Wellbeing

Qëndroni të fortë gjatë qëndrimit brenda

Si i ndihmon stërvitja në shtëpi çiftet të kenë sukses.

Çifti përgatitet për të filluar stërvitjen e përditshme në shtëpi Çifti përgatitet për të filluar stërvitjen e përditshme në shtëpi

Të ushtruarit në shtëpi është një mënyrë e shkëlqyer për të qenë mirë në këto kohë. Pavarësisht kësaj, është e lehtë të mërziteni dhe të humbisni energji kur vraponi në pistë ose ngrini pesha vetëm. Gjeni një partner/e për ta mbajtur palestrën në shtëpi argëtuese dhe plot energji. Jepini jetë rutinës tuaj të stërvitjes dhe kaloni pak kohë cilësore ballë për ballë me ushtrime në çift nga shtëpia.

 Çifti po pushon në shtëpi përpara televizorit me ekran të madh  Çifti po pushon në shtëpi përpara televizorit me ekran të madh

Organizoni rutinën tuaj

Të ushtruarit si çift nga komoditeti i shtëpisë tuaj do të thotë të jeni të lirë për të gjetur ritmin dhe qetësinë që ju duhet të dyve. Kontrolloni përmbajtje të ndryshme të ushtrimeve me video dhe përdorni pjesët më të mira të rutinave tuaja të preferuara për të krijuar një plan të personalizuar të stërvitjes që mund ta ndiqni së bashku në TV. Përcaktoni dhe arrini qëllimet tuaja të stërvitjes së bashku dhe ushqeni marrëdhënien tuaj ndërsa e bëni këtë.

Ideoni një plan ushtrimesh që ta pëlqeni të dy

Bëni nxemjen në mënyrën e duhur

A e dini se tërheqja e muskujve para stërvitjes rrit fleksibilitetin e muskujve dhe përmirëson qarkullimin e gjakut? Nxemja me një tërheqje dinamike të plotë të trupit është një zakon i mirë për të filluar. Të parit e videove me ushtrime për tërheqje muskulare në TV e bën më të lehtë kapjen e lëvizjeve me hollësi dhe zhvillon qëndrimin dhe teknikën e duhur. Ja disa ushtrime bazë të tërheqjes për partnerë për të filluar.

Çifti bëhet gati për stërvitje para një TV me ekran të madh Çifti bëhet gati për stërvitje para një TV me ekran të madh
Smart TV 82" Q950R Flagship QLED 8K HDR 4000 i 2020 Smart TV 82" Q950R Flagship QLED 8K HDR 4000 i 2020
2020 QLED 8K
Shfletoni përmbajtjen e re të stërvitjes në TV tuaj dhe merrni rekomandime bazuar në preferencat tuaja.

Krijoni një bazë të fortë

Një rutinë e mirë e stërvitjes fillon me krijimin e forcës. Ulja në bisht forcon muskujt tuaj bazë dhe ekuilibron pjesën e sipërme dhe të poshtme të trupit. Kryerja e një ulje në bisht me rotullim me partner ju ndihmon të përkuleni më shumë, duke rritur efikasitetin e stërvitjes me tërë trupin. Filloni duke u vendosur ballë për ballë me njëri-tjetrin, shtrini krahët dhe mbajini të dy duart, ndërsa uleni për të bërë një ulje në bisht. Ndërsa qëndroni në pozicionin ulur në bisht, të dy partnerët lëshojnë njërën dorë dhe ngadalë rrotullojnë shtyllën kurrizore ndërkohë që shtrini krahun lart. Mbani ijet në drejtim të partnerit tuaj.

Fitoni sfidat së bashku

A ndiheni aq të sigurtë sa duhet për të vënë në provë aftësitë tuaja? Kërkoni në TV tuaj për stërvitje më të avancuara që janë vendosur nga trainerë personalë në internet. Kjo pozë sfiduese e jogës është një ushtrim i shkëlqyeshëm i çifteve në përmirësimin e ekuilibrit, forcës dhe besimit të trupit. Ju rekomandojmë të filloni me partnerin fizikisht më të fortë si bazë dhe partnerin më të lehtë si fluturues.

Baza dhe fluturuesi në pozicionin fillestar për pozat e jogas Baza dhe fluturuesi në pozicionin fillestar për pozat e jogas

HAPI 1

Baza shtrihet në tokë me gjunjë të përkulur dhe me harqet e të dy këmbëve të vendosur mirë kundrejt nyjeve të ijeve të fluturuesit.

Baza dhe fluturuesi mbahen për duarsh dhe përgatiten për hapin tjetër Baza dhe fluturuesi mbahen për duarsh dhe përgatiten për hapin tjetër

HAPI 2

Fluturuesi zhvendos peshën përpara në këmbët e bazës ndërsa të dy partnerët bashkojnë duart dhe mbajnë krahët drejt. Kontakti me sy midis fluturuesit dhe bazës do të krijojë besim.

Fluturuesi ngren këmbët dhe pesha është mbështetur në bazë Fluturuesi ngren këmbët dhe pesha është mbështetur në bazë

HAPI 3

Kur pesha e fluturuesit është zhvendosur tek baza, fluturuesi ngre këmbët ndërsa baza drejton gjunjët. Fluturuesi mban këmbët në mënyrë horizontale dhe gishtërinjtë drejt.

Fluturuesi është në ajër me peshë të mbështetur vetëm në këmbët e bazës Fluturuesi është në ajër me peshë të mbështetur vetëm në këmbët e bazës

HAPI 4

Baza dhe fluturuesi përqendrojnë forcën në shpatulla për të shtyrë dhe mbështetur njëri-tjetrin. Fluturuesi mban muskujt të tendosur, ngre kokën për të parë përpara, lëshon duart dhe shtrin krahët prapa si një zog.

Një burrë i ulur në divan sheh një TV me ekran të madh në shtëpi dhe merr njoftime të menjëhershme për orarin në ekranin e TV. Një burrë i ulur në divan sheh një TV me ekran të madh në shtëpi dhe merr njoftime të menjëhershme për orarin në ekranin e TV.
Logo e Aplikacionit SmartThings të Samsung Logo e Aplikacionit SmartThings të Samsung
Aplikacioni SmartThings
Vendosni qëllimet e stërvitjes dhe mbikqyrni shëndetin tuaj me aplikacionin.

Ndiqni çdo centimetër të përparimit tuaj

Përfundoni çdo seancë stërvitje me një selfi çiftesh për të regjistruar atë shkëlqim të shëndetshëm pas stërvitjes dhe regjistroni rezultatet tuaja. Shikojini fotot së bashku në TV me ekran të madh për të vrojtuar nga afër muskujt e rinj që keni zhvilluar ose për të shënuar pjesët që dëshironi të përmirësoni. Kjo është një mënyrë argëtuese për të komunikuar me njëri-tjetrin dhe për të qenë të përgjegjshëm për rrugën tuaj të stërvitjes.

Vendosni kujtuese për stërvitje

Sinkronizoni smartfonin tuaj me një Smart TV dhe merrni njoftime për orarin në ekranin e TV.

* Imazhet janë vetëm për qëllime ilustruese dhe ofrohen për të dhënë një kuptim më të mirë.
* Paraqitja, dizajni dhe specifikimet GUI (Ndërfaqja grafike e përdoruesit), të cilat nuk ndikojnë në performancën e produktit, mund të ndryshohen pa njoftim.
* Shërbimi Smart, disponueshmëria e veçorisë dhe GUI (Ndërfaqja grafike e përdoruesit) mund të ndryshojë sipas modelit dhe rajonit.
* Përpara përdorimit, nevojitet pranimi i Termave dhe Kushteve të funksionit Smart dhe Politikës së Privatësisë.
* Për funksionet Smart, nevojiten pajisjet apo celularë të përputhshëm.
* Kontrolloni faqen e detajeve të produktit për çdo model.

Mobiloni palestrën tuaj në shtëpi

Pajisuni me gjërat themelore dhe stërvituni me zgjuarsi.

Lexoni më pas këto histori