruar me S Pen".

Punoni me njerëz që me të vërtetë ju pëlqejnë

Kevin Lin nuk mendoi kurrë se mund të kishte ndikim tek ndonjë njeri. Tani ai është një nga lidhësit më të mëdhenj në botë. Si bashkëthemeluesi i Twitch, platforma kryesore në botë për transmetimit direkt për lojtarët dhe Gold House, një komunitet i fuqishëm që ndikon sesi aziatikët shihen në biznes dhe në media, Kevin thekson rëndësinë e të punuarit me njerëz që ju pëlqejnë dhe të cilëve u besoni. Duke u lidhur vazhdimisht me partnerë, duke drejtuar sipërmarrës të rinj dhe gjithnjë në lëvizje, Kevin mbështetet në Galaxy Note10+ e tij për të ndjekur planin e tij të ngarkuar dhe për të shprehur mendimet e tij. “Në një ditë të mirë, do të kem kohë për të bërë disa lojëra, gjithashtu.”

Një imazh nga afër i një Galaxy Note10 dhe S Pen në duart e Kevin Lin. Ai është duke përdorur S Pen për të vizatuar vija dhe për të bërë shënime në ekranin e zi të telefonit.
Një S Pen blu duke shkruar në atë që duket se është një tabletë e zezë
Shënim në ekran të fikur

Gati kur keni nevojë për të. Nxirrni S Pen, shkruani, vizatoni, pastaj ruajeni ekranin tuaj tek Samsung Notes.

MËSONI MË SHUMË
Një S Pen blu duke shkruar në atë që duket se është një tabletë e zezë
Shënim në ekran të fikur

Gati kur keni nevojë për të. Nxirrni S Pen, shkruani, vizatoni, pastaj ruajeni ekranin tuaj tek Samsung Notes.

MËSONI MË SHUMË

“Asnjë temë nuk është e paprekshme kur bëhet fjalë sesi të kuptoni krijimin e një biznesi.”

– Kevin Lin, Bashkëthemelues i Twitch dhe Gold House

Bashkëthemeluesi dhe CEO i Ritual, Katerina Schneider duke qëndruar me duar në xhepa ndërsa shikon tek kamera. Një tekst me shkrim dorë është i vendosur mbi fotografinë dhe kudo rreth tij që lexon: "Të shndërrojmë zakonet e shëndetshme në një ritual. Shkruar me S Pen".

Dëgjoni vetveten, jo kritikët

Katerina Schneider është provë e gjallë se mund të filloni një biznes dhe një familje në të njëjtën kohë. Ajo ishte katër muaj shtatzënë kur la punën e saj me kohë të plotë për të krijuar një vitaminë të përditshme të cilës mund t’i besojë. Këshilla e saj e sipërmarrësit? Mos dëgjoni njerëzit që thonë se nuk mund ta bëni. “Mbaj mend se hyra në një zyrë të një investitori të mirënjohur, i tregova idenë time dhe sa e ngazëllyer isha dhe ai tha: ‘Mund të krijoni një ndërmarrje ose një familje – por nuk mund t’i bëni të dyja.’ Kështu që vendosa t’i bëj të dyja.” Hyrja në një industri prej 36 miliardë dollarë ndërsa sapo ishte bërë nënë padyshim kërkoi disa aftësi të kryerjes së shumë detyrave në të njëjtën kohë. Mbajtja e një syri tek monitori i foshnjës ndërsa punon në një tabelë, dhënia e komenteve për punonjësit ndërsa përgatit një ushqim të lehtë, bërja e telefonatave me video ndërsa del me karrocën e fëmijëve rreth e qark shtëpisë. Nuk ishte e lehtë, por veprimet energjike të Katerinën dhanë fryte – ndërsa Ritual grumbulloi 40 milionë dollarë dhe riformuloi industrinë e vitaminave. Oh dhe ajo është gati për të lindur fëmijën e tretë.

Një imazh nga afër i një Galaxy Note10 në duart e Katerina Schneider. Mund të shihni një fotografi të një foshnje të krevat në gjysmën e sipërme të ekranit të telefonit dhe një dokument të tabelës në gjysmën e poshtme.
Një imazh i produktit i një Galaxy Note 10. Mund të shihni një kalendar në gjysmën e sipërme të ekranit dhe një tabelë në pjesën e poshtme
App Pair

Galaxy Note10+ ju lejon të hapni dy aplikacione në të njëjtën kohë. I përsosur për kryerjen e shumë detyrave në të njëjtën kohë*.

MËSONI MË SHUMË
Një imazh i produktit i një Galaxy Note 10. Mund të shihni një kalendar në gjysmën e sipërme të ekranit dhe një tabelë në pjesën e poshtme
App Pair

Galaxy Note10+ ju lejon të hapni dy aplikacione në të njëjtën kohë. I përsosur për kryerjen e shumë detyrave në të njëjtën kohë*.

MËSONI MË SHUMË

“Nuk keni pse të zgjidhni ndërmjet një karriere dhe një familje."

– Katerina Schneider, Themeluese dhe CEO e Ritual

Frymëzohuni për të gjetur misionin tuaj

Sonny McCracken, Kevin Lin, dhe Katerina Schneider të gjithë kanë një mision që të bëjnë një ndryshim në botë. Shikoni ndërsa tregojnë ato që kanë mësuar në botën e sipërmarrjes dhe sesi përdorin Galaxy Note10+ për t’i realizuar gjërat.

Sipërmarrësi Sonny McCracken ulur në një pirg të kutive të pijes së proteinës Aprè.
Video fillon me Sonny McCraken, bashkëthemelues dhe CEO i Après ulur në një pirg të kutive Après, duke kontrolluar një tabelë në Galaxy Note10+ të tij dhe duke paketuar produktin e tij. Pastaj, shohim Kevin Lin, bashkëthemeluesi i Twitch dhe Gold House duke luajtur një lojë në Galaxy Note10+ të tij. Skena tjetër tregon Katerina Schneider, themeluese dhe CEO e Ritual ndërsa manovron biznesin e saj dhe të qenit nënë. Video vazhdon të tregojë sesi të tre sipërmarrësit përdorin Galaxy Note10+ për të administruar bizneset e tyre.

Takoni partnerin tuaj të ri të biznesit

Çdo sipërmarrës ka nevojë për një mjet të fuqishëm
për t’i ndihmuar të nisin biznesin e tyre të ri.

Pamje nga përpara e një Galaxy Note10 drejt me një S Pen të vendosur në anën e tij

Galaxy Note10+

*Disa aplikacione mund të mos lejojnë Çiftimin e aplikacioneve.

Lexoni këto histori më pas