Produktiviteti / Jeta

5 këshilla të thjeshta për të kursyer kohën

Punoni në mënyrë më të zgjuar, jo më të vështirë për kohën e lirë që meritoni.

Jini me të efektshëm me kohën

Me 24 orë në ditë dhe me një listë gjithnjë e në rritje të gjërave për t’u bërë, menaxhimi i efektshëm i kohës mund të jetë shpëtimi juaj. Por si mund t’i bëni të gjitha pa ju ikur truri? Këtu janë disa këshilla të thjeshta sesi të punoni zgjuarsisht që të mund të gjeni kohë për vetën tuaj.

Image
Kontrolloni kohën tuaj me aplikacionin Thrive.
1

Më pak media, më shumë shoqërizim

Të gjithë ne instinktivisht marrim telefonat tanë dhe kontrollojmë media sociale madje edhe pa e vënë re. Kaq shumë kohë u dedikohet emailave, videove të maceve dhe gjithshka ndërmjet tyre. Aplikacione të kursimit të kohës si THRIVE do t’ju ndihmojnë të kontrolloni kohën tuaj pa shqetësime dhe tundime për të kontrolluar telefonin tuaj, që të përqëndroheni të ajo që ka më shumë rëndësi. Shihni videon për të parë sesi funksionon.

Krijoni një strategji të listës tuaj të gjërave për t’u bërë për të qënë më të efektshëm me kohën
2

Caktoni përparësitë e listës tuaj të gjërave për t’u bërë

E kuptojmë: lista juaj e gjërave për t’u bërë është duke u zgjatur me kalimin e sekondave dhe thjesht nuk ka kohë të mjaftueshme gjatë ditës për t’i bërë të gjitha. Një strategji e vogël mund të bëjë shumë. A sinkronizohen ndonjë prej detyrave tuaja me njëra-tjetrën? A mund të bëhen disa në të njëjtën kohë? Çfarë duhet bërë absolutisht sot në krahasim me nesër? Caktimi i përparësive të detyrave tuaja mund të bëjë shumë ndaj kryerjes së tyre me më shumë efektshmëri.

KËSHILLË

Fillimisht shkruani gjithshka për t’i përfshirë të gjitha, pastaj rrethoni detyrat më urgjente dhe vazhdoni nga kjo pikë.

Vazhdoni me afatin kohor për detyrat
3

Caktoni afate kohore për të ndenjur në rrugën e duhur

Disa detyra nuk kanë një përfundim të caktuar, kështu që për detyra më abstrakte si “pastro dhomën e ndenjes,” përpiquni të caktoni një afat kohor. Keni nevojë të studjoni për atë provim ose prezantim? Vendosni zilen për sa kohë që dëshironi t’i përkushtoni asaj detyre. Pasi koha të ketë përfunduar, kaloni tek tjetra. Ky është gjithashtu një marifet i madh mendor për t’ju mbajtur të ndershëm dhe në detyrë.

Sigurohuni se keni kohën tuaj personale
4

Respektoni “kohën tuaj”

Tani është kohë të caktoni pak kohë për VIP e vërtetë: veten tuaj. Planifikimi i kohës tuaj (dhe zbatimi i saj) është një hap i nevojshëm në kujdesin për vetveten dhe ndihmon shmangien e lodhjes së mundshme. Kjo nuk do të thotë bërjen e një udhëtimi në një destinacion ekzotik çdo disa javë por thjesht caktimi i kohës në kalendarin tuaj për gjëra të vogla, por personale si pastrimi i fytyrës në shtëpi ose fillimi i atij libri që e keni lënë pas dore. Jepini vetes tuaj të njëjtën vëmendje që i kushtoni punës, detyrave dhe familjes tuaj.

Ruajtja e rutinës tuaj mund të sjellë strukturë dhe ekuilibër
5

Ruani rutinën, ruani mendjen e shëndoshë

Rutinat ndihmojnë t’i japin jetës tuaj më shumë kuptim dhe ekuilibër. Pavarësisht sesa krijues mund të jeni, truri juaj dëshiron pak strukturë. Prandaj besojini procesit dhe vazhdoni metodat që ndihmojnë të bëhet puna ndërsa kurseni pak kohë edhe për veten tuaj.

Trajtoni të gjitha detyrat tuaja

Galaxy Note8 do t’ju ndihmojë të ndjeheni mirë në lidhje me bërjen e gjërave nga lista juaj, ndërsa Bixby e bën të kollajtë të caktoni kujtesa me komanda të thjeshta.

Galaxy Note8

Galaxy Note8

Samsung Bixby

Bixby

Lexoni këto histori më pas