Lista juaj e preferuar e motivimit për stërvitje
Nuk keni pse të largoheni nga zona juaj e rehatisë për të trajtuar qëllimet tuaja të stërvitjes.
Nëse nuk e mbani mend herën e fundit kur përdorët anëtarësimin tuaj në palestër, nuk do t’ju gjykojmë. Të mbeturit në një vend me çdo regjim të ushtrimeve i ndodh edhe më të mirit prej nesh. Fatmirësisht, kemi recetën për një regjim që nuk do të kërkojë t’i drejtoheni palestrës—kështu që mund të pakësoni përpjekjen që duhet për t’u paraqitur (pjesa më e vështirë!) dhe t’a kaloni atë energji drejt kapërcimit të rekordeve tuaja personale.
Mbushja me adrenalinë gjendet pranë jush
Është konfirmuar – muzika faktikisht mund t’ia hedhë trurit tuaj që t’i bëjë ushtrimet tuaja të ndjehen më pak si punë. “Muzika është si një drogë e ligjshme për atletët,” thotë Kostas Karageorgis, Doktor i Shkencave në Shkollën e Sporteve dhe Arsimit të Universitetit të Brunait në Londër, në një intervistë me Reuters. “Mund të pakësojë perceptimin e përpjekjes në mënyrë të konsiderueshme dhe të rrisë qëndrueshmërinë me deri në 15 përqind.” Për të gjetur ritmin, gjeni një listë të këngëve që sinkronizon ritmin e veprimtarisë së ushtrimeve tuaja. Disa aplikacione të transmetimit të muzikës kanë lista muzikore BPM (ritme-në-minutë) që mund t’i përdorni në pajisjet që mund të vishen si Galaxy Watch Active 2. Dhe, siç e keni supozuar: BPM e këtyre këngëve gjithashtu përputhet me rrahjet tuaja të zemrës.
Një partner i përgjegjësisë që nuk ju lë kurrë në baltë
Ndonëse ushtrimet me një shok të përgjegjshëm në jetën e vërtetë mund t’ju japin nxitjen që ju nevojitet për të vazhduar një plan i zgjuar i ushtrimeve, gjetja e dikujt orari i të cilit përputhet me tuajin mund të jetë sforcim. Fatmirësisht, trainerët virtualë të stërvitjes ekzistojnë (mendojeni: trainerë personalë pa kostot e larta) dhe janë mjaft fleksibël. Por nëse kërkoni edhë më shumë udhëzime miqësore në kohë reale, një pajisje e regjistrimit të stërvitjes si Galaxy Fit-e mund t’ju thotë se kur është koha të shpejtoni ose të ngadalësoni vrapin tuaj përmes mesazheve inkurajuese me zë.
Arrini tek guri kilometrik me miqtë në Samsung Health
Një konkurrim miqësor
Gjëja e fundit që ndoshta dëshironi të bëni është të lodhni veten fizikisht për një orë përpara ose pas një dite të gjatë pune. Përpiquni t’i bëni ushtrimet tuaja më shumë si një lojë dhe më pak si një detyrë duke u lidhur me “lojtarë” të tjerë. Aplikacione të stërvitjes si Samsung Health mund t’ju ndihmojnë të kanalizoni dellin tuaj konkurues dhe të ecni me të njëjtin hap me shokët (ose përdorues të tjerë anembanë botës) në sfida që do t’ju mbajnë të motivuar. Korrni shpërblimet—ose të drejtat e krenimit—dhe argëtohuni gjatë procesit.
Një klasë që mblidhet sipas orarit tuaj
Nëse jeni në gjendjen shpirtërore për të kaluar tek pozicioni i qenit poshtë, mendoni përtej qilimit. Telefoni juaj përmban një bibliotekë të aplikacioneve të stërvitjes sipas kërkesës, si Traineri i ushtrimeve, që ka mijëra ushtrime dhe programe të personalizuara trainimi që mund të zgjidhni. Pavarësisht nëse dëshironi të rrisni qëndrueshmërinë tuaj në një kamp të rënies nga pesha ose të forconi muskujt tuaj kryesorë nëpërmjet një videoje joga plot energji—do të merrni një përvojë të studios së nivelit të lartë, edhe nëse jeni në shtëpi të veshur me pizhamat tuaja. Plus, nëse jeni duke e parë klasën tuaj në një ekran kinematografik si ai në Galaxy S10, mund të duket sikur jeni atje personalisht.
Bëni kilometrin shtesë
Pajisje si Galaxy S10 e bëjnë të thjeshtë që të arrini deri në fund me shumë energji të mbetura për t’i kursyer. Dhe falë ndarjes se energjisë me valë, ka mjaft edhe për shokët tuaj të ushtrimeve—qofshin ata të vërtetë, apo dixhitalë.
Galaxy S10e | S10 | S10+
Galaxy Buds
Galaxy Fit
Lexoni këto histori më pas
Kelland, Kate. “Sports Doctor Designs First Musical Half-Marathon.” Reuters,
Thomson Reuters, 1 Oct. 2008, www.reuters.com/article/us-running-music-idUSTRE4904TA20081001.